Përdhunon vajzën e mitur dhe tenton të trafikoj një tjetër, pranga 49 vjeçarit nga Kuçova

December 14, 2017 09:19

Përdhunon vajzën e mitur dhe tenton të trafikoj një tjetër, pranga 49 vjeçarit nga Kuçova

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Beratit, ku një 49 vjeçar, ka tentuar të trafikoj një 19 vjeçare dhe me një 13-vjeçare dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nga Specialitët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i 49 vjeçarit me inicialet A.E, banues në Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.

December 14, 2017 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*