Përdorni “Signal”, jo “Whatsapp/ Thirrja e miliarderit Elon Musk, mbështetet edhe nga Eduard Snowden

January 13, 2021 16:28

Përdorni “Signal”, jo “Whatsapp/ Thirrja e miliarderit Elon Musk, mbështetet edhe nga Eduard Snowden

‘Përdorni Signal’- ishte një postim në Twitter i bërë nga shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk.

Postimi i Mask në datën 7 janar shkaktoi shumë reagime. Pas tij të njëjtin mesazh e shpërndau edhe Edward Snowden.

Kur u pyet pse e rekomandoi atë aplikacion, ish- punonjësi i Agjencisë Amerikane të Sigurisë u përgjigj duke thënë: “Unë e përdor atë çdo ditë dhe nuk kam vdekur akoma.

Po çfarë është Signal?

Për ata që nuk i ndjekin ose nuk kanë parë postimet e Musk dhe Snowden, Signal është një aplikacion i mesazheve të koduara. Kjo do të thotë që aplikacioni përdor një protokoll që siguron se askush përfshirë edhe vetë Signal nuk mund të ketë qasje në përmbajtjen e mesazheve.

Që prej publikimit ai mban vendin e parë në App Store të Apple ashtu edhe në Google Play Store. Signal mund të shikohet si rival i Whatsapp.

WhatsApp që është në pronësi të të Facebook ka afërsisht 2 miliard përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën, ndërsa Signal ka rreth 14 milion. Është e vështirë t’i quash këto aplikacione me të vërtetë konkurrentë, pasi një aplikacion mesazhesh është po aq i fortë sa rrjeti i tij. Por ndërsa rrjeti i WhatsApp është nën kërcënim, Signal’s vazhdon të rritet.

Javën e kaluar, shërbimi i mesazheve WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregulla të reja të privatësisë për ndarjen e të dhënave personale me kompaninë Facebook. Përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e aplikacionit nëse nuk i pranojnë kushtet. Në gjithë botën ka një rritje të shqetësimit për përdorimit e këtyre të dhënave nga ana e kompanisë që ka në pronësi Watsapp dhe që është facebook.

o.j/dita

January 13, 2021 16:28
Komento

9 Komente

  1. Populli January 13, 21:30

    Informacionet e shifruara mund te thyhen tashme. Kjo mbahet sekret, por NSA, Google dhe sherbimet sekrete Izraelite, kane ne perdorim kompjutera kuantik te cilet deshifrojne ne kohe te shkurter informacionet me te kriptuara.

    Keshtu qe c’faredo qe te perdorni, neqoftese ata kane interes, informacioni kanalizohet e deshifrohet duke analizuar celesin e kriptimit me te gjitha kombinacionet. Me kompjutera normale sa do te fuqishem, kjo procedure mund te marre disa vite, por me procesimin kuantik, kjo transformohet ne disa minuta.

    Reply to this comment
    • ganiu January 14, 23:40

      E ça me lexu idiotësitë e Hitlerit të amerikës?
      Apo të Mask?
      Ky i fundit jashtë profesionit të tij, është hu gardhi.

      Reply to this comment
      • Populli January 15, 15:33

        Lexo kete qe te kuptosh se per c’fare behet fjale:

        https://www.digitaltrends.com/computing/what-is-quantum-computing/

        Mos u merr me Elonin e Snowden sepse ata thjesht jane vegla qe bejne bythen e turtullit.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 January 16, 10:50

          popllo
          më duket se trashësia tënde duhet të jetë proverbiale!!
          “Mos u merr me Elonin e Snowden sepse ata thjesht jane vegla qe bejne bythen e turtullit.”,pra dhe këta qënkan vegla??
          atëherë mor tallash,kush PSëmës,qënka ai i quti,i ndershmi dhe i pakorruptueshmi sipas teje??
          mor njerëz që fluturoni me hu në bythë,me presh ka të tjerë që nuk fluturojnë aq lart sa ju,a nuk e kuptoni që marrëzija juaj p ju çon në shpikje gjithnjë e më të pabesueshme??
          që është përgjuar dhe do të përgjohet gjithnjë e më shumë!?
          këtë unë nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim,bile shumë i kam ditur me kohë dhe kur përgjohej “alla turka”!kjo është pjesë e mbledhjes së informacionit!
          ky informacion bëhet për të mbajtur në nivel të lartë sigurinë ose për të shtypur, shoqërinë!që ka dhe do të ketë abuzime asqë nuk diskutohet!!
          “Lirine e fjales ti do ta qash pas disa vitesh”,ke të drejtë,por po të ishte rizgjedhur ky ndyrësirë,pra donald tramp!!rizgjedhja e tij do të shtonte radhën e diktaturave!
          sot kemi kinën,rusinë, turqinë,deri diku brazilin,ka mbetur jashtë pothuajse gjithë europa dhe india me australi e kanada!!
          a thua se do ti bëni ndot ballë diktaturave pjesa e mbetur jashtë??
          a thua se lë’pen në francë e salvini në itali,e AfD në gjermani do të binin nga popullariteti??
          jo mor karabush!
          do të ngriheshin dhe shumë shpejt unë;ti nuk e ke problem,gaforre je,ke qef të ecësh pas;nuk do të kisha mundësi të shprehja mendimin tim!ndërsa budallallëku tënd do të buçiste si më parë!!
          jo që ti quan “diktatures Globale”,është kjo që të thashë unë!pra rizgjedhja e trambit do të sillte fillimin e diktaturës globale!!
          popllo,e di që je shumë i qut,dhe nuk mund të të ndryshoj mendimin,por të paktën mund të ndihmoj që dikush të mos bjerë në budallallëkun tënd!!
          nuk e di a e ke me qëllim apo me budallallëk,por në fund të fundit po përpiqesh të na sjellësh atë që thua se e kundërshton”diktaturen Globale”!!

          Reply to this comment
          • Populli January 17, 00:42

            Ok. Prape mendjen ne mesim dhe mos u hallakat kot.

            Po diskutonim qe po pergjohet gjithandej ne detajet me intime, nderkohe qe po reklamohet se nuk pergjohet, duke u bazuar ne mashtrime apo le te themi ne avancimin teknologjik te software apo algorithmave qe gjenerojne kombinacione kriptike.

            Bukur deri ketu. Ti pranon qe pergjimi ka ekzistuar apo ekziston edhe alla Turka qe ne kohet e lashta. Asnje lloj kundershtimi deri ketu.

            Problemi qendron, se une si njeri i lire, dua te kem opsionin e mos pergjimit dhe privatesise time. Dhe kjo eshte zgjedhja ime si individ. Nuk besoj se ty te intereson qe gjitoni yt apo mehalla te di se vajza jote ka pasur nja 30 dashnore hamshore, para se te gjente nje djale te mire per tu martuar? Apo jo? Jam i sigurt se nuk do te pelqente, sepse mehalla do shkonin e do ti thoshnin dhenderit qe ke mare nje k…..rve. E sigurt kjo.

            Tani le te fokusohemi prape te thelbi. Neqoftese ti je dakord me pergjimin e di qe ekziston dhe e pranon, ka edhe budallenj te tjere ne kete bote, te cilet zgjedhin te mos jene dakord, ne aspektin e c’fare ngjyre kane breket e gjithesecilit te cilat i vesh e i zhvesh cdo mengjes.

    • anticensurë25642654 January 15, 12:52

      popllo
      këtu nuk flitet për sekret,por për liri fjale!!
      sa për atë punën e kunantikëve e ke parasysh se para disa vitesh përdorej “telegram” nga islamistët ekstremistë dhe ishte problem për ti gjurmuar!!sepse nuk ka të bëjë fuqia e kompiuterit por mënyra e deshifrimit!!
      në këtë rast flitet për bllokimin që i kanë bërë nazistit tramp dhe mbështetësve të tij po aq idiotë e po aq nazistë!!
      trampi dhe “Qenonistët”,e idiotë të tjerë,nuk mbajnë gjë të fshehur,nuk komunikojnë me shifra!!
      jo popllo jo!!jo o gjë e trashë!!
      ata publikojnë hapur,si trampi dhe qenonat!
      i publikojnë hapur sepse peshkojnë cironka budallaqe si ti!!

      bile dhe ndyrësira si ky eunuku i sulltanit të bosforit!!
      deri dje ky dobiç i lindur çfar nuk tha për trampin,kur ja futi sulltanit dy këmbët në një nallane,sot i del në mbrojtje!çfar pret nga bythë shqyer të tillë!të njëjtën gjë tha dhe për putinin dh epastaj ja merrte në gojë!!

      Reply to this comment
      • Populli January 15, 15:49

        Lirine e fjales ti do ta qash pas disa vitesh, po ecen gjerat sipas planit drejt diktatures Globale.

        Por le te fokusohemi pak te thelbi i artikullit.

        Artikulli flet per pergjime te paligjshme te komunikimit te njerezve ne kete planet, nepermjet aplikacioneve te lidhura nepermjet rrjetit apo internetit.

        Konkluzioni ketu eshte, se nderkohe qe prodhuesit e ketyre aplikacioneve reklamojne me te madhe sigurine e privatesise se komunikimit, duke u mbeshtetur ne teknologjine kriptike ( Encryption ), e verteta eshte se kjo teknologji eshte tashme e kompromentuar per shkak te teknologjise se re e cila eshte ne dispozicion te agjensive te inteligjences, si dhe korporatave te medha te Big Tech ( Google, Facebook, Amazon, Microsoft, Apple ).

        Kaq.

        Reply to this comment
  2. Arben January 15, 01:27

    Bojkot

    Reply to this comment
  3. asd January 17, 12:51

    Nese nje kompani do te mbante vertete sekret te dhenat e klienteve te saj do te kishte dy probleme qe do ta dergonin drejt falimentimit;
    – Kosto e larte per ruajtjen dhe mosrrjedhjen e te dhenave.
    – Do ti mungonte fitimi, pra do ti duhej te kthehej ne kompani jo-fitimprurese.
    Data base eshte burim fitimi, eshte Golden Product. Te gjithe reklamojne qe te dhenat nuk perdoren, pastaj zbulohen “skandalet”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim