Perandori ilir që shpiku taksën për ajrin

August 23, 2017 14:31

Perandori ilir që shpiku taksën për ajrin

Studiuesi Aurel Plasari zbulon të dhëna interesante në lidhje me perandorin me origjinë ilire, Anastasi i I.

Plasari shkruan në Facebook se Anastasi i I, apo Anastas Durrsaku është perandori që vendosi taksë për ajrin.

Shënimi i Aurel Plasarit në Facebook

JA EDHE TAKSA PËR AJRIN: PRO HAUSTU AERIS

Meqë nuk e besonit dhe ju dukej fantazi, ju ku e keni realitet historik: fakti i ekzistimit të një takse për ajrin gjendet, për shembull, në komentarët e të shumënjohurit traktat “Fryma e ligjeve” të Montesquieu-së.

Taksën për ajrin e paska pas shpikur njëri nga perandorët e Bizantit, Anastasi I, që sundoi nga 491 më 518, dhe ajo quhej pikërisht “pro haustu aeris”, d.m.th. “për ajrin që thith”.

Dyshoja edhe vetë, prandaj hapa tekstet për perandorin në fjalë dhe rezulton e saktë: taksa në greqishten bizantine qenkësh quajtur “ἀερκών ζημιών”.

Edhe më tërheqëse bëhet çështja ngaqë është fjala për një “perandor shqiptar”, sikurse i quajmë rëndom për mburrje perandorët ilirë.

Perandori Anastas I (rr. 431-518) ishte vërtet ilir, madje i lindur në Durrës, thënë ndryshe durrsak.

Nëse ndodheni përkundrejt Torrës së Durrësit, rruga e madhe që hapet në të majtë të saj – d.m.th. në të djathtë të ish-hotel “Vollgës” ose mbrapa monumentit të Mujo Ulqinakut – emërtohet pikërisht “Rruga Anastas Durrsaku”. Një nga rastet e shumta kur bota nuk na i dinë meritat.

August 23, 2017 14:31
Komento

1 Koment

  1. A August 23, 20:00

    Mos, çfare bere AUREL PLASARI, paska pasur edhe takse per ajrin e vendosur nga nje ilir.
    AUREL me kete qe ke shkruar, ja ke futur ndermend qe ne kohen e tanishme psikopati EDI RAMA te na fusi per çdo person te gjalle dhe qe merr fryme taksen e ajrit.
    Se nuk po le gje pa vendosur takse dhe rritje çmimesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*