“Përdridhej tek “Sokaku i të marrëve”, nuk i përgjigjej asnjë pyetjeje”
Nga Arkiva
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas intervistës që dha mbrëmë kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit u pyet edhe për audio-përgjimin ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Përmes një statusi në “Facebook”, Paloka theksoi se Rama nuk iu përgjigjet pyetjeve, por përsërit se është në pritje të fjalës së prokurorisë.
Ai vijon së shkruajturi se prokuroria është nën tutelën e Ramës, dhe se lëvizja e rradhës nga ajo është mëse e parashikueshme.
Postimi i plotë:
E patë mbrëmë sesi përdridhej tek “Sokaku i të marrëve” përballë gazetares?
Asnjë pyetje që i është bërë, që kur i marri deklaroi se e ka bërë vetë ekspertizën për përgjimin, nuk ka përgjigje.
Ku e more materialin? Po zërin e Agron Xhafës? Kush është laboratori që bëri ekspertizën?
…
Tanimë nuk bën gjë tjetër, vetëm përsërit se po pret fjalën e prokurorisë së tij.
Edhe ne po presim që prokuroria të zbatoj urdhërin e Ramës…E pastaj: “Nuk keni parë asgjë akoma!”
s.a/dita
Eh more paloqe sa I thelle qenke e ne nuk te paskemi kupruar, I thelle sa puset e naftes apo gjeologjise qe ke mesuar ne shkolle, por nuk I vure ne jete.
Akoma merr rroge nga taksat e shqiptareve ky thuthuq i vonuar? Akoma e votoni kete mistrec qe di vetem te nxjerre balte thuthuqe nga goja dhe qe kurre ne jete ska pasur nje profesion te vertete? Po zgjohuni o njerez dhe kuptojeni me ne fund qe ky dhe dora e ketij njeriu pavlere duhet derguar ne pension per te miren tuaj dhe gjithe shqiptareve. Mjaft me.