PËRÇARËSIT

March 29, 2019 12:40

PËRÇARËSIT

Bedri Islami

Në ditët e fundit, dy institucionet kryesore të Sigurisë, Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe struktura të rëndësishme jashtë tyre, që po ashtu monitorojnë zhvillimet në të dy shtetet, kanë bërë sondazhet përkatëse rreth dëshirës së shtetasve respektivë në dëshirën e tyre për bashkimin në një shtet të vetëm.

Pas shumë deklaratave politike të liderëve në dy anët e kufirit, herë deklarata thjeshtë politike, më shpesh kontradiktore e rrallë herë ashtu si duhet, ka qenë e domosdoshme të shkohet edhe përtej tyre, pra të njësohet në një mendim të arsyetuar ajo që deklaronin njerëzit e politikës, me atë që duan njerëzit e zakonshëm.

Konkluzioni ka qenë i papritur dhe, për disa struktura jashtë shteteve shqiptare, ka qenë disi qetësues.

Rreth 28 për qind e banorëve të Shqipërisë londineze e kanë parë si një të ardhme të natyrshme bashkimin kombëtar, ndërsa në shtetin e Kosovës  ka qenë disi më lart, rreth 33 për qind.

Një përqindje e tillë, në dy anët e kufirit, ka qenë dërmuese për politikën, të cilët, si edhe herë të tjera kanë menduar e vazhdojnë të mendojnë se mjafton deklarimi i tyre apo shpallja e vetvetes si patriotë të dorës së parë, dhe gjithçka tjetër do të ishte e bindshme, e paqtë, e urtë dhe e sigurt.

Shifrat kanë qenë dërmuese për shumë njerëz, të cilët kanë pritur shumë më ndryshe dhe kanë qenë të përkëdhelur nga ideja e bashkimit të shqiptarëve, mes të tjerëve, edhe për autorin e këtij shkrimi, i cili, në një moment të veçantë të jetës së tij u bashkua me lëvizjen çlirimtare në Kosovë, pikërisht se ata aspironin dhe kishin programuar në mendimin politik bashkimin e kombit.

Përse po ndodh kjo ndarje mes njerëzve të një kombi? cila dhunë apo trysni është ushtruar mbi mendimin e tyre, gjë që ka çuar drejt regresit një dëshirë të kahmotshme. Kur kam takuar për herë të parë një njeri të moshuar nga Gilani, që kishte ardhur tek i biri, kam dëgjuar nga ai përbetimin, “Pasha atë kohë kur kem kenë Shqypni!”,megjithëse kishte qenë kohë pushtimi.

Në zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, mars 1991 dhe mars 1992, të gjitha partitë politike shqiptare, në programin e tyre kishin vënë bashkimin kombëtar, bile lideri i PD-së, Berisha, duke shkuar edhe më tej e shpallte bashkimin çështje ditësh a muajsh, mjaftonte të fitonte partia e tij.

Asnjëra nga këto forca politike nuk e kishin përgatitur popullin për bashkim, sepse duke qenë thuajse të gjithë nga trupat drejtuese, komunistë të skalionit të dytë, ose ishin të padukshëm, ose nuk kishin as forcën dhe as mundësinë të shpallnin opsionin e tyre politik.

Shqiptarët në Kosovë, para vitit 1990 , vraponin me orë të tëra, nga hera edhe natën ecnin, rrugë e pa rrugë, që të ishin në auditorë për të dëgjuar ligjëratat e Çabejt, Budës, Kostallarit, të shikonin Kadarenë, Agollin, të këndonin e kërcenin me ansamblet e Shqipërisë, të qanin, të dhuronin, të lumturoheshin se kishin prekur pak tokë Shqipërie.

Tani gjithçka është e hapur. Mund të shkosh të pish një kafe në Prizren, të drekosh në Mitrovicë dhe në mbrëmje të pushosh në Durrës.

Ishte hapja shkaku i ftohjes? Mos vallë, duke u njohur edhe u ftohëm nga njëri-tjetri?

Viti 1999, viti i dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës nga hordhitë serbe dëshmon se nuk ishte e nuk mund të jetë njohja. Ndoshta ishte shfaqja më madhore e dëshirës për jetë të përbashkët, për halle e dëshira të përbashkëta. Ishte viti monumental i bashkimit, kur kufijtë ranë, kur u njësua mendimi dhe u përballua një situatë , e cila, po të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër, me siguri NOBELISTËT do kishin nderuar qytetin kufitar, si Kukësi, me çmimin e tyre, dhe do e kishin pasur për nder.

Me joshjen e bashkimit politikanët luajnë shpesh herë si me karta të njohura. Këto karta, sipas një sondazhi, po bien. Tani vetëm një forcë politike ka në programin e saj idenë e Bashkimit, Lëvizja VV, ndërsa të tjerat e kanë hequr atë që në zgjedhjet e majit të vitit 1996. Aty filloi edhe rënia. Asnjë forcë politike nuk e vendosi më bashkimin dhe rastësisht në këtë prag zgjedhjesh, duke u takuar me liderë të njohur të PD-së, Pjetër Arbnori , dhe të PS-së, Shaqir Vukaj, kryetar dhe nënkryetar të Kuvendit të Shqipërisë, që të dy, njëri nëpër dhëmbë dhe tjetri sinqerisht, pranuan se, vendosja e këtij nocioni, i dëmtonte në votimet e ardhshme.

Shkaku themelor nuk është tek njerëzit e zakonshëm. Viti 1999 i ka bashkuar njerëzit dhe ende sot, miqësia e atyre javëve dhe muajve, i ka qëndruar kohës.

Ndarja erdhi nga njerëzit e politikës, të cilët, sa më shumë çirreshin për bashkim, aq më shumë e largonin bashkimin dhe e largojnë ende.

Alibia se pas kësaj shkëputje qëndron politika e Berishës është e njëanshme dhe jo e plotë. Është e vërtetë se, pikërisht me ardhjen e tij në pushtetin presidencial, në Shqipëri vërshuan dhjetëra e dhjetëra bashkëpunëtorë të shërbimit të fshehtë serb, që mes të tjerave kishin edhe misionin e shkatërrimit të idesë së bashkimit, qoftë edhe shpirtëror, por kjo nuk do të ishte e mjaftueshme.

Berisha është fajtori i madh, por jo i vetmi. Ai do të mbetet njeriu i politikës që synoi, qoftë edhe me forcë, të depërtonte në politikën e shqiptarëve të Kosovës, të hiqej si paternalisti më i madh dhe atdhetari më i shquar, nacionalist i dorës së parë dhe përdori dhe u mbështet në fakt tek antikombëtarët dhe një brez titist i pashoq në durimin e ndjenjës kombëtare.

Duke mos qenë i vetmi, ai, Berisha, e përshpejton fajin tragjik me liderët e tjerë, që aq shkujdesshëm dhe paturpësisht, përtallën idenë, shkelën mbi një të drejtë të natyrshme, duke krijuar tarafe politike dhe jo ndjenjë përbashkuese.

Në Kosovë kjo u bë qëllimisht, me çdo gjë të planifikuar, që nga ndërtuesit e parë të Lidhjes Demokratike, që u ngrit në zyrat e gazetës “Rilindja”,organi zyrtar i Lidhjes Komuniste, nga pesë gazetarë, katër nga të cilët ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të fshehtë serb, njëjtë sikur PD-ja të krijohej nga 5 gazetarë të “Zërit të Popullit”, komunistë të devotshëm, si Balliu me të tjerë, që tani përfitojnë bonuset e trashëgimisë përdhosëse njerëzore.

Në Kosovë ka qenë e domosdoshme të zhbëhej miti i Shqipërisë, si vendi ku në një moment vendosës mund të kishe shpatullat e mbështetura, si një triumf i forcave titiste e udbashe në udhëheqjen e tyre politike dhe si dërrmim i qindra njerëzve të dënuar për irredentizëm dhe përpjekje për bashkim me Shqipërisë, të cilët, së bashku, në 50 vite titizëm, bënë më tej se 122 mijë vite burg dhe lanë pas 41 mijë të vrarë.

Në Shqipëri, ku lobi serb ishte i pranishëm, qoftë në sallën e parlamentit apo në qeveri të ndryshme, si është rasti i “Pashtrikut” që arriti të jetë edhe zëvendësministër i Mbrojtjes, Kosova vazhdoi të shihej si një domen, përmes së cilës mund të influencohej në politikën e jashtme; ajo përdorej si një gur shahu që mund t lëvizte sipas dëshirës së Tiranës dhe që dërmohej në Prishtinë.

Kjo duhmë politike solli mendimin në Kosovë se, mes dy forcave politike, PD-së dhe PS-së, fillimisht të zgjidhnin të parën, sepse u dukej më nacionaliste, më pranë tyre, më veriore, kur në fakt do të jetë e kundërta: kohët kur qeveriste e majta, janë edhe ato të pranisë më të madhe të mendimit të përbashkët.

Politika është ajo që dërmon vizionin e rilindësve dhe përpjekjet e burrave të shtetit.

Edhe sot ajo është e ndarë në parcela, të cilat po të ndjekësh rrugëtimin drejt tyre, nuk të çojnë në asnjë fryt të dobishëm.

Kemi dyshe të krijuara gjithandej: Rama me Thaçin, dhe kush e qorton apo e shan këtë të fundit, është “gomar”; në kahun tjetër Meta dhe Haradinaj, Kurti kërkon një partner dhe, megjithëse shpalli pranverën shqiptare, në të vërtetë do të ishte një antipranverë shqiptare, shumë vetë besojnë tek ai.

Si mund të kërkohet një bashkim shqiptarësh me këtë klasë parapolitike që kemi; me brejtës të pasurisë dhe gëlltitës të vlerave të mëdha; një klasë politike që akuzon njëra tjetrën për vrasje, vjedhje, tradhti kombëtare, shitje tek serbi, tek greku; një parti politike që gjithë natën ëndërron Amerikën dhe në mëngjes i kërleshet asaj; njerëz të politikës që bëjnë namin në Beograd dhe tkurren në Tiranë; politikanë të vjetër që dyshohen me një nisje serbe dhe sjellin në udhëheqje pinjollë të lidhur me bosat e fushës kriminale dhe politike të shërbimit të fshehtë serb; një klasë politike që sjell në Shqipëri  apo dërgon në Kosovë figura të rënduara nga e shkuara me shërbimet politike të një kohe të shkuar?

Ne kemi njerëz të pasur të politikës, ndoshta më të pasurit në Ballkan, kur të gjithë e kanë filluar nga zeroja e para pak viteve, të cilët, ndërsa takohen me njëri tjetrin, më shumë i rëndojnë temat e bisedave nga tenderët, se sa nga njerëzit. Milionerë të politikës që nuk bëhen njerëz, këto nuk mund të ngjallin besim se mund të kemi një të ardhme të përbashkët.

Sepse njerëzit më shumë mendojnë se të shpëtojnë prej tyre, se sa të bien nën një “zgjedhë” të dyfishtë.

Askush nuk është i fajshëm në anketimet e fundit.

Ajo ka vetëm një emër: klasa para-politike shqiptare, në dy anët e kufirit, e cila kur të mos jetë më në politikë, mund të frymojnë të tjerët.

 

March 29, 2019 12:40
Komento

21 Komente

  1. mirel March 29, 13:00

    “Zgjimi” i Sterjo Spases ka qene nje roman shume i bukur.
    Ne keto rreshta te Bedriut mu kujtua “Zgjimi”.
    Ka ardhur koha qe shqiptaret te zgjohen nga pergjumja e vdekjes. Duget te levizin dhe te luftojne mbrapsht kete kancer qe po e le Shqiperine nje plage te hapur. Duhen shporrur. Duhen denuar.
    Duke filluar me protesta per te ndalur gjithe projektet lriminale qe kane neper duar.

    Reply to this comment
    • fery March 29, 17:00

      Miosheviqi e mbajti regjimin e tij me militant kriminel, biles kishte leshuad nga burgu edhe te denuar me burg te perjetwshem te cileve posi i kuroi nga burgu i emroi ne poste zdheheqese dhe srejtora edhe ne nga dy e me shume vende . Thjeshte , keshtu mirel na dominii dhe sundoi regjimi i Mullosheviqit
      Cfare po ndodhe sot .. ?
      E njejta gje , mazhiranca ne pushtet ne Kosove e mbane pushtetin me militant te cilet ushtrojne disa deryra dhe vende udheheqese ku jane te mireoaguar , per mazhoancen punojne disa media ne Kosove . Gjithe keta kane per detyre ta disiplinojne popullin mundesishte edhe ta vene ne gjum qe ky popull mose te zgjohet kurse ata rahat rahat ta ushqetrojne nga askush te bejne kerdi ne kosove

      Reply to this comment
    • zhaku i pamposhtur March 29, 17:18

      Mirel njeriu po nuk ngopi barkun nuk shikon dot përtej hijes së tij. ..Shqipëria akoma gjendet në periudhë tranzicioni po po tranzicioni këtu e 30 vjet..gjë që nënkupton që prioritet i gjithsecilit është mbijetesa ok ? Shqipëria është boshatisur sepse njerëzit nuk mbijetojnë dot aty dhe jo më të ngrenë zërin për patriotizma. Shqipëria është një shtet shumë i vogël dhe i brishtë midis sërbisë dhe greqisë. .para pak kohësh min i jashtëm grek Koxhias dha dorëheqjen si rezultat i daljes së sekretit se dikasteri që ai drejtonte kishte blerë dhe manipuluar shumë politikanë shqiptar median shqiptare si dhe paguante shuma të mëdha për kishën shqiptare (ose aktivitetin antishqiptar të zotit anastas)madje dolën edhe emra konkret dhe askush në Shqipëri nuk e vuri ujin në zjarr dhe të hetonte mbi ato që u thanë në greqi. ..pra shteti ynë është totalisht peng i grekëve edhe atë presidentin hajdut e kemi pikërisht dhuratë nga grekët. .mirel unë shpesh herë e kam ndier veten si minorancë kur replikoja tek gazeta tema sepse zëri i filogrekëve ishte kaq i fuqishëm dhe nuk mund ta besoja madje moderatori i asaj gazete më detyroi të largohem prej atij forumi duke më çensuruar replikat…shkruaja shkruaja dhe mesazhet e mia nuk shfaqeshin ndërsa helmi filogrek nuk përbën ndonjë problem në atë forum. ..ku ta gjej të drejtën unë? Ku të ankohemi? kështu që u largova prej andej. ..ta solla këtë shembull që të kuptosh se grekët kanë 30 vjet që punojnë për këtë ditë me mënyra nga më të ndryshmet prandaj edhe Shqipëria nuk po e ngre dot kokën sepse nga njëra anë kemi grekët e nga ana tjetër serbët që punojnë ditë e natë që ne shqiptarët të ngelemi barkboshë të përgjumur e të diskriminuar .nuk është aspak rastësi që ne nuk po bëjmë dot shtet sepse shteti ka ligje dhe po e shkele ligjin gjendesh mbas hekurave kushdo qofte. Ndërsa kur ke një president hajdut nënkupton që shteti i ka brekët në fund të këmbëve mirëpo si ka mundësi që ne të gjithë e shajmë këtë president dhe këtij nuk i hyn një gjëmb në këmbë. .sepse asfalia greke që i lëviz politikanët e Tiranës si gurë shahu i ka marrë masat prej kohësh kështu ti dhe unë bëjmë llam llam tek ky forum dhe aq.. (nuk e di sesa do na tolerojnë të flasim lirshëm edhe në këtë forum….kam frikë se do ta pësoj si tek tema )

      Reply to this comment
  2. Arbëror Epiroti March 29, 15:13

    Nëse ju z. Bedri i varni tek sontazhet përmbysjet e mëdha, historike po ju bëj të ditur se historikisht, fillozofisht, politikisht dhe praktikisht nuk mund të arrini asnjë konkluzion të saktë në atë ç’farë.mendoni të arrini apo zgjidhni. Pse jo? Kjo sepse: Unë ju pyes nëse jeni në dijeni të na tregoni në përqindje grupimet e njerëzve që janë invtervistua. psh sa % e grupit të bujqëve thonë po ose jo, po kështu për grupin e barinjëve, këpucarëve, tregtarëve të tezgave, të punëtorëve, zanatçinjëve, të të rinjëve si për ata në shkollat e mesme dhe ata në universitete, intelektualët, politikanët, emigrantët përfshi dhe diasporën , pensionistët. Dhe të gjitha këto grupe të ndara edhe sipas dy shteve, krahinave dhe vendeve ku ndodhet diaspora.. U a përmenda këto që të arrihet në konkluzione duhet shumë punë dhe jo kushdo mund të bëjë sontazhe. Arritjet me sontazhet që ju na pasqyroni, kuptohet qartë janë produkt i politikanëve dhe i juaji që indirekt na lëshoni “bejte” të cilat bien ndesh me ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve.
    Ju uroj të reflektoni drejt dhe larg prirjeve për të qënë i varur nga situatat që politika na i ka bërë peshqesh.
    Arbëror Epiroti

    Reply to this comment
    • Afrim Emini March 30, 10:10

      Arbëroj jam plotësishtë takord me Ju. Bile po mos të e njihja Bedriun pesonalisht, do të mendoja që shkrimi i tij është përpjekje e përligjësimit të një”sondazhi”. Por çe do që të dy Fakultetet e Sociologjisë në Tiranë dhe Prishtinë mbase shpërblehen majmërishtë mga qarqe antishqiptare ose mbahen të ngulfatura nga nga qeveritë/ministritë përkatëse në Tiranë dhe Prishtinë. Prishtina realizoi me sukses, ndonëse jo pa rezistencë defaktorizimin e Institutit Albanologjik. Tema të cilën u përpoq të shtjelloi Bedriu u tangua lehtë. Sinkronizimi i hulumtimeve nga Sociologët në Fakultetet përkatëse në Tiranë dhe Prishtinë do të shfuqizonte “sondazhin” e porositur. Urojë që shkrimi i Bedriut të “ngreh këmbën zhagë”.

      Reply to this comment
  3. Bex March 29, 16:06

    Ne mendimin tim, edhe pse kjo analize eshte mjaftueshmerisht e sakte, duhet te them qe eshte e pjesshme.
    Qe klasa politike ka pasur nje rol shkaterrimtar per sa i perket realizimit te kesaj aspirate, kete nuk e ve ne dyshim.
    Por, qe te identifikosh vetem politiken si shkaktar te ketij problemi madhor, me duket tejet thjeshtezuese.

    Boshlleku dhe apatia e klases sone (para)politike ka krijuar terren te bollshem per nje klase njerezish me shume ndikim ne popull qe ka se paku 30 vjet qe eshte aktive ne minimin e ketij projekti madhor.

    Ketu e kam fjalen per nje sere individesh apo grupesh nga fusha e kultures, sipermarrjes, medias, sportit qe kane hapesira aq te medha per te influencuar opinionet e popullit.

    Nuk dua te merrem me arsyet dhe agjendat pse keto kategori njerezish jane investuar aq fuqishem per te sabotuar kete projekt.
    Dua vetem te them qe veprimtarine e tyre e shohim perdite. Kjo veprimtari eshte rritur ne fuqi ne menyre te frikshme vitet e fundit sidomos pas shpalljes se pavaresise se Kosoves.

    Reply to this comment
  4. Feniks March 29, 16:52

    Idea e bashkimit te Shqiperise me Kosoven per momentin eshte nje ide antishqiptare,ndonese tingellon e bukur per te qene e vertete!
    Te kerkosh bashkimin sot me pare duhet shtruar pyetja se pse na u dashka sot ky bashkim?
    Cfare nevojash,interesash,realitetesh ndodhemi qe vetem nje bashkim i mundshem mund te ndreqe gjithcka?
    Ne se duhen ndrequr gabimet e kaluara ndaj trojeve shqiptare kjo nuk mund te nise nga shqiptaret,qe si ne 1913,por me keq sot kurre nuk kane fuqi dhe interesa te kercenojne Europen me bashkim!
    Idea e bashkimit tokesor midis Shqiperise dhe Kosoves do te ishte pa vlere ne se politikane e dy shteteve do te krijonin legjislacionin,klauzolat,maredheniet dhe planet e tyre te zhvillimit ne interes te njeri tjetrit,gje qe do bente te pa vlefshme nje nisme gjoja te bashkimit kombetar!
    Vete fjala “bashkim kombetar” verteton se kjo ide e ngushton kerkesen vetem ne bashkimin e Shqiperise me Kosoven e jo edhe me Camerine, nje pjese te Maqedonise se Veriut,nje pjese te Malit te Zi dhe presheves e Bujanovcit,qe kane qene dikur toka shqiptare,por nen pushtimin otoman!
    Pra kjo ide eshte edhe kaq e cunguar dhe nuk ploteson aspak objektivin madhor te bashkimit te plote te trojeve shqiptare!
    Megjithate,historia per shqiptaret eshte mbyllur qe ne vitin 1913 dhe sot nuk kemi as force e as mbeshtetje qe te prishen 5 shtete per te krijuar Shqiperine etnike!
    Edhe midis dy shteteve Shqiperise dhe Kosoves ekzistojne realitete te ndryshme qe te cojne ne analize te fundit se “dy vellezer te varfer po te bashkohen nuk do behen te pasur,por perkundrazi do vriten me njeri tjetrin se kush e ka fajin,qe jane te varfer “!
    Kemi 100 vjet qe jetojme larg njeri tjetreit aq sa edhe gjuhesisht nuk e kuptojme njeri tjetrin!
    Bile ne te dy anet e kufirit here pas here nxjerrin koken sharlatane qe duan te akuzojne edhe gjuhen letrare shqipe me ,dyshimin e pa baze se ajo eshte komuniste.
    Po si qenka nje gjuhe komuniste apo fashiste?
    Po alfabeti cfare ideologjie ka?
    Po njerezit qe kane lindur ne ate kohe a jane me gjak komunist?
    Kemi 29 vjet qe shume sharlatane te tipit Dosti,Butka etj nuk u ngopen me ato cfare na percajne se nuk u shkon mendja t’i japin fund dhe te mendojne se cfare na bashkon si shqiptare!
    Nuk gjykohet e sotmja,qe po i largon shqiptaret nga vendi,por akoma merren me Masakren e Tivarit,kur ajo ishte veper te te huajve e jo shqiptare!
    Por edhe sikur te ishte ndryshe,cfare qellimi kane keta maskarenj qe duan te largojne vemendjen e popullit nga hallet e sotme dhe te merren me ngjarjet e para 75 vjeteve?
    Shtypi keto 29 vjet ka luajtur nje rol antikombetar ne propagandimin e ideve percarese,shpifjeve dhe urrejtjes mbare kombetare!
    Boll me me percarje se jeta eshte e shkurter,se jemi popull i vogel qe edhe pa percarje mund te na gllaberojne te tjeret sic kane bere deri me sot!

    Reply to this comment
    • zhaku i pamposhtur March 29, 17:56

      Feniks për ty bashkimi i shqiptarëve është një ide e keqe…madje ty edhe gjuha e tyre të duket e pakuptueshme. .mendoj se ti feniks e ble bukën ke bodrumi i anastasit prandaj i shikon kështu gjërat. ..
      Shqipëria dhe shqiptarët sot gjenden shumë pranë ndryshimeve historike dhe pavarësisht se sërbo-grekeve nuk u intereson dhe minojnë këto ndryshime amerikani është i vendosur dhe do ta çojë deri në fund çështjen shqiptare sikurse po e çon. .nuk është nevoja të bëjmë luftë me asnjë pale sepse ai që dinte të bënte shtëmën di ti bëjë edhe veshin prej nga do kapet. .ky do të jetë shekulli i triumfit të shqiptarisë dhe amerikani do ta bëjë një shtet të fuqishëm shqiptare në mes të Ballkanit një aleat të përhershëm. ..

      Reply to this comment
  5. Krist March 29, 16:57

    Kot e lodhni trurin per kete teme,dhe akoma me kot,i permendni politiken dhe politikanet.Bashkimi i Shqiperise me Kosoven,mund te ndodhe vete,kur shqiptaret te behen gjermane (pra te jetojne,punojne dhe mendojne si ata),ndryshe,simbas mentalitetit shqiptar.buka e thyer,nuk ngjitet me -thote populli

    Reply to this comment
  6. .anes Elbes March 29, 17:53

    Shumica e shqiptareve them une jane zgjuar nga “pergjumja e vdekjes” dhe vetem nje grup njerzish qe nuk ka lidhje me as edhe nje element te “Demokracise”, e ka mbajtur dhe mban peng kete vend duke ndotur gjithcka.
    Ata mbi te gjitha jane “helmi” qe helmoi dalngadale te gjithe klasen politike.
    Ata nuk i ndjek kush ne cmendurine e tyre dhe kjo eshte pergjigjja me mire se populli eshte i ndergjegjesuar.
    Por a duhet populli te demostroje dhe a eshte kjo menyre tani per t’i kthyer vendit te tij shpresen,buzeqeshjen!?
    Jane njemijenje arsye qe populli duhet ta beje kete,por direkt nga rruga ajo munde te shkoje nga anarshia ne anarshi dhe kjo do t’i kushtonte sic i ka kushtuar edhe 30 vjet te tjera.
    Pra populli edhe ketu eshte i ndergjegjesuar,nuk ngrihet ne demostrata edhe pse i ka vajtur “deri ne palce” nga pakenaqesia edhe nga kjo qeveri.Por populli e di, perderisa askush nuk mund ta mbroje ate me pas,ata nuk duan te perdoren me,sepse ata tashme e dine mire,se ne mungese te institucioneve te shtetit,”hienat” e politikes gjithmone do te gjejne mundesi te infiltrohen ne mes tyre,te ngrejne zerin per ta, duke i manipuluar ata ne fakt dhe i devijuar nga kerkesat,hallet,deshirat dhe endrrat e tyre.
    A nuk eshte populli i ndergjegjshem qe nuk i don politikanet e kesaj klase politike te ndyre ne mes tyre.!?
    A nuk ndodhi kjo tek banoret e unazes se re, pavarsisht se PD-istet e ..istet ishin aty dhe akoma jane aty e kerkojne te manipulojne!?
    Po tek studentet, a nuk ndodhi e njejta gje,qe nje tubim normal per kerkesa normale ( qe dihen edhe keto kane qene te nxitura,pertej se drejtes se tyre qe si te gjithe shtresat e tjera te popullsise,jane te pakenaqur nga qeverisja) para Ministrise se Arsimit u spostua para Kryeministrise,qe ne kushtet e paraqitura edhe pse gjeti gadishmerine e qeverise per te bashkbiseduar ,nuk e pranonte ate .A nuk nuk kishte ngjashmeri “kokfortesia” e tyre me ate te opozites PD-iste gjate ketyre 30 vjeteve.!?
    E pra populli i mencur gjithmone eshte objektiv dhe nuk i kalon kufijte e arsyes,keshtuqe ne cdo moment ai di te dalloje pertej nje politikani “te pste” e dallkauk,qe pervec xhambazlliqeve nuk di te beje asgje tjeter,vetem te mbaj peng shumicen.
    Pikerisht une them qe sot o kurre kjo pakice qe nuk perfaqeson asgje,as edhe opoziten,( nje emer te tille nuk meriton,perderisa nuk pranon rregullat demokratike te lojes),por nje grusht njerzish “kamikaze” te ketij vendi,vendi i vetem i tyre eshte ne banken e te akuzuarve ,para drejtesise qe shqiptaret vertet enderruan.
    E pra shumica eshqiptareve jane te ndergjegjesuar dhe presin me ankth ndertimin e institucioneve te drejtesise,te cilet deri tashme kane qene mbajtur peng pikerisht nga ai grusht njerzish qe “nxijne” fytyren e tyre por jo te Shqiperise.
    Drejtesia vonon ,por nuk harron.
    Dhe shqiptaret jane koshient per kete ,prandaj dhe durojne,nuk mbeshtesin sot dhe nuk dalin ne demostrata shkaterruese,pa ide e me qellime te erreta ,per te dalur neser ne menyre te fuqishme,ne demostrata te verteta demokratike e paqsore per gjithcka qe vertet ata i shqetesojne.
    Sot shumica eshqiptareve jane koshient per korrupsionin galopant te kesaj klase politike,prandaj ata nuk do te mbeshtesin asnje pale qe behet pjese e frenimit te reformes ne drejtesi,qe eshte “thembra e Akilit” e piknisjes ,hapit te munguar,hapit te pare te Demokracise ne Shqiperi.
    Por ata jane perseri koshient,se ajo pjese e politikes se pergjegjshme qe eshte ne pushtet dhe mbeshtet dhe mbron kete reforme,per ta cuar deri ne fund me partneret e saj real SHBA dhe BE,duhet mbeshtetur deri ne fund.
    Dhe nuk ka mbeshtetje me te mire ,sesa duke ndejtur indiferent dhe mos i perkrahur ata ,ndaj “zhurmes’ ne rruge te nje “opozite te vetvrare”, por qe nga ana tjeter,kurre nuk duhet perkthyer si nje note pozitive per qeverine e Edi Rames ,e cila vetem nese con kete reforme kaq te rendesishme deri ne fund ,mund te kete te drejte te bej autokritikat e saj,por qe as ajo,as KM i saj nuk do t’i shpetoje drejtesise.

    Reply to this comment
  7. GRANIT SHQIPTAR SHTABI March 29, 18:56

    A e dini ju, shoku Bedri Islami, kush e ka kontrolluar “lëvizjen çlirimtare” ne Kosove dhe ne viset e tjera shqiptare ne ish-Jugosllavi e edhe juve personalisht dhe binduni se po ta dini te vereteten do te beheni t’i nxjerrni syte tuaj te ballit, sa “patrioti” eshte sjellur afer e rreth jush per t’ju ngritur ne piedestal “kombetarisht”!… Duhet ta kishit ditur edhe me pare se misionin e shkaterrimit te “idesë së bashkimit” e kane pase per detyre shpie “shqiptaret” dhe “patriotet” qe i kane sherbyer titizmit dhe jane kthyer me fare e me fis ne LDK e Ibrahim Rugoves bile-bile edhe shume “te burgosur politike shqiptare” dhe gjendja eshte kjo qe po e shohim sot me shpine per toke e duke i mshele dy bira me dy gishtat tane si argatshti e partive e parti(ku)çkave si LDK e Rugoves me kompani dhe PD e Sali Viçidolit me kompani… Ju kini mbet si qyqet tuj ngue UDBashat “shqiptare” te LDK dhe sipas direktivave te tyre “patriotike” e “shqiptare”, po e linçoni inteligjencen e mirfillte shqiptare, he kuku e kuku per ne e per ju!…
    GRANIT SHQIPTAR SHTABI

    Reply to this comment
  8. .anes Elbes March 29, 19:01

    …….U terhoqa me shume nga “Zgjimi” i @Mirel,se vete artikulli.
    Dy fjale per te .
    Nuk eshte koha sot per nje bashkim te shqiptareve,sadoqe mund te jepen shume alternativa mundesie.
    Une them,se nese pranojme parimet themelore te Demokracise,ate duhet t’ja leme kohes dhe gjithcka duhet te ndodhe kur Ballkani te jete i struktuar plotesisht brenda BE dhe paqja te mbizoteroje,atehere brenda konsolidimit te istitucioneve euroatlantike dhe interesit te ndersjellte por dhe frymes se larte te mirbesimit midis fqinjeve,kur levizja e njerezve dhe kapitaleve te njohe vazhdimesi dhe si rezultat dhe zhvillim dhe standart te shoqerive ku jetojme,atehere gjithcka do te ishte e mundshme dhe e realizueshme .
    Ndersa sot nuk e quaj te favorshme per vet faktin se sot gjuha e vendeve shoviniste qe na rrethojne ,si ajo sllave dhe ajo greke,por edhe konjuktura te tjera e paraqesin Shqiperine si nje “rrezik”, ku teoria e tyre e “Shqiperise se madhe”, ka zene vend edhe ne gojet e disa shqiptareve qe me deshire a naivitet, e duartrokasin kete duke edhe e quajtur jo “Shqiperia e madhe” sic na akuzojne,por ajo etnike,apo bashkim i trojeve shqiptare,qe nuk eshte gje tjetr vetem “pranim” te lojrave te ketyre qarqeve.
    Ne kete menyre,keto do te sillnin vetem trazira dhe vetem percarje dhe lufte,gje qe nuk do t’i sherbente kurre ceshtjes shqiptare.
    Sa per sondazhet,ato ndryshojne lehte ,prandaj dhe ne kohe te ndryshme kane qene te ndryshme.
    Ajo qe duhet pranuar eshte se keto 20 vjetet e fundit midis shqiptareve te pertej kufijve nuk ka nje “harmoni” te deshiruar qe thelle thele ne shpirt duan te gjithe shqiptaret . Pikerisht kjo ka ndodhur sepse klasa politike si ketej dhe andej kufirit,nuk ka qene e pozicionuar ne sherbim te shqiptareve,prandaj dhe ndertimi i institucioneve te shtetit,pra perfundimisht ndertimi dhe kosolidimi i shtetit do te sillte respektimin e ligjit,do te sillte dinjitetin dhe frymen e solidaritetit ndaj qytetareve shqiptar,qe do t’i bente ata te ishin me te ndjeshem ndaj njeri tjetrit, qe do t’i conte ne rrugen e duhur ne nje bashkim shpirtor me proceset euroatlantike,qe ne menyre natyrale do t’i conte ata dhe drejt nje bashkimi fizik perfundimtar.

    Reply to this comment
  9. Nazif March 29, 21:39

    Hapni “SYTÈ” tè Nderuar GAZETARÈ të GAZETÈS DITA !!!!!! SHQIPÈRIA nè RREZIK !!! TERRORISTAT e PD dhe LESHELISË kanè ndërruar STRATEGJI !!!!!!!!! TERRORISTAT e PD dhe LSI , NUK po merren mê me SHTYLLAT e TENSIONIT tê LARTË , por po ju vênë ZJARRIN PYJEVE nga VERIU nê JUG !!!!! Nuk po lënë mè PYJE me PISHA të EGRA , PYJE me KULLOTA ,,, PEMTARI me ULLISHTE , AGRUME dhe çdo lloj PEMÈ FRUTORESH që ka SHQIPÈRIA !!!!!!!!! Selia e SHQUP èshtè kthyer nè RREZIK KOMBÈTAR , ku bëhen PLANET sesi tê DIGJET dhe SHKRUMBOHET SHQIPÈRIA , ndèrsa EDVIN HAJDUTI i RILINDJES NUK i RRUHET fare pèr SHQIPÈRINË , por e ka mëndjen tek VJEDHJA e SHTETIT dhe KORRUPSIONI !!!!!!!!! Edvini ja fut me HEROINË qê në Mèngjes dhe e mbaron me Kokainë në Darkë , dhe NUK i bèhet vonë fare , që TERRORISTAT e PDsë , po DJEGIN SHQIPÈRINÈ nga VEDIU nê JUG !!!!!!!!!! Edvini ja fut me Estradê Bajate dhe me Llogje Kavaje , lëri pastaj KARAGJOZLLIQET e EDVINIT , qê janê të PaDurueshme dhe të NEVERITSHME !!! ZGJOHU EDVIN dhe ARRESTO TERORISTAT e PDsë , sepse do të vënê FLAKÈN edhe ty pastaj , dhe do jetè vonê !!!!!!

    Reply to this comment
    • mirel March 29, 21:49

      Ne fakt ky eshte Alarm Kombetar, por nuk eshte kushtuar vemendje, dhe me te drejte thirrja jote duhet te merret seriozisht. Zjarri po i vihet Shqiperise si ne vitet 90

      Reply to this comment
  10. anonimi March 29, 22:02

    Do PERCARESIT per nje bashkim te deshiruar Shqiperi-Kosove ti o Bedri? Ja ku i ke, ato qe ndalojne qeverine e Kosoves te vere takse per mallrat serbe atje! Po c’them dhe une, ja ore pyeteni te parin “nderkombetar” qe do zbrese ne Rinas per kete deshire bashkimi qe kane shtetasit e Shqiperise dhe Kosoves. Vetem mos i tregoni emrin kur ta pyesni…

    Reply to this comment
  11. vladimir bizhga March 29, 22:34

    kur qajne heronjet, atdheu eshte shum i semur.

    Reply to this comment
  12. Lili March 30, 03:21

    Shyt ,mos i tregoni bedrise se jemi ma te forte me dy shtete se me vetem nje!
    shyt mos i tregoni bedrise se atdhetaret punojne per shtetin e trete shqiptar..
    Shyt mos i tregoni bedrise se ka shqiptare qe punojne edhe kur bedrija fle ose kur bedrija do me prish pune me ate bashkim sa per retorik!
    O bedri, a nuk po sheh se sa martesa ndershqiptare po behen? Kjo ka rendesi ma shume se deklaratat idioteske alla pseudoçlirimtaret qe na dollen vetem grabitcare,grabitcare te punes per çlirim qe te tjeret bene, ku keta ishin te fundit,po meritat e te ciles i perfituan fale Sigurimit me bedrijen… bedri sa artikuj ne shtypin boteror ke prodhur ti,e sa une e te tjeret neper bote…
    Puna jone sot eshte te forcojme idene se nuk jemi luftenxhites o bedri e jo e kunderta,keshtu forcojme bashkimin o bedri zeza, kur bota te thot stabiliteti ne balkan fitohet me shqipetkudo qofshin ato ne 5 shtetet e balkanit.

    Reply to this comment
  13. betixho. March 30, 22:48

    Përçarësit më të mëdhenj janë ata që kanë deklaruar përqindjet e sondazhit,një gjoja sondazh,por edhe Ju Bedri atë punë bëni që mbështeteni të një sondazh i tillë,qëllimisht përçarës.
    Dëgjo Bedri,Shqiptarët nuk ka nevojë fare,as ti pyesësh,as tu bësh sondazhe.
    E di zëmra e tyre që u pikon lot e gjak për vuajtjet dhe fatet e tyre të ndara përdhunisht dhe poshtërsisht.
    Shqiptarët Bedri,vetëm një synim kanë,atë që kanë pasur në shekuj-TË BASHKOHEN-Bedri,të bashkohen,e thonë apo se thonë, e shprehin apo jo ata e dinë vetë se endrra e tyre e përjetëshme është dhe do të jetë bashkimi.
    Të flasësh e të diskutosh për një përmasë apsolute shpirtërore është të tallesh dhe të përziesh çorba të helmatisura.
    Shqiptarët e dinë vetë.

    Reply to this comment
  14. Aliu nga Selenic March 31, 01:38

    JA SI KAN VAZHDUAR PERCARESIT NE SHEKUJDHE DERI NE DITET TONA, KUNDER VENDIT TE TYRE.

    JO GJITHMO(ELITA) SHQIPTARET KANE QEN TE VETDIESHEM PER KOMBIN E TYRE.!
    Ne se u referohemi fakteve historike rezulton se shqiptaret (flase qe nga zanafilla) nuk I kan sherbyer sa e si duhet Atedheut te tyre.!
    Ata nuk arriten te organizohen ne nje mbreteri te vetem flas per kohen e Pellazgeve, ku Herodoti nder te tjeret shkruante:” Pellazegt sikure te arrinin te bashkoheshin dhe te ngenin nje mbetri te vetem ata do te ishin populli me I madhe ne bote pas Indjanve.
    Po ja sote ku jemi tkurrur se kjo tkurrje ka ardhur edhe me pase edhe ne kohen e Ilirise.
    Le ta fillojme me Romaket.
    1. Roma dhe Bizanti kishin ne perandorit e tyre 14 perandore me origjin Ilire. Po kjo c`fare do te thot.Te kesh 14 perandore me origjin shqiptare dhe te sjellesh sllavet ne tokat tuja ti organizosha ato dhe te te pushtojn ata vetem keta shqiptare e bejn nje gje te tille.! Ndokush mun tua lej rrethanave keto Pro, Jo Nuk jan rrethanat, pore jane mungesa e interesimit per vendin e tyre, se per kombe mabse eshte heret te flasim. Pra me 14 Perandor nga te cilet edhe Konstandini I Madhe duhet ta bejshi Evropen te fliste shqip e jo te tkurrem ketu ku jami.!
    Ndaje me te drejte Koco Danaj ne Platformen e shqiperis Etnike nder te tjerat thote.
    “Shqiptaret perpiqen ta zbukurojne Historine, faqen me te pa lavdishme te saje, sepse e ndjejne qe shperberja kombetare ka qen golopante.”
    PRA TE ANALIZOJME SIPASE ETAPAVE HISTORIKE TE SHQIPTARVE.!
    2. Ti Referohemi pak kohes se pushtimeve te njepasnjeshme.
    Pase renjes se Bizantit Ballkanin perendimore e pushtuan Serbet, Ata qendruan pothuajse 2 shekuj ne shqiperi deri posh ne Greqi. Po sipas librit te Milan Shuflan shume familje te medha shqiptare zune miqesi me serbet gje qe pot e qendronin gjat do te beheshin njesh me pushtuesin. Ardha e Turqeve ne Ballkan i larguan serbet nga shqiperi dhe shqiperia perseri pushtohet nga Turqit. Pra ne kete periudhe nuk kemi fare reziztence kunder pushtimit Serbe.!
    3. Perandoria Turke pasi vdekjes se skenderbeut.ju pervesh punes per ta kthyer shqiperin ne Raje te veten. Ajo per realizimin e qellimeve te vata perdori metoden e pushtuesit”Shqiptaret kunder Shqiptarve” Per realizimin e kesaaje ideje famekeqe ajo mori ne krye te qeverise ne 500 vjet 33 kryeministra Shqiptare. Me ardhej e perandorise Turke kemi mjafte figura shqiptaresh qe u arratisen ne Serbi e Mal T ze ku ata kontribuan per pushtuesit ton. Keshtu Karaxhicet ishin nga kelementi dhe i bane varrin shqiperise. Krail Nikolla i Malit te Zi ishytte me origjin nga Puka pore edhe ai i beri varrin shqiperis dhe pushtoi tokan tona sice eshte Plav Gici Ulqine ethje.!
    Pra me ket metode ajo nenshtroi shqiperin.Pra shqiptaret e nenshtruan shqiperine. Gjate gjith kohes ata e diferencuan shqiperin si nje vendin me “xhail” ku ndaj tyre u perdoren te gjith mas represie ku I vetmi vende ne Ballkan nuk kishte te drejte shkollimi sic kishin Grekrite Serbet dhe vetet te tjera Ballkanike.
    Sa u perket Ketyre ish kryeministrave shqiptare ase qe mendoni qe shqiptaret duhet te shkolloheshi, pore I benein freski Perandoris Turke. Ndersa Pashait dhe spahite shqiptar kaleroni ne fushbetejat turke kunde r popujve qe ngreni krye kunder Perandorise Turke.
    Pra edhe ketu shqiptaret kan humbje te medha nga vet shqiptaret.
    4, Ne luften per pavarsi Populli shqiptar I mobilizuar vete vegjelia beri nje rezistenc te madhe. Edhe perse kishte drejtues shqiptar ata vazhdoni n rezistencen e tyre, pore kjo rezistence, kjo forc shqiptare shkoi ne favore te fqinjeve tane. Keshtu Rezistenca Shqiptare I dha autonomin 100 vje para neshe Greqise. Pra forcan shqiptare I pervetsuan vet Grekrit por te njejten gje ben edhe Serbet ne veri. Keshtu ata jo vetem qe nuk I kthyen reston shqiperise per ndihmen qe u dhane pore grabiten tokat tona. Me vona Napolan Zverza me origjin Came kontriboi ne shpermnguljen e Camrise duke i dhen Grekut tokat tona.!
    Pra Lufta jone beri qe te na grabitin tokat tona. Kjo ndodhe pikrishte nga rezisteca jone. Edhe ketu nuk patem drejtues politik qe ta drejtonte kombin shqiptare drejte sovraniteti te plote te tyre.!
    Pre edhe ne kete periudhe pjesen me te madhe te fait e kemi ne shqiptaret.!
    4. Vijme ne kohen e Pavarsies. Lufta e madhe mga Rilindasit per hapjen e shkolles shqipe. Me perpjekje te medh u arrite te mbahet kongresi I shkollimit ne Manastire. Edhe ketu pati mjafte shqiptare qe kundershtonin shkrimin shqip. Mjafton ti fererphemi Faik Konices se sa propagan kunde shkollimit shqip ka ber ai njeri qe ne sote e mbajme per “RILINDAS”.!
    5. Lufta per pavarsi te vendit krahas fuqive te medha te cilet kerkoni ta shuajn shqiperin nga harta Ballkanike , kishte edhe shqiptar te cilet vazhdoni tu bashkoheshin pushtuesve.Keshtu Esat Pash Toptani, vazhdoi misionin e vete per coptimin e shqiperise ne favore te Serbise. Ndaj dije u desh nje lufte e madhe madje deri edhe ne eleminimin fizik nga patrioti Avni Rustemi.
    6. Pase realizimit te Pavarsise e detyrojen qe themeluesin e shteti Ismail Qemalin te jape doheqje. Qeverit e perkohshme shqiptare vazhdoni te ngriheshin dhe te shuheshin psambarimishte.Deri ne Revolucionin Demokratik te Fanolit , Revolucion te cili e permbysi Ahmet Zogu me Koburen e Serbise. Pra per te marre pushtetin Tradhetari Ahmet Zogu beri pazare me Pashicin. Pra edhe ketu kemi tradheti te cilen e pagoi populli shqiptare me lenjen penge te shqiperise te Fashizmi Italian.Ku shqiperia pushtohet na at dhe kurora e mbertit I dergohet Mbretit te Italise po nga vet shqiptaret.!
    7. Keshtu shqiperia gjeti qetesi ne gjysmeshekullin e dyte te shekullit te XX-te me Clirimin e vendit dhe me vendosjen e shteti real nga Qeveria e Enver Hoxhes.! Edhe kjo periudhe eshte ndeshur me mjafte shqiptar tradhetar te cilket at jan denuar sipas ligjit ne fuqi.!
    PERSE I PERMENDA KETO FAKTE.!
    Per te arritur ne perfundimin se ne shqiptaret jo gjithmon kemi qen te zotet te bejem shtetin tone te fort dhe te pavarur.
    Vetem tre periudhe historic jan te Lavdishem. Periudha e Skenderbeut, Periudha e Pavarsise me Ismail Qemali ne Krye dhe periudhe e Viteve 1944 deri ne vitin 1990. Periudhat te tjera kan ardhur me problem te medha.
    Ne shqiptaret duhet te nxjerrim mesim nga Historia. Te mxjerrim mesime edhe nga tradhetaret te cilet ne kohra I kan dalur kryq vendit perpara.
    – Keshtu Hames Kastrioti I tradhetoi Xhaxhain e vet .
    – Ali Pashen e tradhtuan te gjith deri edhe djemt e vet,!
    – Esat Pasha tradhetoi vendin e vete.
    – Ahmet Zogu shiti Shenaiumin dhe Vermoshin per ti kthyer reston Pashicit.
    – Nacionalistet u bashkuan me Pushtuesin duke I kthyer pushken Atedheut te vet,
    – Koxi Xoxe e Co tradhetuan vendin e vet dhe kerkoni me cdo kushte qe shqiperia tejte republic e shtat e Jugosllavise.
    – Vijme tek koha e Demokracise.
    – Sali Berisha I Jep Nafte Serbise ne kohenm kure mbahej embargo botrore
    – Sali Berish I Jep Detin Greqise.
    I permenda keto fakte per te arritur ne perfundimin
    a).Perse nje pjese e Hoxhallarve kerkojne te mohojne Gjergj Kestriotin (Skenderbeun) Ne vijushmeri shqiptaret jen kunder vetvetes se tyre Ata vazhdojne te bej Bumerag, Madje edhe ne ditet e sotnme.
    b) Shqiptaret edhe ne Maqedoni jan kunder vetevets se tyre pore ketu kryesishte ELIT eshte aj qe e saboton ceshtjen shqiptare. Ket e pat deklaruar edhe Ali Ahmeti gjet Fushates.!
    Edhe sote elita shqiptare nuk I pergjigjet intersave te shqiptarve .Kjo ne pjesen me te madhe.
    -Deputeti nuk ka asnje ndjenje per misionin e tije historic.
    -Ministri nuk ka asnje ndjenje per misionin e tije historic
    Ndaje dhe EDI RAMA u detyrua qe te kerkoj ndihmen e faktorit nderkombetar per te shkallmuar kete klas politike e cila ka nxjerre ne treg intersat tone dhe popullin e mashtron sa her qe ajo ka nevojet personale te vetat.
    VETINGU qe shqiptaret I kan varur shpresat .Te gjith jan ne pritje per masat qe do te merren madje deri atje s a u rikthehet pasuria e grabitur.
    Beteja per demokraci vazhdon.Akoma nuk eshte fituar kjo beteje.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*