Përçarja e NATO-s dhe kriza SHBA-Europë? Bota nuk do jetë e njëjta

July 5, 2018 08:28

Përçarja e NATO-s dhe kriza SHBA-Europë? Bota nuk do jetë e njëjta

 

Shtetet e Bashkuara, rrezikojnë t’i kthejnë shpinën Europës dhe kjo po ndodh jo vetëm për shkak të Donald Trumpit – shkruan France Inter në një analizë, e cila konkludon se kriza mes SHBA dhe BE po e ndryshon botën që kemi njohur deri më sot.

Analitikja franceze e quan këtë që po ndodh një ndryshim epokal, po aq të rëndësishëm sa edhe shembja e Murit të Berlinit.

Sipas saj, kjo kthesë në raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës “daton që nga dështimi i frikshëm dhe i parashikueshëm i aventurës irakiane të Xhorxh Ë.Bushit”.

“Nën presidentin Obama dhe tani nën Trumpin, Shtetet e Bashkuara besonin se duhet të mendonin më së pari për veten, duke mos i kushtuar shumë vëmendje Europës dhe Lindjes së Mesme, dhe duke u fokusuar në përplasjen e madhe me Kinën. Me shtimin e një sasie të madhe të ligësisë dhe vulgaritetit, Donald Trump nuk bën gjë tjetër, veçse ndjek rrugën e paraardhësve të tij” – shkruan France Inter, cituar nga DITA.

FI shton se gjëja më shqetësusese në këtë që po ndodh është shpërbërja e NATO-s.

“Është e qartë se arsyeja e parë, se përse po hyjmë në një fazë krejtësisht të re, është përçarja e Aleancës Atlantike. Tani që po shpërbëhet, e kuptojmë rëndësinë e saj, si dhe zbrazëtinë që do të krijohet me mungesën e saj.

Në një kohë kur Kina, po përgatitet të bëhet fuqia kryesore ekonomike në botë, kur popullsia perëndimore po bie, ndërsa ajo afrikane po rritet në mënyrë dramatike, ku teknologjia nuk është më vetëm perëndimore, dhe ushtria kineze po rritet në fuqinë e vet me një ritëm të çmendur, perëndimorët i lejojnë vetes luksin e ndarjes” – shkruan FI.

n.s. / dita

 

July 5, 2018 08:28
Komento

5 Komente

  1. Dn July 5, 08:32

    Hyni shqiperia aty, dihet fundi..

    Reply to this comment
  2. return of the saint July 5, 10:20

    Nuk shperbehet kurre Natua artikull medioker vendet anetare duhet te paguajne 2% te kostos qe arrine ne shifra triliarde dollare Natua eshte projektuar te jete ushtria e planetit prijini dokrrat a la Putin

    Reply to this comment
  3. bota pa nato, pa arme, pa lufte...eshte me mire . July 5, 12:05

    Me medioker (qe per fat te keq terheqin turmat me vete), s’behet . ky returni siper si te gjithe si ky, mendojne se bota eshte “nje” kreatyre e “mireber” dhe nuk mund te ndryshoi kurre, (si vete truri i tyre qe gjendet ne mes poshte dhe ato qe ka poshte i disponon siper .

    Reply to this comment
  4. MH July 5, 13:07

    Nga kjo fortuni parashikuese ne ndarje te reja te botes ne grupe simbas ekzistences gjeografikishte cdo kontinent me nji bos.I bie qe dhe Europa te jete me bosin e vet.A mund te lindin ideja e armatimit berthamor i Gjermanise.Qe,sot,e ka te ndaluar me ligj nderkombetar.Dhe kush ka force e mund ta ndaloje.Sepse jemi ne pozicion gjithesekush per vete e zoti per te gjithe.

    Reply to this comment
  5. kampaçurreta July 5, 15:42

    MOS U MERZISNI !!!! NA ISHTE DIKUR TRAKTATI I VARSHAVES, NA ISHTE DIKUR BASHKIMI SOVJETIK ME 16 REPUBLIKA, NA ISHTE SERBIA ME 6 REPUBLIKA, ISHTE ALEKSANDRI I MADH,ISHIN SULLTANET E PERANDORISE OTOMANE APO PERANDORIA ROMAKE TE GJITHA JANE SHPERBERE DHE KAN NGEL VETEM SI HISTORI PASI TE VERTETAT ASKUSH UK I DIN. SOT I KA ARDHUR RADHA NATO-s , SHPEJT DO TI VIJE RADHA SHPERBERJES SE BE-S ME 28 SHTETET QE I KANE MBETUR, NUK DO VONOJE EDHE SHBA TE KETE TE NJEJTIN FAT.ESHTE EVOLUCION, DHE EVOLUCIONI VEPRON EDHE NE FUSHEN POLITIKE,PASI POLITIKEN E BEJNE ORGANIZMAT E GJALLA, DHE EVOLUCIONI QE BERI NDRYSHIMIN NGA MAJMUNI NE NJERI, TANI DO PERPIQEN QE GRADUALISHT TE TE KERKOJME FORMA TE REJA BASHKJETESE SIKURSE PARA PAK VITESH NE BOTE NUK IMAGJINOHEJ TE KISHIM NJE LIGJE PER BASHKJETESEN E QIFTEVE , E AQ ME PAK TE LEZBIKEVE,GEJ,HOMOSEKSUALVE, TANI I KANE TE GJITHE PRA MOS E MERRNI ME FRIKE, NUK KISHIM SEMAFOR PER KURVAT TANI KEMI ME SHUMICE, NUK NJIHNIM DROGEN TANI JEMI TE GJITHE TE DROGUAR, EDHE AI QE MENDON QE NUK ESHTE I DROGUAR PIKERISHT KY ESHTE DROGAXHIU ME I MADH. BOTEN E KOMANDOJNE PIKERISHT KETA QE THONE QE NUK JEMI TE DROGUAR, DHE NE DO TE ZBATOJME ATO QE THONE ATA, MOS I MERRNI ME FRIKE,FRIKE, RIKE,IKE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*