Perez: Me Juventusin kemi të përbashkët historinë e futbollit. Goli i Ronaldos…

April 10, 2018 12:14

Perez: Me Juventusin kemi të përbashkët historinë e futbollit. Goli i Ronaldos…

 

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, presidenti i Realit, Florentino Perez, ka folur për Italinë dhe Juventusin.

“Në Itali marrim gjithnjë një dashuri të veçantë. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Juventusin. Aq më tepër që me Juven kemi të përbashkët historinë e futbollit. Kam qenë në shtëpinë e Umberto Agnelli-t, kur po zhvillonim tratativat për blerjes se Zidanes. Ishte një zotëri i vërtetë dhe më vjen mirë që i njëjti stil është edhe tek djali i tij, Andrea, një njeri dhe president i madh”.

Presidenti i “Los Blancos” ka pasur hapësirë për të folur edhe për Buffon: “Buffon është një luks për futbollin botëror, për talentin e tij, për profesionalizmin dhe respektin ndaj kundërshtarëve. Gjithkush do të donte që ta kishte një udhëheqës si ai. Higuain kishim fatin e mirë për të parë të luante me ne.

Ai ishte në zemër të tifozëve të Madridit dhe e di se si e kujtojmë atë. Çerekfinalja e kthimit, a do të jetë njëlloj miqësoreje? Jo, kësaj here. Nëse duhet, mund të luajmë në të ardhmen një miqësore mes dy klubeve tona mike”.

Cristiano Ronaldo mbetet një protagonist absolut për presidentin e Real Madridit: “Ajo që ndodhi në Torino ishte shumë emocionuese dhe tregon madhështinë e Juventusit dhe publikut të tij. Goli i Ronaldos ishte një nga më të mirët në histori, një gol i mrekullueshëm nga lojtari më i mirë në botë”.

Fjalë-mjaltë është presidenti edhe për trajnerin Zidane: “Ai e hapi këtë epokë me një lojë të re, që ka pushtuar botën. Si trajner ka fituar shumë në pak kohë. 8 tituj në dy vitet e tij flasin vetë. Zidane është një gjeni futbolli dhe e ka treguar këtë në fushë dhe në stol”.

Në fund të intervistës, Perez “konfirmon” Tottin, për të cilin thotë se u përpoq ta merrte te Real Madridi

Totti në më shumë se një herë e ka thënë se nuk ka pasur mundësinë e shkuarjes te Real Madridi, sepse nuk und ta zbehte dashurinë e tij për klubin e zemrës, Romën, çka e çoi atë të bëhej kapiten dhe legjendë e padiskutueshme.

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, presidenti i Realit, Florentino Perez, ka konfirmuar versionin e ish-kapitenit verdhekuq: “Totti është një nga legjendat, që të gjithë e donin para vitit 2006. Në fillim të presidencës sime e kam telefonuar, i kam kërkuar që të vijë te Real Madridi, por ai më tha se nuk mund të lëvizte nga Roma”.

a.s/dita

April 10, 2018 12:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim