Përcaktohen kriteret e reja të objekteve që përjashtohen nga legalizimi

April 2, 2015 13:20

Përcaktohen kriteret e reja të objekteve që përjashtohen nga legalizimi

Në mbledhjen e djeshme qeveria miratoi kriteret e ndërtimeve pa leje të cilat përjashtohen nga legalizimi. Nisur dhe nga praktika e deritanishme ku mjaft objekte janë ndërtuar duke cenuar rrugët, pranë zonave me rrezikshmëri përmbytjeje, etj, qeveria ka vendosur që këto objekte t’i përjashtojë nga procesi I legalizimit. Që një objekt të kualifikohet për legalizim, ai do të duhet që të ketë së paku të ndërtuar një kat, mbi ose nën tokë me materiale të qëndrueshme, të ngritura, të paktën, në strukturë dhe janë të lidhura pazgjidhshmërisht me token.

Për ndërtimet në zonat informale

Të gjitha ato ndërtime informale të ngritura brenda vijës kufizuese të zonës informale të miratuar dhe i përfshirë në fushën e zbatimit të ligjit për legalizimet, do të përjashtohet nga ky proces kur shkel distancat e lejuara të rrugëve ekzistuese, të kategorive A e B, ose trupin e rrugëve ekzistuese, të kategorive C, D e E. Nga legalizimi do të përjashtohen dhe ato objekte që cenojnë sistemin ose shkelin brezin mbrojtës të vijës hekurudhore ekzistuese funksionale, të nivelit kombëtar apo që

është ngritur brenda vijës kufizuese të parcelës ndërtimore të ndërtesave publike (institucione shtetërore, shkolla e kopshte publike, spitale, qendra shëndetësore publike, kampuse studentore). Nga legalizimi do të përjashtohen edhe ato ndërtime që janë ngritur në zonën e sigurisë së centraleve prodhuese të energjisë elektrike, nënstacioneve elektrike ose shkel brezin mbrojtës të sistemit të linjave ekzistuese të interkonjeksionit apo që janë ngritur brenda zonës mbrojtëse të objekteve të trashëgimisë kulturore që janë shpallur më parë monument kulture i kategorisë I; zonë-muze, ansambël-muze, qendër historike dhe park arkeologjik apo zonë arkeologjike “A”.

Në vijim të kritereve, qeveria ka përjashtuar nga legalizimi objektet që janë ngritur brenda zonave të mbrojtura apo që janë ngritur brenda territorit të objekteve të kultit. Mbrojtje u është dhënë edhe aeroporteve apo digave .Objektet që janë ngritur në brezin mbrojtës të tubacionit të gazsjellësit, naftësjellësit, aeroportit, portit apo cenon sigurinë e digave të mëdha nuk do të legalizohen. Nga ky proces do të përjashtohen edhe ndërtimet që janë bërë brenda distancës në të cilën nuk lejohen ndërtime, nga brigjet e deteve dhe liqeneve.

Për ndërtimet jashtë zonave informale

Edhe për ndërtimet që janë ngritur jashtë zonave informale, janë një sërë objektesh të cilat do të përjashtohen nga legalizimi. Kështu, të gjithë objektet që janë ngritur në zonat me rrezik përmbytjeje ose çarje-rrëshqitjeje, sipas evidentimit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar si dhe Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit apo brenda kufirit të zonës ekonomike,nuk do të legalizohen. Nga ky proces do të legalizohen edhe ato ndërtime që janë ngritur në zonat arkeologjike të kategorisë “B” apo që janë ngritur në shtretërit e lumenjve ose brenda sipërfaqeve të baseneve dhe rezervuarëve. Ndërtimet informale, të ngritura brenda kufirit të vijës turistike, nëse cenojnë infrastrukturën rrugore nuk legalizohen.

April 2, 2015 13:20
Komento

1 Koment

  1. lsi April 3, 00:10

    Sipas kesaj qe lexoj duhet te prishen ndertimet brenda qytetit “Studenti”.Do presim dhe do shohim, shtepite mes godinave,ambientet qe jane bere hotele per studentet etj.Se erdhen,nuk pyeten,vodhen,ndertuan,fituan dhe thone qe ju vendalijte jeni te pazot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim