Përfitimet nga farat e Chia-s

February 23, 2018 19:07

Përfitimet nga farat e Chia-s

I njihni të gjitha përfitimet e farave të chia-s? Janë një burim i pasur fibrash, antioksidantësh, kalciumi, zinku dhe fosfori.

Sipas “American Society for Nutrition“, këto fara janë të rëndësishme për organizmin.

Si mund të përfitoni prej tyre?

Për t’u dobësuar

Farat e chia-s përshpejtojnë metabolizmin dhe djegin yndyrnat.

Ju mjafton një lugë kafeje me fara chia, një gotë ujë i ngrohtë dhe lëng limoni. Ujin ndaheni në dy gota, në njërën prej tyre hidhni farat e chia-s dhe lëreni për 40 minuta, do e shihni që do fitojë densitet. Hidhni më pas lëngun e limonit, përzjejeni mirë dhe shtoni dhe pjesën tjetër të ujit duke e përzjerë. Konsumojeni në mëngjes esëll.

Si mund t’i konsumoni ndryshe?

Përveç marjes në këtë mënyrë, farat mund t’i konsumoni në çdo moment të ditës duke ua shtuar pjatave tuaja. Mund t’i kombinoni me kos, qumësht, sallatë, drithëra dhe ëmbëlsira.

E rëndësishme të theksohet është që nuk duhet ta tepëroni me sasinë.  Doza e rekomanduar është maksimumi 2 lugë në ditë. Kjo pasi do t’ju shkaktonte shqetësime gastrointestinale dhe çekuilibrim të nivelit të sheqerit në gjak.

o.j/dita

February 23, 2018 19:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*