Për të sabotuar reformën në drejtësi, mund të ketë protesta shkatërrimtare!

December 12, 2018 13:09

Për të sabotuar reformën në drejtësi, mund të ketë protesta shkatërrimtare!

Protesta e studentëve,

ka qenë paqësore fare,

po ato të opozitës,

mund të jenë shkatërrimtare!

 

Franca është një supershtet,

vite larg me Shqipërinë,

por quhen një tragjedi,

dëmet mbi ekonominë!

 

Me gjendjen në Shqipëri,

tani po kuptohet mirë,

të rrëzosh një qeveri,

nuk është mision i vështirë!

 

S’është vështirë të shfrytëzosh,

këtu skamjen dhe mjerimin,

por PD-ë gjithnjë ka qenë,

binjake me shkatërrimin!

 

Është e freskët historia,

dhe gurët e rrugës e dinë,

se PD-ja e ka djegur,

nja tri herë Shqipërinë!

 

E tani që kanë me vete,

ekstremisten LSI,

për karriget e pushtetit,

mund ta djegin përsëri!

 

Tani po kurorëzohet,

reforma në drejtësi,

po shohim si po tërbohet,

SHQUPI edhe LSI!

 

Këta kriminelë me damkë,

nuk e duan drejtësinë,

për të penguar reformën,

mund të djegin Shqipërinë!

 

Kësaj palo opozite,

me kohë i është shuar ylli,

por mjafton një fije shkrepse,

për t’i vënë zjarrin një pylli!

 

Nafta në qiell ka qenë,

kaq e shtrenjtë jetë e mot,

ndaj çudi-si për protesta,

këta u kujtuan sot!

 

Shqipëria po lufton,

me mundim për t’u mëkëmbur,

po për të prishur gjithçka,

gjenden njëmijë të çmendur!

 

Kontingjenti i PD-së,

një llumnajë gjithnjë ka qenë,

tri herë e kanë djegur vendin,

dhe s’u ka hyrë gjemb në këmbë!

 

Këtë vit si po na thonë,

jemi më afër BE-së,

po nëse do nisi dhuna,

të mos kini asnjë shpresë!

 

E dimë që mezi e shtyjmë,

jetën në këtë Katund,

po ka keq edhe më keq,

dhe e keqja nuk ka fund!

 

E dimë që shenjën presin,

në PD-ë qindra vandalë,

janë ithtarët e Saliut,

zjarrvënës tradicionalë!

 

LSI s’është promovuar,

ende me këtë muzikë,

po si ekstra radikale,

është shfaqur shoqja Monikë!

 

A.DUKA

December 12, 2018 13:09
Komento

10 Komente

  1. Bertixho December 12, 14:07

    Kush do ta beje drejtesine? Ky qe po i dalin tenderat me dokumente fallco hapur?
    Apo Marku, Lleshaj dhe Bode importuar nga oborri i Saliut?
    Keta jane te gjithe i njejti klan formesuar qe ne 90.

    Drejtesine kane per ta bere Shqiptaret por me pare duhet te ri-marrin kontrollin e PS_se, se pa pasur asnje instrument politik nuk kane se cfare drejtesie te bejne. PD-se s’ke c’ti marresh se e ka kriminalitetin qe ne farë.
    Ndersa te huajt nuk mund te ndertojne dot drejtesine e nje vendi tjeter.

    Reply to this comment
  2. rapsodi popullor December 12, 14:33

    Me e shkaterruar se esht sot Shqiperia,
    s’ka si behet me ore Duke mavria,
    te shpresosh te Rama humb kohe kot,
    ka 5 vjet pushtet me varferi plot e plot,
    te vazhdoje Rama akoma ne qeveri,
    vec varferine shton ne kete Shqiperi,
    pse u dashka pra Ramen ta durojme?
    per hir te kujt Shqiperine ta flijojme?
    per ca matufe qe pa Ramen dot s’rrine,
    nuk shkaterrojme rinine dhe ardhmerine.

    Reply to this comment
    • shqipe December 12, 16:12

      Rrofsh,o Ed Rama,Me i madhi shqipetare
      E gezofsh mandatin e trete
      Majtas,por dhe djathtas
      po presin ne radhe…

      Plas pd. e sal gjirizit,
      dhe ju te sales grerza
      dhe qe gjithe jetoni
      ne ujrat te zeza…

      Reply to this comment
  3. tomsojeri December 12, 14:45

    Ndaj sme del inati o poet me kavallin kaq vite duarkryq ! I la ti han koken , sic ja hengren gjith ktij populli ! Manovrime dhe pazare qe na lan me goj hapur !!Perfundimisht kujt i sherbyen pazaret ? Kush ja hodhi kujt ? Po ato ftyra te ndyra ,po ata hajdut e kriminel e po ato kurva e kurvar lluksi hollivudian ! “Prit gomar te mbij bar ….prit o i dhunuar te vij vettingu ” Kush ka dorzuar historikisht pushtetin e hajnis dhe pasuris pa revolucion e gjak ? E ky ka pushtetin e votes absolute , te bente kte “revolucion” me ligjin ! Javashlleku i tij nuk justifikon e bile po rrezikon te na kthej koh tmeri qe i provuam ! “Ishtrejt ne krunde e i lir ne miell”

    Reply to this comment
  4. Syrja Qarri December 12, 15:53

    Shoku Duka !
    Ti e kupton si dreqi por ashtu t’a do puna se Rrezimi dhe zhdukja e Rames jo vetem qe e pershpejton dhe e ben te ndershme Reformen ne Drejtesi por e cliron Shqiperine te ece me hapa me te shpejte ne rrugen e prosperitetit dhe begatise.
    Megjithate une e respektoj vendimin tend qe ke vendosur te sherbesh dhe te vdesesh si sherbetor, te cilit, emrin do t’ja mbaje mend vetem padroni.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 December 12, 17:02

    a ti ke pjerdhur fare o den buka!!
    ca të tjerë e kishin me sabotimin e ushtrisë së kosovës!!
    çna mbyti gomarllëku!

    Reply to this comment
  6. MH December 12, 22:43

    anticensshurrë25642654
    Me te gjithe te ka dal pune te gjithe i quen gomer vehten qe je kokrra e debilit nji cope zogomarit me dy sy qe ma mire ti kishe ne bith keto dy sy e veshet perbindshe te duket vetja i zgjuar.
    Une do te thoja gomar.Po me vjen keq sepse kush do ishte prindi i yt e nuk duhet mohue.Asht ne nderin e Gomarit qe ka pjerdhe nji zog te denje trashigime qe i kundervihet cdo komentuesit.

    Reply to this comment
  7. Onkezmi December 13, 02:06

    Ben edhe pse jam mbështetë i shkrimeve të tua,por këtë rradhë mendoja ,që të mos arrimë tek shkatërrimi,i çmënduri Rama të bëjë dorheqje…rrënjëdali nuk e bën,ministrat nuk i lë,e cpret ti në këtë mesele…?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*