Përfaqëson Serbinë, apo Austrinë? Fillojnë procedurat e hetimit për shtetësinë e Handke-s

November 8, 2019 13:56

Përfaqëson Serbinë, apo Austrinë? Fillojnë procedurat e hetimit për shtetësinë e Handke-s

Autoritetet austriake kanë filluar procedurat për të hetuar nëse këtë vit fituesi i çmimit Nobel për letërsinë Peter Handke ka humbur shtetësinë e Austrisë.

Si arsye për të hetuar është se sipas raportimeve Handke ka pranuar shtetësinë e ish Jugosllavisë në vitin 1999 me ç’rast automatikisht humb statusin e shtetësisë austriake.

Handke pranoi shtetësinë e RFJ-së në 1999 si një arsye për fillimin e procedurës, duke humbur automatikisht statusin austriak.Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht drejtorinë për të hetuar faktet.

Carinthia është krahinë në të cilën Handke ka qenë i lajmëruar para se të lëviz, kështu që ajo ka juridiksion për cështjen e shtetësisë.Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Handke duhej të merrte miratimin e autoriteteve austriake për nënshtetësi të dyfishtë pasi të paraqiste një kërkesë me shkrim në Carinthia përpara se të merrte pasaportën e ish- RFJ-së.Shkrimtari, atë kërkesë siç është evidentuar në dosje këtë nuk e ka bërë kurrë.

Mediat austriake për shkak të situatës së re spekulojnë se me cilën shtetësi kur Handke ka marr çmimin Nobel përfaqëson Serbinë apo Austrinë.

o.j/dita

November 8, 2019 13:56
Komento

2 Komente

  1. lu le shi November 8, 14:40

    kot lodheni Peterin kur keni Lulerin..
    .

    Luli përfaqëson Serbinë, apo Shqiperinë?

    Tani është koha për të treguar të vërtetën e për këtë arsye ne e pyesim sot zotin Basha: Cila është e vërteta e shtëpisë së blerë e të shitur në Holandë?

    Cila është e vërteta e kredisë së marrë e të shlyer në Holandë? Cila është e vërteta e 3 pasaportave diplomatike shqiptare të lëshuara, të mbajtura e më pas të përdorura në emrin e tij?

    Cila është e vërteta
    e pasaportës amerikane të pazakontë
    për të cilën zyrtarisht është deklaruar se e disponon tamam Lulzim Basha? Po për të njëjtat arsye ne pyesim sot Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurisë, përse nuk bëhet publik raporti i hetimit të nisur nga ky institucion për pasurinë e Lulzim Bashës gjatë vitit 2006?”, deklaroi deputeti socialist, Erion Braçe.

    Ndërsa pak javë më parë u publikuan fakte se bashkëshortja e Lulzim Bashës, kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, la në vitin 2004 nënshtetësinë shqiptare për atë holandeze, mediat zbulojne se fundmi se Lulzim Basha ka qene mbartës i një pasaporte amerikane shume dyshuese dhe te pashpjegueshme.

    Po ashtu telvizioni News 24 dhe portal online shumë popullore Balkanweb ka raportuar se rreth 10 vjet më parë, në datën 21.12.2001 Lulzim Basha i lindur më 12-06-1974, në Tiranë, dhe Aurela Isufi, lindur më 04-10-1973, në Tepelenë, të dy të pamartuar, janë paraqitur në zyrën e Noterit Mr. Ritzo Jacob Holtman në Utrecht të Holandës ku kanë blerë një shtëpi në adresën “Keizerstraat 25, 3512 EA Utrecht”.

    Ndërsa lajmi i nënshtetësisë së Aurela Isufit, bashkëshortes së Bashës u justifikua me fakte se ajo e la nënshtetësinë pasi nuk mund të blinte dot një banesë në Holandë pa qene nenshtetese e ketij vendi, në dokumentet e Kadastrës Shtetërore të Holandeze të botuara në shtypin e shkruar, del se shtëpia është blerë në vitin 2001, dhe para noterit ajo është paraqitur me një pasaportë shqiptare me vendlindjen Tepelenë, ndërsa i fejuari në atë kohë i saj, Lulzim Basha ka përdorur pasaportën amerikane me 7 numra, ekzistenca e të cilës mbetet ende mister.

    .
    pse vetingu i donald luleshit ka anashkaluar ndyresite kriminale te yllit ne ngjitje te Arviziut ?
    ..
    Hanke eshte flori para lul bashes se nuk ka vrare

    Reply to this comment
  2. Genti November 9, 07:15

    Republika Federale e Jugosllavise nuk ekziston me ketu e tridhjete vite, keshtu qe ligji Austriak nuk mund aplikohet per shkak te statusit te limitit. Ne 1999 RFJ nuk ekzistonte me. Po ka mare neshtetesi Serbe eshte tjeter gje.

    Nuk sqaruat nje shkrim per se mbari, sikur shkruani ne Facebook.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*