Për t’u shpallur kryebashkiak në këto zgjedhje, mjafton… një votë

May 30, 2019 19:12

Për t’u shpallur kryebashkiak në këto zgjedhje, mjafton… një votë

Në zgjedhjet e 30 qershorit, gjithmonë nëse do të mbahen, kandidatët që garojnë të vetëm për kryetarë bashkie ligjërisht do t’u mjaftonte vetëm vota e vet, jo vetëm për t’u shpallur fitues, por edhe me rezultatin “bindës” prej 100 për qind të votave

Kodi Zgjedhor i Shqipërisë nuk kufizon vlefshmërinë e një procesi votimi me pjesëmarrjen e votuesve në të. Pra, nuk ka një prag minimal pjesëmarrjeje në zgjedhje, nën të cilin procesi të cilësohet si i pavlefshëm dhe të përsëritet.

E tillë është gara në 35 bashki, ku në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve garon vetëm kandidati i Partisë Socialiste, pa asnjë rival përballë.

Kushtet për të vendosur pavlefshmërinë e procesit zgjedhor përcaktohen në kreun e dytë të Kodit Zgjedhor, përkatësisht në nenet 160 dhe 161 të këtij Kodi. Në asnjërin prej këtyre neneve nuk përcaktohet niveli i pjesëmarrjes si kusht pavlefshmërie, e po ashtu nivel pjesëmarrje për ta cilësuar procesit të vlefshëm ose të pavlefshëm nuk parashikon as Kushtetuta në nenin e dytë të saj, shkruan SI.

Pra, pak rëndësi ka pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit. Rëndësi ka rezultati në fund, edhe sikur në kutitë e votimit në bashkitë me vetëm një kandidat të hidhet vetëm fleta e vetë kandidatit.

Mungesën e një kufiri minimal e ka ngritur shqetësim Instituti i Studimeve Politike disa herë.

Në muajin mars ai publikonte një analizë mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset zgjedhore ndër vite. Përfundimi ishte se në asnjë rast, partia ose koalicioni fitues zgjedhor në Shqipëri nuk përfaqësonte shumicën e shqiptarëve, por vetëm shumicën e shqiptarëve që kishin votuar.

b.b/dita

May 30, 2019 19:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim