Për Zogj-të e Republikës

Hasan Bello October 11, 2016 15:07

Për Zogj-të e Republikës

Editorial

Në rrethana të tjera, do bëhej fjalë thjesht për një ngjarje mondane, për aq kuptim sa ka ky term në terrenin dhe shoqërinë shqiptare. Ndoshta për nostalgjikët e ish-mbretërisë, dasma e nipit të ish-mbretit me një vajzë të bukur, këngëtare / aktore dhe bijë arti, mund të merrte edhe ngjyrimet e një përralle me fund të lumtur.

Por me një kusht “të vogël”: Që kjo ceremoni të mos zhvillohej në një godinë shtetërore të nivelit sipëror si Pallati i Brigadave, të mos ‘nderohej’ zyrtarisht nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit e politikës, dhe dhëndri të mos thirrej… princ?!

Këto nuk ndodhën, ndaj dhe një ngjarje që duhej të ishte private, dhe për të cilën shumëkush do mbetej indiferent ose do uronte “të trashëgohet çifti”, shkaktoi një reaksion pakënaqësie ndër njerëzit e thjeshtë.

Por edhe përtej këtij reagimi të kuptueshëm, disa dukuri meritojnë njëfarë analize.

Padyshim, kur lexuesit pyesin, “A jemi monarki apo Republikë”, ata kanë vënë re lustrën false dhe demode të së vetëquajturës “familje mbretërore”, të cilës i mbivendosen (dhe kjo është dyzuese) emërtimet zyrtare që vetë ofiqarë të shtetit dhe pushtetit, dje dhe sot, i vënë nipit të ish-mbretit: I drejtohen me fjalën princ.

Princ i kujt? I kurorës mbretërore? A mëton pra kurorën ky princ?

Jo, ka thënë vetë ai në një intervistë të ca viteve më parë, ky është një titull simbolik, por vetë Shqipëria do ishte më e stabilizuar nën një monarki kushtetuese etj etj. Domethënë, unë për të mirën e shqiptarëve mendoj, se vetë nuk e kam problem. Tani për tani, derisa t’ju mbushet mendja, thjesht po mbaj një… oborr mbretëror!!!

Që djaloshi Lekë nuk ka as takat e as karizmë për të ringjallur monarkinë, kjo nuk do as mend e as kalem, por fakti që e ka në mendje këtë opsion shkon e përforcohet nga iluzionet që i ushqejnë atij, shtetarët e Republikës në radhë të parë, e pastaj mediat qofshin të natyrës rozë apo jo, që e quajnë Princ, apo “më mirë” akoma, princ trashëgimtar.

Fati i të vetëemëruarës monarki shqiptare u vulos në 7 prill 1939, kur Ahmet Zogolli (që e ndërroi mbiemrin në Zogu për t’iu përafruar shqiponjës) fluturoi jo drejt trupave të ushtrisë për t’i udhëhequr në rezistencë, por drejt kufirit për t’u arratisur.

Gjithsesi, le të jemi të qartë që shijen e hidhur kësaj ceremonie nuk ja dha çifti në fjalë, por ata që e lejuan atë të kryhej në institucione dhe nën petkun e takëmeve të Republikës.

Presidenti, parlamenti, qeveria, bashkia e Tiranës; të gjithë bashkë, duket sikur e shijuan këtë maskaradë, përderisa e lanë të ndodhte nën kamerat dhe aparatet e medias, aty ku ndodhi dhe me mënyrën si ndodhi.

Por mund të ketë dhe një shpjegim tjetër, dhe ky është më i rrezikshëm sesa vetëdija e lejimit të një butaforie. Ky shpjegim ka të bëjë me ndjesinë e luksit dhe përkatësisë në një klasë shoqërore larg vulgut dhe vdekatarëve të rëndomtë si ne të gjithë.

Është një fenomen që ndodh në çdo shoqëri një moment të caktuar të zhvillimit të saj. Më kollaj për dhënien e një shembulli, na vjen për ndihmë Emil Ludvigu në biografinë e tij për Napoleonin, apo Cvajgu në portretizimin brilant që i bën Zhozef Fushesë, e bashkë me të, gjithë revolucionit francez.

Çdo krahasim çalon, dhe në rastin tonë është topall me të dyja këmbët, sepse ai i 1990-s tek ne gjithçka mund të ishte, por jo revolucion. Revolucionarët francezë, ata që shpëtuan nga gijotina dhe nga heqja qafe e shoshoqit, nisën ta shijonin pushtetin dhe të mirat e tij. Me ardhjen e Napoleonit në krye, shijet u sofistikuan edhe më tej: Nisën të grumbullonin jo vetëm para, por edhe tituj fisnikërie që mjeshtri Napoleon shpërndante pasi u bë perandor.

Dhe ja tek ishin luftëtarët e dikurshëm që përmbysën mbretin dhe aristokracinë e mykur, të shndërruar dhe të shpërfytyruar në ata që kishin rrëzuar. Mesa duket, kështu dhe pushtetarëve tanë, sado “republikanë të thekur”, sikur u shijuan ato ekspozime mondane përkrah fantazmave monarkiste të ftuara nga kontinenti i vjetër, shumë prej të cilëve as që dinin se ku kishin ardhur.

Ishte qesharake? Po. Ishte farsë dhe “lojë mbretërish”? Padyshim. Por prapë tundimi qenka i fortë.

E megjithatë, njerëzit nuk i bëri për të qeshur, por i zemëroi. Nuk i bëri për të qeshur akoma edhe teoria e dikujt se kjo ngjarje ishte reklamë e mirë për Shqipërinë. Sepse edhe maskarada e ka një kufi. Nëse ky kufi mungon, nuk mbetet gjë tjetër veçse ta çojnë zullumin gjer në fund dhe t’ja kthejnë si pronë nipçes Lekë edhe Pallatin e Brigadave, ose ta japin atë lirisht me qira edhe për fejesa, mbrëmje mature e synetlliqe, siç propozon një rubrikë satirike te DITA online.

Për këdo që ka mundësi të paguajë…

Dita

Hasan Bello October 11, 2016 15:07
Komento

61 Komente

  1. kujtesa January 24, 18:00

    Une dua te beje nje pyetje,jo vetem analisteve(qe e di se nuk futen ne kete forum sepse ata kane “nje peshe” te madhe) por forumisteve ne kete faqe:
    -Ne nje Monarki ku mbreti eshte shkurorezuar,a behet fjale per princ apo pasardhes te monarkise?

    Reply to this comment
    • Ivani i madh October 11, 16:15

      Besoj se do e kete mare kuroren mbreterore te dhuruar fashizmit italian ky peshk i ngrire qe edhe pa arsimin percaresh nderohen si nga e djathta dhe nga e majta e dekompozuar si me pune sime ne aministrate dhe ne festat e tij familjare kur le ky idiot po dhe gjyshi i tij ka rene prej kohesh nga fiku. Ka te drejte ky idiot kur i bejne temena keta krimbat e gjirizit politikes Berisha, Meta hajduti dhe Rama karieristi here dashamires i manarkise po mos ja prekin fronin

      Reply to this comment
      • maks October 11, 16:16

        hajduterit e rinj respektuan atin e tyre shpirteror hajdutin e vjeter qe ja mbathi me gjith florinjt e popullit

        Reply to this comment
      • xhonson October 11, 22:13

        Ja sa i “lumtur” ishte populli shqiptar ne shtetin “modern” te Zogollit!

        Poema e Mjerimit.

        Millosh Gjergj Nikolla(Migjeni):

        Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
        kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
        kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
        që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
        edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
        të tan jetën e vet derisa të vdesin.

        E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
        therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
        profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
        shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
        Mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme,
        asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
        balli që e ka, syt që e shprehin,
        buzët që më kot mundohen ta mshefin –
        janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
        t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
        mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
        me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

        Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
        zhele fund e majë, flamujt e një shprese
        t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.
        Nuk e di a do jene dakort me realitetin e sotem qe paraqet kjo poema e Migjenit te madh, te kohes se merhumit Zogoll per bashke fshataret e tij veriore qe jane te ngujuar nga gjakmarrja keto 26 vjetet e demokracise kapitaliste?

        Reply to this comment
    • roberto October 11, 22:00

      Per zogjte e kurves thuaj!

      Reply to this comment
    • Partizani October 11, 22:05

      Ja cfare shteti “modern” ndertoi satrapi Zogoll duke shitur interesat kombetare per te garantuar kolltukun e tij!

      Marrëveshja theksonte:

      “1.Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

      2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

      3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

      4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

      5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

      6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

      7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

      8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

      9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

      10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

      11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

      12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

      13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

      14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

      15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

      16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve”.
      Te fala tradhetareve zogiste!

      Reply to this comment
  2. MESILA January 24, 18:15

    Janë të rralla personazhet që mbulohen me një tis trishtimi e harrese si ai i Ahmet Zogut. Kur ishim nxënës shkollash rreth viteve 70’-80’ historiografia komuniste na thoshte fare pak për “të vetquajturin” mbret të shqiptarve, Ahmet Zogun. Dinim që iku dhe grabiti arin e Shqipërisë dhe kaq…

    Në të vërtetë Ahmet Zogu, është shumë më tepër se kaq: themelues i shtetit modern shqiptar, shpëtimtar i një Shqipërie që sulmohej ushtarakisht nga fqinjët, krijues i një infrastrukture juridike, ekonomike financiare e sociale si askush më parë, e më pas lëshues i vendit ditën më tragjike të tij, mizor dhe diplomat, oriental e perendimor njëherësh…

    Tek e fundit politikanët (burra) do gjejnë nga pak veten, kush më shumë e kush më pak bart brenda vetes diçka nga ëndrrat dhe marritë e mbretit Zog.

    Ahmet Zogu, është shqiptari që themeloi një shtet modern dhe më pas çbëri krijesën e vet, pak nga egoizmi, pak nga vetmia ku çon pushteti absolut e pak nga loja e mbrapshtë e fatit. Ahmet Zogu është një histori që përsëritet…

    Reply to this comment
    • rebeli January 24, 22:28

      Prej lufte veç ai largohet ,dhe eshte lindur tradhetar,kush eshte burre nuk friksohet,po vdes po vdes si nje deshmor.

      Kjo ta maresh vesht ti mESILA eshte nje strofe e hymnit te flamurit tone.

      Meqe ti nuk je debile a mundet te me thuash sipas ketyre vargjeve çfare i bie te kete qene mbreti yne?Deshmor apo tradhetor?

      Sa per shtetin e Zogut mos u mundo te krahasosh ate qe nuk krahasohet.Me shtetin e Enverit jo e jo.Me shtetin qe ndertoi Sala mundet ta krahasosh vetem nga ngjashmeria e tyre qe per hir te pushtetit shisnin copa Shqiperie.

      Keto jane te dokumentuara.Per Berishen nuk dua dokumente se i kam pare me syte e mi ne gojen dhe surratin e Berishes.

      Reply to this comment
      • intelektuali December 22, 16:51

        O DUDUM rebel enveristi Shqypnia e Enveri Faraonit mund te krahasohet me eksodin e cifuteve ne kohen e Faraonit te Egjyptit, 1300 vjet para eres sone kur Faraoni Ramses vendosi t’i vriste te gjithe cifutet dhe ata morren arratine nga syte kembet, por qe ne kete moment shfaqet profeti MOISIU qe ishte i derguari i Zotit ne Toke dhe shpeton cifutet duke i kaluar permes detit, Vetem qe ne Shqypni akoma nuk eshte shfaqur MOISIU yne, mbase Zoti eshte zermeruar qe kane mbetur shume VEMJE enveriste, te cilat para do kohe prishen te gjitha kishat dhe xhamijat e besmitareve si robt e Zotit.

        Reply to this comment
    • era January 25, 17:52

      Zogu ia preu bursen Enver Hoxhes
      Kurse Enver Hoxha e mori nga lopet Saliun dhe e shkolloi ne Paris.
      Ky eshte faji i vetem i ENVER HOXHES:

      Shiko se cfare PLEHRASH jeni edhe sot pas 23 vjet DEMOKRACI:

      Vetem shtojne URREJTJEN e shumices se popullit ndaj tyre!!!
      Jane kaq te TRASHE sa nuk kuptojn se jan LETRA TE DJEGURA NE HISTORINE E KOMBIT:
      -Per 25 vjet rresht shqiptaret nuk i kane votuar ASNJEHERE,pra jani TRADHETARE TE KOMBIT qe perpiqen te gjejn sivllezer e simotra ne histori

      Reply to this comment
      • albano November 24, 12:22

        LEXOVA DISA SHKRIME DHE ME BETE PER TE QESHUR JU FEMIJET E SPIUNAVE ..KAMUNISTE ..ZOGU NUK ISHTE TRADHETAR … NENA IME KA JETUAR NE TIRONE DHE E KA JETUAR KOHEN E ZOGUT …DHE ZOGU NUK JA MORI DYQANET ..ZOGU NUK JA FUTI BABAIN NE BURG DE JA TORTUROI SIC BERI EVERI DHE KAMUNISTET …ZOGU NUK JA MORRI TOKAT SHQIPTAREVE ME DHUNE …. VETEM GESTAPO TORTURONTE SIC BENE ENVERISTET .. QE VRANE TE PAAJSHEM ..DHE INTERNUAN NJEREZ TE PAFAJSHEM .. A ENI JU MORE COBANE SE NE 29 NE AMERIKE IS NJE KRIZE NGA ME E MADHJA NE BOTE …. A INI JU MORE KATNARE SE NE RUSIE NJEREZIT VDISNIN NGA MIZERJA ….JO NUK E DINI ..NDERSA NE SHQIPERI …ZOGU E MBAJTI MIRE ME HITLERIN DHE DUCEN …POR LUFTA BERI TE VETEN ..DEGJOI SHUME QE THONE SE E TRADHETOI VENDIN ..ASNJE PRINC SHQIPTARE NUK MUND TI PERBALLONTE DUCES …ZOGU NUK ISHTE HERO ..ISHTE PRINC ..KAQ GJE TE THJESHTE NUK E KUPTONI ..

        Reply to this comment
    • mergimtari November 23, 22:26

      vetem me saliun krahasohet zogu se te dy bene te njejtat veprime kunder popullit bile saliu ja kaloj se deshte te na fuste edhe ne vella vrasje

      Reply to this comment
      • iri November 23, 22:27

        Zogu dhe ky muti tjeter Saliu ngjajne kane shume gjera te perbashketa, jo vetem krahinore e dialektin , por me shume me ato qe kane bere ,.TE DY KANE VRARE E JO PAK, TE DY KANE VJEDHUR JO PAK, NJERI ME SHUME SE TJETRI,, TE DY KANE BERE TRADHETI SE KANE SHITUR PJESE TERITORI, Te dy kane perdorur te njejtat metoda si ne ardhjen ne pushtet , ashtu edhe gjate ushtrimit te tij, mercenarizmin , krahinarizmin e klientelizmin.Te dy jane udhehequr nga metodat bajraktariste , te dy kane shperdoruar parate e popullit
        po keshtu te dy kane marre nje urrejtje te thelle te merituar!

        Reply to this comment
    • antifashisti October 11, 21:59

      Bravo Mesila!
      Te gjithe zogistet kaq tru prej tallashi sa paske ti kane!
      Ti derdellit se sa-TRAPI Zogoll ndertoi shtet modern!
      Pse nuk na rrefen se cfare quan ti “shtet modern” te ketij idioti malok?
      Se pari e mori pushtetin me ndihmen e bajonetave serbe e ruse vrangeliste,pra me mbeturinat cariste!
      Se dyti vrau te gjithe demokratet e kohes si Luigj Gurakuqi,Bajram Curri,Hasan Prishtina etj!
      Politika e jashtme e tij ishte nenshtrimi ndaj Serbise dhe Italise qe coi ne pushtimin fashist te Shqiperise!
      Zogolli tradhetoi popullin e vet me 7 prillin e zi pasi grabiti te gjithe floririn e Bankes Kombetare!
      I fali Jugosllavise Vermoshin dhe Shen Naumin!
      Nuk kishte asnje shkolle te mesme e as universitet.
      nuk kishte asnje stadium,pallat sporti,pishina etj.
      Nuk kishte asnje meter rruge tre asfaltuar,asnje meter hekurudhe,asnje hidrocentral dhe 90% e popullit ishin analfabete.
      Nuk kishte porte e aeroporte,flote detare tregtare e luftarake,nuk kishte aviacion luftarak etk!
      Ku e gjen modernizmin e ketij palo shteti,ti moj idiote?
      Te dhjefsha mu ne shtetin modern te injorances dhe mjerimit!

      Reply to this comment
    • Gregor Lato October 11, 22:07

      Moj Mesila, cili ishte shteti modern sipas teje. Ti paske qene tape ne histori, nese dinje kaq pak per Zogun, qe vetem vodhi floririn dhe iku. Ti nuk ditke asgje per gjendjen e Shqiperise ne ate kohe, se nuk u sulmua as nga nje fqinj, pervec se nga Serbia, me bjellogardistet dhe kosovaret qe sollen ne pushtet Zogun, apo dhe revolucionin demokratik te 1924 te Nolit, ti e quan se u sulmua nga fqinjet? Ti mund te jesh monarkiste, s’ka asgje te keqe, jeni vetem nje dyzine e tille, po ate qe i beri Zogu Shqiperise, qe e la ne balte kur u sulmua nga Italia, ti e quan se i doli per zot. A ke pare ndonjehere filma me mbreter, kane qene ne balle te luftes, apo ia kane mbathur si Zogu yt? Se po te kesh qene nxenese ne vitet 70-80, duhet te kesh qene ngelese ne lenden e historise, dhe rrjedhimisht je pa shkolle, tru boshe.

      Reply to this comment
    • mirashi October 12, 12:18

      Mesila pse genjen? Apo e keni bere tradite ju te tillet? Ne vitet -70-80-te historiografia komuniste, çudi, ka spjeguar nepermjet librave dhe dokumentave te tjera se Ahmet Zogolli lindi ne Burgajet,….dhe gjithe bemat e tij. Per kete merr dhe lexo dhe librin e Sefi Vllamasit te mevonshem dhe a perputhen me ato qe te kane bere hitoriografet komunist. Shtet bej dhe une po te vendos polici, ushtri dhe ti ve te gjithe ne sherbimin tim dhe kush kundershton ti prese koken. Historia do i shkruaj te gjitha se ndryshe nuk quhet histori, keshtu qe dhe i veteshpalluri mbret, Ahmet Zogolli, do te jete brenda ketyre faqeve, problemi eshte se çfare beri, si i beri dhe kujt i sherbeu ky njeri. Informohu me teper se material ka boll, ndersa ajo dasma ne pallatin e brigadave sot eshte turpi i ketyre bythelepiresve dhe ne veçanti i Ilir Metes dhe ca te tjereve. Nuk e di a ka paguar qira per pallatin e brigadave qe e çfrytezoi keto dite ai i nipi djalit adaptuar te Ahmet Zogollit. Duhet dizifektuar pallati brigadave!

      Reply to this comment
  3. Rita January 25, 13:16

    Ore Rebel qe paturpsisht shkruan se nuk mund te krahasohet shteti i Zogut me ate te Enverit -JO e JO a nuk ben pak bilancin e viktimave te ketyreve dy rregjimeve !!!Ne te parin me dalin 57 te vrare e 160 te burgosur ( per motive politike ) e ne te dytin dalin 1000- je fishi i lartpermendur !!!! Pretendon se kishim shtet kur ne fakt ishte nje ferr e diktature e pashoqe !!! I mjeri ju qe shkoni nga kjo bote i paditur !!! Sic duket keni nostalgji per detyren e vjeter ,,te dikurshme kur turturoje e perdhunoje neper qelira viktima te pafajshem !!! Apo jeni i zanatit tjeter qe pershkruanit sistemin socialist me ngjyra te ndezura e joshese e aq larg realitetit ,te mjere ,te punetorit qe duhej te ushqehej me Tollona e fshatarit qe i mungonte qumeshti per femijet e tij !!!!!Ne kohen e Mbretit Zog ime meme e varfer nga gjendja ekonomike nuk tregonte aspak sikur dhe nje dite te zeze e te ngjashme me cfare pershkruaj me siper !!!! Rebel jeni per te ardhur keq sinqerisht !!!

    Reply to this comment
    • Tartufi January 25, 17:04

      @ Rita

      Lexo c fare thot nje e thene e urte e nje krahine
      Eshte me mire mos ta keshe
      se ta kesh te tall bota
      nje kostum i qepur shtrembet
      qe nga kemba deri tek koka.

      Fai eshte tek skllaverija ne trute e kokes se ketij populli ,qe qendron thelle.
      Duhen vite te terra te dallojne,kush eshte Derri nga Dashi. pershendetje.

      Reply to this comment
    • antonio January 25, 20:54

      Ju dhite e zgjebosura te SATRAPIT ZOGOLL,ketij tradhetari te urryer te popullit,qe erdhi ne pushtet me bajonetat serbe e ruse,nuk mund te reklamoni MJERIMIN E TIJ si KOPESHT ME LULE!!!
      Lexo MIGJENIN E MADH dhe NOLIN se cfare shkruajne per kete regjim DESPOTIK dhe do ulni koken!!!
      Po keto vite,o Rita,a e kepyetut veten,se PSE POPULLI NUK JU KA VOTUAR ASNJEHERE JU ZOGISTEVE E BALLISTEVE?????
      Kaq dhe mjafton ta dini se sa ju vlereson populli,se me Enverin ankoheshit kot!!!
      Ahmet Zogolli eshte TRADHETAR I KOMBIT,ndersa ju kelyshet e tij jeni zagaret e tradhetarit!!!
      Ju kurre nuk do pajtoheni me te verteten se do mbesni si BISHT QENI,ndaj do llapni tere jeten me TURP!!!

      Reply to this comment
      • albano November 25, 05:57

        MORE KATUNARE TE TRASHE .MORE QYRAVECA TE HUMBUR .. MORE INJORANTE TE SHKRETE MORE NJEREZ QE NUK JENI NJEREZ JENI KAFSHE SE EDHE KAFSHA SHPREHEJ LIRSHEM NUK KISHTE FRIKE SE DO TE BENTE BURG PER NJE FJALE ….PO KU KENI PARE JU NJE KAFSHE NJE QEN MACE NE EUROPE QE TE HAJE ME RRACION ME TULLONA SI NE KOHEN E ENVERIT MORE INJRANTE TE PARAHISTORISE …I KAM PARE SI I MBUSHIN KARROCAT ME MISHNA PER QENTE DHE MACET NE FRANCE ….NENA IME U CONTE NE 4 TE NATES PER TE NA BLERE QUMESHT E SHKRETA …CDO DITE …PO JU NUK KENI AS 2 GRAME TRU MORE TE MJERE ….ENVERI JA MORI PASURITE SHQIPTAREVE DHE VETE JETONTE SI PASHA ..POR JU QORRAT PA TRU NUK I SHIHNIT ..JU JENI TE LUMTUR SE JU MORI NGA KATUNET DHE JU PRUNI NE TIRONE ?????.PATE DRITA PER ERE TE PARE NE JETE MORE FSHATARE TE HUMBUR …EDHE KAFSHET JETONI ME MIRE SE NE SHQIPERI .. POR KUJT TI THUASH …. DISA ANALFABETE …QE NUK MARRIN VESH NGA JETA ….

        Reply to this comment
    • Edi November 24, 07:17

      beni krahasimin mor komentus legena si ishte shqiperia kur e moren te majtet ne 45 pa se kuptoni qe ata qe sot hiqen site djathte jsne te gjithe sternipa tradhtaresh

      Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit January 25, 16:40

    Ahmet Zogolli ishte nje vrases intrigant, qe te vriste mbas shpine.
    Nastradini jep si mizori vrasjen qe urdheroi Enveri, per dhendrin Bahri Omari, dhe ketu ben ndarjen e pare ndermjet Hoxhes e Zogollit, ne favor te Zogollit, por Nastradini i nderuar nuk do te thote me qellim, jo se nuk e di, qe ishte Zogolli qe vrau me pare dhendrin e tij ne Prage mbas kraheve, qe vinte nga familja Kryeziu te Gjakoves.
    Por Zogolli perndoqi edhe Shefqet Verlacin me vone, kur flitej se mbreteresha do te ishte vajza e verlaceve.
    Nastradin, ne do biem ne nje mendje, kur Enver Hoxhen, ta krahasosh me burrat e politikes boterore, se po e krahasove me shpellaret Zogoll dhe Berishe, do te jem gjithmone oponenti jot.

    Reply to this comment
    • nasruddin January 25, 17:13

      Mos e ul kaq shume nivelin dhe “steken” e diskutimit o Horr Miku sepse nuk eshte puna per oponence me nastradinin e cila ne fakt nuk i duhet kerkujt por krahasimet e personave historike qe kane jetuar ne periudha te ndryshme dhe kane kryer vepra dhe zullume te ndryshme. Ketu artikullshkruesi fanatik enverist ne forme krejt debile krahason Ismail Beun me Ahmet Zogun dhe kjo shkaktoi zemerimin e nastradinit sepse ky krahasim eshte nonsens per nje gazete te nderuar si DITA me komentues dhe replikues inteligjente ne kete forum te nderuar elektronik. Prandaj nastradini repliken e tij e kishte si per t’i kujtuar Mustafa Kocerrit se “elegjite” e tij per Ismail Beun jane te tepruara dhe kur guxon te shruash nje artikull historik ne DITA ben mire te lexosh pak histori te mirefillte qe te mos dalesh ne syte e Botes si nje majmun patriot qe kerkon vetem bananen e tij.

      Reply to this comment
  5. Lulip January 25, 17:24

    Ismail Qemali thirret babai i Kombit dhe goja mbushte plote,por nuk ka njeri derisot e ne mot qe te thote te njejten gje per Zogjin hajdut e tradhetare>

    Ate punen e lekut nuk eshte e ziogut por pune e zbulimit ekonomik Italian ne ndertimin e Banges Shqiptare me qellim e terheqjes se floririt qe qe ndronte ne qypat e pasanikeve e tregetareve shqiptare>Zogu e la shqiperine me 900000 njerez prej te cileve 800000 nuk dinin as A-ne.etj

    Reply to this comment
    • albano November 25, 06:10

      OR TI LILIPUT ….UNE GJYSHIN E KAM PASUR TREGETAR QE PUNONTE QE BLENTE MALLRA NE ITALI NE GREQIE DHE I SHISTE NE SHQIPERI NE TIRONE ..POR AS NUK VODHI AS NUK SHAU NJERI BENTE SI GJITHE BOTA TREGETI .E KUPTON …DHE ZOGU ASNJEHERE NUK I MORI ASNJE GRAM ORIZ OSE NJE KG PATATE ME DHUNE .. DHE ENVER DIKATTORI JA MORI ME DHUNE E FUTI NE BURG E TORTUROI KOT VETEM E EVTEM PER TI VJEDHUR PASURINE .. NE ASNJE VEND NE BOTE NUK TI MERRNIN PASURITE KESHTU … AI I SHKRETI KISHTE 40 VJET QE U TORTURONTE DUKE UDHETUAR PUNUAR PER TE RRITUR SA ME MIRE FAMILJEN …DHE KAMUNISTET JA MORREN ME DHUNE ….EDHE GJERMANET KUR VININ NE DYQAN PAGUANIN NUK I MERRNIN …DHE SHTEPINE E NENES JA MOREN ..DHE ENVERI JETONTE NE VILA ME PISHINA NE DAJT NE VLORE …NE SARANDE .SA PER ANALFABETE ….TI MUND TE FLASESH PER NENEN TENDE SA NENA IME FOLTE ITALISHT GJERMANISHT DHE KISHTE BERE SHKOLLE ..JO SI MINISTRAT E ENVERIT …NGA PEQINI NGA LUSHNJA COBANE

      Reply to this comment
  6. fidaho January 25, 17:32

    Eshte si te krahasosh floririn (I.Q) me skrapin (A.Z)

    Reply to this comment
  7. Doni January 25, 22:23

    Sa me shume lexoj ne keto forume, aq me shume bindem se ne shqiptaret i dashurojme telenovelat! Na pelqen shume te meremi me prapaskenen dhe per “paraskenen” as na e ndjen hic. Fjala vjen, na pelqen shume te dime nese Ismail Qemali hante me shume lakror apo tave kosi! Duam te dime nese Zogut i pelqenin me shume bjondet apo brunet! Apo do donim te dinim se kush midis tyre pinte vere shtepie e kush raki rrushi! Nderkohe qe ketu e 70 apo 100 vjet pas ajo qe ka ngel nga bemat e tyre dhe ajo ka rendersi te dime eshte qe njeri shpalli pavarsine e trojeve shqiptare dhe formoi shtetin e pare shqiptar, kurse tjetri u vetshpall mbret pas ca pazareve me trojet shqiptare, u mblodhi floririn popullit dhe ne momentin e pare qe e pa te rrezikuar mbretllekun e tij beri valixhet dhe iku te harxhonte leket e pensionit!

    Reply to this comment
  8. Koz Dynjaja January 25, 22:56

    _ Ismail Qemali ka perballe ne historine politike Esat Toptanin !

    – Ahmet Zogu ka perballe ne historine politike Fan Nolin !

    – Enver Hoxha ka perballe ne historine politike Mit’hat Frasherin dhe Abaz Ermenjin !

    krahasimet tjera jane me “mish dhie ” brenda .

    Pastaj te hysh ne hollesira se si e moren pushtetin ,ne c’gjendje ishte Shqiperia kur e moren dhe ne c’gjendje e dorezuan eshte teme e gjate ! tung

    Reply to this comment
    • antonio January 26, 11:12

      Enver Hoxha NUK KA PATUR PERBALLE AS MIT-HAT FRASHERIN E AS ABAZ ERMENJIN!!
      Te dy i fshiu nga skena politika me nje maje lapsi,sa ngordhen si qen neper bote!!!
      Enver Hoxha eshte matur me HITLERIN,STALININ,TITON HRUSHOVIN ,MAO CE DUNIN dhe te gjithe AGJENCITE E INTELIGJENCES ME TE FUQISHME TE GLOBIT!!!

      Reply to this comment
      • Koz Dynjaja January 26, 14:33

        -Po flitet per periudha te caktuara ne Shqiperi dhe keshtu eshte . Me qe nuk te pelqen atehere po te them qe Enver Hoxha eshte matur me Sejfullah Maleshoven , Pastaj Ymer Nishani vrau vehten me dy plumba dhe erdh Haxhi Lleshi ., Pastaj Prokurori Bedri Spahiu , Pastaj Komandanti i Brigates se pare dhe Kryeministri Mehmet Shehu u zevendsua nga Adil Carcani ,Pastaj Komisari i Brigates se pare Tuk Jakova dhe zv/kryeminister u zevendsua kush e gjen? Pastaj Beqir Balluku , Petrit Dume , Hito Cako gjith udheheqes te formacioneve te luftes pasi te gjith luftuan kunder armikut ,luftuan me njeri tjetrin . bashke me keto edhe rreth 400 ushtarake perfunduan ne burgje. Harrova grupin armiqesor ne Ekonomi me Abdyl Kellezin e Koco theodhosin e sa tjere ,,,,booo sa shume krahasime madheshtore ,po grupi revizionist liberal Fadil Pacrami e Todi Lubonja po tjere pas tyre . Mos kam harruar te gjith Ministrat e Brendshem qe nga Koci Xoxe e me radhe pa perjashtim deri te Kadri Hazbiu . Sa madheshtore dhe sa Xheloze behen Hitleri e Stalini e tjere qe Enver Hoxha ua kaloj duke vrare komunista me shume se cdo antikomunist- tung nga Kozi i Jakov Xoxes

        Reply to this comment
      • albano November 24, 19:25

        antonio ;;te rroni vete se mendja te paska lene ;; ENVERI ISHTE NJE MIZE PER BOTEN … CURCILL STALIN DHE AZNAYER SJA VAREN CHARLES DE GAULLE EJO ENVERIT …. ENVERI I FSHINTE CIZMET TE GJITHEVE … DHE LENTE SHQIPTARET ME BUKE ME DJATHE …

        Reply to this comment
  9. Peshku January 26, 01:58

    Nuk ka asnje dyshim se te dy shtatoret e Ahmet Zogut do te transferohen nga Tirana e Burreli drejt Burgajetit ose drejt shtepise se zogistit me pseudonimin “nasruddin”.

    Reply to this comment
  10. nasruddin January 26, 12:33

    PSE AMERIKANET DONIN TE DEPOZITONIN NE SHQYPNI LHL-TE E ASADIT?

    Pergjigja eshte shume e thjeshte dhe CIA-s nuk i duheshin spiune te shtrenjte per te zhbiriluar opoinionin publikpara se temerrnin kete vendim fatal per Vatanin, sepse Enveri i kishte bere spiune te gjithe shqyptaret dhe kabllogramet e ambasades ne Tirane tregojne se bile e gjithe politika shqyptare ka qene spiune pa LEKA krejt vullnetare per inteligjencat e huaja. Ku te gjenin nje vend me te pershtatshem amerikanet per te depozituar LHL-te e llahtareshme te Asadit te Sirise, aq me shume kur shqyptaret duken ne syte e Botes sinjefis prej Afrike ZULU qe lufton akoma per mbijetese, 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit,nje popull me instikte prej Kafshe Pylli qe shitet vete per dy aspra dhe shet Vatanin per kurgje, qe kerkon te festoje me brohori festen e tij te fisit kanibal, 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare si askund ne BE dhe Boten e Civilizuar.

    HE PRA PSE KESHTU?

    Reply to this comment
  11. Darius November 23, 22:35

    Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiç (marreveshje e nenshkruar ne vitin 1924 ne kembim te ndihmes qe serbet i dhane Zogut per tu rikthyer ne Shqiperi duke luftuar qeverine e F. Nolit).

    1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

    2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

    4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

    5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

    6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

    7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

    8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

    9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

    10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

    12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

    13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

    14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

    16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)

    Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207.

    Reply to this comment
  12. 888 November 24, 01:52

    14 vjet turp i shqiperise.

    Reply to this comment
  13. D O K L E A T I November 24, 02:41

    TE LUMTE ‘ DARIUS ‘
    PO ME KETO PIKA MUND TE FLASIM PER PROTEKTORATIN E JO SHTETIN MODERN

    Reply to this comment
  14. usalbany. November 24, 05:47

    TE NDERUAR BASHKATDHETARE !!

    KUSHDO SHQIPFOLES NE PLANETIN E TOKES DO TE NDJEHET I SHOKUAR KUR LEXON AKUZAT E CATIN SARACIT PER SATRAPIN ZOG

    PERSONALISHT HABITEM SI PATEN GUXIMIN MONSTRAT BERISHA & BASHA TI NGRENE PERMENDORE NE TIRANE.

    HABIA ME E MADHE ESHTE SE SI KA MUNDESI QE POPULLI NUKE SHKUL KETE CIBAN.

    PER TU BINDUR LEXONI ME POSHTE TALEBANIN BANDIT RRAHMET MUHTAR XHEMAL ZOGOLLI.

    KETO NUK I THOTE ENVERI NE VITET 70-80 POR NDIHMESI I TIJ PARA KOHES SE LEGJENDARIT ENVER HOXHA

    Ish miku dhe këshilltari i Ahmet Zogollit: “UNË CATIN SARAÇI, TË AKUZOJ TY AHMET ZOGU SI TRADHTAR TË ATDHEUT TËND, SI VRASËS E HAJDUT … ”

    Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut të ngushte të Zogut, Catin Saraçi, për vite të tera ishte pranë tij. E përshkruan si njeri brenda të cilit triumfoi përfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, përfitimet e frikshme në ryshfete të padëgjuara dhe shitja e një vendi, në rrëfimin e rralle të Saraçit

    Në fillim ishin tre: Ahmet Zogu, Catin Saraçi dhe Jak Koci. Një triumvirat pushteti që në fakt, rrënjët i kishte vite me pare se Zogu të behej njëshi i padiskutueshëm, në një Shqipëri feudale të cilën evropianet e njihnin shume me pak se vendet afrikane. Por sa me shume Zogu kapej pas pushtetit, aq me shume zbulohej karakteri dhe synimet e tij të vërteta në sytë e diplomatit dhe artistit aristokrat shkodran: Saraçi kishte zbuluar pak nga pak gjate viteve, “njeriun e lig Ahmet Zogu, që shtiu në dore frenat e një kombi dhe e shpuri atë në zgrip të shkatërrimit…”. Një këndvështrim nga brenda i jetës dhe karakterit të një njeriu që përcaktoi fatin e një vendi për gati 20 vjet, vjen për lexuesin shqiptar të shekullit të 21-te në një mënyre gati aventurore që të kujton legjendat me pirate, harta e thesare të vjetër. Dorëshkrimet e Catin Saracit, për fat të keq të parealizuara dot në forme finale si libër voluminoz, ishin mbyllur në një kasete bankare të Londrës për të rene në dore në albanologut Robert Elsie, e prej këtej për t’iu dhuruar Bibliotekës Kombëtare në Tirane. Përkthimi dinjitoz nga anglishtja prej Virgjil Muçit, ishte hapi i fundit që vulosi fatin e kujtimeve të Catin Paskal Saraçit (1902-1974) mbi mbretin Zog: Ato tashme janë libër. E megjithe pro-të dhe kundra-t që janë thëne në dekada për Ahmet Zogun, dorëshkrimet me përshtypjet e një njeriu për të cilin Zogu ka ushqyer njëherësh besim, respekt dhe madje drojtje prej intelektit të tij, do të zënë padiskutim një vend të veçante.

    I lindur në një familje të vjetër tregtare borgjeze të Shkodrës, Catin Saraçi ndoshta nuk do ta kishte shkuar në mendje se do ta kalonte gjysmën e dyte të jetës si tij si artist, piktor i njohur dhe frekuentues i rregullt i rretheve mondane të Londrës. Ishte ekuivalenti evropian i Faik Konicës në Shtetet e Bashkuara: Ambasador dhe aristokrat në sjellje, komunikim, erudicion, në nuhatjen e politikes. Ndërsa mbi një shekull nga lindja e tij, na vjen edhe si dëshmitar kyç i një epoke, për një arsye shume të thjeshte: Ndryshe nga kritiket e shumte të Zogut, Saraçi nuk ishte në anën tjetër të barrikadës. “Zogu i Shqipërisë ka pasë qenë një burr po aq i poshtër sa edhe çdo cub tjetër i madh në Evrope, vetëm se skena e teatrit në të cilin ai luajti ishte me e vogël. E quaj fat që e kam pasë njohur si askush tjetër në këtë botë. Duke qenë në shërbim të tij, kam udhëtuar poshtë e përpjetë neper ambasada e kryeqytete të Evropës, ndaj dhe kam mundur të shoh e të dëgjoj një pjese të mire të asaj çfarë po ndodhte, ndërkohë që ai njeri i pashoq për nga ligësia po ngjitej në maje të pushtetit…”

    Dhe Saraçi e nis rrëfimin e tij nga fillimi. Ahmet Zogu, i kurorëzuar me vone mbret i Shqipërisë me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqipëria ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve në asnjë vis të perandorisë. Ndërkohë që të krishterët shqiptare regjistroheshin në librin e kishës, krahina e Zogut nuk e njihte këtë lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc në fenë muhamedane në vitin 1851. Kur mbushi tete vjeç, Zogu u dërgua në Kostandinopoje ku kreu shkollën fillore dhe mësoi turqisht në mejtep. Gjate gjithë jetës se tij, Zogu ka kryer vetëm këto tri klase shkolle: Nga Shqipëria kishte marre me vete një tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bëmat dhe krimet e të cilit nuk lënë pa prekur as njerëzit e familjes (dihet se cyti vrasësit e të vëllait). Saraçi saktëson se ngaqë nuk e mësoi kurrë gramatikën e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurrë njeriu asnjë letër me dorën e vet, por i ka diktuar ato.

    Në vitin 1917, kur ndodhej në Vjene me studime pas një burse të qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atëherë Austria ndihmonte në arsimim një grusht shqiptaresh të spikatur, pasi kishte plane për këtë vend të vogël. Ndërsa mbi dy të tretat e Shqipërisë ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen në Vjene t’i paraqesin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lanë përshtypje të thelle fjalët patriotike që dilnin nga goja e një muhamedani shqiptar”, thotë për Zogun Saraçi. Takimi i dyte tre vjet me vone në Tirane, e bindi Saraçin se një njeri me entuziazëm të tille i duhej Shqipërisë, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqipërinë me këtë pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejlerët, ndërsa Zogu ishte në opozite, i përkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal për udhëheqje, po të kemi parasysh se asnjë katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar një konflikt serioz fetar”. Saraçi vuri re se si kryeministër, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane në parqe, u dha mundësinë grave myslimane të merrnin iniciativën në duar, ndaloi me ligj poligaminë, fete nuk duhej të përziheshin në punët e shtetit. “Atëherë vendosa të predikoj për të në zonën e Shkodrës, ku Zogu njihej shume pak”, thotë Saraçi, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet për Shqipërinë e vogël. Por këtu mbarojnë përshtypjet e tij të mira për Ahmetin, i cili të vetmen histori që kishte mësuar edhe në detajet më të hollësishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.

    Ja si e përshkruan Catin Saraçi situatën e nxehte të viteve 1922-1924, e papërsëritshme në historinë shqiptare qofte dhe për faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Çifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke të punueshme në Shqipërinë e jugut pa llogaritur sipërfaqet e shitura, ai kishte gjithmonë njerëz të gatshëm për ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj në 1923-shin fejohet me vajzën e Verlacit. Pas kësaj, ky i fundit i jep gjithë votat e përkrahësve në parlament dhe stabilizon situatën e dobët financiare të dhëndrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraçi flet gjithmonë me monedhën britanike). Një vit me vonë, Zogu kryeministër plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur për disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Ndërkaq, thurr planin me ndihmën e përhershme të Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me këtë do të ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje në konflikt me të holla e njerëz, por Shefqet beu që nuhat rrezikshmërinë e situatës, rreket për kompromis me kryengritësit nga frika e humbjes se pasurisë. “Atëherë ne morëm rrugët dhe u larguam, ndërsa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator në Tirane, e la mënjanë Vërlacin, duke ia kthyer edhe 10 mijë paundet e dhëna nga ish vjehrri pas fejesës”.

    Sa për përgatitjet e rikthimit, përveç faktit të njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me të holla (250 mije paunde) e njerëz, duke i falur në këmbim Jugosllavisë kullotat e pasura të Vermoshit dhe Shën Naumin, Saraçi nënvizon se ajka e ushtrisë se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit që u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte në luftimet frontale dhe në armët automatike. Këta udhëhiqnin rreth 5 mije shqiptare të Kosovës, të cilët marshuan drejt një kundërshtari po aq të forte, por të pajisur keq. Dinakëria e Zogut inicioi edhe një lëvizje mashtruese për qeverinë e Fan Nolit. Ai bashke me shpurën e vet, bene një udhëtim çoroditës nga Beogradi në Vjene e në Prage, për të dhëne idenë e ikjes. Në Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila për ca kohe me pas, jetoi si mantenute në Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe të vogla dhe u largua me dy kamionë plot baule të reja dhe një dore të mirë parash.

    Hapat e pare të Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e më pas mbret me bekimin e Italisë, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave për t’u rrethuar gjithmonë e me tepër nga një bande njerëzish injorante e analfabete që e lëvdonin ore e çast, kryenin çdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Të cilët përshkruhen kështu nga Zogu në një rrëfim intim: “Ky është cirku im. Ajo çfarë ata dine ose ndjejnë nuk më intereson hiçfare. Për aq kohe sa i nënshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, unë jam i kënaqur me ta dhe i mbaj”.

    Megjithatë, me Catin Saraçin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do të ruante një marrëdhënie të veçantë. E kërkonte mendimin dhe këshillën e tyre, paçka se shume here dëgjonte prej tyre kritika. Por sipas Saraçit, dy ishin synimet e tij të fshehta dhe finale: Të pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe të shtypte e poshtëronte çdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjetër, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhën e ekonomike italiane me Traktatin e pare të Tiranes, me dekretin për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë me kapital italian (duke ia nënshtruar fqinjit të madh gjithë jetën ekonomike e financiare në vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milionë franga ari në këmbim të ndërtimit nga italianet të porteve e rrugëve strategjike që do përgatisnin pushtimin e Shqipërisë po prej tyre, me Traktatin e dyte të Tiranes etj.

    Dhe vijojnë dëshmitë tronditëse të Catin Saraçit: Ahmet Zogu jo vetëm që ka marre mite (ryshfet), por në çdo rast ishte ai vete që përcaktonte sasinë që i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionë të ngarkuar me valute, i shoqëruar nga roje të armatosura. Këto udhëtime kryheshin rregullisht kurdoherë që Zogu kishte hedhur nënshkrimin mbi ndonjë akt të ri, ndërsa itinerari i rëndomtë ishte: Durrës-Bari, e prej andej në Gjeneve të Zvicrës. Sapo paratë siguroheshin në një banke të huaj, përcillej urdhër me shkrim që të transferoheshin në një vend edhe më të sigurte se i pari. “Për rrjedhoje, pjesa me e madhe e këtyre parave gjendet në Lloyd’s Bankë të Londrës. Unë vete me dorën time, kam shkruar një sere urdhrash të kësaj natyre si dhe i kam ardhur në ndihme tutorit analfabet për të mbërritur në kufi në Zvicrën”, shkruan Catin Saraçi. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thënë se në ato kamiona ndodheshin dokumente shtetërore me rendësi jetike, “çka unë fillimisht e besoja”. Dhe paratë shtese përfitoheshin në njëmijë mënyra, përveç rrogës zyrtare prej 35 mije paundesh në vit. një shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve që e sollën në pushtet, vileshin rregullisht në çdo fundmuaji nga Zogu, pavarësisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqipëria. një tjetër shembull i paskrupulltësisë: Zogu-Saraçit, “Catin, ne jemi vend bujqësor pa këmbë kapitalisti, ndaj e kam fjalën të hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua përmbushim kërkesat që nuk arritën të realizojnë përmes Fan Nolit. Por me një kusht: Sovjetiket të me paguajnë në dorë 300 mije paunde…” Saraçi nuk e kreu kurrë një negociate të tille, por Zogu kish nevoje për para. Trilloi një histori sikur prijësit e Veriut po rebeloheshin se nuk qenë paguar për ndihmën që i dhanë dhe kërkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori paratë, nuk shpërndau asnjë kacidhe.

    Shembulli i fundit për sa u përket parave, sepse të tilla Saraçi ka shume, vjen pas krijimit nga italianet të Bankës sonë Kombëtare. Myfit bej Lobohova “gjysme çerkez e gjysme shqiptar”, ishte në atë kohe i falimentuar, dhe dihej nga të gjithë se ky ministër Financash kishte lënë peng gjithë pasurinë për 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankës u miratua, Myfiti jo vetëm që lau gjithë borxhet e veta, por i tepruan para edhe për të blere një alamet pallati në Rome dhe nisi të japë para me interes”. Dhe kur Saraçi merr vesh në Rome se Zogu për këtë rast special kishte përfituar 5 milionë franga ari, niset për Tirane ku pas një bisede të gjate me Zogun, dëgjon nga ky i fundit se kishte marre vetëm dy milionë?!

    Një pjese të veçante Catin Saraçi i kushton në dorëshkrimet e veta, eliminimit që Zogu u beri kundërshtarëve të vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit në vitin 1925 në Bari të Italisë nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraçi nuk e përmend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte në Bari, ku sapo kishte marre detyrën e konsullit. Shume zëra ia atribuojnë organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja çfare thotë ai: “Ironia është se vrasësi, një dite me pare me takoi në zyrën time duke me thënë se kishte ardhur për të kryer një vepër të madhe patriotike. E njihja mire që nga koha e shkollës, që një aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmëroja udhëheqësin e opozitës, me të cilin vijoja ta mbaja ende marrëdhënie të mira personale. një vit me pare kisha mundur t’i shpëtoja jetën viktimës po në Bari, ndaj ai vete dhe familja me patën shprehur mirënjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me këto gjema”. Pas eliminimit të Gurakuqit, Saraçi niset urgjent për në Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, në fakt ushtare serbe të maskuar. Sa i përket Zogut, Saraçi thekson se që kur Bacë Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte ç ’ti bënte sado ushtare të niste, ndaj vendosi ta linte në fatin e vet. Por misionin do ta përmbushte kunati Ceno Beg atëherë ministër i Brendshëm, “ndoshta”, thekson Saraçi, “si pjese e marrëveshjes që ishte bere me Pashiçin për të vrare luftëtarët e Kosovës”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume të keq afrimin e Zogut me Italinë, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. një oficer shqiptar i rrëfen Saraçit se Ceno ishte shprehur në rreth të ngushte për “tradhtinë e Zogut ndaj miqve që e ndihmuan”. Catini ia shtie në vesh Ahmetit dhe pas kësaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja përfundimtare, aq sa Ceno filloi të ruhej me roje të armatosur nga frika e kunatit. Më pas largohet nga Shqipëria drejt Pragës si ambasador, por me 14 tetor 1927 qëllohet për vdekje në kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasësi nuk tregoi asgjë, por Catini vjen nga Vjena në Prage për të asistuar bash në deklaratën e vëllait të Cenos, Gani beg Kryeziu, që sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomës se byrazerit: “Zogu ka për ta paguar këtë një dite”.

    Catin Saraçi flet për shume çështje të errëta apo të ditura të jetës se Zogut. Flet dhe për personazhin enigmatik Jak Koci, “një nga mendjet me të zhdërvjellëta të vendit tone, ndonëse makiavelist e ndjekës fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraçi kishin rene dakord për punët e tyre të ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetër, Ahmeti. Por Zogu gjithmonë i fshihte përfitimet për të mos u lënë pjese dy aventuriereve të tjerë, çka inicioi edhe një sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa për martesën e famshme të Ahmet Zogut, ajo nisi si dëshirë për t’u martuar me bijën e mbretit Viktor Emanueli III, kërkesë që i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte të Saraçit, nënsekretarin fashist për Kolonitë Alessandro Lessona, një mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duçes se “maloku analfabet na dashka nuse të larte”, vijon një refuzim dëshpërues për Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat që bitisen me princeshën hungareze Aponnyi.

    Libri që përftohet prej shkrimeve të Catin Saraçit, është i papërfunduar ndërsa shënimet e fundit duhet të jene aty rreth vitit 1940. Në fakt, disa prej temave që ai nuk i shtjelloi dot, janë tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar në Vjene, Vrasja e Esat pashës, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithë Shqipëria kundër Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina për grushtin e shtetit, Veprat kriminale të motrave të Zogut, Lessona na dorëzon 5 milionë lira të mbyllura në valixhe, Mita e dyte prej 10 milionë frangash ari, Revolta e pare kundër Zogut, Vrasja e Hasan Prishtinës, Kriza e parë nervore e Zogut etj etj. për Aurel Plasarin, autorin e parathënies se librit, është për të ardhur keq që këto çështje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i këtij libri, paçka se të pambaruar, është i vete Saraçit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari që shpëtoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, një mendësi anadollake që shkatërroi Shqipërinë.
    “Unë Catin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut. Shqipëria ka pare pushtues edhe me të fuqishëm se këta të sotmit. Do të ikin edhe këta, por emri yt s’ka për të figuruar gjëkundi. Synimi i kësaj letre është të të paralajmëroje për here të fundit të mos ngatërrohesh më me Shqipërinë, ndryshe do të detyrohem t’u tregoj diçka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankënotat false që më dhe si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument i pandershmërisë sate…

    Catin Paskal Saraçi, London, 21 A.Stratford Rd.”

    Reply to this comment
    • albano November 24, 19:36

      ZOGU NE 1930 KISHTE ANALFABETE NE QEVERI ..PO HOXHA NE 70 CFARE KISHTE NE QEVERI …HA NALFABETE …TEFTA CAMI MINISTRE E KULTURES ..NUK DINTE NJE FJALE ITALISHT …HKURAN ISAI COBAN PEQINI …. ENVERI I MORI NGA KATUNET NJEREZIT E VET DHE I BERI DRJTORA ..SHEFA … A I MORI ZOGU TOKAT SHQIPTAREVE , ??? A I FUTI ZOGU NE BURG PER TI MARRE DYQANET LEKET SHQIPTAREVE ME DHUNE SIC E BERI ENVERI ….. NUK E BESOJ …ZOGU E LA SHQIPERINE …POR JU HARRRONI S ZOGU NUK ISHTE SHKENDERBEU HERO …ZOGU ISHTE PRINC ….

      Reply to this comment
  15. Darius November 24, 10:26

    Dokleati…..po te lexosh pikat me vemendje,kupton shtetin modern te Zogollit,.??

    kur Shteti nuk ekziston me,ateher kalohet ne protektorat,mbrojtje,sundim,apo veri ca emri te duash.tani per cfare shteti ”modern”flitet te Zogollit!!!!!!!!Shteti Shqiptar lindi ne 1912 ligjerisht,te tjerat,modern,u shkaterua,u vodh….etj jane terma qe perdoren rendom,te cilat jane pjese e historise se nje shteti i cili ka kurben e vet historike.

    shqiperia nuk fillon me Zogollin e nuk mbaron me Ramen.Faktet historike te manipuluara ose jo,tregojne se cka ndodhur o eshte bere kohe me pare.Po te dalesh kunder fakteve historike eshte nje cmenduri,e cila ndodh ne nje vend ku Paria eshte komplet e Cmendur.!!!

    Reply to this comment
  16. LORA November 24, 10:44

    Lexoni Catin Saracin ne librin e tij ,-“Zogu,mbreti I shqiptareve”-
    dhe ky Catini ishte I djathte,nje nga bashkepuntoret me te ngushte te zog-kusarit dhe vrastarit.
    TUNG.

    Reply to this comment
  17. XUME PROTOPAPA November 24, 11:34

    NE VITET E “QEPES” POPULLSIA U TREFISHUA

    Faktet flasin per gjithe sistemet politiko-ekonomike qe udhehoqen vendin tone pas uzurpimit pese shekullor otoman.

    Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi popullsinë në territorin e shtetit shqiptar. Të dhënat datojnë nga shekulli XIX përkatësisht viti 1870, vit për të cilin deklarohet treguesi statistikor më i hershëm, për të vijuar deri në vitin 2011 me realizimin e censusit të fundit zyrtar në Republikën e Shqipërisë.

    Të dhënat mbi popullsinë 1870 – 2011 bazohen në vlerësime të Angus Maddison 1926 – 2010, një historian ekonomie i njohur për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave historike mbi popullsinë dhe ekonominë; në vjetarë statistikorë të Ministrisë së Brendshme dhe të Komisionit të Planit të Shtetit; si dhe në publikime të Institutit të Statistikave.

    Me popullsi do të kuptojmë numrin e banorëve me banim të përhershëm në territorin e shtetit shqiptar në kohën kur është kryer censusi. Densiteti është numri i popullsisë pjesëtuar për sipërfaqen në kilometra katrorë. Sipërfaqja e Shqipërisë në vitet 30 vlerësohej në 27 538 kilometra katrore. Me matjet e reja të kryera më vonë rezultoi se sipërfaqja është 28 748 kilometra katrore.

    Për efekt të llogaritjes së densitetit të popullsisë, në këtë rast është marrë matja e sotme, edhe për densitetin e viteve 30. Rritja mesatare vjetore e popullsisë është diferenca mes logaritmit të vitit të fundit me logaritmin e vitit të parë pjesëtuar për numrin e viteve.

    Territor i shteti shqiptar është konsideruar territori i shtetit aktual Republika e Shqipërisë.

    Besueshmëria e të dhënave

    Agnus Maddison është një historian ekonomike i mirënjohur për krijimin e serive kohore të vlefshme për krahasim në hapësirë dhe kohë. Të dhënave të tij u referohen shumë ekonomistë të zhvillimit, si një burim unik të dhënash të vlefshme për krahasimin në periudha të gjata kohore të shteteve të ndryshme, sipërfaqja e të cilave ka ndryshuar me kalimin e kohës. Të dhënat për popullsinë dhe ekonominë në shtetin shqiptar për periudhën 1870-1913, janë marrë nga databaza e Maddison si burimi i vetëm i informacionit. Vlerësimet e tij janë bazuar edhe hulumtime të regjistrave të Perandorisë Otomane.

    Ndërkohë, regjistri civil, filloi të krijohet pas Kongresit të Lushnjës më 1921. Qeveria krijoi një sistem administrativ kombëtar për të regjistruar “ndodhina amzore” , ku shënoheshin lindjet, vdekjet, martesat, divorcet dhe shpërnguljet. Në ato kohë, personat përgjegjës për raportimet e këtyre ngjarjeve, ishin subjekt i një takse, gjë që qe një nga faktorët e mosraportimeve.

    Censusi i parë tërësor u realizua në vitin 1923. Teki Selenica, ishte një punonjës me titullin inspektor i Ministrisë së Brendshme. Ai hartoi dhe publikoi disa libra shumë të çmuara me të dhëna qoftë statistikore, qoftë historike gjatë viteve ´30. Raportimet e tij përmbajnë të dhëna të detajuara për Shqipërinë, përfshirë të dhëna socio-ekonomike, demografike, të dhëna mbi funksionimin e shtetit dhe të dhëna mbi kriminologjinë.

    Ai e raportoi popullatën e vitit 1923 prej 814,380 vetash. Selenica mendonte se në fakt censusi i vitit 1923 kishte lënë pa regjistruar një numër të konsiderueshëm banorësh dhe argumenton se popullsia duhet të ketë qenë më e madhe. Densiteti i popullsisë më 1923 rezulton të ketë qenë 28.4 banorë për kilometër katror.

    Në censusin e vitit 1930 organizuar nga qeveria e Mbretërisë Shqiptare, popullsia rezultoi 1 003 097 banorë, me rritje mesatare vjetore prej 2.9 për qind në vit për periudhën shtatëvjeçare 1923-1930. Kjo mund të konsiderohet si shumë e lartë për kohën dhe ka gjasa që reflekton pasaktësitë e censusit të vitit 1923. Të dhënat e vitit 1938 pasqyrojnë mesataren vjetore të llogaritur mbi të dhënat e regjistrit civil (jo census). Për vitin 1942, autoritetet e Italisë fashiste e raportojnë popullatën e Shqipërisë 1 128 143 vetë shifër gjithashtu e vlerësuar nga regjistrat.

    Në censusin e kryer më 30 shtator 1945 nga qeveria e dalë nga lufta, popullata u raportua 1,12 milionë banorë dhe norma e rritjes në krahasim me vitin 1930, rezulton një rritje mesatare vjetore prej 0.75 për qind. Popullata filloi të rritet me shpejtësi në vitet 1950 dhe ritmi i rritjes shënoi kulmin gjatë pesëvjeçarit 1955-1960, me mesatare prej 3.1 për qind në vit, një nga më të lartat në botë. Rritmi i rritjes së popullsisë nga censusi në census rezulton i ngadalësuar në dekadat e mëvonshme, duke shënuar ritmin vjetor prej 2.11 për qind në dekadën 1979-1989.

    Shqipëria rezulton ta ketë arritur kulmin historik sa i përket numrit të popullsisë më 1991, pas së cilit popullata erdhi në rënie si pasojë e emigrimit masiv. Gjatë dekadës së parë pas rënies së komunizmit, popullata u reduktua me 0.35 për qind në vit, ndërsa në dekadën e dytë, 2001-2011, ritmi i rënies u përshpejtua në 0.92 për qind në vit. Në total, gjatë njëzetedy viteve të fundit, popullata ka rënë me 0.6 për qind në vit. Në rast se tendenca me rënie 0.9 për qind në vit, siç ka qenë në periudhën 2001-2011 vijon, në fund të kësaj dekade, popullata e Shqipërisë do të jetë rreth 2.5 milionë banorë.

    Fakte kryesore

    Popullsia e Shqipërisë njohu rritjen më të shpejtë në periudhën 1945-1972, gjatë së cilës u dyfishua brenda 22 vjetësh.

    Numri më i madh i popullsisë banuese në Shqipëri rezulton në vitin 1991 me rreth 3.2 milionë banorë.

    Popullsia në vitin 2011 qe 2.8 milionë banorë, më e ulëta e shënuar që nga viti 1983.

    Gjatë periudhës 1923-1989 popullata banuese është rritur me 2.9 herë, ose 290 për qind.

    Gjatë periudhës 1989-2011, popullata ka rënë me 12.5 për qind.

    Në Shqipëri janë realizuar deri më sot 11 censuse.

    Reply to this comment
  18. [email protected] November 24, 11:41

    Ahmet Zogu,nip i Esat Pashe Toptanit ( dhe lulet e serbeve tek varri i Esatit ) ???????
    Perfundimin e nxirrni vete !
    Ai thjeshte do te permendet si nji kukull serbe , ku si pasoje e marreveshjes serb + Toptan,
    sollen nji kerrme qe qelbi shqiptaret ,nji njeri qe u percaktua prej serbeve , si mbret ,deboj dhe vrau patriote shqiptare !
    Ku e ka nji gje pozitive ky njeri ,qe ardhjen ne pushtet e pati te dhuruar prej serbeve ,pooor, me njimerreveshje ,qe kush eshte i interesuar munde ta kerkoje dhe ta lexoje . Aty ,do te kuptoje se sa shume shtet beri i dhjeri Zok !

    Reply to this comment
  19. albano November 25, 05:24

    keni te drejte kur e gjukoni zogun tradhetar ;; por sa te pazgjuar qe jeni qe nuk e paskeni kuptuar se enveri kishte 3 milione skllever ;;;kaq te trashe jeni ;;por ju kuptoj ;;;ju a hongri dhija librat ne katunet e kenetat e piseta ;;ENVERI I VRAU TE GJITHE SHOKET ? QE JA SHPETUAN JETEN ..JETONTE SI PASHA ME VILA DHE PISHINA DHE JU HANIT BUKE MISRI ME KOS MORE DERRA PA KULTURE … DHE E KRITIKONI ZOGUN … HISTORINE E ZOGUT E BENE KAMUNISTAT PER TA ULUR PER TA MPOSHTUR .. EDHE HITLERI KISHTE ME ZEMER SE ENVER SOCIOPATI … MESOJENI MIRE HISTORINE MORE COBANE ..EDHE GJENERAL VICHI NE FRANCE E LA FRANCEN NE DORE TE GJERMANEVE .. REFUZOI TE LUFTONTE SE E PA QE ISHTE E KOTE … E PA SE DO VRITESHIN SHUME VETA ….. MEGJITHESE KY GJENERAL E ISHTE REROI I LUFTES SE 1 BOTERORE .

    Reply to this comment
  20. orient November 25, 09:02

    –..nje roman..mund te shkruhet nga pasioni,por historia shkruhet ne baze te dokumentave sado te hidhura te jene ato.Nuk mund te hidhet poshte ,apo te vihet ne piedestalin historik nje figure e paanalizuar nga historianet.

    Reply to this comment
  21. I.Troplini October 11, 16:37

    Republikè jemi ne, republikè princèsh dhe princeshash. Njè mè shumè apo njè mè pak qè na u martoka, kujt i intereson njè gjè e tillè.
    Pallatin e Brigadave, na e paska kthyer ky “princi” nè lokal dasme. Indinjatè pèr njè teatèr tè tillè klounèsh?
    Jo jo aspak. Kemi 25 vjet qe nuk shohim gjè tjetèr veçse teatèr province dhe “prica” e “princesha” qè herè herè kèrkojnè tè na bèhen mbretèr e mbretèresha. Edhe pse nuk janè aq “tè suksesshèm” sa gjyshi i kètij dhèndrit tè pallatit tè Brigadave nè vènien e kurorès mbretèrore mbi kokat e mèdha qè kanè, kur vjen tek kleptomania, janè njèlloj tè sèmurè, nè mos mè keq se ai.
    Republikat e bananeve, i njeh pikèrisht nè ditè tè tilla.
    Nuk ishte dita e karnevaleve nè pallatin e brigadave. Ishte vetèm njè nga “princèt” e ardhur nga fundi i botès, qè kèrkonte njè mejhane pèr tè bèrè karagjozin.
    Leka kush? Zogj ka shumè ky komb. Shumè prej tyre, janè zogj gomerèsh.
    Vazhdoni dasmat princa dhe princesha.
    Jetoni tè lumtur me florinjtè qè vodhi gjyshi dhe mos harroni tè ftoni nè mejhanet tuaja tè pshurrura, princèt e rinj,,,,,,,, ata qè i kanè bèrè paratè me gjakun e fèmijève tè Gèrdecit apo me vjedhjet e fondeve tè rrugève.
    Republikè? Jo jo, kjo èshtè vetèm njè shèmbèlltyrè fshatarèsh qè luajnè teatèr nè njè vend qè ka vdekur shpresa dhe mendja e shèndoshè.

    Reply to this comment
  22. Cfar nuk mban ne kurriz Shqipetari October 11, 16:43

    Cmendurite dhe Poshterimi i Shqipetareve
    vashdon Vashdoni dhe mos pushoni te degjeneroni Shqipetaret deri ne extremet e pa krahasueshme Europiane
    I themi nipit te lzogut qe dezertoj duke plackitur Shqiperine qe neve sna prish Pune hajde dhe ti dhe bej si te kesh qejf me Shqipetaret se neve na mban shpina se jemi Gomere te stervitur

    Reply to this comment
  23. shqipe October 11, 17:09

    ” Duhet te jeni te lumtur,se ne ket’ dasem u henger me luge floriri… Thoshte mbreme te fefzua i salehit,kryektari i nje partie tashme te ngordhur,nje far Gjana

    JESHEM DIC E JEMI HIC!

    Shkurt, Ps. / Pd. arusha!…
    jane nje bajge pergjysem ndare.
    Ky lloj plehu me nder fusha
    Bime s’do lere pa e thare!

    Po,kush jane partit e tjera?
    Ajo bajbe,por, ndare ne copa…
    Tash qe u ka dalur era
    ka zene hundet gjithe bota.

    ” Mire xhanem,po kush na mbeti?”
    Ju do me thoni doemos.
    Po ja, na ka ardhur mbreti
    ka lezet nje goxha lloz!

    Hu nje meter kemi pare,
    Madje dhe e kemi ngrene..
    Tani mbetet te provojme
    Hurin dymetrosh,ne kembe.

    Mirse erdhe, o princi leka
    ( Mbretrit jane per fukarane)
    Shiko,ne te ka kuleta
    Jepua borxhin pleqve tane…

    S’kane te zest’ as per varrosh
    U’a fshiu xhepat Sudea…
    I genjeu nje kodosh,
    U tha: ” Eshte parfum halea”

    Reply to this comment
  24. heretiku October 11, 17:33

    Shqiperia eshte vend paradoksesh, eshte vend ku anomalia ka fituar qytetarine e “normalitetit”. Paradokset ne Shqiperi jane te panumerta. Le te rikthehemi tek argumenti ne fjale, “Princi” ben ceremonine e marteses ne seline e presidences se Republikes !!! Garda e Republikes i ben roje nderi !!! Te gjithe personalitetet e Republikes, qe jane betuar ne emer te Republikes, marrin pjese ne ceremoni dhe i drejtohen dhenderit me fjalen “Princ” !!!
    Sidoqofte nje paradoks me shume, nuk i prish pune Shqiperise se paradokseve.

    Reply to this comment
  25. MeteH October 11, 18:34

    ME VJEN KEQ PER MESILEN PD-isten E HIDHERUAR ME SALIUN KUR THOT SE ZOGU BERI SHTET.DHE NUK I PERMEND VJEDHJET E VRASJET E TIJ TE NJELLOJTA ME TE SALIUT.NUK DUA TE MEREM ME ZOGOLLJANET E DJESHEM E TE SOTEM SI MBRETER E PRINCER TE VET-SHPALLUT.JAM NE PERKRAHJE TE SHUMICES SE SHQIP.SE SI KA MUNDESI NJE HAJDUT E TRADHETARI TI NGRIHET PERMENDORJA NE MES TE TIRANES NGA SALIU DHE RAMA I BEN TEMENA.SI KA MUNDESI QE LIKJA TE SHKOI NE DASMEN E PINJOLLIT ZOGOLLJAN..SE DALIU E LULI ME MADAMAT E TYRE DIHET QE DO TE SHKONIN..SE ATA JANE SI AI..HAJDUT E TRADHETARE.SI KA MUNDESI QE DASMA TE BEHEJ NE P.E BRIGADAVE ,TU VEJ KURORE PO ATJE E.VELIAJ DHE TE ASISTOJ GARDA E REP.ATJE.!! KJO TREGON SE PARIA E VENDIT E KA TRADHETUAR REPUBLIKEN E PO SAJON MBRETERINE,PAVASISHT SE PINJOLLI ZOGOLLJAN NUK LIDH DOT USHKURET E BREKEVE TE TIJ.MISJONIN PER TE LARTESUAR RREGJIMIN E ZOGUT E KA MARRE PERSIPER SALIU,I CILI NE PERFUDIM TE JETES SE TIJ TE MBUSHUR ME URREJTJEN E POPULLIT,KERKON QE DHE ATIJ TI NGRIHET NJE PERMENDORE E TILLE NE TIRANE E JO NE VIÇIDOL.DHE ATY DO VIHEN KURIRA ME LULE NGA IDHETARET E TIJ QE I PASUROI ME DJERSEN E POPULLIT DHE I TURRI PER TE VRARE NE GERDEC,21 JANAT,NE SHKODER,TIRANE E KUDO..DHE KA BERE SHUME HASMERI SI ME FISIN HAKLAJ,R.HOXHA,K.TREBICKA,A.HAJDARI E KO..QE NJE DITE DO TE HAKMERREN…NDAJ AI RRI ATY I NGUJUAR TE QYTETARI DIXHITAL DHE NUK E LEJON RAMEN TE BEJ SHTET ME SHPIFJET E TIJ E TE ÇETES PLAK -BANDE PD-ste.

    Reply to this comment
  26. paci October 11, 19:16

    Kjo darsem e princit pa kurore tregoj me se miri se ky vend akoma nuk ka klase politike te afte per prosporitetin dhe te ardhman pa korrupsion .
    Po vazhdoj perralla me mbret me politikane qe enderrojne pasurimin dhe tradhetine dhe jo te ardhmen me pune e ndershmeri te tyre e te vendit te tyre , Shqiperia do vazhdoje boshatisjen e saje e deti do behet kos per bejleret e rinje ..

    Reply to this comment
  27. fshatari pafshat October 11, 19:36

    Si ka thene Pjeter Arbnori “keta nuk jane socialista po specialista”. Edhe ne kete rast, qeveria i beri publicitet Dasmes me qellim qe te ngrinte me zerin e popullit stuhine e urrejtjes popullore kunder Zogut dhe regjimit te tij.
    Qeveria as te qi
    As te leshon
    Bythen e vet
    Ajo kafshon
    Kur kupton
    Dhe nuk kupton.

    Reply to this comment
  28. ai October 11, 19:38

    Te nderuar lexues !

    Duke ju kerkuar falje per materialin e gjate nuk eshte veshtire te gjendet “sekreti” pse Zogu po perkedhelet sot.

    Kam qene nga ta shqiptare qe kam marre pjese fuqishem ne ndryshimin e sistemit enver hoxhes…por nuk pranoj qe pasi hodhem enver hoxhen te ngrinin serbo-amerikanet lapidarin e zogut..ketij tradhetari dhe kurvari

    T’i ngresh lapidarin sot Zogut eshte qe ta shpallesh enverin Profet.

    Vijojnë dëshmitë e grupit të Zenel Shehut para gjykatës, pas arrestimit nga Sigurimi i Shtetit.

    Arkivat sekrete të CIA kanë zbardhur së fundmi dëshminë e mikut të Zenel Shehut, Halil Branica, edhe ky i kapur nga Sigurimi dhe që i shërbeu këtij të fundit me informacione nga më sekretet në lidhje me operacionet amerikane për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës.

    Zbritja e Branicës më 4 kusht 1952 në fakt ishte dekonspiruar, ndaj dhe ai ra menjëherë në duart e Sigurimit. Ja rrëfimi i plotë mbi angazhimin e tij në operacionin e shërbimit sekret amerikan.

    I akuzuar Halil Branica, a e pranoni akuzën?

    Po.

    Çfarë keni për të thënë? Çfarë keni bërë?

    E kam lexuar dhe e kam kuptuar.

    Çfarë keni bërë?

    Kam ardhur këtu të spiunoj kundër Shtetit.

    Kur jeni larguar nga Shqipëria?

    Jam larguar nga Shqipëria më 6 prill 1039.

    Përse u larguat në vitin 1939?

    Kur forcat fashiste pushtuan Shqipërinë mora urdhër të shkoja me familjen e Zogut në drejtim të Greqisë. Shkova në Greqi.

    Cila ishte detyra juaj si oficer asokohe?

    Detyra ime t’i bindesha urdhrave.

    Çfarë urdhrash kishe?

    Mora urdhër të shkoja me familjen e Zogut dhe shkova.

    Ku duhet të shkonit?

    Në Greqi.

    Përse në Greqi?

    Për të shoqëruar familjen e Zogut.

    Çfarë ju detyroi të shkonit në Greqi?

    Urdhrat.

    Cili urdhër?

    Urdhri i komandantit.

    Kujt po i shërbenit si oficer?

    Unë si oficer i shërbeja atdheut.

    Cili ishte atdheu yt asokohe, Zogu apo shqiptarët?

    Jo, jo, Atdheu, si dhe ndërgjegjja ime.

    Çfarë?

    Ndërgjegjja ime.

    Atëherë përse nuk i shërbyer ndërgjegjes tuaj?

    Unë isha një oficer dhe iu binda urdhrit.

    I akuzuari Zenel Shehu pranoi të njëjtën gjë dje. I akuzuari i referohet urdhrave për t’i shpëtuar njollës së zezë mbi veten, bashkë me atë mbi liderin e tyre Ahmet Zogolli. I akuzuari Halil Branica, është një fakt i ditur se Ahmet Zogu ka tradhtuar popullin e tij. Ai ka bërë (bërtet) të njëjtën gjë, jo vetëm në prill të 1939-ës por që kur është ulur në postet e tij në ministritë e Tiranës. Ai ka bërë shumë. Ka pasur shumë oficerë të tjerë që kanë tradhtuar popullin shqiptar në vitin 1939. Halil Branica!

    Po

    Ka pasur oficerë të tjerë që nuk iu bindën urdhrave të tradhtarit por morën armët e luftuan në portet e Durrësit, Vlorës e Sarandës. Ka pasur njerëz si Mujo Ulqinaku (duke bërtitur) dhanë gjakun e tyre për popullin dhe jo për Zogun. Zogu tradhtoi atdheun, dhe bashkë me të edhe ju i akuzuar keni tradhtuar atdheun. Kur keni ardhur në Shqipëri?

    Erdha në Shqipëri në 4 gusht 1952.

    Kush ju dërgoi në Shqipëri?

    Në Shqipëri më dërgoi Zogu me anë të ndërmjetësimit të amerikanëve … (korrekton veten) më dërguan amerikanët me ndërmjetësimin e Zogut.

    Kur keni hyrë në shërbim të spiunazhit amerikan?

    Kam hyrë në shërbimin e spiunazhit amerikan pas kthimit të Zogut nga Shtetet e Bashkuara në nëntor. Ai na thirri dhe na tha: “Dua të dërgoj dy persona në Shqipëri, ty dhe Zenelin”.

    Kur shkoi Zogu në Amerikë?

    Zogu shkoi në Amerikë në shtator 1951.

    Përse shkoi ai atje? Çfarë dini për këtë?

    Ai na tha se donte të blinte një shtëpi në Amerikë dhe të vendosej atje. Por kur u kthye ishte e qartë se nuk kishte qenë ky qëllimi i tij, por kishte qenë atje për qëllime politike. Fakti është se ai na dërgoi në Shqipëri …

    Cili ishte ndërmjetësuesi i dërgimit tuaj në Shqipëri?

    Zogu ishte ndërmjetësi ynë. Ai na tha: “Unë do t’ju dërgoj në Shqipëri. Nesër një amerikan do të vijë të flasë me ju për udhëtimin në Shqipëri. Ju do të shkoni atje për të zbuluar mbi gjendjen politike e ekonomike të popullit. Nëse është e mundur, ju duhet të krijoni baza në Shqipëri. Dhe në fakt ditën tjetër amerikani erdhi. Ai foli me Zogun për rreth një orë dhe kur doli shoqërohej nga Hysen Selmani. Unë e pyeta Hysen Selmanin “Cili është ky?” dhe ai më tha: “Ky është një amerikan, është mik i joni.

    A ju tha Zogu gjë tjetër në lidhje me nisjen tuaj në Shqipëri?

    Atë pasdite të marsit, kur ne do të largoheshim për në Shqipëri, Zogu na tha, në prezencë të Selmanit: “Ju do të shkoni në Shqipëri. Misioni juaj atje është sekret. I deleguari im dhe lideri juaj është Hysen Selmani. Ai do t’ju prezantojë te amerikanët … dhe do të përhapë lajmin se keni shkuar në Amerikë për të menaxhuar pronat e mia atje”. Kështu unë, Zenel Shehu dhe Hysen Selmani me dy motrat e Zogut dhe Haxhi Gjylin u nisëm në fund të shkurtit për në Paris. Hysen Selmani kishte detyrën të na prezantonte te amerikanët. Ne arritëm në Paris më datën 9 mars, qëndruam në hotel Lutecia, dhe më 11 mars një amerikan erdhi në hotelin tonë. Ai donte të fliste me Hysen Selmanin. Amerikani quhej zoti Field, i moshës së mesme dhe me flokë të thinjur. Më vonë Hyseni erdhi e na prezantoi me njeriun që kishte përgjegjësinë e udhëtimit tonë në Gjermani. Më 14 mars ai erdhi përsëri në hotel me dy makina. Ne hymë në makina dhe u nisëm për në Gjermani.

    Ku shkuat më pas?

    Në Gjermani, pranë kufirit francez, ne ndaluam pranë një pylli dhe ai na dha disa uniforma ushtarake … prej andej ai na çoi në Munih. Në Munih ata na dërguan )ndërpritet nga prokurori)

    Përse ju dhanë uniforma ushtarake?

    Më falni?

    Përse ju dhanë uniforma ushtarake?

    Na i dhanë uniformat që të pretendonim se ishim ushtarë dhe jo civilë.

    A ju thanë gjë kur iu dhanë uniformat?

    Jo, nuk na thanë gjë.

    A kishit dokumente kur kaluat kufirin?

    Jo, ne nuk kishim dokumente, sepse ishte territor amerikan.

    Kaluat kufirin gjermano-francez?

    Po por aty të parët e vendit ishin amerikanët. Ne nuk kishim nevojë për dokumente.

    Askush nuk ju pyeti për asgjë?

    Jo, askush nuk na foli apo na pyeti.

    Në rregull. A ju dhanë emra?

    Po, na dhanë emra të rremë.

    Cilët ishin emrat tuaj të rremë?

    Përgjigje – Zeneli i quajt “Frederik” kurse unë “Uilliams”

    Kujt tjetër i dhanë emër fals?

    Zenelit, Haxhi Gjylit dhe Hysen Slemanit.

    Ku shkuat prej andej?

    Pastaj udhëtuam nëpër Gjermani dhe shkuam në Munih. U sistemuam në një shtëpi sekrete, të krijuar enkas për agjentë, nën administrim amerikan. Ishte rreth 20 km larg Munihut. Aty qëndruam 6-7 ditë.

    Çfarë bënit në shtëpi?

    Vetëm hanim e pinim, asgjë tjetër.

    Nuk takuat asnjeri në atë kamp?

    Jo.

    Kush vinte rregullisht?

    Ky zoti Field erdhi përsëri. Ai drejtonte agjentët në Gjermani. Pas 7 ditësh Field erdhi përsëri me uniformë koloneli. Ishte i veshur si oficer dhe na shoqëroi në aeroportin e Munihut. Na çoi atje dhe na hipi në një avion amerikan bombardues me katër motorë. Ai na tha: “Tani do të shkoni në Greqi. Atje do të ketë njerëz që ju presin”. U ngritëm nga Munihu dhe arritëm në Athinë … (korrekton veten) në Pire.

    A ju shoqëroi njeri në atë avion?

    Jo. Ishte vetëm piloti.

    A ju dhanë dokumente?

    Jo.

    Nuk ju dhanë dokumente?

    Jo

    Në rregull, vazhdo.

    Kur avioni u ul, një makinë ushtarake iu afrua avionit. Dy njerëz zbritën nga makina dhe na kërkuan të zbrisnim nga avioni.

    Si quheshin ata?

    Njëri qyhej Xhim kurse tjetri Çarls.

    Çfarë ishin ata?

    Ishin amerikanë.

    Çfarë?

    Ishin të shërbimit amerikan të spiunazhit.

    Ku ishit ju, në Uashington apo në Athinë?

    Në Athinë.

    Në Pire.

    Po, në Pire.

    Kur u ulët a nuk patë roje greke të vinin për të parë avionin?

    Më falni?

    Zakonisht kur ulet avioni vijnë rojet për kontroll.

    Jo, jo, nuk erdhi askush.

    I akuzuar, si e shpjegoni që në aeroport nuk kishte fare grekë por vetëm amerikanë?

    Unë e shpjegoj sipas njohurisë time. Greqia është territor amerikan.

    Kush ishte me ty në Athinë?

    Peneli, Haxhi Gjyli, Hysen Selamni, që ishte lideri ynë deri atëherë.

    Në rregull. Kush e mori drejtimin në aeroport?

    Në aeroportin e Athinës dy amerikanët Xhin e Çarls, të shërbimeve të inteligjencës, ishin në komandë. Ata na çuan në një shtëpi, një shjtëpi sekrete, që menaxhohej ng amaeikanët.

    A flisje ti me ata?

    Po flisnim.

    Vazhdo, ku ju dërguan?

    Ata na dërguan në një shtëpi sekrete që drejtohej nga amerikanët. Ditën tjetër dy amerikanët erdhën përsëri dhe lexuan biografinë tonë. Na bënë foto. Ne i pyetëm: “Përse janë fotot?” ata na thanë: “Duhet t’i dërgojmë te qendra. Do dërgojmë edhe biografitë tuaja”.

    A jua thanë arsyen përse po merrnin fotot dhe biografitë tuaja?

    Jo, nuk na thanë. Ata thanë vetëm: “I duam biografitë tuaja për qendrën”.

    A ju kërkuan dokumente të tjera?

    Jo, nuk na kërkuan dokumente të tjera.

    Ju i dhatë biografinë tuaj të kompletuar?

    Po.

    Çfarë shkruhej aty?

    Në biografinë time kisha shkruar emrin, mbiemrin, datëlindjen dhe …

    Çfarë profesioni keni shkruar në biografi?

    Përgjigje – Në dokument profesioni u shkrua si agjent (të qeshura në sallë)

    Çfarë bëtë në atë shtëpi?

    Kreu i inteligjencës amerikane erdhi të nesërmen. Ai na takoi dhe na tha: “Ju do të qëndroni në këtë shtëpi dhe do të merrni mësimet që ju japin. Mund të dilni nga shtëpia”. Ai vinte aty shpesh. Gjatë qëndrimit tonë ne bënim atë që thoshte ai.

    Çfarë?

    Pas disa ditësh në atë shtëpi, ata sollën operatorin radio Tahir Preçi, sepse kishim nevojë për një operator radio me vete. Ai na tha edhe për Hamit Matjanin. Matjani kishte shumë njohuri për udhëtimin tonë në Greqi, sepse Zogu kishte dërguar Irfan Ohrin në Greqi. Me Hamitin erdhi edhe njëfarë Xheladin Tresova. Kur erdhën ata në nisëm trajnimin. Dilnim edhe jashtë për të mësuar sinjalet për avionet dhe lëshimin e mallrave. Dilnim jashtë për shëtitje dhe për të provuar armët që duhet të merrnim me vete.

    Për çfarë po stërviteshit?

    Po stërviteshim për ecje, sepse duhet të ecnim nëpër male.

    Cili ishte qëllimi i stërvitjeve të tjera, si ato për leximin e hartave dhe të busullës?

    Na mësuan të përdorim busullën për t’u orientuar, për të mos humbur drejtimin.

    Na thoni pse kishit nevojë për to, çfarë ju thanë?

    Ne i kërkuam vetë të mësonim hartën dhe busullën.

    Jo, jo për atë. Na thoni për mësimet që po merrnit.

    Për këtë na mësuan për të ditur të sinjalizojmë me avionët.

    Kush i kryente këto leksione?

    Leksionet kryheshin nga dy amerikanë që quheshin Xhorxh e Xhim.

    E kuptoj që busullën ua mësuan që të mos humbisnit rrugën në Shqipëri. Por cili ishte qëllimi i stërvitjes me armë zjarri.

    Pasi duhet t’i merrnim me vete.

    Na tregoni përse ju mësuan të qëlloni me armë?

    Stërvitja na u dha zoti prokuror për të testuar armët për operacion sepse nuk po vinim këtu si miq por si armiq.

    E dimë që po vinit si armiq, por çfarë do të bënit me këto armë?

    Armët i kishin për mbrojtje, në rast përplasjesh.

    I akuzuari ka frikë të pranojë se atyre do t’u duhet të qëllonin, ose të vrisnin njerëz nëse ishte e mundur. Halil Branica, ashtu si dhe Zenel Shehu, kanë frikë të pranojnë hapur se armët u ishin dhënë në përgatitje të kryengritjes së armatosur, nga shërbimet amerikane të inteligjencës, për të vrarë bijtë e popullit këtu.

    Çfarë bëtë pasi mbaruat kursin e trajnimit?

    Pasi mbaruam me kursin dhe 5 ditë para nisjes tonë, kreu i inteligjencës erdhi dhe na tha se do të niseshim më 27 prill. Do të shkonim në drejtim të Kastorias dhe më pas do të hynim në Shqipëri.

    Na tregoni nëse ishin ju apo amerikanët që vendosën mënyrën e udhëtimit për të hyrë në Shqipëri. Erdhët me avion apo në këmbë?

    Ishim ne që vendosëm për mënyrën e ardhjes në Shqipëri.

    Ju vendosët të vinit në këmbë. Kur u larguat nga Greqia?

    Më 27 prill. Amerikanët erdhën e na thanë se duhet të niseshim për në Shqipëri. Kështu u pajisëm me armë e ushqim dhe një makinë ushtarake na çoi në fushën ajrore të Pireut. Na shoqëruan dy amerikanë, emrat e të cilëve ishin Xhon e Çarli. Ata i priti një oficer grek, i cili kishte urdhra të posaçme për këtë çështje. Na morën në një makinë tjetër dhe shkuam në një fshat. Nuk e di emrin e tij. Kaluam natën aty. Ata ishin me grekët. Emrat e tyre ishin Hysen Kapllani dhe Hise Neli. Ne i morëm ata me vete pasi ata e dinin më mirë rrugën se Hamiti. Pasi kaluam natën aty, u larguam së bashku. Na shoqëruan një oficer grek me disa ushtarë. Mëngjesin tjetër zbritëm malin Gramos për në Matis. Unë kisha qenë i sëmurë që prej Gjermanisë dhe nuk mund të vazhdoja, prandaj i thashë Zenelit: “Nuk vazhdoj dot më tej, duhet të kthehem. Nëse bëhem më mirë do të mbaj premtimin dhe do të vij”. Kështu bashkë me një oficer grek dhe disa ushtarë u ktheva në Kastoria, që është në fakt një qendër amerikane. Oficerët grekë kishin vetëm detyrë të shoqëronin diversantët shqiptarë drejt kufirit.

    I akuzuar, ju thatë se kur arritët në Kastoria u dorëzuat te një oficer grek me disa ushtarë.

    Po

    A e dinte oficeri grek ardhjen tuaj?

    Ju thashë zoti president, ai ishte i informuar.

    Cili ishte i informuar për ardhjen tuaj?

    Këta oficerë, oficerët grekë që ishin gjithnjë në kontakt me amerikanët, që kishin detyrë të na shoqëronin te kufiri.

    Po ushtarët grekë, a e dinin edhe ata?

    Sigurisht, e dinin. Në Kastoria na informuan shërbimet amerikane se një nga grupi ynë ishte kthyer. Pastaj disa ushtarë grekë më shoqëruan në Athinë dhe më lanë në hotelin Carton, ku një amerikan i spiunazhit po më priste. Ai mori një dhomë në hotel dhe më tha të qëndroj aty. Më vonë erdhi Xhoni dhe më tha: Nuk kemi lajme nga Zeneli, dhe nëse nuk marrim lajme deri të hënën do të të dërgojmë në Egjipt pasi nuk mund të mbajmë njerëz kot duke bërë asgjë. Dhe meqenëse nuk morën lajme nga Zeneli ata më dërguan në Gjermaninë Perëndimore me një avion amerikan bombardues. Arrita në Gjermani në Frankfurt. Aty më priste një tjetër amerikan që më çoi në hotel, ku qëndrova 2-3 ditë. Pas tre ditësh erdhi i njëjti amerikan dhe më tha: “Duhet të rikthehesh në Athinë”.

    Vazhdo.

    Ai më ndryshoi emrin, vetëm emrin e parë, dhe kombësinë. Tani isha një turk nga Maqedonia. Ai më vuri në një avion suedez që shkonte në Greqi. Atje takova një amerikan që më çoi në një hotel. Ai tha: “Po shkon mirë, kemi kontaktuar me Zenelin”. Ai tha se puna po shkonte mirë. Qëndrova aty disa ditë dhe morëm lajmin se Halili ishte i kërkuar në Shqipëri. Më 4 gusht hipa në një avion.

    Përpara se të na tregoni për nisjen, na tregoni për aktivitetet jashtë shtetit.

    Gjatë qëndrimit jashtë?

    Po, gjatë asaj periudhe, çfarë keni bërë?

    Gjatë qëndrimit tim jashtë nuk kam bërë shumë. Kam qëndruar gjithmonë me Zogun.

    A ishit anëtar i ndonjë grupi?

    Nuk kam qenë anëtar i ndonjë grupi, por kam qenë në favor të grupit të Legalitetit pasi ishte partia e Zogut.

    Me kë keni qëndruar?

    Me Zogun.

    Cili ishte grupi i Zogut?

    Zogu merrte pjesë në grupin e Legalitetit.

    Kurse ju nuk ishit anëtar i atij grupi?

    Po, isha anëtar i këtij grupi.

    Çfarë dini për marrëdhëniet e Zogut gjatë kësaj periudhe? Cilat janë marrëdhëniet e tij me shërbimet amerikane e britanike të inteligjencës?

    Kur ishte në Angli ai bashkëpunonte me britanikët, me një ish-ministër britanik në Shqipëri, që tani ishte me shërbimet e inteligjencës. Kur ishim në Egjipt, ai kishte marrëdhënie me njëfarë kolonel Sterling, që kishte jetuar në Siri.

    Përse i mbante ai këto relata?

    Relata spiunazhi?

    Cilat ishin relatat e Zogut me kriminelët e luftës?

    Zogu kishte marrëdhënie edhe me kriminelët e luftës. Ndonjë e preferonte më shumë, ndonjë më pak. Ata ishin ish-armiq të tij dhe vinin në shtëpinë e Zogut, si Mustafa Kruja, Ali Këlcyra e të tjerë.

    Përse i mbante ai këto marrëdhënie?

    Ai i mbante këto marrëdhënie për të përçarë partinë e Legalitetit … (korrigjon veten) partinë e Ballit Kombëtar.

    Pse? Cili ishte qëllimi i Zogut?

    Të vinte njërin kundër tjetrit.

    Përse e bënte Zogu këtë?

    Që t’i ç’organizonte në mënyrë që të mos bashkoheshin.

    Pse?

    Që të ishte vetë lider i këtyre kriminelëve.

    Çfarë do të fitonte Zogu nëse bëhej lideri i vetëm i këtyre kriminelëve?

    Do të njihej nga amerikanët.

    Çfarë do të përfitonte ai nga simpatia e amerikanëve? Do të përfitonte vetëm për emrin?

    Jo, jo vetëm emrin. Ai do të merrte gjithçka,Partia e Legalitetit do të marrë Komitetin e Shqipërisë së Lirë.

    Çfarë do të përfitonte?

    Do të merrte dollarët që i jepen asaj organizate.

    Ishit ju zyrtar i tij?

    Po.

    Cilat ishin marrëdhëniet e Zogut ne Egjipt me njerëz të tjerë?

    Në Egjipt, marrëdhëniet politike?

    Çfarë marrëdhëniesh të tjera kishte?

    Në Egjipt ai kishte marrëdhënie me pashallarë, pashai Sirai Al Din, ministri i Brendshëm i Egjiptit.

    Çfarë marrëdhëniesh kishin?

    Kishte marrëdhënie të afërta me të, pasi kishin bërë një marrëveshje për tregtinë e pambukut. Gjithashtu pashai Sirai Al Din dhe ish-mbreti i Jugosllavisë Peter, e dinin marrëveshjen. Ata kishin një marrëveshje për tregtinë e pambukut të Egjiptit në Shtetet e Bashkuara, kur ishin bashkë bënin përgatitje për biznesin e tyre.

    Ishte e lejueshme kjo tregti në Egjipt?

    Meqenëse ai ishte ministër i brendshëm, i lejohej.

    Kur u nisët për në Shqipëri?

    U nisa për në Shqipëri më 4 gusht 1952.

    Nga ku?

    Nga Greqia.

    Kur u nisët?

    Siç ju thashë, kur arrita në Gjermani duhet të kthehesha në Shqipëri sepse Zeneli më kishte kërkuar.

    Kur erdhët në territorin shqiptar?

    Më 4 gusht 1952.

    Kush ua dha letrën?

    Ma dha një amerikan i quajtur Xhon.

    Cila ishte përmbajtja e letrës? A e lexuat?

    Po, e lexova, letra thoshte “Na dërgoni tre shokë”.

    Ashtu?

    “Sa njerëz nga policia e sigurisë kemi bindur për kauzën tonë?” (të qeshura në sallë)

    Çfarë tjetër?

    Asgjë tjetër.

    Kur erdhët në Shqipëri?

    Më 4 gusht 1952.

    Kur ju arrestuan?

    Në të njëjtën ditë. Zbrita, dhashë fjalëkalimin “Berat”. Fjalëkalimi për të kontaktuar Zenelin ishte “Burrel”. Unë u dhashë dorën, dhe atë moment më arrestuan. Unë thashë: “Çfarë është kjo?” (të qeshura në sallë) Siguria? (të qeshura në sallë; bie zilja për vendosjen e qetësisë)

    Është e vërtetë shokë gjykatës, se i akuzuari Halil Branica u kap në momentin kur hyri në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë. për këtë lavdërojmë forcat e sigurisë besnike ndaj Parisë dhe popullit. Rroftë popullor dhe forcat tona të sigurisë … (duartrokitjet në sallë bëjnë të pakuptueshme fjalinë) Çfarë materialesh kishit me vete?

    Pajisje ushtarake dhe armë.

    Pajisje ushtarake?

    Kisha një pushkë të gjatë.

    Pse?

    Jua thashë më parë. Kisha pushkë sepse po vija këtu si armik e jo si mik.

    Çfarë dokumentesh kishit kur u arrestuat?

    Një letër.

    Kjo është letra?

    Po

    A kishit kartë identiteti?

    Po, kisha.

    Çfarë lloj karte identiteti?

    Një kartë identiteti me emrin Ahmet Jusuf.

    Kush ua dha?

    Shërbimet amerikane.

    Përse ju dhanë një emër të rremë?

    Për të fshehur identitetin nëse duhet të prezantohesha me dikë.

    Keni gjë për të thënë avokat?

    Asgjë

    E pranoni akuzën i pandehur?

    Po

    Për atë që keni bërë?

    Po

    Reply to this comment
  29. Epo kjo pune... October 11, 19:56

    po politikanet tone jane plehra qe bejne pis dhe kazanin e plehrave… keta jane republikane monarkiste, jane fetare te thekur qe te cajne b… duke bere xheloz dhe papen dhe hoxhat… jane komplet plehra dhe po nuk beri ndonje gje kjo reforma ne drejtesi, ti gezojme mbi qafe per breza me rradhe.

    Reply to this comment
  30. lili October 11, 20:26

    E pra,mesoni edhe votni mire tjeter hère per komunistete e vertete?

    Reply to this comment
  31. Paul Tedechini October 11, 20:40

    Sinteze: Synimi i Erdoganit asht te krijohet ne Shqipni nji Monarki Islamike.

    Reply to this comment
  32. mallkuar kanibali zoo-goll dhe zogjte korba te tij October 11, 20:53

    Jam kunder disa shqyptareve qe kritikojne zogun per gabime.

    ..
    Krimet e zogut ja kalojne dhe intuites:

    Nqs enveri vrau kundershtare….korbi sali dhe zogu kurves vrane jo vetem kundershtare por dhe popull..

    Nuk besoni ?

    Hapni syte ketu poshte:

    Masakrat e Zogut, nga varjet ne litar
    tek pjekja në hell e njeriut

    – At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
    Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.

    Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –

    Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq.

    Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.

    Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
    1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
    2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
    3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.

    4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)

    U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.

    Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik..(hell qe pjekin qingjat)

    Reply to this comment
  33. Per memedhene.... October 12, 06:33

    Qe ne 1992 me ardhjen ne fuqi te saliserbit eshte I dallueshem nje lloj terrori antikamunist artificjal qe ka kaluar cdo llogjike njerzore.
    *
    Nje nga menyrat kanibaleske te ketij terrori eshte dhe glorifikimi I tradhetarit Ahmet Zogu nga nje ane dhe baltosja e Luftes nacjonal clirimtare & rindertimi qe ka arritur ne ndyresi te pabesueshme
    *
    Ceremonia e marteses te me nder me thane Princit Anonim me vajzen e “lilo labes” ishte nje poshtrim I rradhes per shqiptaret e ndershem qe nuk jane akoma te dorzuar para invazionit demonkratik qe filloi ne ne 2 Prill 1991 pikerisht le me lobin serbo-kosovaro-amerikan te shoqeruara me mbeturinat zogolliane brenda dhe jashte kufirit.
    *
    Nqs do I therrasim kujteses para dy vjetesh Nipi Enver Hoxhes u kap sikur te ishte Pablo Eskobari dhe u cilesua nga mediat dhe “nje Prokuror Gjerman “ se nipi enverit ishte bossi I rrjetit te droges kolumbiane dhe drejtonte nga Xibraka qe edhe pse doli 100% bllof akoma mbahet ne burg padrejtesisht.
    *
    Pra analizoni me kujdes : Nipi Enverit me metoda te denja KU KLUS KLANI kalbet ne burg kurse nipi I zogut te zogut kurves pushton pallatin e brigadave symbol te LNCL….Kurse per perversion e Gerdecit shkerdhen berishen Holliwodi na kenaqi me WAR DOGS ku monstra Taulant Balla ja lexon saliserbit cdo te enjte ne parlament duke I bere fresk boleve te salisatanait
    *
    Po keshtu permendorja e Zogut Kurves vihet ne balle te bulevardeve te Deshmoreve te Kombit qe duket se po shurron mbi gjakun e tyre
    *
    Edhe ne 2012 Treshja BMB (berish-meta-basha) hoqen tabelen e deshmoreve te 4 shkurtit dhe vune ate te Ibrahim Rugoves…te atij qe ZGERDHIHEJ ME MILLOSHEVIQIN kur kosovaret po pergjakeshin nga fashizmi serb
    *
    Edhe pushtimi I Shtepise Qendrore te ushtrise popullore nga BANDA E BERISHAJVE ishte me teper nje poshtrim qe I behej nje institucjoni qe simbolizonte veteranet e ushtrise dhe te luftes..pra e pshurren dhe ate.
    *
    Një turp i vërtetë ka ndodhur më 17 nëntor 2012 dhe pikërisht kur duhej festuar dita e clirimit e 68 viteve më parë nga okupatorët nazi-fashistë; u rivarros i ashtuquajturi mbreti Zog në Tiranë.

    Paradoksi qëndron se pikërisht një shtet shqiptar me qeveri demokratike të tipit republikë parlamentare , nderon një diktator dhe mbret i cili mbetet një nga udhëheqësit e paktë shqiptarë që ka falur toka Serbise dhe ka erdhur në fuqi me anë të një ushtrie të huaj duke larguar me dhunë qeverinë shqiptare republikane të asaj kohe.

    Paradoksi i dytë që përbën dhe një tradhëti kombtare duke i vënë përfundimisht nofkën Tradhëtar i Atdheut, është se ky individ që drejtoi vendin për afër 15 vite rresht, me dhunë, vrasje, depërtime opozitarësh, dezertoi dhe u largua nga vendi si një mi kanalesh ditën kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, duke lënë dhe ushtrinë pa armë e municione,, duke e lënë atdheun pa mbrojtje dhe pa drejtim rezistence.
    ***
    Dhjetor 24, 2012 / Është përuruar në kryeqytet shtatorja kushtuar Palo-Mbretit Ahmut Zogu.Pse pikerisht diten qe Zogu me ndihmen e serbeve dhe ruseve te bardhe I ngrihet kjo shtatore ? Per te poshtruar Fan Nolin dhe shqiptaret e vertete ?

    A ka lidhje llogjike Zogu me serbet & ruset e bardhe ne dhjetor 1924 me ardhjen e saliserbit nga lobi serbo-amerikan I shtepise bardhe ne 1991 qe vazhdon dhe sot per inerci me ca elezbibere dhe matherfuckere

    5 dhjetor 2014
    Blendi Fevziu ka promovuar librin e tij për Zogun mbrëmjen e djeshme.
    Këtë gjë ai e ka bërë në Pallatin e Brigadave.
    Edhe pse ky Pallat është konceptuar për pritje zyrtare, ai është hapur që Fevziu privatisht të promovojë librin e tij.
    Dhe, në të nuk ka munguar askush.
    Ka qenë presidenti Nishani, kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta dhe kreu i PD-së, Basha.
    Një qokë që i bëhet Fevziut, i cili, pavarësisht se kush është në pushtet, vazhdon ta ketë mirë me të gjithë.

    Pra krerët më të lartë të shtetit, politikanë të majtë e të djathtë, gazetarë, e personazhe të showbizit shqiptar janë bashkuar në Pallatin e Brigadave në promovimin e Librit “Ahmet Zogu, Preshidenti qe u be mbret”.
    Ajo që vihej re ishte mungesa e ish kryekriminelit Berisha, por që në fakt përfaqësohej nga djali i tij Shkëlzeni i cili shoqërohej nga putanka me të cilën është në një lidhje dashnie, kArmina..
    Prolog
    Besoj qe skenariste elezbiberiste & nazi berishiste dhe lobet serbo-greke ne Washington bruksel Beograd athine dhe gjetiu ja kane arritur qellimit.

    Ate qe nuk e arriti Nacertania serbe dhe megali-idea greke per shekuj e arriti ne ditet e sotme me parine e tiranes..me dinastine kriminale berishaine,me zogjte e kurvave pa harruar dhe dipllomacine pernedimore qe na coi ne shekullin e Bismarkut pra na kthyen NE SHPREHJE GJEOGRAFIKE..NE KAZAN PLEHRASH & MUXHAHIDINESH..NE PLANTACJON DROGE…dhe nuk mjafton kjo por po na urinojme me nipin e zog kurvarit dhe Karminen e Xenit e Sali carit

    Reply to this comment
  34. anticensurë 25642654 October 12, 09:32

    EDITORIAL i gazetës Dita?!
    ndoshta gjithë stafi ka shkruar një fjalë a fjali!!normalisht editoriali shkruhet nga një o disa persona,por në fund të fundit vendoset/n emrat e atyre që e kanë shkruar!!
    një shkrim i trashë në kuptimin e thellë të saj!!
    shkrim gdhë!!
    ne jetojmë në shqipëri dhe të mos mërzitemi që bëjmë shqipërizma(e përshtatur sido kudo nga kinezëri)!!
    jemi një vënd që parimi nuk egziston!!në një vënd ku çdo gjë blihet e shitet ku çdo gjë mendohet me stomak!ku ka çdo gjë dhe nuk egziston asgjë!!jetojmë akoma në të njëjtin shtet që ka përshkruar noli me paradokset e pandryshuara!!
    jjetojmë një shtet ku kemi tolerancë, bashkjetesë të jashtëzakonshme!në një shtet të jashtëzakonshëm ku parimet nuk egzistojnë!jemi një popull ku çami bën propagandën e grekut,ku kosovari blen prodhimet sërbe dhe dëgjon muzikë sërbe,ku shqiptari i maqedonis bën propagandë për shtetin maqedon,ku shqiptari e quan patriot bashkpunotrin e pushtuesit,ku parimi shitet për pakë leverdi o nuk egziston sepse truri mungon!!
    jemi shëndrruar në popull VARI KARËT!!
    edhe sikur ahmet zogu të mos ishte vetshpallur mbret,edhe sikur të kishte luftuar për shqipërinë dhe ta kishte çliruar atë,edhe sikur të mos ishte nxirë më shumë se është nxirë!!!!!
    koha e mbretërive ka shkuar!!nëse kemi ndarë fenë nga shteti,atëherë mbreti nuk ka vënd në një shoqëri demokratike!!nëse dikush në europë i ka!?i mban për inerci!!i mban për dekoracion dhe jo për strumbullar bashkimi!!

    Reply to this comment
  35. fteri October 12, 15:16

    Mbreti jonë trut sa një zog shtegëtar i kishte ,pasi tradhëtoi atëdheun ,vodhi floririn e bankës shqiptare , iku si me turp si hajdut ,shetiti botën me thes të floririt në krahë.THuhet se në egjypt ja vodhën një pjesë të floririt nga shërbesit,atje kërkuan amerikanët të ja blenin .Për të tjerat mesele hangër piu dhe qiu .Leka i parë ishte edhe qejfli armësh ,femrash dhe droge,ku e përzunë edhe nga afrika e jugut.Leka i dytë një kërthi gjoja mbaroi një kolegj ushtarak në angli ,doli më i zoti se baba dhe gjyshi i tijë ,vuri nënë këmbë politikanët tru shkulur shqiptar në dasmën e tijë me Zaharinë.Atëdheut ja kalaruan sa deshën ,si deshën dhe kur deshën .

    Reply to this comment
  36. Illo October 13, 18:26

    Kam te njejtin mendim , me shumicen e opinionisteve , per dasmen tejet lluksoze te te birit te ish mbtretit Zog . Dasem madheshtore . ku moren pjese 30 perfaqesus te mbreterive europjne . Degjoni ? Jane 30 . Perfaqesojne shumicen e Europes se bashkuar . A mund te mos pronocoheshin pushtetare tane ? Domosdo do te proncoheshin dhe Kryetari I Bashkise te zyrtarizonte martesen ” Pricnore ” . Jetojme ne Erope . Europa eshte kjo , qe pame ne dasmen e “Princit ” . Jemi te detyruar qe te bejme sikur nuk I shikojme keto “marrezi europjane ” . Shqiptaret kane princin dhe princeshen me fallco , qe ka njohur bota , qe nga Mesjeta ! . I. Foto

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*