Përditësimi i të dhënave, OSHEE shtyn afatin deri në mars 2018

February 1, 2018 16:16

Përditësimi i të dhënave, OSHEE shtyn afatin deri në mars 2018

 

Kompania OSHEE, në bashkëpunim me nënkontraktorin që po zbaton ne terren procesin e përditësimit të të dhënave, bën me dije se për shkak të fluksit në sportele, shtyhet vijimi i procesit të përditësimit të të dhënave deri në mars 2018.

Vendosja e afatit 31 janar dhe rezervimi i të drejtës për ndërprerjen e energjisë elektrike në rast mospërditësimi të të dhënave, ka shtuar fluksin e abonentëve në pikat e autorizuaaa për përditësimin e të dhënave.

“Procesi i përditësimit ka vijuar gjatë gjithë vitit 2017, ku pavarësisht intensifikimit të punës në terren, konstatohen ende abonentë që nuk kanë saktësuar të dhënat, kryesisht shtëpi të dyta, emigrantë, por edhe konsumatorë të cilët nuk janë gjetur gjatë procesit të intervistimit”, thekson OSHEE në një njoftim për mediat.

a.s/dita

February 1, 2018 16:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*