Dëshmor apo përdhunues? Një rrëfim lufte i Xhelal Staraveckës

Besnik Mesapliku December 28, 2017 08:33

Dëshmor apo përdhunues? Një rrëfim lufte i Xhelal Staraveckës

Të vlerësosh kontributet njerëzore për këdo që ka sakrifikuar për lirinë, pavarësinë dhe aspiratat demokratike është detyrim i shtetit, pavarësisht se kush është në pushtet, e majta, apo e djathta.

Por gjatë këtyre 25 viteve, krahas personaliteteve të lëna në harresë nga diktatura komuniste për arsye subjektiviste, është konstatuar jo në pak raste se janë vlerësuar edhe kolaboracionistë, në emër të antikomunizmit të tyre.

Faktet nuk mungojnë. Por unë po paraqes sot një rast tepër sinjifikativ, i cili meriton të mos anashkalohet. Konkretisht. Gjatë fillimit të rezistencës antifashiste në Vlorë, një nga pionierët e saj ishte edhe Qani Shenaj, nga Gjormi. Në kohën e fraksionit, Qaniu rreshtohet në krahun e atyre që u vunë pas Sadik Premtes.

Kur rruga e Sadik Premtes mori tatëpjetën, nën hyqmin e tij mbetën vetëm një grusht njerëzish që s’dilnin dot më nga vatha ku ishin futur. Pas vrasjes aksidentale të Neki Imerit, ish komandantit të çetës Plakë të Vlorës dhe Xhafer Dalanit, ky grupim u rreshtua në krahun e bashkëpunëtorëve të pushtuesve.

Qani Shenaj, si më aktivi dhe më i paskrupullti e gjeti më të udhës, që me okupimin gjerman të ishte pjesë përbërëse e xhandarmërisë kuislinge të Tiranës.

Po kush ishte veprimtaria e tij në këtë strukturë shtypëse dhe gjakatare? Për këtë gjë le t’i referohemi Xhelal Staraveckës, ish komandant partizan e më pas, komandantit të xhandarmërisë së Tiranës.

Rrëfimi i Staraveckës

Në librin e tij,”Përpara gjyqit të historisë”, Xhelal Staravecka shkruan edhe një episod rrënqethës, të cilin e ka titulluar” Xharxhanezi e pagoi me kokën e vet”.

“Ndër ata të rinj që m’u prezantuan, qe edhe një partizan i dëgjuar për atentatin kundër Veip Runës, i ndarë edhe ai nga Partia, një farë Qani Gjormi (Shenaj), në mos gabohem i mbiemëruar (pseudonuar) “Xharxhanezi”. Unë mendova si për të gjithë të tjerët edhe për atë, se ishte ndarë nga Partia për politikë dhe jo se donte të arrinte atë qëllim që nuk pati mundur ta realizonte kur ishte partizan.

Tiranën unë e kisha ndarë në gjashtë zona dhe në krye të çdo zone kisha vënë një oficer, toger ose nëntoger. Xharxhanezi një ditë shkon në zonën e Tabakut, pasi në atë mëhallë banonte Z.J, ish partizane e çetë së Pezës, që për arsye shëndetësore ishte kthyer në shtëpinë e vet dhe i thotë komandantit të zonës t’i jepte një fuqi për arrestimin e një partizaneje shumë të rrezikshme. Komandanti i zonës, sipas urdhrit tim, çdo arrestim që të bënte, me një proces-verbal apo raport, duhej të shoqëronte të arrestuarin, po të ishte grua në shtëpinë e Emil Misturës në rrugën e Kavajës, që e kisha kthyer burg për gratë e arrrestuara politikisht, ndërsa për burrat ishin burgje të tjerë.

Në mbrëmje Xharxhanezi shkoi te komandanti i zonës dhe i thotë që t’ia dorëzonte Z.J, pa e shoqëruar me persona të tjerë, duke i thënë se ishte një nga më të besuarit e mi.

Përpara kësaj pune të ndërlikuar, komandanti i zonës më mori në telefon e më kallëzoi çështjen duke më kërkuar autorizimin tim mbi dorëzimin e të arrestuarës në duart e Xharxhanezit. Ajo bisedë më irritoi shumë. Xharxhanezi, kur pa se komandanti i zonës nuk ja dorëzoi Z.J, afër mesit të natës erdhi dhe më takoi te Hotel “Dajti”, ku banoja dhe më bëri të njëjtin propozim pasi, sipas tij, kishte për të zbuluar diçka me shumë rëndësi. “Nëse ti mendon, i thashë, të peshkosh në ujërat e turbullta të kohës ku jetojmë, do bësh mirë që nesër të lësh Tiranën, nëse nuk dëshiron të paguash me jetën tënde inisiativën e fëlliqur që i je përveshur ta realizosh”. Xharxhanezi iku nga unë i dëshpëruar, pa i bërë fjalët e mia as përshtypjen më të vogël.

Herë pas here, para se të shkoja për të fjetur, bëja ndonjë inspektim nëpër zona. Atë natë inspektova dy zona dhe nisa të kthehesha në hotel, kur diçka e pashpjegueshme më shtyu të inspektoja zonën e rrugës së Kavajës, ku komandant ishte Riza Bekteshi. Kur shkova në hyrjen e komandës, gjeta rojen që flinte. Hapa derën dhe u futa në zyrën e komandantit dhe ju drejtova portës së dhomës së fjetjes të toger Rizait, për ta qortuar mbi çështjen e rojes, që e gjeta në gjumë.

Mirëpo dëgjova një zë gruaje. Atëhere trokita. Pas pak porta u hap. Por ç’pashë? Xharxhanezin me brekë dhe në brez një revolver “Browning”. Xharxhanezi kur e pa që isha unë, menjëherë hodhi dorën në revolver, por dora e tij ra mbi dorën time, pasi unë me një dorë i kapa revolverin dhe me tjetrën revolverin tim ia kisha vënë në gjoks. E gjithë kjo skenë u zhvillua në pragun e derës dhe në pak sekonda. Kur e çarmatosa Xharxhanezin e detyrova të futej në dhomë për të parë se ç’ishte ai zë gruaje që kisha dëgjuar.

Kur hyra brenda, pashë Z.J. ashtu siç e kishte bërë e jëma. Me lotë në sy dhe në faqe më tha: “Kjo është atdhetarizma juaj, që të na arrestoni e të na përdhunoni?! Na çnderoni për të kënaqur epshet tuaja shtazore. Ngrini zërin kundër të tjerëve për imoralitet, kur ju jeni vet imoralë. Ngriheni si paladinë të nderit të gruas shqiptare, ndërsa nuk keni asnjë skrupull dhe përdorni çdo mjet për të na ç’nderuar”. I dëgjova vërejtjet e asaj vajze i asgjësuar nga ai krim në të cilën ajo ishte viktima.

E lashë Z.J të vishej dhe mora Xharxhanezin, pa e lënë të vishej, por i hodha një pelerinë mbi trup dhe ia dorëzova Qemalit, shoferit tim që priste te makina. Pastaj u ktheva te roja dhe e pyeta ku është toger Rizai? Roja në fillim hezitoi, por kur më pa të alarmuar, më kallëzoi se ndodhej në ndërtesën përballë nesh. U ngjita me shpejtësi në shkallët e ndërtesës dhe në katin e katërt trokita në derën e dhomës, që më tregoi roja, ku kishte ende dritë. E hapi derën togeri e kur më pa, e kuptoi se ç’rreziku i kishte hyrë. Togerin e arrestova me gjithë mikeshën e tij, një greke që punonte në kinema “Nacional” dhe i çova në komandën e zonës.

Në kohën kur i bëra bashkë, Xharxhanezin dhe togerin, mendova t’i vrisja, mirëpo më erdhi mendja e urtësisë, e cila më këshilloi të mos e bëja këtë akt. Vendosa t’i referohesha gjyqit ushtarak, prandaj pa humbur kohë kompozova proces-verbalin dhe në orën dy e dyzetë minuta pas mesnate shkova te kryeregjenti, Mehdi Frashëri, i cili më dëgjoi me vëmendje rreth ngjarjes. Ai kishte urrejtje të pakufishme për ekzekutimin, por tek e fundit nuk kundërshtoi, pasi do ishte më keq t’i nisja ata në atë botë pa gjyq.

Në mëngjesin e asaj dite, gjyqi ushtarak filloi punën dhe në orën 16.00 të po asaj dite, në mbarim të seancës, të akuzuarit i dënoi: Qani Shenajn me varje në litar dhe Riza Bekteshin me pushkatim, të cilët u ekzekutuan të nesërmen në mëngjes”.

Përshkrimi i kësaj ngjarjeje nga Xhelal Staravecka, rezulton se është tepër i saktë, pavarësisht se çfarë përfaqëson ky xhelat.

***

Është momenti për të theksuar se me rastin e 60 vjetorit të krijimit të Çetës Plakë të Vlorës, në dhjetor 2002, Presidenca dekoroi me Medaljen e Artë të Shqiponjës krahas Neki Imerit e Xhafer Dalanit edhe Qani Shenajn.

Nëse dy të parët e meritojnë plotësisht këtë dekoratë të lartë si antifashistë të vendosur dhe si viktima të frymës sektare të udhëheqjes komuniste të Qarkorit, rasti i Qani Shenajt është diametralisht i kundërt me ta. Ky njeri, pavarësisht se kishte bërë kthesën 180 gradëshe, nga ylli partizan te spaletat e xhandarmërisë kuislinge, përfundoi në litar nga gjykata fashiste jo si atdhetar, por si zullumqar.

Por si për ironi të fatit, me Vendimin Nr. 464 të Komisionit Shtetëror, datë 14.09.2011, Qani Brahim Shenaj i jepet statusi i “Dëshmorit të Atdheut”.

Edi Rama pati kurajon qytetare përpara ca kohësh që kërkoi falje publike për dekorimin e Shyqyri Çokut, po për Qani Shenajn, a duhet që të reagojnë ata që përgatitën dosjen dhe morën vendimin përkatës?

Besnik Mesapliku December 28, 2017 08:33
Komento

46 Komente

  1. Drini December 18, 10:51

    Nuk dîme kujt ti besojme tani sé dhe Ju gazetaret shqiptare jeni pa asnje moral,n.q.s eshte é vertete kjo histori,eshte shume é rende.Po hajde ndaje genjeshtren dhe te verteten ne kete shqiperi Ku cdo gje eshte militantiste,Ku ska gazetare serioz dhe te ndershem.

    Reply to this comment
    • gushti December 18, 16:49

      Nje sqarim per Drinin dhe per gjithe ata qe dyshojne per te verteten e mesiperme.
      Diten qe eshte ekzekutuar Qani Shena une kam qene ne Tirane. Duke zbritur nga Pazari i Ri per ne sheshin Skenderbej pashe nje njeri te varur ne qender te sheshit, ndersa perreth lulishtes se ministrive ishin grumbulluar shume njerez. U bera kureshtar dhe pyeta njerin qe m’u ndodh prane se çfare po ndodhte. Ai me tha se gjermanet kishin varur Qani Shenen, kurse dike, qe ishte ushtarak, po e pushkatojne ne lulishte, sepse kishin perdhunuar nje partizane ne burgun e Tiranes. Meqenese isha shume i ri dhe i shkurter, une u ngjita ne nje pjerresi te vogel qe eshte edhe sot poshte minares se xhamise per te pare çfare po ndodhte ne lulishte, por nuk arrita te shoh gje. Nuk kaloi shume dhe u degjuan te shtene nga lulishtja. Une duke e pas njohur Qani Shenen, pasi shtepia jone ne Tragjas kishte qene baze e Çetes Plake te Vlores, u afrova tek i varuri dhe njoha ne fytyren e tij “Xharxhanezin” e dikurshem. Leximi i kujtimeve te Staraveckes ma perforcoi me tej bindjen qe e kisha te plote. Prandaj ne shkrimin e mesiperm gjithçka eshte e vertete. Vetem se Neki Imeri dhe Xhafer Dalani nuk u vrane aksidentalisht, por ne priten e ngritur nga çeta e hakmarrjes partizane kunder çetes se S. Premtes. Me perpara ishte vrare ish-komisari i çetes Plake, Xhemil Çakerri nga M. Shehu, si pjesetar i “fraksionit”, por Xhemili nuk eshte shpallur deshmor. Nje paradoks tjeter ky.

      Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. December 18, 21:06

      @ Drini. Per ty dhe per çdo injorant dhe halabak qe ne menyre te terthorte kerkon te marre ne mbrojtje vepromet kanibaleste te Sali Berishes. Beson apo nuk beosn ti, nuk i prishet puna kujt. Po di te lexosh, lexo, po nuk di , meso! Burimet per te sioguruar te verteten e ngjarjes nuk jane vetem shkrimi i nje gazetari, sepse tek e fundit ky nuk eshte nje shkrim qe buron nga fantazia por mbi bazen e dokumenteve te shkruara.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 28, 11:08

      drini
      beso atë që do ti dhe mos dëgjo çfarë thonë këta budallenjt!!
      beso se toka është e sheshtë,se ufot janë në mes tonë,se nexhmija ka vdekur por nuk e tregojnë,se njeriu nuk ka shkuar në hënë,se bin ladeni ishte tet vjet president i amerikës me identitet të fallcifikuar si barak obama e plot,e plot të vërteta të tjera që këta gazetarët mashtrues shkruajnë për të na mbajtur në padije!!

      Reply to this comment
    • Qarrishta December 28, 21:12

      O Drini , kjo që tregohet këtu , është shkëputur nga libri i Xh.Staraveckës , gjë që theksohet qartë këtu , po ta lexosh me vëmendje . Unë këtë e kam lexuar “mot a mot ” në origjinalin e librit ” Përpara gjyqit të historisë” .

      Reply to this comment
  2. shpati December 18, 10:54

    berisha perdhunuesi i gjithe shqiptarve.

    Reply to this comment
  3. Naqua December 18, 10:57

    Mbase ndonje kriminel tjeter qe popullin shqiptar “e skuqi si ruset dhe e zverdhi si kineset” ka dekorata me te larta se Coku dhe Shebaj? Psh dy here “Heroi i Popullit” Ah e mjera dhjerokraci qe nuk foli kurre qarte!

    Reply to this comment
  4. Naqua December 18, 10:58

    Mbase ndonje kriminel tjeter qe popullin shqiptar “e skuqi si ruset dhe e zverdhi si kinezet” ka dekorata me te larta se Coku dhe Shebaj? Psh dy here “Heroi i Popullit” Ah e mjera dhjerokraci qe nuk foli kurre qarte!

    Reply to this comment
  5. Lëmi Llukës December 18, 11:46

    Autori i shkrimit Besnik Mesapliku ( siç duket është pseudonimi ) më imponon respekt për trajtimin e saktë e të ndershëm që i bën problemit.
    Xharxhanezin e kam parë dhe dëgjuar , që kur isha fëmijë , gjatë Luftës .Kur u rrita dhe binte fjala për Xharxhanezin , të gjithë e quanin aventurjer .
    PD është parti e banditëve dhe aventurjerëve , tek xharxhanezët Saliu gjen veten !

    Reply to this comment
    • AniLemi December 28, 21:04

      P Lemi Llukes, nuk ishte saliu atehere President, por Alfred Moisiu, veerani i asaj lufte. Edhe ti urrejtja te ka hequr logjiken dhe kujtesen e arsyen. Saliu eshte shume i keq, por kta pasuesit e tij jane edhe me te keq.

      Reply to this comment
  6. Artan December 18, 11:47

    Kete Qani perdhunuesin e paska dekoruar jo vetem Berisha kur ishte kryeminister por edhe presidenti ne dhjetor 2002.Kush ka qene atehere president?

    Reply to this comment
  7. Akil trojani December 18, 11:58

    Kriminelët në Shqipëri nuk janë vetëm dëshmorë, por në kuvend, gjyqsorë, ekzekutiv, e ku të kërkosh atje janë . Jam nga Peza Berr-isha nuk erdhi asnjë herë të nderonte dëshmorët e parë të athdeut. Por rasti që përmend autori që krimineli të bëhet dëshmorë nuk e kisha dëgjuar dhe është sigurisht jo unik. Ky rast duhet të shërbejë të kontrollohen të gjithë

    Reply to this comment
  8. era December 18, 12:46

    Eshte vazhda e perdhosjes se historise se kombit shqiptar, nje skenar i shkruar mire nga UDB-ashet dhe zbatuesi i tyre salserbi.

    Po ne kete linje eshte ngritja e tradhetareve te shqiptareve si Zogu e kompani dhe injorimi dhe neperkembeja e e paaatrioteve si Lugji Gurakuqit te vrare nga Zogu apo dhe patrioteve te vertete shqiptare.

    Reply to this comment
  9. dule December 18, 12:57

    e te lumte dora dhe mendja biri i staraveckes…Xhelal bala (staravecka)..

    Reply to this comment
  10. I plotfuqishmi Karaj i Rajonit nr. 1 December 18, 13:49

    “Togerin e arrestova me gjithë mikeshën e tij, një greke që punonte në kinema “Nacional” dhe i çova në komandën e zonës.”

    Grekja eshte gjyshja e Arjan Canit, nena e nenes.

    Reply to this comment
  11. Ky December 18, 14:03

    Ky eshte ujku plak qe çfare te gjeje e ha,
    eshte shpifes,hajdut,vrastari qe ben hata,
    eshte komunisti e eger,zemergur i fshehur,
    eshte halabaku qe vjedh e vret duke lehur.

    Ky dekoron vetem ata qe jane perdhunues,
    eshte zemerkatrani me shpirtin e tij helmues,
    ky fsheh veteveten duke shpifur per te tjeret,
    eshte ai qe brohoritet nga hajdute-kriminelet.

    Ky eshte ai,Sal-uk-ari-karraduza i shpellave,
    eshte gjarpri helmonjes qe zvarritet ferrave,
    ky eshte monstra e Drakules se Albanistanit,
    eshte primitivisti i eger,shkaterrimtari i vatanit.

    Reply to this comment
  12. guri December 18, 14:41

    Autori i shkrimit duhet te botonte dhe vendimet per varjen apo pushkatim te personave te lart permendur ose te kishte dhe ndonje thenje ne ligjerat te drejt te nje apo dy personave-

    Reply to this comment
    • Bureto December 18, 18:13

      Me beri pershtypje fakti qe autori njihka edhe ‘kriminele te ndershem’, si Staravecka, komandanti i batalionit te Br.I partizane, por qe ishte dhe nje komunist i thekur, sic e ka pershkruar vete veten ne gjyqin qe iu be ne Itali si antifashist dhe qe si i tille, u denua 10 vjet. Duhet lexuar libri i tij per te kuptuar ca te verteta me shume per periudhen e LII, boterore ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  13. Mark uk December 18, 14:50

    shpati:Ndoshta ju vertet u ka perdhunuar,po nuk te flasesh ti komunisti i qelbur ne emer te popullit.Ka perfunduar koha kur na prrallisnit ne emer te popullit.Ne se vertet Berisha te ka perdhunuar,ju nuk keni te drejt te flisni as ne emer te njerzve te shtepis suaj se ndoshta dikush e ka pas qef.

    Reply to this comment
  14. Mark uk December 18, 14:52

    shpati:Ndoshta ju vertet u ka perdhunuar,po nuk mund te flasesh ti komunisti i qelbur ne emer te popullit.Ka perfunduar koha kur na prrallisnit ne emer te popullit.Ne se vertet Berisha te ka perdhunuar,ju nuk keni te drejt te flisni as ne emer te njerzve te shtepis suaj se ndoshta dikush e ka pas qef.

    Reply to this comment
    • i ri December 18, 17:49

      Zoti shpati ,,,!
      Nuk ke rrugë tjetër ,kërkoi falje ujkut Mark se i ke sharë babanë Sali Berishën,,,,! E po nuk durohet kjo gjë kaq e rëndë,është prekur thellë tjetri,është edhe larg atdheut,,,!Gjynah mos qoftë,,,,,!?

      Reply to this comment
  15. sali serbi December 18, 15:12

    Nuk eshte rasti i pare dhe as i fundit.Ai qen eshte mesuar me mu.. Eshte edhe nje rast tjeter i nje mesuesi ne Kukes qe perdhunonte vajzat e shkolles dhe i trembur tenton te arratiset, e kapin dhe e pushkatojne me vendim gjyqi per perdhunim dhe tentativ arratisje. Nelaj me duket e ka mbiemrin por nuk jam i sigurte.Thone se shkruante dhe poezi dhe e mbiqujne larot e sotme te Pd,Poeti i pushkatuar.
    I kesaj kategorie ishte edhe rrugaçi Azem Hajdari me bustin e te cilit sot ndyhet nje shesh ne Tirane. Kndrabanda e armeve dhe e naftes ja hengri koken.
    Eh sa te tille nxorri nga haleja e historise qeni Sali Serbi

    Reply to this comment
  16. enveri December 18, 16:27

    Po kush t’ja heqi medaljen ketij perdhunuesi femrash keta qe jane perdhunues vete qe nga te djathtet te qendres e te majtet!!!??? Ktu ne vendin tone eshte mbjelle fara e keqe qe pas vdekjes se skenderbeut. Pa u zhdukur Turqinizmi ne kete vend zor se do te behemi te mbare e qe me pas te kthehet e gjithe inteligjenca perseri te cilet e kane lene kete vend qe nga 1998, dhe kane pasur plotesisht te drejte.

    Reply to this comment
  17. fteri December 18, 17:03

    ****respekte autorit ,kete histori e kam degjuar nga nje burim tjeter ,dhe them se shkrimi eshte shume i vertet,por SALUSHET e bibilushet rrethe e qark nuk u inteteson atdhetarizmi por vetem shkatrrimi,perdhosja e figurave .Njollos e perbalte atdhetaret ,ngre ne pejdetal antiatdhetaret ,vrasesit dhe kriminelet .

    Reply to this comment
  18. SuloKapedani December 18, 20:37

    KY ESHTE STILI I PUNES SALEHQENSERBIT.Tamam si ky Qani Shenaj edhe me keq ka qene AZEM HAJDARI.”Hajdar i ati ,Hajdar i biri, hajdar nga trute ,Hajdar bydevi”.Dhe ne perfundim “Hajdaret dekorojne njeri tjetrin si pa te keq,pavarsisht se ç’farè veprash “madhore”kane kryer.Hajdaret gjithmone e zevendesojne vehten me “Hajdare”.

    Reply to this comment
  19. nipi xharxhanezit(xharxhanezi 2) December 18, 20:46

    pershendetje doja tu thoja se te gjitha ato qe shkruhen ne lidhje me qani shenen jane te paverteta sepse qani shena eshte denuar me vdekje nga diktatori enver hoxha dhe qeveria kuislinge dhe ka qene nje person i cili luftoi per atdheun deri ne frymen e tij te fundit e vrane sepse ai nuk ishte dakort me idet komuniste por donte qe shqiperia te ishte nje vend i lire dhe cdo njeri ne shqiperi te gezonte te drejtat e tij prandaj ai qe shkruan per te keq shkruan se mbron idealin e tij enver hoxhen i cili na futi te gjithve ne vitet 50 ne erresire

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. December 18, 21:17

      @ nipi i xharxhanezit!
      Nga ty vemje e vemjes nuk do te degjonim gje tjeter, perveçse marrjes ne mbrojtje te nje qeni te ndyre qe quhej Qani! Qani Qeni nuk luftoi per Shqiperi por per ata qe i jepni kocka dhe kur pane qe u terbua, e vrane. Te vetmen gje te mire qe paskan bere.
      Ti ha mut kot , se po te ishte ndryshe nuk kishte arsye qe nje nga xhelatet e ketij populli , te mos e zbukuronte ngjarjen, por nepermjet keti episodii ai kerkon te justifikoje ne nje fare mase veprimet e tij si leve e pushtuesit, gjoja se te pamoralshmit ne rradhet e bashkepunetoreve te pushtuesit ishin me kokrra dhe ai i pushkatonte ose i varte.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 28, 11:16

      “qani shena eshte denuar me vdekje nga diktatori enver hoxha dhe qeveria kuislinge”
      kot nuk i thonë se mëndja është e pafundme,si universi!!
      këtë se kisha lexuar a dëgjuar akoma!!
      kam lexuar
      -teorinë e nastros
      -të gimçe hamiti
      -atë si spiun i sërbëve
      -si bashkpuntor i rusv
      -si vëlla i kinezëve
      por kjo e fundit më duket se jua kalon të gjithave!!
      diktator me qeveri kuislinge!!
      i fortë paska qënë!!për be jua paska futur të gjithëve!!
      me këto mënçurira vështirë të mbash të dhejrët se shurra të merr shalët me kohë!!

      Reply to this comment
    • ELIOT December 31, 12:50

      NIPI i ;;;;;;; Nuk cuditem nga marrezirat qe tregojne ish partizanet ;;;;;; KUR 30 GJERMANE TE VRARE I BENE 300 MIJE … KUR I ZURI RROB 10 BALLISTE NJE GAVROSH KOMUNIST .NJE PERRALLE E BOLSHEVIKEVE … KUR ENVERI TE GJITHE ISH PARTIZANET …. I BERI HERONJ ..MINISTRA … DHE PASTAJ ME PRETEKSE KOTI … I BERI TRADHETAR …NAZISTA …. I PUSHKATOI … NUK CUDITEM QE EDHE KJO HISTORIE …ESHTE E MANIPULUAR NGA KOMUNISTAT … NGA ENVERI ..PERSE SE PUSHKATOI MEHMETIN ENVERI …KUR MEHMETI VRAU SHUME SHQIPTARE .. TE PAFAJSHEM ….. NDOSHTA PERHUNIMI I NJE VAJZE … ISHTE ME RENDE SE VRASJA E QINDRA SHQIPTAREVE … APO DUHEJ NJE PRETEKS PER TI HEQUR QAFE…ENVERI E HOQI QAFE TRIMIN QE JA THA NE SY …QE PARTINE KOMUNIST E FORMUAN SLLAVET DHE JO AI …. ENVERI E QUAJTI TRADHETAR ABAZ KUPIN QE LUFTOI KUNDER PUSHTUESIT ITALIAN DHE GJERMAN …ISHTE ME ALEATET DHE ENVERI DHE PROPOGANDA E BOLSHEVIKEVE E BENE TRADHETAR ..KUR LEXOVA NE FRENGJISHTE PER KRUJEN …. FOLTE EDHE PER ABAZIN QE LUFTOI NE KRAH TE CLIRIMIT TE VENDIT ME ALEATET …QE ISHTE NJE BURRE ATDHETAR DHE JO NJE TRADHETA SIC E BENE KOMUNISTAT ENVERI .. DO ME THENE TEGOJNE REALITETIN … PRANDAJ RRENAT TE NJE ISH KOMANDANTI AS QE I BESOJ …. JETOI ME ENVERIN PER 50 VJET DHE ESHTE BERE SI ENVERI DO ME THENE RRENACAK POSHTERUES ..DHE SI BESOHET …. EDHE TROCKI .PO TE JETONTE PER 50 VJET ME HAJDUTE …DO TU BENTE HAJDUTE … ME THUAJ ME KE RRIN TE THEM KUSH JE THONTE NJE PROVERB ALABANAIS … E HARRUAT APO ..

      Reply to this comment
  20. Latif December 18, 22:10

    Kushuriri i pare i “xharxhanezit”. Une po citoj vetem disa fjale te Shkrimtarit Kastriot Kapaj i cili Ne librin e tije per Gjormin flet historia eshte bazuar ne dokumentacionin qe ndodhet ne arkivin e shtetit, Ai midis te tjerave shprehet” Qani Shenaj (Xharxhanezi) me shkathtesine dhe ndryshimin e uniformave dhe sjelljen u be tmerr per armiqte .komandant i skuadres se pare dhe njesiteve guerile.ne 5 mars 1944 arrestohet ne tirane nga qeveria kuislinge dhe varet ne litar si anetar i grupit fraksionist.Ne diktature eshte cilesuar armik.Ata qe kane ekzekutuar Xharxhanezin keshtu u intereson te mbyllin dosjen e tije sepse nuk u ka dale frika nga ai burr dhe sot e kesaj dite.Me vjen keq per kryeredaktorin e kesaj gazete qe boton shkrime te tilla qe bazohen vetem ne shpifje.Keta djem ishin qe krijuan formacionin e pare luftarak ne jugun e shqiperise , ne Gjorm ne 4 dhjetor te vitit 1942 dhe e dhane jeten per clirimin e vendit.Xhelal Stravecka ka dore ne vrasjen e Xharxhanezit dhe nepermjet kesaj shpifjeje ka dashur te shpetonte lekuren e tije.Qani Shena ishte ai qe kur u be Vlora shtet rrethim per te kapur “xharxhanezin”, i vajti gjeneralit ne kafen e Sali Babanit te gjashtekateshi para bashkise ne vlore i cili drejtonte operacionin, Qaniu ishte veshur me uniformen e oficerit italian, ai i thote gjeneralit une jam xharxhanezi i nxjerr koburen , hap rrugen. Per veprimtarine e tije mund te vine te pyesin veteranin Rushit Sinaj i cili sote eshte ne moshen 90 e ca vjec dhe jeton ne Gjorm te Vlores.

    Reply to this comment
  21. Alfa December 21, 09:52

    Ju qe lexoni dhe referoheni kesaj gazete pacavure dhe te ish komunisteve qe dogjen shqiperine jeni te cmendur. Ju nuk e kuptoni fare parine e vendit dhe cilet ishin ata qe luftuan komunizmin qe ne themel. Ju jeni te gjithe ca copa injoratesh qe lexoni kete djarre gazete me shpifje dhe bazoheni tek nje ish komunist injorant qe per here te pare pa njerez malit si ky Staravecka. Nuk e kuptoni mor te mjere se cfare pollen keta njerez qe gjoja bene luften dhe luftuan klerin katolik si nder njerezit me te ditur te ketyre tervave. NUk e kuptoni mor te mjere ende pas 70 vjetesh besoni ish komuniste qe vetem genjejne e thurin lavde luftes. Mjer per ju o mjerane injorante qe nuk e shihni driten dhe nje tufe komunistes ju genjeu nga injoranca juaj dhe ju tani shkuani brockulla. Ju thjesht jeni viktima te injorances tuaj, sepse se njihni fare Qani Shenaj. Ta merni vesh historini o injorante lexoni:

    “Ky “Xhaxha Nezi”, është në fakt “Xharxhanezi”, që ishte pseudonimi i Qani Shenaj, një komunisti dhe partizani nga Gjormi i Vlorës, mbështetës i Anastas Lulos dhe Sadik Premtes, i cili pas spastrimeve staliniste në PKSH, e pa luftën kundër komunizmit stalinist si më të rëndësishme se atë kundër gjermanëve e u bashkua me Xhandarmërinë, duke u bërë oficer i saj në Tiranë. “Xharxhanezin” e futën në një kurth komunistët, me anë të një të reje komuniste të burgosur e cila u zhvesh befasisht lakuriq gjatë seancës së pyetjeve dhe e akuzoi për përdhunim. Pas kësaj “Xharxhanezin” e varën publikisht autoritetet shqiptare të kohës, të quajtura kuislingë nga komunistët.
    Vajzën e asaj të resë komuniste që e përdorën për të tërhequr në kurth “Xharxhanezin”, e kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës familja e Enver Hoxhës, me pretendimin se i pati dhënë dokumente të klasifikuara arkivore Fevziut. Me sa duket Nexhmije Hoxhës nuk i kishte dalë inati për varjen e “Xharxhanezit”, për të cilin thoshin se faji i vetëm i tij ishte se me të binte në dashuri çdo e re komuniste që e shikonte me sy”

    Reply to this comment
    • intelektuali December 28, 10:40

      Kur Sabiha Kasimati e kishte refuzuar Enverit disa here seksin, kjo MONSTER gjakatare e futi ne listen e pushkatimit per bomben ne ambasaden sovjetike qe e kishte vene Mehmet Shehu enkas per te vrare intelektualet properendimore. Kur Mehmeti e pas Sabihane qe e njihte nga Italia ne liste i tha Enverit:

      “Po Sabihaja c’ne?”

      Enveri u pergjegj:

      “Kemi informacione nga shoket sovjetike se eshte agjente e amerikaneve.”

      Nena e Sabihase i shkoi Nexhmijes dhe i u lut:

      “Shpetoje Sabihane, se e ke pasur shoqe!”

      Nexhmija ja kthen:

      “Partia nuk i fal armiqte e popullit.”

      Diten para se ta pushkatonin Sabihase i shkon Enveri ne qeli dhe i thote:

      “He moj profesore akoma me refuzon?”

      Sabihaja i pergjigjet:

      “Ti ke Nexhmijen, c’me do mua? Une te urrej ty dhe regjimin tend katil dhe gjakatar!”

      Pas kesaj ne qeli Sabihase i derguan ne qeli hamshore, xhelate te Partise qe e perdhunuar sistematikisht derisa e pushkatuan tek ura e Beshirit ne te dale te Kombinatit dhe familjes asnjehere nuk i u lejua te kryente autopsine ligjore, vetem pas viteve 90-te kur u zbuluan kockat e viktimave u pa se Sabihane xhelatet e kishin lidhur me tela me gjemba dhe se ne dallim nga viktimat e tjera, Sabihaja i kishte pare ne sy xhelatet e Enverit perpara se te vdiste.

      NDERIM PER KETE INTELEKTUALE GUXIMTARE!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 December 28, 11:31

        nastradin o hale muti
        mos vallë;po e pranoj jo vetëm si të vërtetë këtë që thua për enverin,por dhe si të pakundërshtueshme;”përdhunimi” i enverit ja lan përdhunimin Qani Shenajt!!
        më duket se prapë përdhunus mbetet!?
        or koqe gomari!!

        Reply to this comment
        • intelektuali December 28, 12:19

          HALE MUTI?

          Po pse ka hale tjeter?

          Mos na e fyej inteligjencen me llogje komunistesh,

          por:

          Beji te fala Nexhmije Hoxhes se te ka derguar kartolinen e saj gjakatare per Vitin e Ri.

          Reply to this comment
      • intelektuali December 28, 21:17

        Për plehrën e pa riciklueshme Intelokafsha !
        E more bajgë , je verbuar nga urrejtja dhe nuk sheh nga sytë , për se flitet këtu , por vjell çorbën e prishur që ushqehesh !

        Reply to this comment
    • Kaci December 28, 10:55

      Cpo na thua pralla ti ore? “Ju zhvesh vete se e futen ne kurth komunistet” Si e futen nrpermjet qeverise kuislinge? Dhe qeveria kuislinge u sherbente komunisteve keshtu e jo nazisteve? Po ci keni keto brockulla qe flisni? Dhe na thua: e kuotoi qe lufta kunder komunizmit ishte me e rendesishme se sa lufta kunder nazisteve! Ore cfare keni fytyre te mbroni? Perdhunues e bashkepuntore te pushtuesit. Vetem ne Shqiperi ndodh kjo diare pacavure. Kudo ne Evrope dhe baba ta kish tjetri bashkepuntorin me pushtuesin, minimalisht nuk e ze me ne goje jo me ta mbroje publikisht.

      Reply to this comment
  22. adi December 28, 09:37

    drini,ti ke plotsisht te drejte ketu ne shqiperi qeni zotit nuk e merre vesht.Te gjithe tradhetare ….Po mire saliu po meta tash me grekun janulle po rama qe shpallte qytetar nderi goran bregovicin qe as nje her nuk e denoj masakrat serbe janullen qytetare nderi te Tiranes qe asnje fjale nuk tha per masakrat ne Kosone,tash varrezat e ushtareve greke qe masakruan shqiptare…si populli ashtu edhe mbret,mut njeri kak tjetri. Kujt ja kam shk…..te thote qe Enver Hoxha nuk ka pas TE DREJTE

    Reply to this comment
  23. intelektuali December 28, 09:41

    Gazeta DITA ri e ri e ben sehir qente e Enverit qe presin gjuhejashte ndonje kocke historike

    dhe:

    Ja del nje kriminel i Enverit qe vret njerezit sikur te ishin zogj pule dhe tregon tani pas nje shekulli DACIBAO me Lej Fenat komuniste qe vrane ARMIKUN perdhunues femrash, qe Edi Rama e ka lene deshmor sic la Nexhmijen dhe Viton dhe Aranit Celen pas tyre

    Me te vertet na beri te mallengjehemi dhe te qajme me lot ky shkrim mbreselenes i killerit te Enverit qe vriste njerezit si zogj pule dhe krenohesh me kete krim.

    PO ENVERI QE PERDHUNOI GJITHE SHQYPTARET PER 50 VJET ME RADHE O PUSHTA TE POSHTER FANATIKE TE ENVERIT?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 4, 10:39

      nastro o koqe gomari
      nëse ti quan “qënt e enverit”ata që janë kundër përdhunimit!?ata që janë kundër tradhëtisë!?ata që janë kundër ë keqes!?
      atëherë i bije që ti të jesh ndyrësirë!!
      nuk jam asnjëherë në krah të përdhunuesit edhe sikur të ishte fëmija tim!
      or ndyrësirë!!
      prandaj mos ha mut kot!!
      ke ngrënë dhe më parë sa ke plasur!!këtë radhë nuk ja shton dot më kutërbimin vetes!
      haleja hale mbetet,edhe po ti lash mutin pas dhjerjes!!

      Reply to this comment
  24. Lisi December 28, 14:45

    Bo-booo , ç’farë s’shkruhet këtu !
    Po , aman more , na lini të kuptojmë diçka nga kjo histori , më saktë , nga kjo tragjedi . Kjo është historia jonë , është histori shqipëtare . Po lereni , mor aman , Enverin mënjanë , në këtë kohë Enveri s’kish lerë akoma , as çante kokë njeri për të . Hasëll-hasëll , Enverit duhet kërkuar hesap pas vitit 60-të e këtej , para kësaj ai bënte ç’farë i thoshin .
    Xharxhanezin e kam njohur kur unë isha 5 vjeç . Merret vesh ç’njohje është kjo ?! Xharxhanezi ndodhet në banesën tonë , mbi ne fluturon një avion ( ndoshta italian ) dhe Xharxhanezi e sfidon avionin :
    Merr një flamur të madh shqipëtar dhe e tund në ajër . Im atë I bertet Xharxhanezit – ç’bën i tha , don të na bombardojë ?!
    Xharxhanezi , Xhelal Staravecka etj janë njerëzit tanë , janë shqipetarë , por ama , gabuan , dreqi e mori , për të keqen e tyre dhe tonën . Historia është e pamëshirëshme !
    Brezi ynë s’duhet të futet në luftën e vitit 1944 – o ti , o unë ! Në kemi vizion tjetër , kemi detyra të tjera para Atdheut , janë kohë krejt të tjera . Të jemi të ndershëm kur gjykojmë paraardhësit tanë , ne sot dimë më shumë se ata , jo se ne jemi më të ditur , por , se ne pamë atë që ata s’mund t’a shihnin , ne flasim kur shfaqja ka mbaruar . Të mësojmë nga gabimet e së djathtës dhe së majtës !

    Reply to this comment
  25. MH December 28, 15:39

    Vendimin Nr. 464 të Komisionit Shtetëror, datë 14.09.2011, Qani Brahim Shenaj i jepet statusi i “Dëshmorit të Atdheut”.Per veprimtari patriotike ne lufte me shume vetmohim ne biruce te pejdhit,deri ne sakrifikim te jetes me varje ne litare.

    Reply to this comment
  26. Arber iliri December 28, 15:56

    Ai paska qene perdhunues dhe jo deshmor qe nuk duhet te jete por te dallohet per krimin e bere si perdhunues.Faktet jane te sakta ndaj nuk ka pse manipulohet.Paska marre te arestuaren dhe e ka perdhunuar.

    Reply to this comment
  27. gjormjoti December 28, 16:37

    E kam lexuar librin e Staraveckes dhe e kam vleresuar si nje liber per Belul Gjeraqinen duke i atribuar meritate pa verteta vehtes dhe duke shkruar ne ate liber shume te pa verteta por kjo eshte nje ane tjeter por burra mburravec si Xhelali jo qe nuk mund ta pushkatonin se ishin te eleminuar nga Xharxhanezi sa tju shkonte ne mendje por Ai u pre ne bese u thirr per mbledhje ne Tirane dhe djemte e Gjormit i thane mos shko se do te jete kurth por ai nuk e njihte friken historia e tije eshte e pa shkeputur nga historia e djemve te Gjormit shume tragjike por dhe aq e lavdishme.Per Qani Shenen dhe aktivitetin e tije duhen libra dhe jo faqe gazetashpor per ta bere me dije dhe ate fatkeqin komentues te librit te Xhelalit po i shkruaj dy rreshta qe i ka kenduar populli ta kuptoje mire dhe ai mjerani. Guerilasi i sprovuar/Vloren trime flake e ndezi/Atje ku vritej spihuni/E kish vrare Xharxhanezi,

    Reply to this comment
  28. Javer December 29, 20:21

    Nje rrefim interesant. Qani Shenaj perdhunoi nje te burgosur; ndonese detajet e atij akti nuk dihen, ishte thjesht nje perdhunim fizik apo marrveshje per ta liruar ne kembim te seksit. Qani Shenaj e meritonte denimin; por jo me varje.Sado i rende moralisht, nuk vritet njeriu per nje sulm seksual. Denimi me varje nga Starvecka (sic pretendon ai) eshte nje krim me i rende se perdhunimi i Qaniut. Keshtu qe Qaniu eshte nje viktime e padrejtesise, por jo nje deshmor, nese c’thuhet ne kete shkrim eshte e vertete.

    Reply to this comment
  29. Fteri December 30, 17:02

    Zemra e zezë karakterizonte ballistët. Nga njëra anë e hiqnin veten “patriot”, se “luftojnë për çlirimin e vendit”, nga ana tjetër kryenin veprime antinjerëzore, bënin krime, vrisnin pula, vrisnin dhe njerëz. Kështu, meqë nga Mashkullora dolën 70 partizanë, fshat me 29 dëshmorë, gjermanë e ballistë, thirrën me arrogancë e presion mbledhjen e burrave të fshatit për t’i kthyer nga rruga e Luftës! Populli u përgjigjej “Jo”! Dështuan.

    Por nuk harruan. Një mëngjes pa gdhirë, rrethuan fshatin në befasi, arrestuan 11 fshatarë, të cilët i pushkatuan! Dy të armatosur që do zinin pozicion për të luftuar kundër tyre e për të shpëtuar shokët e arrestuar, u kapën të gjallë në befasi. U burgosën. I çuan të lidhur në Janinë, e për në kampin e Selanikut. Por “rroftë një mik” që ndërhyri, pagoi 400 dollarë dhe ata u liruan. Nga vuajtjet Abaz Çani nuk ecte dot. E mori në krah Andoni dhe nga Janina mbërritën me këmbë pas disa ditësh në fshat! Fshati i dinte të vrarë.

    Terror ndaj femrave…

    I tmerrshëm ishte terrori i Ballit ndaj grave e vajzave shqiptare, kundër të cilave vepronin jo vetëm me propagandë e shpifje, por edhe me pushkatime e varje në litar. Pjesëmarrja e tyre në LANÇ ballisëve u vriste sytë. Në radhët e tyre s’kishte asnjë shoqe, sikundër nuk kishte asnjë dëshmor e asnjë këngë. Kurse partizane ishin 6000, nga të cilat 250 ranë dëshmore, prej tyre 25 Heroina të Popullit, 5 të varura në litar! Sa presione e kërcënime u janë bërë nga nazistë e ballistë por ato qëndruan trimëresha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*