Për vezët e të pandëshkuarit të 21 janarit mbi premtuesin e ndëshkimit

December 21, 2018 00:45

Për vezët e të pandëshkuarit të 21 janarit mbi premtuesin e ndëshkimit

Endri Hasa, deputeti i PD-së, është bërë i njohur dy herë në jetën e tij: fillimisht si specialisti që në mesnatën e 21 janarit, me urdhër të shefit të tij kryeministër, Sali Berisha, fshiu serverin e godinës qeveritare, ku ishin të gjitha të dhënat e asaj që kishte ndodhur në sallat e saj, urdhrat që ishin dhënë dhe kush i kishte dhënë, planifikimin e vrasjeve gjakftohtë, përplasjen e “specialëve” të shefit të qeverisë me kreun e Gardës së Republikës, Prendi, pra, fshiu gjithë dëshminë e vrasjeve duke u bërë bashkëfajtor në krim dhe për këtë na qenka tani deputet; dhe, së dyti, kur përsëri me urdhër të shefit të tij politik, Basha, merr nga xhepat e tij, të Bashës, vezë për të qëlluar mbi drejtuesin e tashëm të qeverisë.

Njeriu i aftë për të fshirë një krim të dyfishtë, njerëzor dhe politik, tani është deputet dhe, nëse nuk mundet të bëjë një akt tjetër më të rëndë, ai bën pikërisht atë që e urdhërojnë dhe të cilën as nuk e kishte menduar një minutë më parë: të gjuajë me vezë.

Opozita u kthye dje në parlament pas thuajse gjashtë muaj largimi, kur edhe mandati i tyre mund të digjej.

Alibia e tyre se, po kthehen në parlament për kauzën e studentëve, ku nuk i kanë qasur asnjë ditë dhe ku nuk guxojnë të shkojnë, një alibi e qepur keq dhe mediokre në fakt, bëhet edhe më neveritëse kur, e gjithë ajo trupë deputetësh nuk marrin përsipër asgjë që është në përshtatje me mendimin politik dhe protestën e lëvizjes studentore, por , krejt në të kundërtën, sjellin një tabllo, nga e cila largohen me vrap edhe studentët më halabakë.

Në të vërtetë, ne kemi opozitën më të çuditshme në botë: ajo të bën të duash me zor shefin e qeverisë, Edi Rama.

I gjithë qëndrimi i saj, sidomos në vitin e fundit, të sjellë në mend një turmë njerëzish, e cila lëviz pa asnjë ide dhe pa asnjë vizion, as për të tashme e as për të nesërmen.

Pikërisht këto ditë, kur dukej se shefit të qeverisë po i rrëshqet, jo vetën tepsia e pushtetit, por edhe dyshemeja nën këmbët e tij, opozita shqupase dhe lësëiste, herë së bashku e herë ndaras, e të gjitha veprimet që bën, me fjalorin që hedh në sallën e parlamentit, me hakërrimet dhe “virgjërinë” politike që synon të përçojë, nuk bën asgjë veçse kthehet në një patericë e pushtetit dhe sjell në mendimin e njerëzve pyetjen më të zakonshme:

– Cilën të keqe do të zgjedhim?

Qeverisja e deritashme e Edi Ramës, ndershmërisht, është mjaft larg asaj që kanë aspiruar njerëzit pesë vite më parë, por edhe në qershorin e vitit të kaluar.

Duke rënë në një vetëbesim absurd dhe në një harresë të programit të kishte shtruar, ajo krijoi mes shkallës së saj sipërore dhe njerëzve që prisnin me besim e shpresë nga ajo, një hendek që nuk mund të mbushej vetëm me “bashkëbisedime”, të cilat, mediokre si ishin, ishin edhe të pafrytshme.

Ajo harroi se e djeshme duhej ndëshkuar për kriminalizimin e vendit, për vrasjet dhe vjedhjet masive, për skandalet e pashembullta, për krijimin e një oligarkie politike e financiare; ajo la pas dore premtimin që kishte bërë në ndriçimin e disa nga akteve më të rënda, mes tyre edhe vrasjet e 21 janarit; ajo veshi mantelin e të mundurit dhe bëri pjesë të jetës së saj pikërisht ata që kishte bërë thirrje për t’i dënuar; ndërkohë që, votuesit e saj, në një shumësi të madhe nga shtresat e varfra dhe të mesme të popullsisë u lanë pas dore.

Protestat studentore zgjuan idenë e ri ardhjes së shpresës, jo përmes përmbysjes së qeverisë, por ndërmjet një pakti ë ri për studentët, që mund të jetë si kartë e bardhë edhe për strukturat e tjera të jetës qytetare.

Dhe, pikërisht kur qeveria duket se është në tundjen e këmbëve të saj, opozita i vjen në ndihmë, duke sjellë në përditësimin e saj si një forcë pa mend, amorfe, e cila, në vend që të lëviz me ide dhe mendim, ecën me vezë në xhep; në vend të përplasjes në sallën e parlamentit si një risi politike, dëshmon se nuk shkëputet dot nga vandalizmi politik e qytetar; një opozitë që në xhepin e shefit të saj vendos vezë dhe jo ide është përpjekja më e mirë për të nxjerrë nga vështirësia më shumë se një qeveri në rënie.

Çfarë bëri opozita sot (dje) në Kuvend?

Çfarë bëri ajo në gjashtë muaj largim, duke u mbledhur nëpër salla luksoze restorantesh modernë dhe , nëpër t cilat, asnjëherë, nuk ngritën as një të qindtën e problemeve që për më shumë se dy javë ka ngritur një lëvizje e tashme studentore?

Çfarë përfitoi vetë ajo në përballjen me qeverinë, duke pasur si simbol të tashëm figura mediokre të politikës, si çuni i Balliut, Strazimiri i revoltuar apo Muli i Nokajve që ende nuk e di se gjërat kanë ndërruar.

Në fund të fundit, ardhja e saj në parlament, në kufijtë e fundit të mundshëm të ruajtjes së mandateve çfarë kishte të përbashkët me protestën studentore?

Cilin mendim studentor solli?

Të sillesh në sallat e parlamentit si në një mejhane pijetarësh të dorës së tretë, q nuk ka lidhje me asnjë mendim studentor, do të thotë që, dashje apo pa dashje, të bësh ura, përmes së cilës kalon tallazi që ka goditur qeverinë e tashme dhe njëkohësisht pasqyra përmes së cilës njerëzit mund të shohin se si mund të jetë një qeveri e ardhshme.

Dhe, kur gjakrat të jenë ftohur dhe mendimi të jetë më racional , do të jetë e natyrshme që, si ka ndodhur edhe herë të tjera, të zgjedhin të keqen më të vogël, që i duket më e kapërdishme, që mendojnë se mund të durohet.

Në fakt, vendi nuk ka ende qeverinë që duhet, ndoshta nga që nuk ka ende opozitën e duhur. Një opozitë e kalamendur nëpër fjalët e saj, pa asnjë vizion politik edhe në një situatë të tillë, e cila nuk bën asnjë dallim me opozitën e disa viteve para, që nuk ka mësuar asgjë , jo vetëm nga humbjet e saj ,por edhe leksioni i hapur i studentëve, bën mirë të mos e përziejë kauzën e saj, gjithsesi të pa adresë, me kauzën e studentëve.

Opozita nuk mund të jetë ura nga kalon plangprishja e qeverisë.

Në fakt ajo është bërë një urë e tillë, me disa kalime dhe me disa fytyra, disa nga të cilat ishin dje në parlament si dëshmi e kohës që ka mbetur ende në themelet e Shqupit politik.

Bedri Islami / Dita

 

 

December 21, 2018 00:45
Komento

5 Komente

  1. alphade December 21, 06:21

    Banda e Saliut dhe banda e Metes tash i ka zene nje hall
    i madh : Fillimisht,me gjithe kundershtite,zhurmat e zalla-
    mahite 2 vjet me pare e quajten “nje shaka” Reformen ne
    Drejtesi dhe Vettingun dhe “unanimisht” e “aprovuan” kete Reforme.Plot 140 vota pro Reformes ne Drejtesi ,asnje nga 140 parlamentaret nuk doli kunder ! Congratu-
    lations moj opozite. Lulushi u vu ne “Karrigen e Nderit” ne
    Parlament duke enderruar qe nje dite do te uleshe edhe ne kolltukun e OKB para se te mbante fjalimin e tij si “kryeminister” i ardhshem ! Realisht nje Don Kishot mo-
    dern i shekullit 21 !!! Te 140 deputetet e asj kohe nuk menduan se do vinte kjo dite ku, pasi po perfundon “qeri-
    mi hesapeve” me Sistemin gjyqesor, do te fillohet me vettingun e politikaneve. Kete nuk arrinin ta besonin se nje gje e tille do te vinte kaq shpejt. Ata mendonin se kjo
    do te donte vite te tera dhe nderkaq ata e kishin hedhur
    lumin. Por tash vettingu i politikaneve po behet realitet dhe koha dita- dites po shkurtohet. Ne shkurt perfundon
    konstituimi i SPAK-ut dhe BKH- dhe kjo presupozon fillimin me nje here nga puna e ketyre dy organeve speciale. Dosjet e politikaneve jane gati. Ketu e ka burimin e gjithe kjo zallamahi. Permbysja e Rames,men-
    dojne ata do t’i shperbeje keto organe te “kapura” sipas
    tyre nga Rama dhe per pasoje Rama do te jete KOKA
    E PARE qe do te shkoje ne gijotine. Por keta jane aq
    driteshkurter saqe iu kane verbuar syte dhe ende nuk shohin realitettin.Kapobandat mafioze Sali- Meta nuk
    arrijne te kuptojne apo s’duan te kuptojne se kjo Reforme
    ne Drejtesi dhe vettingu nuk eshte veper e Rames,aspak!
    Por veper e nderkombetareve: SHBA dhe BE . Per kete ata kane derdhur para dhe kur ata derdhin PARA duan
    rezultate !!! Pavaresisht se Saliu thote se ka vetem 120 m2 shtepi qe eshte nje rrene gjahtaresh Ai dhe familja e
    tij do te investigohen dhe e verteta shume shpejt do te
    dalin shifra marramendese. Pastaj do te shkohet me tej
    per gjemen e madhe qe i kasjelle ketij vendi ky kryema-
    fioz e kryekriminel . Sa i perket Ilir Floririt ky eshte nje hajn qe nuk e ka nje te dyte. E keshtu me radhe Luli, Ra-
    ma ,etj. Shpata e Demokleut do te bjere mbi te gjithe keta
    politikane te korruptuar deri ne gene. Ketu nxjerr koke
    gjenerata e Re e Politikaneve dhe me sa duket faktori i
    jashtem kete detyre ia ka ngarkuar brezit te ri universitar.
    Sepse, me sa duket nderkombetaret e kane humbur besimin tek partite politike aktuale qofshin ato te majta apo te djathta. Le te presim Janarin dhe nese pershkalle-
    zohen protestat e studenteve atyreve iu ka ngarkuar nje
    MISION ! Kjo mbetet per t’u pare .. Koha do ta tregoje!!!

    Reply to this comment
  2. fteri December 21, 14:58

    Strategu i këtijë sulmi fizik kundër Kryeministrit E.Rama është URDHËRUAR nga S.Berishës ,L.Bashës ,dhe Ilir Metës i njeti deputet mercenar i krimit që fshiu provat e srerverve të kryeministrisë kur vrau 4 protestues .Është e pa besueshme që ky qënka bërë edhe deputet i PD-së që është kthyre në një bandë të zezë për vendin.Sali Berisha si një kriminel gestapo që bënë thirrje për rrëmbim armësh dhe lufte ,kjo e dënueshme nga ligjet dhe kodi penal i shqipërisë.

    Reply to this comment
  3. mirel December 21, 15:09

    Maskarada e pozites dhe opozites nuk eshte argument qe media te na ofroje alternativen e vetme zgjedhjen midis dy plerave.
    Kush te doje te perzihet me plerat le te perzihet. Media kete mendje ka patur me kohe.
    Shqiptaret kane pergjegjesine te mos bejne kompromis me asnje te keqe.
    Per veten e tyre dhe per femijet e tyre. Kjo nuk eshte mbijetese sic perpiqen tjua servirin mediat, por bashkejetese me krimin.

    Reply to this comment
  4. met bathorja December 21, 19:55

    Sa mire ia beri endri Hasa Edi ramws. Ne vend qe te ishte ne burg,Rama i ka ferkuar shpatullat,ashtu sic ia ferkoi Berishes ne Gerderc, ashtu sic beri marreveshje me Bashen ne 17 maj, ashtu sic beri Boden mbikqyres banke e gruan e Tavos,ashtu si u fali SHQUP-in duka na care trapin per dite SHQUPI-SHQUPI,ashtu sic mban gjithe pedeitet ne pune te zgjedhura. Deri tani rrugacet pedeiste e kane qelluar Ram Karagjozin vetem para,tani t’ia fusi Sala dhe nje here prapa, si plak qe eshte.

    Reply to this comment
  5. Nik December 21, 22:51

    Jam çuditur me kete lajmin e fundit qe ky mender deputeti Hasa ushtari kamikaz i hedhjes se vezeve qenka bash autori i krimit te fshirjes se serverit te kryeministrise per vrasjet e kate njerezve te pafajshem ne bulevard. Pozita dhe medja e paanshme duhet ta kishin denoncuar kete fakt qe heret! Ja shperblimi i madh qe i dhane banditet Sali Pyka dhe dhe pyka i vogel Luli ketij banditit Hasa. Turp!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*