Përballja në Gjykatë, Balla: Do dal fitues ndaj gojë përdalit!

July 10, 2018 18:56

Përballja në Gjykatë, Balla: Do dal fitues ndaj gojë përdalit!

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha për shpalljen e moskompetencës nga ana e Krimeve të Rënda për padinë që bëri socialisti ndaj tij.

Balla tha se kjo çështje do të gjykohet 10 metër larg Krimeve të rënda, tek Gjykata e Tiranës.

Mes të tjerash Balla iu kundërvu Bashës, duke shtuar se:

“Është për të ardhur keq që i akuzuari për shpifje përmes një deklaratë të partisë së tij akuzon Gjykatën për shpejtësinë e ndjekur në gjykim. Është shumë e rëndësishme të lexohet nga të gjithë dokumenti mbrojtës i të akuzuarit Lulzim Basha, në të cilin ai tashmë është tërhequr nga shpifjet dhe nga fyerjet, por synon të mbrohet me procedura”.

Ai tha se nesër do të depozitojë në prokurori prova të tjera. “Sqaroj gjithashtu se ndërmjet meje dhe Lulzim Bashës, ky është person i akuzuar me prova dhe me kallëzim për çështjen në fjalë. Ke një kallëzim në Prokurori Lulzim, nesër i shtohen edhe elementë të tjerë që fajësojnë penalisht. Mos u fshih Lulzim! Bëje dhe ti një betejë në jetë! Mos prit të të falë gjithmonë Saliu karrige dhe mbrojtje politike”, tha Balla.

Reagimi i plotë i Ballës:

Edhe një herë e përshëndes vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për vijimin e gjykimit në ngarkim të të akuzuarit për shpifje të rënda Lulzim Xhelal Basha. Sot Gjykata vendosi vijimin e gjykimit në godinën tjetër 10 metra më larg, atë të Gjykatës së Tiranës. Është për të ardhur keq që i akuzuari për shpifje përmes një deklaratë të partisë së tij akuzon Gjykatën për shpejtësinë e ndjekur në gjykim. Është shumë e rëndësishme të lexohet nga të gjithë dokumenti mbrojtës i të akuzuarit Lulzim Basha, në të cilin ai tashmë është tërhequr nga shpifjet dhe nga fyerjet, por synon të mbrohet me procedura. Nëse do të kishte qoftë edhe një provë të vetme për shpifjet duhet t’i përmendte në dokumentin e paraqitur. Si gjithmonë lulushi, një esadist tipik, as nuk bën dot një përballje dhe as nuk e çon deri në fund një betejë.

Sot u fsheh. Si gjithmonë.

Shumë shpejt vjen edhe data tjetër e përballjes në Gjykatën e Tiranës. Procesin e filluam në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të ndjekur hapat juridikë në këtë proces, ku garantoj opinion publik që do të dal fitues ndaj gojë-përdalit Lulzim Basha.

Sqaroj gjithashtu se ndërmjet meje dhe Lulzim Bashës, ky është person i akuzuar me prova dhe me kallëzim për çështjen në fjalë. Ke një kallëzim në Prokurori Lulzim, nesër i shtohen edhe elementë të tjerë që fajësojnë penalisht. Mos u fshih Lulzim! Bëje dhe ti një betejë në jetë! Mos prit të të falë gjithmonë Saliu karrige dhe mbrojtje politike.


l.h/ dita

July 10, 2018 18:56
Komento

3 Komente

  1. Me Prostituten e Hollandes thuj ,Gojehapurin putanen Nderkombetare lylzime berrisha July 10, 23:11

    arrestoheni sate mbrij ne tirane
    krykurven e bordellos pd
    se injektoj putanerine ne brezat e rinje

    do vijne ne pushtet nga te Huajt nji dite
    dhe do ja ndryshojn emrin Shqiperise
    do ja ven Shteti i islamisteve Putana

    Reply to this comment
  2. alphade July 11, 02:59

    Shenim: Kjo e “Toyotes” ,3.4 milion Euro, nuk,eshte gje
    fare ne krahasim me 180 milion Euro qe u fashit si vesa
    para diellit. Te dyja keto sasi Eurosh i perkasin binomit
    Berisha-Basha,mbase edhe nje i trete qe qendron ne
    “Poltronen e Presidentit” ?!
    Prandaj, ky zoti Balla duhet t’i meshoje 180 milionshit se-
    pse me keto para qe do t’i vinin treshjes do te kurorezo-
    nin me “sukses” , “Revolucinin Demokratik” te Saliut, Monstres se Vicidolit. Pa hequr qafe “cibanin” ne trupin
    e popullit shqiptar,Shqiperia kurre nuk do te beje proko-
    pi sepse Vicidolasi eshte futur aq thelle ne tradheti dhe
    ne sherbimin agjenturor te fqinjeve sa e ka te pamundur
    te terhiqet mbrapsht prandaj Ai do te futet gjithenje e me
    thelle ne llumin e tradhetise ndaj popullit shqiptar. Sa me
    shpejt qe te izolohet ky njeri,i thencin, aq me shpejt Shqi-
    peria do te avancoje drejt rrjedhes europiane. Ndryshe,
    shqiptaret do te ropaten me ” Gurin e Zizifit” ne kurriz dhe
    gjithnje e me shume do te largohen nga aspiratat euro-
    piane. Thirrja e Julio Fucikut: “Popuj jini Vigjilente! ” eshte
    aktuale edhe sot e kesaj dite ……!!!

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro July 11, 13:41

    Ska gje le te vijedhin keta te rilindjes te qeverisin si bande kriminale , sepse ata te pd-se ka bere me keq !!!??? E keqja ka hedhur rrenje , populli ben tifozllek sipas llogoreve. Mjerisht , ne nuk mund te quhemi me popull!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*