Përdhunoi dhe rrahu të dashurën, shoqërohet në polici 42-vjeçari
Nga Arkiva
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçarit M.H.
Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën si dhe e ka rrahur atë.
42-vjeçari kishte rënë dakord më parë të ndahej nga e dashura e tij 27-vjeçare, por me pas ka ndërruar mendje dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.
Gjithashtu ai e ka mbajtur të mbyllur në banesë për disa orë si dhe e ka dhunuar.
27-vjeçarja ka bërë kallëzim në Polici, ku pretendon se është përdhunuar nga i dashuri i saj, po ky i fundit ka mohuar akuzat, duke thënë se ata ishin të lidhur prej kohësh.
Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të muajit Korrik, ku vajza ka shkuar në Polici për të bërë denoncim.
Në dëshminë e tij 42-vjeçari thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij dhe as e ka përdhunuar.
M.H do të mbahet i ndaluar në Polici, derisa të dalin rezultatet e ekspertizës së mjekëve.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento