Për të qenurit shqiptar

Fatbardha Demi August 31, 2015 08:13

Për të qenurit shqiptar

Duke lexuar shkrimin e Andrea Stefanit “Të jesh, të mos jesh shqiptar?!”

Një thirrje e shumëpritur në masmedian tonë, për gjendjen në të cilën ndodhet kombi shqiptar. Janë të shumtë bashkëkombësit tanë, qoftë në Kosovë apo Shqipëri, që si shkaktar emërtojnë politikanët dhe Shtetin, duke harruar se ishin ata që i zgjodhën dhe nuk kërkuan llogari në takimet me kandidatët.

Dhënia e llogarisë ka munguar në të gjitha zgjedhjet gjatë 25 viteve të demokracisë, duke u kthyer në një ankand kolltukësh parlamentarë, ku fiton ai që ofron “përrallën” më të bukur për të ardhmen e shqiptarëve.

Qeveritë dhe politikanët kanë një përgjegjësi të madhe morale dhe institucionale për veprimet e tyre, por ka ardhur koha të kuptohet përgjegjësia e individit në mbarëvajtjen apo pasojat në jetën e tij familjare dhe të shtetit të tij.

Çdo mëngjes mbas leximit të pasqyrës së gazetave jepen ankesat dhe revoltat e drejta të dëgjuesve për problemet në jetën e familjeve të tyre, por “qyrku” i fajësisë u vishet totalisht drejtimit të administratës së qeverisë (sidomos vetëm një emri, atij të Kryeministrit, sipas rezultateve të zgjedhjeve) ku përfshihen në radhë të parë gjyqësori, shëndetësia, institucionet ekonomike etj. Arrihet deri atje sa edhe për shtëpitë e ndërtuara buzë lumenjve pa asnjë kusht mbrojtjeje që përdoreshin sipas traditës me brezare muresh të gurta apo pemëve, për një urë të varur që fëmijët të mos rrezikojnë jetën duke kaluar edhe në dimër nëpër lum, për një rrugë fshati që shfrytëzohet nga shumë familje, për pastërtinë brenda pallateve dhe në shkallë dhe shumë probleme të tjera, banorët akuzojnë shtetin që nuk e çan kokën.

Por asnjëherë nuk dëgjohet revolta për veprimet e bashkëfshatarit apo bashkëqytetarit që vjedh energjinë elektrike, pasuri e përbashkët e çdo shqiptari. Nuk dënohen nga dëgjuesit shkatërruesit e paligjshëm të pasurisë natyrore (të pyjeve, lumenjve, kodrave të tëra për material guri etj.) A nuk është kjo pasuri edhe e çdo banori të vendit tonë?

Nuk kemi dëgjuar asnjë zë që t’iu drejtohet shqiptarëve që jetojnë brenda fshatit dhe pranë shtëpisë së tyre se përse do të fitojë para duke mbjellë bimët narkotike që vrasin adoleshentët dhe rininë shqiptare, si dhe të vendeve të tjera, por mundohet të justifikohen se: S’kanë me se të jetojnë!

A duhet të sigurojmë jetesën dhe mirëqenien duke mbjellë vdekjen e njerëzve tanë dhe të vendeve të tjera? Dhe në vend që t’i turpërojmë këta vrasës “varfanjakë”, që jetojnë brenda familjes dhe fshatit tonë shikojmë me indiferentizëm se si ushtria dhe policia merret me djegien e bimëve, duke humbur kohën për të ndjekur shkelësit e ligjit, kriminelët dhe vrasësit dhe duke harxhuar paratë e taksapaguesve shqiptarë. Për mbjellësit e vdekjes, që njihen nga të gjithë bashkëfshatarët, nuk flet dhe nuk i dënon askush prej ankuesve nga populli.

Lexojmë se në Shqipëri, janë të shumtë ata që nuk paguajnë taksat. A nuk tregon kjo se ne vjedhim veten tonë? Asnjë dëgjues i pasqyrës së shtypit nuk kërkon nga bashkëqytetarët e fshatarët e tij, të mos vjedhë nga paratë që i takojnë edhe atij dhe që do të shërbejnë për rritjen e rrogave, shëndetësinë, arsimin dhe investimet publike. Sot pothuaj nuk kemi ndërmarrje shtetërore, kështu që taksat sikurse edhe në çdo vend të botes, janë burimi kryesor i të ardhurave për Shtetin.

A nuk jemi ne që e quajmë për turp të mos lëmë bakshishin në lokalet, por edhe aty ku marrim pensionet e deri tek mësuesit për “ta parë me sy të mirë” fëmijën në shkollë, duke edukuar brezin e ri me ide të shtrembra mbi “zgjidhjen” e problemeve? A nuk janë fëmijët dhe të afërmit tanë që punojnë në administratë (ku përfshihet edhe gjyqësori) apo që korruptojnë administratën si rrugën më të lehtë?

Faji gjithmonë ka “dy anë”: ai që e bën dhe ai që e pëson sepse nuk ka reaguar. Korrupsioni nuk luftohet vetëm nga shteti, por edhe nga bashkëpunimi i njerëzve me shtetin. Këtë fakt e njohin shumë mirë emigrantet tanë në vendet e huaja.

Shkrimi i mësipërm i përmblidhte më së miri të gjitha këto probleme, por mendoj se, në rast se duhet të flasim për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në vendin e tyre sot, një pjesë e madhe e fajësisë i takon rolit të munguar të intelektualëve në shoqërinë, familjen, shkollën dhe sidomos masmedian shqiptare.

Kjo vihet re në tematikën e programeve, e cila është mbyllur në “kullën” e studiove ku njerëzit janë kthyer në dekor dhe mungon bashkëbisedimi me ta apo debati. Niveli i ulët cilësor i programeve kulturore, ku fjalët dhe sjelljet e rrugës, pranohen si humor dhe art. Ku nëpërkëmben simbolet kombëtare dhe vlerat historike dhe të traditës së kombit tonë, megjithëse mbrohen nga Kushtetuta. Në një shtet ku masmedia nuk shenjtëron dhe lartëson figurat më të rëndësishme historike, simbolet kombëtare dhe ku i lihet rrugë e lirë çdo shfaqjeje anti-kulturore dhe anti-morale, ku familjes dhe shkollës nuk i jepet vendi kryesor, nuk mund të ketë shtetas të devotshëm që të mendojnë për mirëqenien e përgjithshme, vendosjen e drejtësisë dhe të ligjit. Këto cilësi “ushqehen”, nuk lindin së bashku me njeriun.

Një popull që bombardohet vetëm me kronikën e vrasjeve dhe të kriminalitetit, ku ekranet paguhen për “akuza” dhe “krime” të pabazuara në fakte, me një fjalor jashtë çdo norme qytetare dhe ku mungon mendimi i specialistëve të fushës, por zënë vend vetëm disa të zgjedhur të përhershëm dhe mundësisht të Tiranës, siç thotë populli ynë, “çfarë do mbjellësh, do të korrësh”, nuk duhet të habitemi për gjendjen tonë.

Në Muzeun Kombëtar të Tiranës ka një thënie të Nënë Terezës: “Do të doja të ndezësh një qiri, se sa të mallkosh errësirën”. Kur të kërkojë dhe punojë secili, jo vetëm për veten, por duke menduar edhe për tjetrin që është në banesën, fshatin, qytetin dhe vendin e tij, atëherë shteti, qeveria dhe Shqipëria do të “punojnë” për shqiptarët.

 

 

Fatbardha Demi August 31, 2015 08:13
Komento

8 Komente

  1. XUME PROTOPAPA August 31, 10:13

    NGA NA ERDHE MOJ ZONJE E QYLAFEVE

    Shpesh me rastis te lexoj shkrime te kesaj natyre qe ne synimin e autorit kerkojne ti imponojne te tjereve idete qe kane mbi rrotullimin e rruzullit tokesor, te vurgut qe ze gruri gjate maturimit te tij, te nallaneve qe nuk bejne zhurme po tu vuihet nje shtrese gome, per…, gjithnje te thena nga njohes te asgjese, te boshllekut, te hamendesise.

    Se parmi “plisat” ne shqiptaret e Shqiperise i quajme me emra te tjere: qeleshe, qylafe. Jemi rritur dhe edukuar ne radhe te pare ne familje, sipas mundesive dhe pergatitjes e nivelit kulturor te prinderve tane. As edhe nje here edukimi yne eshte bere nga ekranet e TV-ve apo lajmshperndareset e perditeshme. Pastaj ka qene shkolla e çdo tipi e niveli dhe se fundmi ajo vetjake, e seicilit prej nesh, me vullnetin dhe kembenguljen per diturine, qe eshte nje nga tiparet komb-dalluese e qe ben diferencen mes nivelit kulturor te shqiptareve dhe te kosovareve.

    Ne Kosoven tende nuk di te them se si edukohet brezi i ri i sotem, se ne ate te djeshmin e kemi te qarte tani se sa thelle nguli kthetrat e saj kultura antishqiptare sllave.

    Ne, shqiptaret, nuk jetojme ne kopeshtin magjik te “Mrekullive te Elizes”, ecim me kembet te ngulura mire ne toke. Tek ne, qendrimi e bemat e politikaneve, i quajme pabesi, poshtersi, maskarallek, degjenerim te species. Te kerkosh te japin llogari te vote-besuarit, eshte si te rindertosh ne qender te Tiranes, Kalane e Rozafatit, per te ngelur ne nje teme qe pretendon te jesh nje “ase”.

    Te zgjedhurit tane, na jane imponuar me dobiçllekun e ligjeve qe kane krijuar e kenduar me vetevehten, keta sojseze, keta dallkauke, qe ne nuk kemi as deshiren e as vullnetin per te humbur kohe ne “kerkim llogarie”, edhe sepse jane vete ata qe e duan nje shembelltyre te tille si mashtrues profesioniste qe jane. E kujto nje gje, as edhe nje nuk eshte shqiptar: jane vlleher, boshnjake, serbe, maqedonas, fut ketu edhe shume kosovare e perderi zbuluam me se fundmi edhe nje malazeze ne Keshillin Bashkiak te Tirones.

    Duket sikur kane nihiluar rracen e kombin shqiptar, genjejne vehten, shume shpejt do vije dita te japin llogari nje per nje per krimet qe kane bere, edhe pse me tezen makiaveliste “e aprovoi Kuvendi” qe sot, kerkojne ti paraprijne llogari dhenjes se ardheshme jo ne mbledhje apo takime, ne sallen e gjyqit, para drejtesise.

    Stefani ne teori idene e tij e ka shprehur shume qarte, e keqja eshte se jeta, vendi, kombi, shteti shqiptar nuk ndertohet vetm me teori, me deshiren e mire te dikujt, ate e ndertojne shqiptaret qe duhet bejne hapin e duhur qe ne zgjedhjet e ardheshme, duke votuar te tjeret, ata qe vertet ja duan te miren ketij vendi e ketij kombi.

    E filluan me “Ne Tirona”, shpresoj te vazhdojne edhe ne te ardhmen duke e shndruar ne “Ne Shqiperia”, sepse eshte e vetmja rruge qe do hape perspektiven e nje jete me te mire per shqiptaret ne radhe te pare, e me pas per shqip folesit e kombeve te tjera. Ne kete kendveshtrimi ata duhen ndihmuar e inkurajuar, duhen mbeshtetur e reklamuar, pse jo edhe me bashkebisedimin tone te perditshem ne çdo skaj te vendndodhjes tone, me njerezit e thjeshte, me ata qe armen e votes duhet ta perdorin per ardhmerine e tyre te mireqente. Kete e ben edhe DITA, me perjashtim te ndonje halldupi ne radhet e saj, e ben çdo dite si ne printin e saj ashtu edhe online. Kete duhet te bejme edhe ne, ne vend te humbjes se kohes ne kerkim llogarie, duhet ti spjegojme bashke kombasve tane ne detaje, poshtersite, krimet, korrupsionin, vrasjet, hajduterite, qe me banderolen shpotitese “me dashuri dhe qetesi”, gangstere te nga kudo ardhur, kerkojne te zhdukin te ardhmen tone.

    Reply to this comment
    • Spartaku September 1, 04:33

      O XUME, po ik o derebardhe andej nga Eskeli I Rumanise, ku ke origjinen tende te dhjere prej evgjiti dhe mos na shkruaj llogje si dikur shkruaje ne Gazeten Puna! Ik se ato analizat e tua plot ere pordhe nga shushatja ne emigracion te kane bere nje lecke bythe qe vetem klani Kapo mund ta perdore per pastrimin e WC qe perdorin per dite. Ik o anal-ist qe ke mbaruar per filologji dhe shkruan cmenduri. Na bere per te vjelle me nje koment tipik Stalinist.

      Reply to this comment
      • XUME PROTOPORDHA September 1, 05:51

        Dole prape ti o XUME, o gabel qe lan halete e Romes dhe llomotit kunder klanit Kapo. Po a nuk e di ti se klani Kapo te jep ty uje e buke, drita dhe ajer, kripe dhe shellire. Madje edhe urinen ti o legen e ben me leje nga klani Kapo. Fshij gojen o evgjit kur te flasesh per familjen Kapo, edhe ate Bushati.

        Reply to this comment
    • Euro Maloku September 1, 12:02

      Marksizmi na meson se KOMUNIZMI do te ndertohet kur te jete shuar Lufta e Kllasave, e cila ne Skiperi do te vazhdoje gjate, sepse ka shume lloj kllasash..

      Reply to this comment
  2. LOVE August 31, 12:18

    ti ja fut kot ,po aq kot sa te humbet dhe durimi tu komentosh
    o shoqe ,shqiptaret dhe kosovaret vetem nje faj kane
    qe nuk marrin hurin dhe ti dergojne ne azil politikanet e tyre .
    dhe bashke me ta duhet te ikin dhe ca analiste ,ca shume analiste
    qe mire …gomari qe na ngordhi ,po as mizat nuk na lene

    cfare te bejme moj shoqe ,o shoqe
    tu kerkojme dhe falje se jemi viktimat ,tu kerkojme dhe falje politikaneve ?????

    “nuk kane kerkuar llogari ne takim me kantidatet”
    nga cili planet ka zbritur kjo ?

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit August 31, 14:20

    Te jesh shqiptar do te thote te paguash taksat, te sillesh mire, te hash zarzavate, te mbjellesh nga dy pisha ne cdo ballkon, te kursesh energjine kur eshte dite dhe mos ta perdoresh fare kur eshte nate. Mos te perdoresh makine dhe as kale, as te blesh kepuce lekure qe te mbrosh kafshet dhe as rrip jeshil qe te mbrosh krokodilet. Drejtesia vetvetiu do ndihet pa pune me kete rrace superiore shqiptarce(Mbinjeriu i Nices) dhe parlamenti do pushoje se qeni se depu-medeteve do kuqet faqja nga hicmosberja. Por problemet e medha do jene te natyres funksionale. E si do ekzistoje policia pasketaj? Ajo duhet shkrire, pastaj do fshire burgjet; do ngelen gjyqtaret dhe avoketerit pa pune. Me keq do e kene gazetat, s’do kete fare kronike te zeze dhe as te murrme. Me duket se ka shkruar Aldous Huxley nje roman te tille me rob zoti dhe njerez te ngarkuar vetem me polin pozitiv te baterise, shqiptare te jesh- mos te jesh – me nje fjale. As vete nuk po e kuptoj qe shkrova gjithe kete…

    Reply to this comment
  4. Lleshi August 31, 15:17

    Karagjozlleku dhe karagjozet nuk kane kufi ! Nje fjale e urte kineze (gjuha e dashur e Saleviçit) , thote : “majmunit , sa me larte te ngjitet , aq me shume i duket bytha” !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*