Përdorte stilin e “Gomorrës”, bosi shqiptar i drogës tradhëtohet

July 21, 2017 19:11

Përdorte stilin e “Gomorrës”, bosi shqiptar i drogës tradhëtohet

Dario Myftiu, 38 vjeçari i cili u kap nga policia shqiptare në Durrës disa ditë më parë, konsiderohet një ndër njerëzit më të kërkuar në Itali, pasi është koka e një bande shqiptare që furnizonte zonën e Padovës në Itali me marihuanë, kokainë dhe heroinë.

Myftiu, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh, është vënë në pranga pas një urdhër-arresti të Gjykatës së Padovës më 6 Korrik të këtij viti për trafik droge, njoftoi Policia e Durrësit.

Sot mediat italiane shkruajnë, bazuar në detajet e Prokurorisë, se lideri i bandës, Dario Myftiu, është tradhtuar nga shënimet e tij të shkruara me dorë mbi pakot e drogës ku shënonte sasinë.

Prokuroria italiane thotë se kjo organizatë funksiononte me stilin e “Gomorrës”, mafies italiane. Gratë, të dashurat, motrat dhe vëllezërit e të arrestuarve ofronin mbështetje për të afërmit e tyre. Kjo dukej sidomos kur të pandehurit ishin në arrest shtëpie dhe të afërmit u krijonin kushte të mira dhe u ofronin ndihmë për t’u arratisur në Shqipëri.

July 21, 2017 19:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*