Për të studiuar në këto degë duhet mesatare mbi notën 7

May 3, 2018 18:06

Për të studiuar në këto degë duhet mesatare mbi notën 7

Mesatarja e gjimnazit është kriteri bazë që do të klasifikojë maturantët që kanë të drejtë të vijojnë studimet e larta në një nga universitetet publike apo private të vendit, nga ata që nuk do mund të ndjekin universitetin, por vetëm studime të karakterit profesional (shkollat 2-vjeçare), shkruan DITA.

Ndryshe nga një vit më parë, kur për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, qeveria vendosi si prag minimal të hyrjes në garë për studimet e larta notën 6 (mesatarja e gjimnazit), për pranimet e 2018-s, kjo mesatare do të vlejë vetëm për disa degë (duke përjashtuar degët e mësuesisë).

Për degët e mësuesisë është vendosur që mesatarja e konkurimit për vijimin e studimeve universitare të jetë edhe më e lartë. Në këto kushte, të gjithë maturantët që duan të vijojnë studimet e larta në degët e mësuesisë, si në universitetet publike, ashtu edhe në ato private, që të përfshihen në garë duhet të kenë detyrimisht mesatare të shkollës së mesme nga nota 7 e lart.

Ndërsa për të fituar studimet, gjithçka do të varet nga fluksi i kërkesave dhe kuotave të miratuara për secilin program. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e plotë të degëve të fakulteteve publike dhe atyre private, në të cilat kanë të drejtë të aplikojnë maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 7 e lart.

Sa i takon hapave që do ndiqen për llogaritjen e mesatares, saktësohet se: “Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë do përllogaritet si mesatare e thjeshtë e dy treguesve, që janë: mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore 2018”.

Në të gjitha degët e tjera që nuk janë pjesë e listës së detajuar në vijim të shkrimit, kanë të drejtë të konkurrojnë maturantët me mesatare nga nota 6, e lart. Gjithashtu bëhet e ditur se për maturantët që nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar, nuk rrezikojnë të mbeten pa studime të larta. Për këtë kategori qeveria ka vendosur që mund të aplikojnë për të ndjekur programet e studimeve të larta me karakter profesional (shkollat e larta 2-vjeçare).

p.k/dita

May 3, 2018 18:06
Komento

2 Komente

  1. Sandri September 17, 18:54

    Cfare mesatare duhet te kesh per aktrim

    Reply to this comment
  2. Xheni October 25, 13:50

    Cfar mesarje shkon me ).5 e siper

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*