Përballë neofashistëve të sotëm

April 9, 2019 12:30

Përballë neofashistëve të sotëm

 

Nga Muharrem Xhafa

Nê vitin e 75 vjetorit tê çlirimit të atdheut është bërë edhe më e egër lufta e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe heronjve e dëshmorëve të saj të lavdishëm.

Fatkeqësisht, këtë qëndrim të neofashistëve, që endé marrin frymë e qelbin shoqërinë, po e mbështet me heshtjen e me mosveprimin e tij dhe shteti i sotëm, si të mos mjaftonte ajo mbështetja e ndyrë e mëparshme dhënë nga pushteti pëdëist-ballist!

Njëra nga shpifjet më të pista të bashkëpunëtorëve të nazifashizmit është cilësimi prej atyre i LANÇ-it si “luftê civile”! Ndaj e pashë me vend të jap për këtë një përgjigje me themel për pinjollët e ballistêve e gjithë bashkëpunëtorët e tjerë tê pushtuesve fashistê italianë e nazistë gjermanë, po dhe për reaksionarët e sotëm.

1.

Njerëz të gënjyer, që nuk e kanë dashur bashkimin e popullit shqiptar në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, ka pasur gjithnjë. Po fort të interesuar dhe aktivë për të penguar e shkatërruar bashkimin e popullit shqiptar rreth Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe Organizatës së Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar kanë qenë pushtuesit e huaj italo-gjermanë, të cilët në fillim përdorën organizatën tradhtare të “Ballit Kombêtar” dhe pastaj organizatën tjetër tradhtare, “Legalitetin”.

Duke ditur dhe njohur mirë gjendjen, Partia Komuniste dhe Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar ndiqnin me vëmendje dhe vërenin me shqetësim se në përbërje të “Ballit Kombëtar” dhe të “Legalitetit” kishte njerëz të gënjyer, të cilët dëshironin ta shihnin atdheun të lirë e të pavarur dhe që shpreheshin se ishin të gatshëm të luftonin me armë kundër pushtuesve nazifashistë. Nuk duhet të harrojmë, shkruante Enver Hoxha, se atje ka mjaft elementë të mirë e të vendosur, në fshat sidomos, të cilët duan me të vërtetë bashkim e luftë kundër pushtuesit. Mbështetur fuqishëm tek populli, PKSH-së dhe Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar nuk i pushuan përpjekjet e tyre për të shmangur dhe larguar “Ballin Kombëtar” e “Legalitetin” nga qëndrimet e gabuara, pritëse e sabotuese të tyre, me qëllim që ato mos të mbështesnin e mos të futeshin në shërbim të pushtuesve të huaj, po me vullnetin e tyre t’i bashkoheshin organizatës së Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, qoftë edhe me të drejtën të ruanin në përbërje të Frontit Nacionalçlirimtar individualitetin e vet si organizata të pavarura.

Siç dihet botërisht, krerët e “Ballit” dhe të “Legalitetit” nuk i pranuan thirrjet dhe përpjekjet e PKSH-së për t’iu bashkuar Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, po, përkundrazi, iu afruan dhe u lidhën edhe më shumë me pushtuesit e huaj italianë e sidomos gjermanë, madje “bënin” edhe rolin e “heroit” gjoja në shërbim të vendit, po, në fakt, ishin rreshtuar në një front me pushtuesit kundër LANÇ-it, me shpresën se do të tërhiqnin popullin, kur as turma e manipuluar prej atyre s’u shkonte pas, çka provon qartë se krerët e organizatave të “Ballit Kombëtar”  dhe “Legalitetit” i kishin krijuar (themeluar) organizatat e përkatëse jo për të luftuar fashizmin, po për t’iu kundërvënë e për të luftuar PKSH-së dhe Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar! Ky fakt u duhet bërë i qartë të gjithë njerëzve, po, në veçanti, atyre që nuk e dinë. Po kështu, u duhet thënë saktë se lufta me armë kundër “Ballit” e “Legalitetit” ka nisur në vjeshtën e vitit 1943 dhe në dimrin e 1943 – 1944-s si një veprim i drejtë e logjik, kundër bashkëpunimit të ballistëve e zogistëve me nazistët gjermanë.

Lufta me “Ballin Kombëtar”, “Legalitetin” dhe reaksionin tjetër shqiptar, që mbronin deri me armë interesat e klasave kryesore shfrytëzuese – të çifligarëve, të bajraktarëve, të borgjezisë reaksionare e të klerit të lartë fetar, ishte e ashpër, për jetë a vdekje dhe është përfolur si “luftë civile”! Që siç e thashë, e mbrojnë sot pa asnjë argument shkencor bijtë bastardë te bollisto-zogistëve bashkëpunëtore të sotëm të reaksionit shqiptar, tê paguar mirê.

Që ishte apo nuk ishte “luftë civile” kanë ekzistuar dy pikëpamje të kundërta me njëra-tjetrën, që në vitet e LANÇ-it. Po dhe sot! Njëra, historiografia borgjeze ka mbrojtur dhe mbron tezën se midis Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe “Ballit Kombëtar” e “Legalitetit” gjatë Luftës së Dytë Botërore është zhvilluar “luftë civile” dhe se në ato vite ka qenë kjo lufta kryesore në Shqipëri, jo lufta kundër pushtuesve të huaj! “Luftë civile” e quanin pushtuesit gjermanë me “Ballin Kombëtar” e “Legalitetin”, po edhe anglezët me amerikanët. Arkivat e dokumentet e kohës të këtyre e vlerësonin përplasjen me armë mes reaksionit të brendshëm dhe Lëvizjes Nacionalçlirimtare Shqiptare si “luftë civile”. Historiografia tjetër, e socializmit, i ka hedhur poshtë me fakte e me argumente shkencorë pikëpamjet antishkencore dhe qëndrimet e gabuara të pushtuesve të huaj italo – gjermanê, të organizatave tradhtare – “Ballit” e “Legalitetit” dhe të reaksionit tjetër.

Ndryshe nga dokumentet e arkivat e pushtuesve e të organizatave tradhtare, në dokumentet e arkivat e Partisë Komuniste të Shqipërisë, të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar e të LANÇ-it as  është shkruar e as është bërë fjalë për luftë civile. Enver Hoxha, në përgjigjen dhënë notës së gjeneralit Uillson – komandant i Shtabit Aleat të Mesdheut, më 12 korrik 1944, kur ky (gjenerali Uillson) i kërkonte Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare të pushonte “luftën civile”, dmth luftën kundër “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit”, shkruante se në Shqipëri “grindje të brendshme dhe ca më pak luftë civile nuk ka dhe se ka vetëm një grindje dhe një luftë : Luftë kundër okupatorit në radhë të parë dhe kundër veglave të tij tradhtare”. Çfarëdo të pavërtetash që sot sajohen e hidhen  “në treg” nga borgjezia e shteti i saj, gjithkush e di se PKSH-së ishte kundër luftës vëllavrasëse dhe shndërrimit të LANÇ-it në luftë civile. Në asnjë rast ajo nuk e nxiste ashpërsimin e luftës në mes klasave brenda vendit, as nuk hodhi parulla për luftë kundër çifligarëve, bajraktarëve e borgjezisë dhe e drejtoi gjithnjë e deri në fund goditjen e saj kryesore kundër pushtuesve fashistë.

2.

Duke qenë se vendi ishte i pushtuar dhe i shtypur nga imperialistët italianë e më vonë ata gjermanë, bashkimi e mobilizimi i popullit në luftën e armatosur kundër pushtuesve të huaj përbënte detyrën parësore për PKSH-së, FANÇ dhe organet e LANÇ-it. Duhen demaskuar të gjithë ata të cilët kritikojnë PKSH-së dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare, theksonte Enver Hoxha dhe porosiste të bëhet kujdes e të mbahet parasysh mirë që lufta jonë çlirimtare të mos degjenerojë në luftë civile, të cilën pushtuesit përpiqeshin ta vinin në lëvizje e ta bënin realitet me anë të agjentëve të vet. Pikërisht ishin fashisto-imperialistët pushtues italianë e  gjermanë ata që punuan me sa mundën për të nxitur dhe për të propaganduar luftën vëllavrasëse në Shqipëri, me qëllim të përçanin e të pengonin bashkimin e popullit në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar dhe të realizonin më pas asgjësimin e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila mbështetej nga populli gjerësisht, çka u interesonte, përveç pushtuesve të huaj, edhe çifligarëve e borgjezisë reaksionare, edhe bajraktarëve e klerit reaksionar. Sepse ishin këta të cilët shihnin në progresin revolucionar të zhvillimit të vendit dhe në fitoren e LANÇ-it fundin tragjik të sundimit të tyre dhe të privilegjeve të pamerituara që kishin gëzuar! Fashizmi kishte gjetur me kohë përkrahje të plotë nga ana e klasave sunduese reaksionare. Po tradhtia hapur e atyre ishte ajo që çoi në acarimin më tej të luftës se klasave. Gjithkush e di, po kush nuk e di le ta mësojë se çifligarët shqiptarë mbetën të lidhur me sunduesit e huaj, të cilëve (çifligarëve) u siguronin privilegje klasore dhe ishin të prirur për të vënë interesat e pronës së tyre mbi interesat e kombit. Po ashtu, ishin të njejtat interesa ato që i bënë dhe bajraktarët të binin (dhe ranë) në prehërin e fashizmit. Interesat e atdheut i tradhtoi dhe borgjezia reaksionare shqiptare, pjesën më të rëndësishme të së cilës e përbënte borgjezia e madhe tregtare, e cila kishte hequr dore prej kohësh nga lufta për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së vendit, duke u shndërruar kështu në një forcë kundërrevolucionare e antikombëtare. Njê vegël e fashizmit u bë dhe kleri reaksionar.

Çdo njeri patriot e i kënduar nuk mund të mos kuptojë se ishin klasat reaksionare në Shqipëri ato që, të shtyra e të mbështetura prej pushtuesve gjermanë, nisën luftën vëllavrasëse, duke i imponuar kështu Partisë Komuniste dhe Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar të mbanin qëndrim të ashpër, por të drejtë. Po kështu duhet tê kuptohet qartë se organizatat politike, përfaqësuese të interesave të këtyre klasave si “Balli Kombëtar”, “Legaliteti” etj. u shkatërruan nga Ushtria Nacionalçlirimtare, sepse ato u vunë në shërbim të pushtuesve fashistë.

E gjithë kjo tregon qartë se “Balli Kombëtar”, “Legaliteti” dhe grupet e tjera reaksionare nuk bënin luftë tjetër veç asaj kundër Frontit Antifashist Nacionalçlirintar, në të cilin përfshihej populli kryengritës shqiptar, dhe Partisë Komuniste, e cila udhëhiqte Frontin. Ato nuk kishin as armik tjetër kryesor veç PKSH-së dhe Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar. Në përputhje me gjendjen e luftës, Enver Hoxha tërhiqte vëmendjen se për organizatat tradhtare e reaksionin shqiptar kryesore u bënë kontradiktat e brendshme me PKSH-së dhe Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar. Reaksioni shqiptar duke goditur me armë bashkë me pushtuesit e huaj

PKSH-së dhe Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, u bënë shkaku që kontradiktat e brendshme të shndërroheshin në kontradikta kryesore antagoniste. PKSH-së bëri gjithçka mundi për të penguar dhe për të mos lejuar që kontradiktat e brendshme me “Ballin”, “Legalitetin” etj. të shndërroheshin në kontradikta kryesore, antagoniste. Po,  ndonëse ajo dhe Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar bënë gjithçka mundën për të penguar acarimin e mëtejshëm të luftës në Shqipëri, lufta shkoi drejt ashpërsimit dhe forcat politiko-shoqërore të vendit u pozicionuan të ndara në dy grupe armike për vdekje me njeri-tjetrin.

Gjendur para kësaj situate, fitorja e LANÇ-it nuk mund të mos fshinte bashkë me pushtuesit e huaj edhe sundimin politik të çifligarëve, të bajraktarëve e të borgjezisë reaksionare. Dhe kështu ndodhi. Po, pavarësisht kësaj, lufta e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar me  “Ballin”, “Legalitetin” e forcat e tjera të reaksionit nuk mund të quhet “luftë civile”. Historiografia e socializmit, si historiografi e saktë e shkencore ka njohur se ajo luftë (LANÇ-i) përmbante elementë të luftës civile në brendi dhe në formë, po nuk ishte luftë civile, sepse kurrsesi nuk përbënte luftë më vete, ishte pjesë përbërëse e luftës kundër pushtuesve të huaj italianë e gjermanë. Ajo çfarë ka ndodhur me e gjatë Luftën sonë Antifashiste Nacionalçlirimtare tregon se lufta e armatosur kundër pushtuesve italianë e atyre gjermanë u mpleks me luftën e armatosur ndaj klasave reaksionare të vendit, çka provon se është vështirë të ketë luftë çlirimtare, që të drejtohet ose vetëm kundër armikut të jashtëm ose vetëm kundër armikut të brendshëm, ndarë veç e veç, dhe se lufta e armatosur duhej të zhvillohej medoemos njëkohësisht edhe kundër njerit, edhe kundër tjetrit armik, pra e mpleksur. Duan apo nuk duan ta pranojnë ata që sot  janë në anën e pushtuesve, në vendin tonë kështu ka ndodhur: lufta kundër pushtuesve italo-gjermanë u mpleks dhe është zhvilluar e mpleksur me luftën kundër klasave reaksionare vendase. Kushdo që i njeh këto dukuri shoqërore dhe që nuk shkon “pas berihajit”, ai e kupton se kjo mpleksje nuk mund t’ia ndryshonte dhe as nuk ia ndryshoi karakterin Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare në përgjithësi, sepse, që nga fillimi e deri nê fund, ajo mbeti luftë kunder armikut kryesor të popullit – pushtuesve të huaj. Duhet të jetë krejt e qartë se armiqtë e brendshëm, të cilët nuk përbënin thjesht disa elementë e grupe të veçantê, po klasa e shtresa shoqërore të lidhura me njera-tjetrën, si çifligarët, bajraktarët, borgjezia reaksionare, fshatarësia e pasur, PKSH-së nuk i luftoi ato si klasa dhe shtresa shfrytëzuese, po si tradhtare e si vegla në shërbim të pushtuesve të huaj.

Ishin mençuria dhe largpamësia e Enver Hoxhës në krye të PKSH-së e të LANÇ-it dhe e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, që i vunë vulën këtij qëndrimi parimor. Ato nuk e panë asnjëherë të arsyeshme të ndryshonin platformën politike të vendosur në Konferencën e Pezës, më 16 shtator 1942, për të luftuar pa kompromis kundër pushtuesve fashistë dhe tradhtarëve të vendit për një Shqipëri të lirë, të pavarur e demokratike dhe për organizimin e të gjithë shqiptarëve të vërtetë pa dallim klase, bindjeje politike, feje e krahine në një front të përbashkêt antifashist nacionalçlirimtar. Po kështu, as nuk hodhën e as nuk lejuan të hidheshin parulla ndryshe, të tjera, për të luftuar bejlerët e borgjezinë, bajraktarët etj., ndonse këta kishin ngritur pushkën në mbështetje të pushtuesve kundër PKSH-së dhe Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Partia Komuniste, FNÇL dhe Enver Hoxha e cilësonin gabim të rëndë çdo përpjekje për të ndryshuar e për të mos zbatuar platformën e Pezës. Ato nuk lejuan të liheshin mënjanë pushtuesit e huaj, të cilët përbënin armikun kryesor dhe që LANÇ-i të kthehej në luftë civile, dmth të zhvendosej tehu i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nga pushtuesit e huaj te forcat e reaksionit të brendshëm. Përbën, përveçse një mençuri të madhe, edhe një përvojë me vlera të pallogaritshme fakti që Enver Hoxha, PKSH-së dhe Këshilli i Përgjithshëm  Nacionalçlirimtar i luftuan ballistët, zogistët dhe grupet e tjera reaksionare, ashtu si ata e meritonin : si tradhtarë e shërbëtorë të pushtuesve dhe që, edhe pse në rrethana të tilla, nuk i ndërprenë përpjekjet për të shkëputur nga radhët e “Ballit”, “Legalitetit” e të forcave të tjera të reaksionit çdo njeri i cili dëshironte të largohej nga rruga e tradhtisë, pavarësisht shtresës, klasës a krahinës që i përkiste, bindjeve politike, besimit a ngjyrës, që kishte.

3.

Në përfundim dhe duke mbajtur parasysh, së pari, që armiku kryesor ishin pushtuesit fashistë dhe jo reaksioni i brendshëm, së dyti, që tehu kryesor i luftës drejtohej jo kundër reaksionit të brendshem po kundër pushtuesve të huaj, së treti, që lufta kundër reaksionit të brendshëm zhvillohej si luftë kundër tradhtarëve e shërbëtorëve të pushtuesve të huaj, jo kundër si klasa shfrytëzuese, dhe së katerti, që lufta kundër armikut të brendshëm i nënshtrohej luftës kundër armikut të jashtëm, të gjitha keto sa thamë e të tjera provojnë me argumente të pakundërshtueshme përse LANÇ-i nuk u shndërrua në luftë civile dhe çojnë në përfundimin logjik se lufta kundër “Ballit Kombëtar”, “Legalitetit” dhe grupeve të tjera reaksionare as ka qenë, as nuk mund të quhet e as nuk mund të trajtohet si luftë civile.

Në kushte të tjera, LANÇ-i edhe mund të shndërrohej nê luftë civile, por kjo mund të kishte ndodhur nëse, pas dëbimit të pushtuesve nazifashistë, “Balli Kombëtar”, “Legaliteti” e grupet e tjera reaksionare nuk do të ishin shkatërruar bashkë me pushtuesit, më 29 nëntor 1944, dmth në rast se forcat e reaksionit tê brendshëm shqiptar do të kishin bërë rezistencë dhe do ta kishin vazhduar atë, rezistencën e tyre të armatosur, edhe pas çlirimit të vendit, me qëllim rivendosjen e rendit të vjetër politik çifligaro-borgjez. Po përsëri edhe në një situatë të tillë (po të ishte krijuar), lufta me dhe kundër reaksionit të brendshëm (kundërrevolucionit), do të kishte qenë e mpleksur me luftên kundër armiqve të jashtëm, që, në këtë rast, do të ishin jo më pushtuesit e huaj italo-gjermanë, po imperialistët anglo-amerikanë, të cilët, qysh në vitet e LANÇ-it, kanë pasur në plan të pengonin e të sabotonin fitoren e LANÇ-it e të revolucionit popullor në Shqipëri, me mbështetjen që ato u jepnin klasave shfrytëzuese dhe forcave të reaksionit për rivendosjen e rendit çifligaro-borgjez. Sidoqoftë, edhe po të ndodhte kjo “mpleksje” (gjatë LANÇ-it anglezët e amerikanët kishin vetëm misione ushtarake, jo trupa), për sa kohë që ushtritë anglo-amerikane nuk do ta kishin pushtuar Shqipërinë, armiku kryesor i vendit përsëri do të mbetej reaksioni i brendshëm, dmth kundërrevolcioni. Pra, kjo është arsyeja që ndodhi kështu dhe jo si, përshembull, në Greqi. Njerëzit duhet ta dinë mirë këtë të vërtetë historike! PKSH-së, Fronti Nacionalçlirimtar dhe Qeveria Demokratike që u vendos, që gjatë LANÇ-it, ishin përgatitur për t’i bërë ballë dhe një rasti si ky, po, për fatin e mire, nuk ndodhi! Për ta theksuar, themi se nuk ndodhi, per arsye se “Balli Kombëtar” e “Legaliteti” – dy organizatat më të mëdha të reaksionit, ishin nxjerrë jashtë loje para çlirimit të Shqipërisë. Në këtë mënyrë shkuan dëm edhe përpjekjet e anglo-amerikanëve për të shpëtuar nga shpartallimi reaksionin e brendshëm në Shqipëri. Siç, po kështu, u shmang dhe çdo ndërhyrje tjetër e drejtpërdrejt e tyre në punët e brendshme të LANÇ-it dhe çdo orvatje e anglo-amerikanëve për zbarkim e dislokim forcash të mëdha në Shqipëri. Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha fitimtar, deklaronte se nuk do të lejojmë asnjë ndërhyrje të jashtme në punët e brendshme të vendit tonë! Ja, kështu u shënua edhe një fitore tjetër e madhe dhe nuk iu la anglo-amerikanêve asnjë hapësirë për të rimëkëmbur reaksionin e brendshëm të shpartalluar dhe për ta hedhur atë në luftë kundër forcave demokratike revolucionare, kundër pushtetit popullor të udhëhequr nga PKSH-sê, që tashme kishin ngadhënjyer!

Po e mbyll ketë shkrim-analizë me qëndrimin e OKB, po edhe te vendeve antifashiste të Europês : Fashizmin e nazizmin i dënojnë jo vetëm ato, po e gjithë bota antifashiste! Kështu duhet t’i dënojë edhe shteti borgjez shqiptar! 75 vjetori i çlirimit të atdheut duhet të jetë një shembull e provë e vërtetë!

April 9, 2019 12:30
Komento

12 Komente

  1. demo April 9, 14:45

    Ballistet nuk jane bashkepunetore te asnje pushtuesi.
    Ballistet e deshen Shqiperine me Kosove dhe Cameri.
    Bashkepunetore te felliqur te pushtuesve serbe dhe greke jane FRONTI NAC-CL. ME NE KRYE PARTINE KOMUNISTE TE MILADIN-DUSHANIT.
    Ushtria partizane masakroi popullin shqiptar nga jugu ne veri,per tju falur Kosoven Serbise dhe Camerine Greqise.

    Reply to this comment
    • mirel April 9, 16:49

      Zoti ballist, Miladin Dushani nuk kidhin me vete trupa militare sic i pruri Zogu dhe Esat Pasha, “per aleance si te Skenderbeut”, kuptohet. Trupat shqiptare te stervitura nga serbet niseshin per diversion ne Shqiperi, dhe.. perfundonin ne Aushvicin e Tepelenes..per pushime, ..dhe kjo kuptohet..

      Reply to this comment
      • Tartufi April 9, 19:00

        Plehu I plehut ,ne breza,nuk kishte nevoje Miladini,te binte militare se kishte mijra te zbritur nga stanet ,mocalet dhe shpellat shqiptare ,qe I pregatiste per te nesermen e paqes se madhe te rrethuar ne tela .
        Biri I kurves I zene me disa farera te ndryshme ,jugosllave ,Ruse ,shqiptaret nuk presin dicka tjeter nga ju te basarduarit vetem ti kujtoni Tepelenen ,Burelin si sinbolin tuaj te ndyre te paqes dhe miresise. Biri I te kurveruares mirel nga shtipija e madhe,, sa me teper te shkruash,aq me teper do mesohet per ti,me ke je zene.

        Reply to this comment
        • loni April 10, 15:11

          mire jua ka bere ju kulakeve qe ju shkerdheu cfare ju mbajti pragu i shpise ai enver hoxha,se ju klyshet e atij brezi ballist apo kulak qe erdhet nuk ndyshuat kurre nga shkaterrimi i shqiperise,provat flasin keto 28 vjet qe po drejtoni ju plerat e kombit me pseodonimin PATRIOT,por ne realitet jeni PLERAT QE QUHENI BALLIST,prandaj ju konsideronim dhe ju konsiderojme edhe sote e kesaj dite basdarter qe duhet te shfaroseni nga shqiperia,nuk e duam ndihmen tuaj dhe as mendimin tuaj,te shkoni andej nga keni ardhur ne DJALL KULAK I POSHTER.rroft ENVER HOXHA ILACI JUAJ QE NUK DO TA HARRONI NDER BREZA.

          Reply to this comment
  2. Bes Brani April 9, 16:22

    Analiza èshtè e lidhur ngushtè me realitetin dhe ngjarjet historike, mirpo mdryshimi i sistemit, mè e plotè pèrmbysja dhe kthimi nè njè kohè tjetèr nuk na lènè tè jemi realistè. Kohèt moderne qè jetojmè nuk kanè mè nevojè pèr njerèzit patriotè e tè devotshèm qè mbrojnè Atdheun e tyre. Ky llojè sistemi pjell me shumicè b-lèpirèsit, servilèt, tè pasurit nè mènyrè tè padrejtè dhe jashtè ligjit etj, etj. Kèshtu qè mjafton ti hedhèsh njè sy parlamentit dhe oligarkisè qè ka sunduar kèto dekada bindesh qè ku shkoi i gjithi ai mund e djersè i njè populli tè tèrè. Ku humbi ai entuziazèm e fryma e thellè patriotike, ajo ndjesi qè Enveri i dhuroi shqipètarève ! Deri tani Lufta Na-çl èshtè e vetmja qè ka mbijetuar, ndaj dhe trysnia èshtè mè e pèrqèndruar aty. Luftèrat heroike nuk para i pèlqejnè perendimit, ndaj dhe vasalèt e kolaboracionistève janè me ‘vela tè fryra’ tipo Tufa, Butka….dhe arrijmè tek Mitìhat Frashèri tè reabilituar nga vetè K/m, natyrisht i vènè nèn presion. Pèr çdo shqipètarè me mènd e qè dèshiron tè sakrifikohet pèr Shqipèrinè, Lufta Na-çl dhe udhèheqèsit e sajè janè tè pavdekshèm ! Vèrtetè sot Enveri nuk mund t’na sigurojè asgjè materiale, por AI me operat dhe mèsimet e tijè èshtè i paevitueshèm nè çdo hap tè jetès. Shqipèria ka shumè miq ndoshta dhe tè mirè, por nè çdo rast qè ekuilibrat tè prishen e miqèsia tè dominohet nga interesi, shqipètarèt tek Skènderbeu dhe Enveri do tè gjejnè shpètimin e tyre ! Me ose pa qeverinè 75 Vjetori i çlirimit nga
    nazi.fashistèt duhet tè festohet ! Edhe nèse partizanèt nuk janè mè, ata kanè lènè nipèr dhe mbesa e lavdia ju pèrket edhe atyre !

    Reply to this comment
  3. Fushe kruja April 9, 16:23

    Ik or katunar borizanje akoma me prralla fashizmi ka vdekur me kohe

    Reply to this comment
  4. ISefer April 9, 16:34

    Ngjarjet e Luftes i kam jetuar dhe i mbaj mend sikur kane ndodhur dje. Lufta na shkaterroi, te gjitha shtepit e mija u ben shkrumb nga Italianet me Isa Tosken se bashku me bandat e tij. Ne shtepin time vinin Partizane dhe Ballista por me shpesh deri te perditshem vinin Partizanet. Ballistat per here te fundit kane ardhur ne gusht te vitit 1943 dhe pas kesaj nuk erdhen asnjehere tjeter. Heren e fundit ne gusht te vitit 1943 disa Balliste qendruan nje nate te ne. Baba im u thote se “pse nuk luftoni Ju”. Ata thane se “nuk ka ardhur Koha”. Baba u thote “cfare kohe prisni ju kur hasmi na ka ardhur dhe Partizanet po luftojne?”. Ata thane se “keshtu mendon udheheqja jone”. Mua me vinte keq se dukeshin djeme te mire dhe ai qe pergjigjesh pyetjeve ishte ne siklet dhe po skuqesh, ata ishin nga qyteti, mbi 35 vjec. Deri ne fund te gushtit kur ndesheshin Partizanet me Ballistet nuk goditeshin me njeri tjetrin por vetem i hidhnin romuze te ndersjellta, talleshin e qeshnin e largoheshin ne drejtime te ndryshme. Pastaj ne shtator 1943 erdhi pushtuesi i ri, gjermani dhe pas kesaj gjerat ndryshuan rrenjesisht. Ballistat nuk vinin me nga ne dhe ne tetor 1943 i shikonim roje te dy urat e qytetit tone, kater roje ballistesh ne te dy anet e urave,dhe 30 metra ne te dy anet e ures kryesore ishin godinat ku rrinin gjermanet. Kur i pash i them Babes por keta jane ballistat qe nuk po vijne me nga ne ? baba me thote se “Jane bashkuar me hasmin dhe po ruajne urat per hasmin”.Kur iku gjermani te dy keto ura i hodhi ne ere dhe ballistat qe i ruanin ngelen pa pune. Po lufta ne mallakaster u be midis Partizaneve dhe gjermaneve e ballisteve ne nje front. Prandaj me ardhjen e gjermaneve ballistet ishin bashke te pa ndare me njeri tjetrin. Gjermanet si pushtues donin te qendronin ketu, po ashtu ballistet nuk donin te largohej gjermani dhe prandaj luftonin bashke pa u ndare vetem te shpartalloheshin Partizanet dhe te qendronin ata me gjermanin dhe me pas vetem te shfrytezonin popullin si perhere. Ballistet ishin bashkepunetore me pushtuesin e sidomos hapur me gjermanin. Ne Peqin ka qene Burgu qe komandohesh nga gjermanet e ballistet. Atje, e burgosur ka qene tezja ime se e kishte burrin Partizan dhe thoshte se keq silleshin ballistet. Po gjithe ata djeme e vajza qe u cuan ne kampet e perqendrimit nga gjermani kush i spiunoi ? Partizanet nuk spiunuan asnje. Nga vlora u cuan 600 djeme ne ato kampe dhe shumica nuk u kthye, vetem nga Cakrani 20 djem e nuk u kthye asnje. Po delegacioni i Mitat Frasherit qe do shkonte ne Greqi per marreveshje me poshteruese per vendin pas luftes vetem te shkaterrohej lufta Nacional clirimtare. Ky delegacion u kap nga Partizanet ne Gjirokaster dhe ato dokumenta te marreveshjes kobe zeze jane te njohura. Prandaj te jetuar eshte se luftonin Partizanet Kunder Pushtueit dhe bashke me pushtuesin Ballistet e legalistet.

    Reply to this comment
  5. lisi April 9, 17:26

    Ti DEMUT po deshe ha nji mut/nese nuk te pelqen gjithsesi ha dhe nje te behen dy..

    Reply to this comment
  6. perlat spahiu April 9, 17:55

    muha-rrem o muha-rrem tu te vjene bytha ere
    cshkruan more rrem ,marmalate tek ura e lanes rremo ohhh rremo.eke pare bulevardin Benito Musolini ku mesoi te ece edhjer krimineli.shko be nje shetitje e me pas bei nje vizite edhiut te rames e idher mut kerma. ese fundi takohu dhe me sali-breke-skisha e momika-krokodhalli.
    d

    Reply to this comment
  7. Arben April 9, 19:29

    Çlirimi i vertete i Shqiperise eshte me 28 Nentor 1912. Pas kesaj date nuk doli nje burre qe ta udheheqe kete vend ne menyre demokratike e njerezore. Te gjithe kane vepruar me moton “kush te te nduk e kush te te rrjep “. Nuk eshte koha te bejme armiq njeri tjetrin. Po ecem me moton ti komunist e ai ballist kshu nuk do mbyllet kurre kjo pune, njeri me pula e tjetri me dhen .Urrejtja urrejtje pjell. Aq e mir ishte lufta kunder nazi fashizmit, por aq me e poshter ishin masakrat e P.Komunisteve ndaj Shqiptareve, duke perfshire balliste e komuniste bashke çka e mjegullon luften per liri dhe fakton luften per pushtet te disa individeve qe ne menyre periodike i hengren kokat njeri tjetrit sikur te ishin me armiq se nazistet e hitlerit.

    Reply to this comment
  8. Konti Sbalta April 10, 19:22

    Fyerjet me fjalorin e rruges nuk perbejne “fakte “per te fituar”mbi kundershtarin.Populli Shqiptar u bashkua ne frontin Nac.Cl.dhe filloi rezistencen ndaj pushtuseve Fashiste Italiane dhe mbas kapitullimit te Italise edhe ndaj pushtusi Nazist Hitleriane qe zevendesuan ate Italian.Konferenca e Pezes qe u mbajt ne 16 Shtator 1942 ishte ngjarja me e madhe se aty u hodhen bazat e bashkimit te popullit ne lufte kunder pushtusit! Organizatat qe nuk u perfshine ne ket bashkim u bene bashkepuntore te nazifashizmit! Gabimi i PKSH ishte qe pranoi mbledhjen e Mukjes , duke shpresuar ne afrimin e Ballit dhe Legalitetit ne Frontin Nac,Cl.,pra shpresoi ne nji kompromis te dyanshem: gje qe nuk u arrit dhe mbas kesai Balli dhe Legaliteti u bene haptas bashkepuntor me pushtusit duke marre pjese edhe ne luftime kunder partizaneve, pra kunder popullit te vet!Per kete veprimtari tradhetare as Balli ,as Legaliteti nuk i kane kerkuar falje popullit Shqiptar qe luftoi deri ne fund pushtusin dhe bashkepuntoret e tij Ballistozogist dhe doli fitimtar !

    Reply to this comment
  9. Myzeqari April 10, 20:20

    Shoku Muharrem. Edi Rama me cfare partie eshte? Dhe thirrja jote cila eshte? Per mua poshte Edi Rama qe mbron mitat frasherin, rrofte Shqiperia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin