Përbindëshi 100 mijë tonësh i SHBA-së
Nga Arkiva
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo i dërguan një mesazh prej 100 000 tonelatash botës”.
Ky ishte komenti i presidentit Donald Trump për hyrjen në shërbim të anijes luftarake më të madhe që ka parë njerëzimi.
Mesazhi vjen në formën e aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford, një përbindësh që ka kushtuar 13 miliardë dollarë dhe që sipas ekspertëve ka në bordin e saj teknologjinë më të fundit, një pjesë e së cilës sekret.
Vetë Trump tha se kjo aeroplanmbajtëse do të qetësojë aleatët dhe do të bëjë armiqtë të dridhen, sepse tregon qartësisht se kur amerikan mbërrin, vjen me forcë të jashtëzakonshme.
Megjithëse ende nuk është përcaktuar sektori i planetit ku mali i hekurt do të shërbejë, ekspertët i kanë drejtuar sytë nga Azia, sidomos tek zonat e tensionit të saj rreth Koresë dhe veriut, por edhe Rusisë e kinës.
I bejne leket rrush e kumlla
13 miliard $ ka kushtuar veten ndertimi i saj, po mirembajtja, po personeli e derci e verci ne vite, sa do ti rendoje buxhetit te Amerikes?
Frika po imponon nxjerrjen e sekreteve ushtarake te cdo shteti si virus semundjeje ne forme tifozllekut per ti rritur moralin vetes dhe per ta mposht kundershtarin me demagogji qe ne veze.