U nis “në kohën e Adil Çarçanit” tani kërkon 100 milionë euro

August 19, 2018 16:50

U nis “në kohën e Adil Çarçanit” tani kërkon 100 milionë euro

Segmenti i fundit i Unazës së Tiranës, që nis në Babrru dhe përfundon te “Kryqëzimi i Doganës, ka hyrë në planet e qeverisë për t’u ndërtuar, por kjo do të kërkojë disa vite.

Për realizimin e studimit për segmentin nga “Bulevardi i Ri” deri në Laprakë, te sheshi “Shqiponja”, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin.

Projektimi kushton rreth 250 mijë euro dhe firma do të ketë 30 muaj afat për ta realizuar.

Kjo do të thotë se, së paku për dy vite e gjysmë punimet nuk do të nisin, duke e shtyrë kështu në kohë përfundimin e krejt unazës.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e segmentit që lidh kryqëzimin e TEG-ut me “Bregun e lumit”.

Në plan është edhe ndërtimi i një mbikalimi te TEG-u dhe te sheshi “Shqiponja”, duke mundësuar kështu një lëvizje të pandërprerë në formë rrethore.

Edhe në aksin e parë, nga Dogana te “Pallati me shigjeta” do të ndërhyhet për të ndarë korsitë me shpejtësi, nga ato që lidhin rrugën me zonat e banuara.

Ndërtimi i të gjithë unazës pritet të kushtojë rreth 100 milionë euro, e kosto lidhet kryesisht me vlerën e lartë të shpronësimeve, pasi vet unaza ka një gjatësi që nuk i kalon 22 kilometrat.

Projekti i “unazës së madhe” është planifikuar që në kohën e qeverisë komuniste të Adil Çarçanit, por edhe pse po prekim 30 vite nga ndërrimi i sistemeve, qeveritë e ndryshme nuk kanë arritur dot të përfundojnë një rrugë që e kanë pasur gati me letra.

Përveç problemeve të mëdha me trafikun, kjo kohë ka shërbyer vetëm për të rritur kostot e shpronësimeve, pasi aty ku dikur kishte fusha, tani ka shtëpi të banuara.

s.a/dita

August 19, 2018 16:50
Komento

4 Komente

  1. Bureto August 19, 17:59

    E di që ky konstatim, nuk ka lidhje me shkrimin, por kur e lexova më tërhoqi vemendjen, emërtimi “Pallati me shigjeta”, i cili/të cilët shpesh krijojnë një lloj irritimi . E ç’rëndësi ka kjo, me të drejtë dikush edhe mund të pyesë! Po nuk ka sa i takon shkrimit, por të përdorur kaq shpesh dhe ndonjëherë ‘dhunshëm’ nga mediat apo në publik nga gazetarë apo funksionarë publikë, nuk tregon seriozitet. T’ia lemë popullit gjuhën e popullit. Zhargonet si ‘Zogu i Zi’, ‘Bërryli’, ’21 dhjetori’ ‘Pallati me shigjeta’ etj. shpesh janë dhe pakuptim, por edhe kur janë me kuptim, atë nuk e dinë shumë sot, ose do ta dinë brezat që do të vinë. Psh ç’kuptim ka thënia e stërthënia sot me emrin ’21 dhjetori’, ku dihet nga ne, brezi që kemi jetuar ato kohëra, se është ditlindja e diktatorit komunist, Stalinit. Ka patur shumë emërtime me emrin e tij, më kryesorët: Qyteti Stalin; në Tiranë, kombinati tekstileve Stalin dhe Bulevardi ‘Stalin’, por sot nuk ‘guxon’ kush t’i përmendë, jo për gjë por sepse nuk kanë më kuptim. ‘Zogu i Zi’, kështu njihet ky vend nga njerëzit dhe kështu do të përdoret rëndom, edhe pse askush nuk ia di kush kuptimin. Por nuk është ky problemi. Ai vend/shesh është emërtuar sheshi “Karl Topia”, nga një organ pushteti, këshilli bashkiak i Tiranës, që përfaqëson popullin, dhe ashtu duhet të përdoret. Po si t’ia bësh që kështu e quan në publik dhe vetë kryetari i Bashkisë i rradhës?! Dhe vijmë tek i famshmi ‘Pallati me shigjeta’. Po mirë ky sot është me shigjeta se ashtu u lye kur Edi Rama ndërmori aksionin e fasadave. Po këto fasada kanë ngjyra e simbole të ndryshme, që koha do t’i fshijë e të tjera ngjyra do të kenë. Atëhere cila do të jetë referenca e re? Dhe kështu krijohet apo do të krijohet një anomali në komunikimet publike. Ndaj në rradhë të parë në shkrime apo në komunikim publik, i çfardo lloji qoftë ky, ato duhen quajtur me emrin zyrtar që kanë. Kështu mbase dalngadalë, edhe nga brezat që do të vijnë do të harrohen emërtimet e pakuptimta të derisotme. E njëjta gjë duhet thënë për adresat. Po kjo është një temë më vete dhe tepër e rëndësishme, për të cilën nuk mund të ndalesh me hollësi në kuadrin e një komenti. Por gjithsesi organet kompetente e njohin këtë anomali. Problemi është se nuk po rregullohet, kur ende punohet me dy adresa, ose më keq, kur nuk ka fare të tilla.

    Reply to this comment
  2. korab tomori August 19, 22:27

    Per çdo gje qe behet tani projekte jane te gateshme.

    Reply to this comment
  3. Selua August 19, 23:55

    Është INJORANCË të thuash: U nis në kohën e Adil Çarçanit?????
    PSE!
    Sepse në Korrik-Gusht 1979 kam qënë me shërbim ushtarak në Pishat e Divjakës, duke pasur kohë të lirë më shumë se të tjerët kam lexuar në gazetën “Zëri i Popullit” të partisë së S.B., babait të G.P.(Lexo genc pollo), babait të A.I.(Lexo arben imami), etj.etj.etj. për UNAZËN e MADHE të planifikuar që në kohën e Zogollit të I-rë, nga ITALIA.
    Pra Korrik- Gusht 1979 i bjen Koha e Mallakastriotit na Çorrushi me emër M.I.SH., pra Mehmet Ismail Shehu.
    Mos ja humbisni vlerat asaj kohë.

    Reply to this comment
  4. Arben August 20, 07:46

    ne kohen e adil matufit leshova edhe une nje p….rdhe.

    kushedi tani duhet te jete kthyer ne ar.

    perfundimi

    rrofte koha e adil po..rdhes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*