“Përflaket” qielli, pluhuri saharian edhe mbi Shqipëri?

January 8, 2018 21:53

“Përflaket” qielli, pluhuri saharian edhe mbi Shqipëri?

Ajo çfarë u pa pasditen e së hënës në qiellin shqiptar mund ta bëjë shumëkënd të mendojë për smogun dhe ndotjen që ka prekur edhe vendin tonë.

Por, në të vërtetë bëhet fjalë për një fenomen që ka prekur rajonin e Ballkanit dhe Italinë, me erërat jugore që po transportojnë sasi të mëdha rëre sahariane.

Sipas portalit “severe-weather.eu”, rëra dhe pluhuri nga Saharaja do të pushtojnë rajonin tonë duke filluar nga 8 janari, e fenomeni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Fillimisht, pluhuri saharian do të mbulojnë Italinë, e më pas do të depërtojë deri në Zvicër, pjesë të Francës, Belgjikë, Holandë, Luksemburg, për të mbërritur deri në Britaninë e Madhe.

Të martën, rëra dhe pluhuri saharian do të devijojnë drejt rajoneve alpine të Italisë, për të arritur në mesjavë deri në Skandinavinë jugore. Edhe temperaturat e ngrohta të këtyre ditëve kanë të bëjnë pikërisht me këtë fenomen.

Si pasojë, qielli do të vishet me një lloj ngjyre të verdhë, të errësuar nga pluhuri saharian, që sipas parashikuesve nuk pritet të shkaktojë probleme në transportin ajror apo shëndetin e qytetarëve.

Fenomene të tilla mund të ndodhin dy apo tri herë në vit, më shpesh në pranverë. Dy vite më parë, rajoni u godit nga një ciklon i fuqishëm, i quajtur “uragani mesdhetar”, që solli sasi të mëdha rëre dhe pluhuri nga Saharaja, ajër të ngrohtë, e bëri që vende-vende shiu apo bora të përskuqeshin nga grimcat e ardhura nga shkretëtira.

 

January 8, 2018 21:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*