Harta e re e territorit, Kamza ndahet nga Tirana, Himara nga Vlora

May 23, 2014 08:17

Harta e re e territorit, Kamza ndahet nga Tirana, Himara nga Vlora

Më në fund është përzgjedhur varianti për ndarjen e re territoriale. Ndarja e vendit në 39 bashki ka qenë varianti i votuar në Komisionin e posaçëm Parlamentar, i cili do të përpunohet me elementë nga varianti tre, për të eliminuar krijimin e supernjësive të pushtetit vendor. Ajo që bie në sy është ndarja e Kamzës nga Tirana si bashki më vete dhe e Himarës nga Vlora. Me këtë vendim të prezantuar nga deputeti i PS, Bashkim Fino është mbyllur kjo fazë e punës për hartimin e reformës territoriale. Ndwrsa deputeti socialist Blendi Klosi, ka sqaruar arsyen e kombinimit e variantit me 39 njwsi dhe 47 njwsi. “Bashkia e re sipas variantit 39 e ka të vështirë një menaxhim real. E mbështes variantin 39, por për të shkuar aty ku të jetë mundësia për të eliminuar superbashkinë e re të pushtetit vendor”, deklaroi deputeti i PS, Blendi Klosi.

 

Varianti fitues

Miratimi i këtij varianti, që mori një ditë më parë edhe pëlqimin e grupit parlamentar socialist, pati si argumentin më të fortë pro, faktin që ai ruan më shumë se çdo variant tjetër ndarjen e dikurshme të rretheve. Ndërsa bashkëkryetari i komisionit, Fino pati në vëmendje të bëjë të qartë për të gjitha komunat, të cilat reforma i eliminon duke i bashkuar këto njësi me bashkitë. “Komunat ekzistuese do jenë po ato dhe atje do ketë shërbime të rëndësishme për komunitetin. Një kryetar bashkie që përfshin disa komuna do të ketë të dërguarin e vetë në to”, deklaroi Fino. Mbërritja në këtë fazë e reformës së konsideruar historike nga mazhoranca, nuk kaloi gjithësesi pa momente keqardhjeje, së pari sepse reforma nuk përfshin qarqet, pasi kërkon ndryshim kushtetues dhe rrjedhimisht bashkëpunimin e opozitës. “Do të ishte më mirë të kishim një reformë dhe një variant më të thellë, por edhe për t’i hapur një dritare opozitës, për të marrë pjesë në një vendim historik”, shtoi Klosi. Varianti i miratuar nga komisioni do të konsultohet me qytetarët për dy muaj dhe në fund të korrikut do të votohet si projektligj në Parlament. Mësohet se në ditët në vazhdim do të bëhen  konsultime me shoqërinë civile dhe kryetarët e bashkive dhe pastaj do të dilet në një përfundim sesa njësi do të jetë ndarja e re territoriale.  Mbledhja e 22 korrikut do të japë dhe versionin përfundimtar,  më pas do të jetë Kuvendi i cili do të ketë 10 ditë kohë për të miratuar reformën e re territoriale. “22 korrik është  mbledhja përfundimtare për të paraqitur për ligjin në Kuvend, i cili ka kohë deri më 31 korrik të miratojë me 84 vota projektligjin” tha Fino.

 

Braho: Pse të diferencohen minoritetet?  Çuçi: Është e drejtë

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho kërkoi të dijë pse në reformën territoriale u vu kriter veçimi i komunave të minoritetit. Në përgjigje ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi tregoi se ky vendim u mor pasi këto komuna kanë shumicë absolute me popullsi që përfaqësojnë minoritetin etnike. Deputeti i LSI-së Braho ka kërkuar shpjegim për favorizimin që i është bërë minoteteve. “Pse u bë ndarje e veçantë për komunat e minoritetit. Ata janë me kombësi greke e shtetas shqiptarë. Përse duhet të veçohen”, është shprehur Braho.  Ministri Çuçi i ka sqaruar deputetit Braho se përjashtimi për minoritetet është i natyrshëm. “Nuk na ndihmon që ne të krijojmë mekanizma të atillë që të krijojmë mundësitë që të drejtat që burojnë nga konventat që këto të drejta të mbrohen në mënyrë sa më të mirë . U mor parasysh se bërthama me të cilat krijohen këto komuna janë komuna që kanë shumicë absolute me popullsi që përfaqësojnë minoritete etnike “, tha Çuçi.

Varianti  fitues

Parashikon 39 njësi të qeverisjes vendore

Popullsi mesatare 71.798 banorë/njësi

Sipërfaqja mesatare 726 km2/njësi

Dendësia mesatare 3116 banorë/km2

harta

 

 

 

 

May 23, 2014 08:17
Komento

8 Komente

  1. shqiptar May 23, 08:49

    Thjesht ndane tiranen nga kamza. Krijuan dhe komunat minoritare. Te tjerat jane rrethet si kane qene. Kjo s’eshte reforme. Bashkite Krume, Delvine p.sh krahesohen me ato Shkoder e Elbasan p.sh . Ku eshte reforma ? Ndarja me e shpifur e mundshme.

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati May 23, 19:13

      Kjo eshte nje qeveri atnishqiptare dhe e vene totalisht ne sherbim te Greqise

      Absolutisht nuk duhet te ndahen zonat minrotiare, sepse krijon enklava etnike si ne Bosnje

      Kjo qeveri e piste e ketyre spiuneve te Greqise te cilet i vuri Ediu Rama ne krye te qeverise sone ,
      po e kthen Shqiperine ne kantone tipike si ne Bosnje dhe po i pregatit Shqiperise nje lufte te re per shktaterimine e integritetit tone teriotrial

      Keto minoritete jane shume te vogla dhe sic thote me te drejte zoti Braho keta jane shtetas shqitpare
      dhe duhet te integrohen ne jeten administrative te Shqiperise, jo te vecohen duke krijuar zona autonome artificiale

      Duhet ti themi gjerat hapur –Edi Rama eshte nje Spiun i Greqise –Ai eshte njeri i rekrurtuar nga sherbimet sekrete greke ,
      dhe kete e tregon me punen e tij anti-shqiptare cdo dite qe ai kalon ne pushtet

      Po ta shikosh ai zgjodhi per depudete gjithe spiunet e grekut si ne Vlore, ne Korce, ne Tirane e kudo
      Here duke i justifikuar se po merte njerez nga shoqeria civile here se merte te rinj qe ishin gjasme te pakompromentuar etj pislleqe te tilla morale q e jane te denja vetem per nje Armik te Eger te interesave te Shqieprise sic eshte EDI RAMA

      Po ashtu EDI RAMA futi ne qeveri gjithe spiunet e Greqise, si dhe ne krye te PS-se futi sa me shume nga keta spiunet e grekut qe ishin te diskretituar si Angjeli, Barka etj ,duke i justifikuar se gjasme keta po hartonin Strategjine e fitores –hahahahaahaha
      Ca deficente dhe injorante ekstrem si keta bujqit e grekut na i paraqiste ky huri si Shkencetare –Kur ne fkat keta ishin ca hajdute te diskretituar ne keto vite tranzicioni
      dhe duke lene ne hije gjithe ata qe nuk ishin te sojit te tij , antishqitpar

      Eshte absolutisht e papranueshme kjo ndarje teritoriale e cila i pregatit vdekjen integritetit tone teritorial dhe po ashtu i pergatit luften popullit tone

      Prandaj EDI RAMA edhe nuk pranon qe te armatosi ushtrine shqitpare me armet e NATO-s,
      sadoqe Amerika ja kerkon kete gje , here pas here

      Ky bastard , kerkon ta lere Shqieprine te pambrojtur dhe ne te njejten kohe i pregatit luften Shqiperise …..

      Duhet qe urgjentisht PS-ja dhe gjiteh strukturat e saja te shendosha ta rrezojne kete Andart
      qe Greqia e ka futur ne radhet e PS-se dhe qe na ka zaptuar kreun e qeverise Shqiptare

      Shqiptaret i paguajne taksat ketij bastardi dhe ky me taksat e shqiptareve i pregatit varrin Shqieprise, duke krijuar enklava etnike

      Dhe me e bukura eshte se Himara asnjehere nuk ka qene zone minoritare, pavaresisht se ata bujqit e Himares tani e quajne veten greke, ne kemi historine

      Le te hapen librat dhe te shikohet si ka qene Himara gjate pushtimit ototman , aq me teper qe Kreu i Patrikanes Greke ka qene per 400 vjet bashkepuntori me i ngushte i Sulltanit dhe megjtihate Himara ka qene pjese e Shqieprise , dhe popullsi shqitpare , jo greke
      Ata qe e quajne veten greke , le te ikin ne Greqi,

      Rezojeni kete qen te grekut bashke me ata kelyshet e tjere qe mendojne dite e nate si te bejne varin Shqiperise …..

      Eshte detyre e cdo shqiptari qe e dashuron Shqiperine te ngrihet ne proteste kunder ketij sharlatani qe ben politikenn e Greqise hapur ne krye te Ekzekutivit shqitpar

      Vete populli i Vlores duhet te ngrihet ne proteste kunder ketij Kryeminsitri Antishqiptar,
      Nuk e meriton qyteti i Vlores te perfaqsohet nga Andartet e Greqise si EDI RAMA me shoke
      Ai prandaj beri depduete ne Vlore veten e tij, Koco Kokedhimen dhe ate Luiza Xhuvanin qe eshte shtetase greke
      se donte qe ta vendoste Vloren nen kthetrat e Greqise

      Cojuni te gjithe kunder ketij anti-shqitpari te terbuar qe ka ndermend te shkateroje Shqiperine …..

      Nuk ka asnje vend ne Europe qe te lejoje te besh ndarje te tilla adminsitrative ne nje vend ku minrotetet nuk zene as 2 % te popullsise

      Me kete qe ka bere EDI RAMA e hoqi masken e tij dhe tregoi se eshte nje Armik i ager i Shqiperise
      Ai perdor edhe emrin e Europes per te justifikuar ANTI-SHQITPARIZMIN e tij ne kete ndarje teritoriale totalisht kunder interesave te Shtetit Shqitpar , kur ne fakt nuk ka ne asnje vend te EU-se ndarje te tilla sic ben ky Janissari ne krye te Qeverise shqiptare
      Ndaj nuk duhet te genjeheni me keto pislleqet e EDI RAMES kur flet ne emer te Europes, sepse ky nuk ka azgje te perbashket me Idelaet e lirise dhe demorkacise Europiane
      por ka cdo gje te njejte me barbarizmin dhe obskurantizmin fetar te Mesjetes bizantine

      Ky eshte tamam Shen Kozmai i koheve moderne , ndaj ashtu sic ja bene shqiptaret e laberise Shen Kozmait atehere
      ashtu tja beni eshte ketij Shen Kozmai te ri

      Reply to this comment
  2. selam May 23, 08:57

    Kjo ndarje territoriale e trevave shqiptare eshte gatuar ne zyrat e Athines. Eshte provokim i rende ndaj kombit. Minoriteti grek nuk eshte autokton dhe nuk ka te drejta territoriale , ai eshte i ardhur ne keto treva si argat gjate kohes se Perandorise Osmane .

    Reply to this comment
  3. Arben May 23, 09:13

    VARIANTI GREK FITON

    FRYNI SYTE OR NJEREZ
    LEONTJEV CUCI ESHTE POLITIKANI QE PERMENDI VISHO AJAZI SI AGJENT TE RUSISE

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati May 25, 14:37

      Por Visho thoshte qe spiuni i ruseve nuk eshte me politikan…..

      Po dihet ore, kjo reforme u be vetem per te plotesuar deshirat e grekut —-

      EDI RAMA eshte spiun grek ,-

      -Kjo gje duket hapur —-Me kete ndarje teritoriale EDI kerkon te krijoje konflikte tip Krimea ne favor te Greqise

      Te ngrihen te gjithe ne protesta kunder kesaj ndarje teritoriale kriminale nga Rilindasit e Megalidhese

      Reply to this comment
  4. Hm... May 23, 10:40

    Jo ndarjes sipas vijave imagjinare etnike. Te mos behemi me katolik se papa. Boll me ‘internacionalizma’ si dikur. Interesi kombetar eshte paresor dhe nevojitet kohezion qe presupozon bashkejetese dhe integrim. Minoritaret jane shtetas shqiptare dhe askush nuk i pengon te flasin gjuhen e nenes por jo te bejne Greqine ketu. Edhe ne kemi miliona shqipare ne Greqi por eshte absurde te imponojme veten atje. Tha nje fjale nje politikan nacionalist ne Angli ‘kur njeriu di shume gjuhe eshte mrekulli. Kur shoqeria flet shume gjuhe eshte recete per probleme’. Cdo qytetar jashte vendit te tij duhet te respektoje zakonet dhe rregullat e vendit ndryshe askush nuk e pengon te kthehet ne gjeneze. Per te mos thene qe identiteti minoritar ruhet nga individi dhe nuk ka perse te aplikohet diskriminim pozitiv. Hajde te krijojme zgeqe territoriale edhe per romet, ujguret etj etj se dhe ata pakica jane sepse edhe greket te ardhur jane. Ne kohen e Enverit, atij ‘diktatorit’ nuk ishin me vete por nuk u shuajten minoritetet sepse boll ta kete individi ne gjak dhe e ruan vete ate. Edhe ato emertimet rrugore jane turpe. Jemi Shqiperi dhe shkruhet vetem shqip.

    Reply to this comment
  5. shpellari king May 23, 12:19

    Dmth Kamza I shkeputet perfundimisht tiranes??????? Fitoreeeeeeeeeeeeeee…..Hallall Rames…….E mbajti premtimin qe:
    Maloket do te hyne me pasaporte ne kryeqytet…. HAhahhahahahahahahahhahaha

    Reply to this comment
  6. Rita May 23, 17:29

    Nje dhurate per fqinjet qe bertasin e pretendojne se Himara eshte popullsi minorietare!!! Pastaj kemi referndumin e ja dhe shkeputja territorjale e brezit minioretar !!! I lumte Greqise ,,kali i trojes vepron me zgjuarsi e largpamesi !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim