Përfshirja e Liqenit të Ohrit në listën e UNESCO-s gëzon të gjithë

July 5, 2019 22:10

Përfshirja e Liqenit të Ohrit në listën e UNESCO-s gëzon të gjithë

Ditën e sotme Liqeni i Ohrit është përfshirë  në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Kjo përfshirje e drejtë që ka bërë edhe një herë krenarë shqiptarët ka gëzuar edhe Delegacionin e BE-së në Shqipëri, i cili e ka cilësuar këtë një lajm të shkëlqyer.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Delegacioni i BE-së është shprehur se është krenar që ka mbështetur Shqipërinë për këtë arritje të rëndësishme.

Në postim thuhet: “Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit nga sot është pjesë Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Krenarë që kemi mbështetur Shqipërinë për këtë arritje të rëndësishme përmes projektit IPA 2013!”.

e.ll./dita

 

July 5, 2019 22:10
Komento

1 Koment

  1. Glaukias July 6, 10:35

    Ishte disi e pakuptimtë që gjysma e liqenit ishte në listë e gjysma jo. Ndaj UNESCO në këtë rast ka korrigjuar vetveten. Mgjth duhet falenderuar ata që na kanë mbështetur. Një lajm shumë i mirë për ne se të paktën tani liqeni ka një mbrojtje më shumë e nuk do ketë pallate, lokale e ndërtesa të tjera që të mbijnë si kërpudhat pas shiut në bregun e tij. Shpresoj që të bëhemi më të vetdijshëm për pasuritë natyrore që kemi e të fillojmë ti mbrojmë ato.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim