Përcillet për në banesën e fundit heroi nga Tetova që u mbyt në Zvërnec për të shpëtuar dy vajzat

July 17, 2017 11:00

Përcillet për në banesën e fundit heroi nga Tetova që u mbyt në Zvërnec për të shpëtuar dy vajzat

24-vjeçari nga Kamjani i Tetovës, Benjamin Ferati është përcjellë dje për në banesën e fundit.

Varrimi i tij u bë në varrezat e fshatit Kamjan.

I riu do të kujtohet si hero që dha jetën duke tentuar të shpëtojë dy vajza, edhe pse nuk mundi ta bëjë dot, dallgët ishin më të forta se ai.

Një numër i madh qytetarësh i dhanë lamtumirën e fundit, ndërsa lajmi për aktin e tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat shqiptare, boshnjake dhe në të gjitha rrjetet sociale.

Gazetari Mentor Kikia ka theksuar për këtë ngjarje të rëndë se Beniaminin mediat e kanë trajtuar si vikimën e radhës edhe pse ai duhet të quhet “Hero”.

“Në fakt ky djali që kishte hyrë t’i shpëtonte vajzat që po mbyteshin nuk është thjeshtë një viktimë deti. Ai bëri një akt heroik, një akt që meritonte e meriton tërë mirënjohjen e shoqërisë shqiptare dhe media duhej të jepte e para sinjalin e kësaj mirënjohjeje.”, shprehet Kikia.

Më  tej gazetari thekson se ai nuk duhet ta kalonte kufirin  si një viktimë spitalore. “Ai nuk duhej lënë të kalonte kufirin si një viktimë spitalore. Në një shoqëri ku sundon mizerja, ne kemi nevojë për të tillë heronj. Po, këta janë njerëzit që duhet të ngrejmë e tundim si flamuj të modelit shoqëror, jo hajdutët e vrasësit. Dhe Beniamini është një prej këtyre modeleve”, shprehet Kikia.

 

REAGIMI I PLOTË:

“Beniamini, djali nga Tetova që duhej përcjellë si hero.  Ky djalë, Beniamin Ferati, ishte në lulen e rinisë, vetëm 24 vjeç. Ai humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar jetën e dy vajzave, që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë. Lajmi për tragjedinë e trefishtë u përcoll me tragjizmin që meriton një ngjarje e tillë. Të gjithë iu referuam listës së viktimave, sipas policisë. Por vetëm kaq. Të riun nga Tetova mediat tona, në pjesën dërrmuese, e trajtuan si viktimën e radhës në det, a thua kishte pësuar infarkt. “U mbytën dy vajza dhe një djalë që kishte hyrë ti shpëtonte ato”. Në fakt ky djali që kishte hyrë ti shpëtonte vajzat që po mbyteshin nuk është thjeshtë një viktimë deti. Ai bëri një akt heroik, një akt që meritonte e meriton tërë mirënjohjen e shoqërisë shqiptare dhe media duhej të jepte e para sinjalin e kësaj mirënjohjeje. Mendoni pak sikur ky djalë të ishte kapur duke përdhunuar një vajzë në pyllin e plazhit të Zvërnecit. Fotoja e tij do të ishte bërë poster në të gjithë mediat, do të shpërndahej nga riprodhuesit re lajmeve të zeza në rrjetet sociale, për ditë me radhë. Vetëm fare pak faqe online komentuan shkurt veprimin e tij prej heroi. Ndërsa shumë të tjera iu referuan thjeshtë si “një viktimë e seksit mashkull”, siç raportohet në njoftimet e policisë. Ne që rendim të bëjmë heronj lloj-lloj kriminelësh e grabitësish, duke u rrëmuar e publikuar fotot e tyre që nga fëmijëria, kishim një hero dhe e trajtuam pa shumë mirënjohje. Ai nuk duhej lënë të kalonte kufirin si një viktimë spitalore. Në një shoqëri ku sundon mizerja, ne kemi nevojë për të tillë heronj. Po, këta janë njerëzit që duhet të ngrejmë e tundim si flamuj të modelit shoqëror, jo hajdutët e vrasësit. Dhe Beniamini është një prej këtyre modeleve”, shkruan Mentor Kikia.

July 17, 2017 11:00
Komento

1 Koment

  1. KORÇARI July 17, 16:51

    Qoftë i lehtë dheu që do ta mbulojë..këtë HERO
    Ngushëllime Familjes. Gjithashtu ngushëllime dhe familjeve të vajzave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*