Përballë në RTSH/ Gjinushi: Tani kemi “hashash teknik”!

June 3, 2017 17:27

Përballë në RTSH/ Gjinushi: Tani kemi “hashash teknik”!

Në përgjigje të pyetjes së Mesila Dodës, deputete e PDIU-së: pse nuk flitet më për hashashin? Pse nuk kapet më hashash?, – kryetari PSD -së Gjinushi tha mbrëmë në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në televizionin publik, se “tani kemi hashash teknik”.

Debati për zgjedhjet e 25 qershorit vuri përballë përfaqësues të partive që synojnë të arrijnë përfaqësim në Parlamentin e ardhshëm. Gjergj Bojaxhi, përfaqësues politik i partisë Sfida për Shqipërinë tha se klasa politike ka dështuar dhe se synon votën e shqiptarëve që ndihen të papërfaqësuar nga partitë aktuale.

Mimoza Hafizi e partisë Libra, tha se synojnë të paktën 10 vende në Parlamentin e ardhshëm.

Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU – u shpreh dyshuese për sondazhet e deritanishme.

Në përgjigje të pyetjes nëse PDIU e ndjen veten në pushtet apo në opozitë, Doda tha se asnjë

Gjinushi tha se sondazhet kanë një synim djallëzor për të përçuar tek votuesit se vota për partitë e vogla shkon dëm.

Sipas sondazhit të parë të publikuar nga Ora News dhe PR marketing, mbi 20% e njerëzve që do të shkojnë të votojnë ende nuk kanë vendosur se për cilën parti do të japin votën.

June 3, 2017 17:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*