Përdhunuesi grek sulmon shqiptaren

May 25, 2016 15:58

Përdhunuesi grek sulmon shqiptaren

Viktima e radhës e një përdhunuese grek ishte një grua shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në Maroussi të Greqisë, kur një 30 vjeçar iu hodh gruas duke e rrëzuar për dhe, në tentativë për ta përdhunuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e gjysmë të mëngjesit të sotëm, kur shqiptarja po ecte në rrugë për të shkuar në punë.

Papritmas, burri i hidhet duke e tërhequr për rrobash dhe duke e hedhur poshtë me synim përdhunimin. Zërat e tmerrshëm të gruas dhe rezistenca e saj e fortë bënë që të alarmoheshin banorët e zonës që dolën nëpër ballkone.

Gruaja shkoi menjëherë në departamentin e policisë në Maroussi, duke bërë denoncimin si dhe duke përshkruar pamjen e agresorit të saj.

Menjëherë, forcat e rendit kanë kryer “krehjen” e zonës, duke identifikuar dhe arrestuar autorin. 30 vjeçari tentoi të fshihej mes pemëve, por u zbulua. Atij ju gjet edhe një letër natriban ngjitës, me të cilin dyshohej se do t’u mbyllte gojën viktimës.

Të paktën edhe tri gra të tjera kanë qenë viktimë e burrit, i përshkruar me “trup të madh” dhe me syze, ndërsa krimi është kryer në të njëjtën mënyrë. Ngjarjet e mëparshme janë regjistruar gjatë ditës së djeshme me një diferencë kohe në rreth dy orë.

Incidenti i parë është raportuar nga një grua 30 vjeçare në orën 8 të mëngjesit në Departamentin e Sigurisë në Marouss, ndërsa denoncimi i dytë u bë dy orë më vonë, nga një grua 40-vjeçare në të njëjtin vend.

Në të dyja rastet, burri i ka ndjekur viktimat duke ecur në një nënkalim dhe më pas i ka sulmuar duke kryer akte të turpshme.  Një rast tjetër është regjistruar rreth 1 ditë më parë.

212

May 25, 2016 15:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*