Përcillet me homazhe gazetarja Skënderasi, policia prangos shoferin e fuoristradës

July 15, 2014 08:41

Përcillet me homazhe gazetarja Skënderasi, policia prangos shoferin e fuoristradës

Është përcjellë me homazhe dhe nderime gazetarja Enkelejda Skënderasi, e cila humbi jetën në një aksident tragjik mesditën e të dielës teksa kthehej nga një shërbim në zonën e Korçës. Personalitete të shumta, autoritete vendore, deputetë, përfaqësues të qeverisë, miq, kolegë, të afërm dhe familjarë, i bënë nderimet e fundit në një ceremoni me homazhe në ambientet e teatrit “Andon Zako Çajupi”, para se në pasdite vonë, trupi të përcillej për në banesën e fundit. Kurse Policia e Korçës bëri me dije se ka arrestuar dje drejtuesin e mjetit me të cilin udhëtonte gazetarja e “Neës 24”, Enkelejda Skënderasi, e cila po kthehej nga një aktivitet kushtuar 100-vjetorit të masakrës së Panaritit. I ndaluari është shoferi i mjetit, Daniel Hyko, 27 vjeç. Hyko drejtonte mjetin tip fuoristradë “Toyota”, me targë K679EJM, me të cilin po udhëtonte gazetarja dhe disa operatorë të mediave të tjera. Makina doli befasisht nga rruga rreth orës 12:45 në Panarit dhe ra nga 20 metra lartësi. Skënderasi, 29 vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët që mori në kokë pas përplasjes me një shkëmb, ndërsa të tjerët nuk patën lëndime.

 

 

 

July 15, 2014 08:41
Komento

1 Koment

  1. Toni July 16, 02:10

    Po cfaj ka shoferi kur ti sve rripin po si gjithmone ne shqiperi tani hyn ne loje prokurori avokati dhe gjykatsi ec aty xhin xhoni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*