Këto nuk janë xhami, por kazerma ushtarësh të terrorit

Bedri Islami March 24, 2016 16:52

Këto nuk janë xhami, por kazerma ushtarësh të terrorit

Disa kohë më parë, kur në botë u dukën shenjat e krijimit të një shteti të ri, në dukjen e parë absurd, por që forcërisht, përmes dhunës, po bëhej diçka e dukshme dhe e  kapshme, pikërisht ai që më pas do të njihej si shteti islamik, ISIS, shumë shtete të fuqishme e morën si me përtallje dhe shërbimet e tyre e kishin mendjen më shumë tek Al Qaida, që në fakt ishte rreziku i ditës. Ndërkohë, për herë të parë, si një lubi politike, por edhe e terrorit të pamasë, po ngriheshin konturet e një përbindëshi, i cili do të godiste jo vetëm rreth  e rrotull, por edhe shumë larg tij, aty ku ishte e është civilizimi, që e urrejnë me gjithë shpirt. Europa, që nga fillimet e saj lindore dhe deri në skajin e tejshëm perëndimor, ka marrë goditjet e rënda nga ky përbindësh, që si në hije, u rrit gjithnjë e më shumë, deri sa u bë ky që tashmë duket, por që ende nuk njihet rrënjësisht.

Shërbimet e specializuara perëndimore, deri më tani nuk ishin të afta të gjenin rrugët për të ditur më shumë nga sa ata vetë kanë dhënë, ndoshta nga që ky përbindësh, kur ka ngritur shtatin e tij, ka ngritur edhe strukturat të cilat, në mos tjetër, aq rreptësisht radikale, po kthejnë një pjesë të botës, atë lindore, në një vend të errët, të zymtë deri në skajimin e jetës, po përcjellin përmes një ideologjie, e cila mund të njihet tashmë publikisht si fashizmi islam, kumtin e një dhune  të panjohur më parë, e që e bën jetën vazhdimisht të jetë në ankthin e saj.

Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare nën Maqedoni nuk kanë shpëtuar prej tij. Megjithëse është e dhimbshme, kjo duhet pranuar. Mund të heshtësh sa të duash, por janë të pranishme të gjithë simptomat e tij. Dhe jo nga dita e sotme, por që prej fillesës, çka e bën edhe me të rrezikshme praninë e tyre. Shenjat kanë qenë gjithnjë të dukshme. Sepse askush nuk ka synuar t’i fshehë ato, përkundrazi, duke qenë të fshehta të njohura, ata janë bërë edhe më të pranishme, më të prekshme dhe më enigmatike njëkohësisht.

Ekrem Avdiu, njëri ndër imamët e njohur të Kosovës për radikalizmin e tij, sidomos në një zonë thellësisht të prekshme, si Mitrovica, ka qenë i njohur nga të gjithë në Kosovë. E gjithë veprimtaria e tij ka qenë fare pak fetare, megjithëse e veshur me petkun e ligjërimin fetar. Ajo, më shumë se gjithçka tjetër, ka sjellë kumtin e një lëvizjeje radikale islame në një vend ku ekstremizmi fetar as që ishte njohur dhe askush nuk kishte njohuri për të, e megjithatë, ai mbolli farët që i duheshin atij.

Shefqet Krasniqi, një tjetër imam radikal, thellësisht harbut në predikimet e tij, rreptësisht kundër një tolerance fetare, nuk qëndroi dhe as nuk qëndron i fshehur dhe veç urrejtjes patologjike për çdo gjë të dobishme që kanë sjellë religjionet e tjera fetare në Shqipëri, ai përsëri nuk mbështillet pas petkut fetar e mjekrrës së zgjatur. Ai është i pranishëm deri në thellësinë e jetës së njerëzve, dhe megjithëse të gjithë e kanë ditur dhe vazhdojnë ta dijnë këtë, ai është ende i pranishëm.

Përmes imamëve të tillë, që nuk janë të paktë në Kosovë, në rradhët e përbindëshit janë dërguar dhjetra djem të rinj, shumica nga zonat rurale, shumë nga të cilët të varfër dhe pa shpresë në të ardhmen, ashtu si ka pasur e vazhdon të ketë edhe të rinj të arsimuar, që deri para njohjes me ta ishin si gjithë të tjerët, e më pas, jo rastësisht, u shndërruan në njerëz të mbyllur, të zymtë, të shprishur dhe që përmbysën edhe familjet e tyre. Disa familje në Kosovë tashmë janë pa adresë, sepse askush nuk e di adresën e tyre, dhe, nëse do i kërkosh, do i gjesh në ISIS.

Shqipëria është një shembull tjetër, jo i duhur, megjithëse me shtrirje më të shkurtër, por që u bë burim për luftëtarët e ISIS, dhe “mburrja” se “ vetëm pak shqiptarë janë luftëtarë, të tjerët punojnë në sektorë të tjerë të shtetit islamik”, dëshmon se as politika jonë dhe as shërbimi i fshehtë shqiptar, nuk kanë mësuar ende asgjë, ose shumë pak, nga e gjithë ajo që po ndodh dhe që akoma është në rritjen e saj.

Ka disa zona në Shqipëri, përgjithësisht rreth Shqipërisë së mesme, ku rritja e valës radikale është tepër e dukshme dhe ku, shfaqjet e saj, kanë qenë tepër të dukshme. Përmes shoqatave, në dukje humanitare, mendimi pervers radikal ‘islam’ depërtoi në zonat më të varfëra, por jo vetëm tek ata; ai u përhap përmes imamëve që nuk ishin autorizuar si të tillë, përmes xhamive që ishin jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame, u shfaq si një bujari përmes dhuratave të dërguara direkt nga Zoti, dhe njerëzit duhej të dëgjonin emisarët e tij.

Shërbimi i fshehtë shqiptar në kohën kur po rriteshin simptomat e kësaj vale egërsie ishte i zënë duke përgjuar politikanët e opozitës së kohës, sepse dikujt po i rrezikohej pushteti dhe nuk kishte kohë të merrej me rrezikimin e gjithë  vendit. Sigurimi i ushtrisë, po ashtu, kishte të holla sa i duhej për të blerë pajisje moderne të përgjimit, por nuk kishte asgjë që mund të ndihmonte në përballjen me atë që i binte ndesh sigurisë kombëtare. Presidenti i vendit mblidhte me urgjencë institucionet në varësi të tij, Prokurori, Shërbimi Informativ, etj, për të rezistuar nga opozitës që po vinte në pushtet, por i dukej e largët dhe bosh lufta ndaj këtij rreziku, me pasojat e të cilit shpreh solidaritetin e tij, që askush nuk ia vë veshin. Në tre vitet e qeverisjes socialiste pak gjë, në mos asgjë, u duk në shprishjen pa dhimbje të këtij rrjeti, i cili, në disa qytete, si Elbasan, Pogradec e Tiranë, është ende i fuqishëm, i pa kërrusur dhe ende në aktivitet të plotë, megjithëse ka fshehur këmbët përkohësisht. Një gjyq që po zhvillohet në Tiranë kundër disa prej bartësve të lëvizjes radikale, dalngadalë, po kthehet në një farsë politike, përmes së cilës shteti shfaqet i ngathët, i dobët dhe zvarritës, ndërsa ata që luajnë me jetën njerëzore dhe dinjitetin e shtetit, përtallin e përqeshin këtë dreq drejtësie, e cila vetë duhet të jetë para drejtësisë.

Si mund një shtet, që mendon se është shtet, të lejojë ngritjen e xhamive ilegale, pa asnjë lloj lejeje, ku predikojnë po ashtu imamë dhe hoxhallarë ilegalë, jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame, dhe kjo të duket e natyrshme. Këto, o shteti im, nuk janë xhami, këto janë kazerma ushtarake, ku përgatiten ushtarët e ardhshëm të ISIS, qoftë me këtë emër, qoftë me emër tjetër. Këtu nuk predikohet amshimi dhe paqja, këtu predikohet dhuna dhe terrori. Nëse shteti hesht, ata godasin, nëse shteti godet, ata heshtin.

Brukseli dëshmoi se toleranca është e mirë, e pakrahasueshme me gjithçka tjetër, por jo gjithnjë e mirëpritur, por jo gjithnjë e duhura, në ato përmasa që Brukseli u afron të huajve. Më ka takuar të jem shpesh herë atje, pikërisht në atë lagje që është sot një xhami e madhe ilegale, ku përgatitën ushtarët e ISIS, apo ku gjejnë strehë njerëzit e saj. Veç vjetërsisë së banesave, sepse aty ishte Brukseli i vjetër, asgjë tjetër nuk e dallon nga Brukseli i ri. Në pak minuta në këmbë mund të shkosh në sheshin qendror, para Bashkisë historike, mund të shijosh pjesë të së kaluarës së këtij qyteti jo aq të madh, ku më shumë se gjysma e tij janë të huaj, të takosh deputetë me origjinë marokene apo turke, pra gjithçka që duhej të  ishte shenja e një jete normale, krejtësisht normale. Ka raste kur ligjet e Brukselit të ri nuk janë të zbatueshme në Brukselin e vjetër, pikërisht në lagjet e vjetra, dhe kjo është bërë për t’iu përshtatur mënyrës së tyre të jetesës, si për shembull hapja e dyqaneve ditëve të diela, kur kudo tjetër, janë sipas ligjit, krejtësisht të mbyllura.

E përsëri, përmes kësaj tolerance, duke përfituar nga bujaria e një shteti që të ka bërë vend si gjithë të tjerëve, jepen shenjat e egërsisë barbare të një lëvizjeje që i ka kaluar tashmë të githë termat e lëvizjes radikale islame. Ata nuk janë më as salafistë, as vahabistë, as shiitë apo sunitë të egërsuar; ata janë kthyer thjeshtë në pjesë të një përbindëshi, që synon të gjunjëzojë progresin dhe mendimin e lirë.

Është e vërtetë se viset shqiptare nuk janë kaq të rrezikuara nga kjo lëvizje e egër përbindëshe, por nuk do të thotë se gjërat janë jashtë çdo kërcënimi. Disa “luftëtarë” kanë dërguar mesazhet e tyre kërcënuese, si të ishin duke nëmur vendin që i ka lindur, ashtu si ka ndodhur edhe në Kosovë, dhe megjithëse duket gjithçka e largët, kurrë nuk është e tepër të mendohet për jetën e njerëzve. Por, kur në kreun e shtetit ke një njeri që as nuk ia thotë, kur në kreun e Shërbimit Informativ është po ashtu, një njeri, i cili ka qenë ndihmës i një drejtori superislamik, kur shteti shikon në heshtje se si mbijnë këpurdhat xhamiore dhe kjo u duket e natyrshme, droja e njerëzve është e pranishme.

Brukseli, por edhe Turqia, nuk duhet harruar, ua mbajtën frymën njerëzve. Tani të gjithë mund të themi “unë jam një brukselas”, por kjo nuk është e mjaftueshme. Kjo zgjat, aq sa zgjat edhe një ngjarje, më pas fjalën duhet ta ketë shteti.

Mendësia dhe urtia e shtetit duhet të shkojë deri aty sa që, duke u njësuar në mendim me Bashkësinë Islame, të shohë, nëse është e arsyeshme që predikimi i përditshëm dhe i përnatshëm nga minaretë, ia vlen, duhet apo jo, të jetë një një gjuhë të huaj, kur, për më tepër, edhe nga kisha ortodokse, kemi kërkuar drejtësisht që mesha të jepet në gjuhën shqipe.

Përbindëshi është afruar drejt kontinentit të vjetër. Të duket e çuditshme se ata vijnë nga vendi i Omer Kajamit, Saadiut, Firdusit, nga vendi i “Një mijë e një netëve”, dhe vijnë kësaj here në formën e një përbindëshi.

Mëkat.

Bedri Islami – DITA

Bedri Islami March 24, 2016 16:52
Komento

16 Komente

  1. Vellai Besimit March 24, 10:26

    Eshte Islami Politik! Ai i verteti e reali, se ai i shkruar neper libra eshte imagjinari! Ka Shtetin Islamik, nje shtet pa komb, pa rraca, pa etni! Por, me Fe! Me shtetas Vellezer Besimi Islam kudo ku jane e pa dallim kombi e rrace! Shtetas i ISIS eshte Islamiku ne Azi, eshte Islamiku ne Europe, Islamiku afrikan! Shtetas i ISIS eshte Al-Baghdadi arab, jane dhe ” europianet ” Salah, Khalid, Brahim etj! Ky Shtet Islamik eshte ne Europe me i forte se ne Azi! Se ne Europe ka gjithe mundesine e lirine per te ushtruar funksionin e tij kryesor, Islamizimin! ISIS sot ka nje aleat te fuqishem, politiken liberale europiane te BE! Fale ketij Aleati, ISIS ka arritur ne zemer te Europes! Me ushtrine e tij, Emigracionin dje dhe Klandestinet sot. ISIS ne Europe mbahet gjalle nga anarkia e sistemit politik liberal qe e sheh mire rrezikun e thote, njelloj si gomari kur shihte ujkun, ” jam ne enderr “!

    Reply to this comment
    • Claus March 25, 16:04

      Eshte interesante nga pikeveshtrimi psiko-analitik,te veresh nje shqiptar musliman me emrin Bedri e mbiemrin Islam,te mundohet te beje nje analize si europian…!
      Nje vend si Arnautistani i coroditur nga nje sundim 500 vjecar,nuk mund te prodhoje vecse te tilla qenie frankeshtajniste,ku mazllemi ben europianin!

      Reply to this comment
      • replikues miqesor March 26, 12:04

        Me absurde e qesharake eshte kur nje europian ben qorrin e nuk do te shohe terrorin islam brenda shtepise Europe. Kjo akoma me keq kur ky eshte kryetar shteti. Nuk vuan sot Europa nga Bedri Islame qe shohin qarte ate qe duket – Terrorin Islam. Bota sot vuan nga kurveria politikes qe sheh mire kete Terror e mundohet ta fshehe me propagande bajate per pseudo-liberalizem te qelbur.

        Reply to this comment
      • PO,PO March 27, 19:27

        T bajga Klaus….,pse nuk na thua asnje fjale te vetme per problemin teper te mprehte qe shtrohet me force sot , jo vetem te ne…..,por vetem mbjell faren e percarjes . Me kete gjuhe gjarperi , ndaj gjithe shqiptareve 4-besimesh,flasin vetem gjarperinjte greke

        Reply to this comment
      • SHPRESEHUMBURI March 27, 19:34

        PER LAVERRIN
        Qenke teper injorant,zotrote…!,…..sepse nuk ditke as nje gje per komunizmin , ata ishin armiq te cdo feje .

        Reply to this comment
  2. Khajami March 24, 11:04

    Bedri je i sakte dhe koherente me ato qe thua ne pergjithesi po ketu ne fund ja ke fut kot me permendjen e ketyre eruditeve perse / iraniane. Duhet te dish qe shteti qe po lufton me seriozisht ne terren kunder ketij perbindeshi qe simbolizon ti eshte Irani dhe nuk eshte as Amerika apo Evroapa apo Rusia sic shfaqet ne media.

    Reply to this comment
  3. Mollosi March 24, 14:54

    Z. Islami per imamin Shefqet Krasniqi thot ” ai eshte nje imam radikal, thellesisht harbut ne predikimet e tij, rreptesisht kunder nje tolerance fetare, nuk qendroi dhe as nuk qendron i fshehur dhe vec urrejtjes patologjike…..ai eshte ende i pranishem”. Dhe une do te vazhdoje duke e plotesuar opinionistin se imami eshte aq i pranishem (dhe i dashur) sa qe ate e takon dhe e lavderon per “kontributin e dhene kombetar dhe fetar ” edhe akademiku Rexhep Qosja. Dhe dashuria e fytyrave te njohura kosovare ndaj imamit radikal nuk mbaron ketu. Muajin e fundit hoxhe Shefqetin e priti ne kullen e Jasharajve edhe vellau i komandantit legjendar, z. Rifat jashari. Kete nuk mund ta kuptoj se si nje Jasharaj qe simbolizon sakrificen dhe bashkimin kombetar, takon miqesisht percaresin dhe antishqiptarin me te madh.

    Reply to this comment
  4. demo March 24, 16:15

    Kemi vuajtur aq shume nga percarjet fetare.ideologjike
    sa nuk e kemi luxin as t`i degjojme keta ideologe te islamit radikal.Shteti le ti mbylle ne kafaz ose te ndjeke experiencen e vyer te rinise revolucionare te Durresit

    Reply to this comment
  5. Malsori March 24, 22:41

    Poliglot gazetat. Shkruan per gjithshka. Ben edhe investigatorin, edhe analistin, prognozen, etj., por pa referuar ne asnje burim, zyrtar apo mediatik, makar. Sherbimi i mfshehte eshte po me ato njerez qe I di edhe ti, me te cilet te ka lidh puna edhe ty ne ‘aktivitetin e madh patriotik’ qe ke pas me KS. Dhe ti sje me I more we ato, bashkmalsoret e tu.

    Reply to this comment
  6. Salah-politika e BE March 25, 08:52

    Jane xhamite e 2016, zoti Bedri Islami. Ashtu jane, disa kazerma ushtaresh terrori e, te tjerat miratuese ne heshtje te perpjekjeve per islamizim qe kryejne si motrat e tyre kazerma. Ky eshte Islami-2016! Eshte Islami Politik!

    Reply to this comment
  7. Mark uk March 25, 10:07

    Ky bedri islamabat ka mundesi se hell gurin e fshef doren.Nga i merr te gjitha ky ish gazetar i jeta e re.Mire se ne komunizem e merrte nje njemijedyqindesh,po tash a paguhet.

    Reply to this comment
    • Nazim March 25, 11:26

      E dime qe je pasues i saleh qelbanik berishovicit( nje islamik i ndyre- megjithese nga emri mund te mendohet se vete je katolik), por t’i vije ne mbrojtje radikaleve islamike duke sulmuar kot Bedriun, kete nuk e kisha menduar.

      Po salehun tend- mik te forte te:

      -atyre qe prune muslimanizmin radikal ne Shqiperi,
      dhe
      – te armiqve shekullore te Shqiperise

      perse e dashuron kaq shume?

      Reply to this comment
  8. 007 March 25, 13:32

    Z. Berdi, kur shkruani per Visho Ajazi Liken nuk mjafton te theksoni qenien e tij vartes i te ndjerit Gazidede praktikant i devotshem i fese islame, por duhet te theksoni edhe raportet aktuale te Vishos me sherbimin e zbulimit te jashtem te Federates Ruse 9historia e Ollges dashnores se Vishos).Ne SHIK nuk eshte problemvetem VIshua por edhe “geisha” e emeruar nga Kryeministri Rama. Geisha ne fjale ka vetem nje vlere ate e te qenit prej thuajse 10 vjetesh dashnore e nje stari podgoricani, qe kur ishte djale i ri shiste celulare te ardhur kontrbande nga Mali i Zi!!!!!!

    Reply to this comment
  9. laveri March 26, 11:18

    lajkatare si gjithmon ,nuk asht ba sot vater shqipria ,kosova e pjesa maqedonse kjo pjell e keqe bashk me tanden kan lulzue me komunismin islamik shqiptare, filo turk ,sot kerkojn te korrin ate qe ne shekuj kan mbjedh.

    Reply to this comment
  10. mema March 27, 17:16

    Mendoi se nuk a turp ma te madh se shqiptari te identifikohet me islamin

    Reply to this comment
  11. Mark uk March 30, 07:55

    Nazim: Si ju si Berisha e ky Islami te njejt jeni.Vertet Berisha e futi vendin ne konferencen islamike.Po ama ju rrahmanet vetem gezoheni.Ju ndoshta jeni ju ky Bedria qe besoj e njoh shime mire dhe cfar perfaqsonte ne komunizem.Apo je edhe ti prej Puket.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*