Përçarjet në Nato ekspozohen përpara samitit

December 3, 2019 11:41

Përçarjet në Nato ekspozohen përpara samitit

Turqia tha se do të kundërshtojë një plan mbrojtje të NATO-s për vendet e Balltikut, duke ekspozuar tensionet përpara samitit në 70 vjetorin e krijimit të aleancës.

Erdogan dëshiron që blloku ushtarak të njohë grupet që Turqia po lufton si terroristë por anëtarët e aleancës nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë.

Muajin e kaluar, presidenti francez zemëroi disa shtete ndërsa deklaroi se NATO ka “vdekur nga truri”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do bëjë thirrje për unitet në takimin në Londër.

“Si mikëpritës i takimit dy-ditor, Boris Johnson pritet të ritheksojë rëndësinë që vendet e NATO-s të jenë të bashkuar, duke konsideruar si gurthemelin e sigurisë euroatlantike që ndihmon në mbajtjen të sigurtë të një miliard njerëzve,”-tha zëdhënësi i tij.

Tensionet janë rritur që nga zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump, i cili vazhdimisht është ankuar se vendet e Natos në Evropë nuk po kontribuojnë sa duhet për bllokun, që u krijua për të ndaluar përhapjen e komunizmit pas Luftës së Dytë Botërore.

Anëtarët e NATO-s janë zotuar t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit nësë ndonjë prej 29 aleatëve sulmohet.

Në samit do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili pritet tu kërkojë anëtarëve të NATO-s ndihmë monetare për kapërcimin e situatës dhe rikëmbjen e vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

 

l.h/ dita

December 3, 2019 11:41
Komento

2 Komente

  1. tanku December 3, 19:41

    Qe NATO kur eshte krijuar per te luftuar perhapjen e komunizmit nuk e dinja ..! Po eshte keshtu deklarroj se eshte “grup kriminelesh te organizuar ” , ne te kunderten , gazeta te kontrrolloje shkrimin ..!

    Reply to this comment
  2. Arben December 4, 05:37

    Lek lek lek

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim