Përfshirja e grave në tregun e punës, Mesi takon përfaqësuesin e lartë të OKB

May 15, 2018 13:41

Përfshirja e grave në tregun e punës, Mesi takon përfaqësuesin e lartë të OKB

Promovimi i barazisë gjinore në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka qenë në fokus të një takimi të nivelit të lartë, organizuar nga Banka Botërore në Vjenë.

E pranishme në këtë takim, si përfaqësuese e Shqipërisë, ka qenë Zv. Kryeministrja Senida Mesi, e cila në fjalën e saj theksoi kostot ekonomike e sociale që burojnë prej pabarazisë gjinore.

Ajo u shpreh se përfshirja e grave në tregun e punës dhe më gjerë në vendimmarrje, për qeverinë shqiptare nuk është vetëm një detyrim, por edhe një objektiv, i cili do ta udhëheqë vendin në përfitime të qëndrueshme makro-ekonomike.

Jemi më se të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e grave që jetojnë në zonat rurale dhe për t’i sjellë ato më pranë aksesit e mbështetjes financiare në mënyrë që të përfshihen më tej në tregun e punës”, tha Mesi

Gjatë qëndrimit në Vjenë, Zëvendës/Kryeministrja Mesi zhvilloi gjithashtu një takim me Z. Li Yong, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial.

Në takim me Z. Yong është diskutuar në lidhje me thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, si dhe për Kuadrin e Programit Rajonal të Vendit, i cili pritet të finalizohet brenda vitit 2018-të.

Një pritje me shqiptarë që jetojnë në Austri, është gjithashtu pjesë e axhendës së Zëvendës/Kryeministres Mesi në Vjenë.

o.j/dita

May 15, 2018 13:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*