Përballje spektakolare në Champions: Arsenal-Barça, Juve-Bayern dhe PSG-Chelsea

December 14, 2015 13:52

Përballje spektakolare në Champions: Arsenal-Barça, Juve-Bayern dhe PSG-Chelsea

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës 1/8 të Champions League, që ka dhuruar përballje shumë të forta.

Bien në sy përplasjet Arsenal-Barcelona, Juventus-Bayern Munchen, PSG-Chelsea dhe Roma-Real Madrid.

Në takimet e tjera, Gent do të ndeshet me Wolfsburg, PSV me Atletico Madrid, Benfica me Zenit dhe Manchester City me Dinamo Kiev.

Ndeshjet e para do të luhen më 16, 17, 23 dhe 24 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8, 9, 15 dhe 16 mars.

December 14, 2015 13:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*