Per t’u futur ne det do te kalojme nga toka

July 3, 2014 09:13

Per t’u futur ne det do te kalojme nga toka

Pak dite me pare Presidenti i shtetit mik Grek Papulias dhe ne daten 2 korrik 2014 ne gazeten “Dita” flet per te njejtin problem edhe Z.Venizelos, ku ne esence lihet te nenkuptohet se “Hapia e negociateve lidhet me ceshtjen e kufijve detar mes te dy vendeve”.

Une i kuptoj keto pretendime te miqve tane Grek dhe jam i po ati mendimi se duhet ti jepet zgjidhje ceshtjes te kufijve detar midis te dy vendeve, pas asaj marreveshje tradhtare te Qeverise Berisha qe shiti interesat tona kombetare ashtu sic beri idhulli i tij Ahmet Zogu. Por, kam mendimin se para se te vemi te kufijte detar ndalim me pare tek toka, pra, tek pronat qe kane shqiptaret e Camerise, po edhe me gjere qytetaret shqiptare nga Konispoli e deri ne Erseke brenda territorit Grek dhe qe nga viti 1945, por edhe me perpara, e deri sot u mohohet e drejta e tyre legjitime mbi keto pasuri.

Celsi i zgjidhjes te keti problem eshte i lidhur ngushte nga Heqja e Ligjit te Luftes qe shteti mik Grek mban me Shqiperine tone,  pasoje e te cilit jane edhe pasurite qe rine edhe sot e kesaj dite nga mohimi I te drejtave tona per gezimin e pronave brenda territorit Grek e qe per fat te keq miqt tane Grek nuk e zene ne goje.

Pyes, pse u intereson kufiri ditar dhe jo pronat tona brenda territorit Grek? Kesaj pyetjeje I japin pergjigje dy inxhinjere Greke qe disa muaj me pare, sipas shtypit, i raportojne Kryeministrit Grek se pikerisht ne keto dete qe ka zbritur Berisha e qe kerkohet zgjidhje, kane arritur te zbulojne deri ne 60% se cfare fshihet poshte ketyre ujrave detare, ndaj edhe interisimi per detin eshte kaq i madh? Une kam besim e shprese ne Qeverine tone e drejtuar nga Zoti Rama do ta kene parasysh kete dhe do te gjejne rrugen e zgjedhjes me mirekuptim me fqinjen tone Grek, qe fillimisht te mar fund duke u shfuqizuar Ligji i Luftes e me pas gradualisht te kalojme nga toka. Pastaj te vemi tek deti, pra t’iu kthejme  shqiptareve te drejtat e mohuara deri tani nga miqte tane Grek.

 

Letër e nënshkruar

Abdyl Iljazi

 

July 3, 2014 09:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*