Përfshirja e Majlinda Bregut në qeveri? Rama flet për herë të parë

September 7, 2017 09:54

Përfshirja e Majlinda Bregut në qeveri? Rama flet për herë të parë

Gjatë një takimi me gazetarët në Velipojë kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë mbi përfshirjen e Majlinda Bregut në qeverinë e tij të re.

Kryeministri Rama mohoi kategorikisht mundësinë që Majlinda Bregu të përfshihej në qeverinë e tij, duke shtuar se përsa i përket negociatorit do të gjejnë dikë që e bën punën më mirë.

“Nuk ka pas asnjë plan imagjinar që të kemi Majlinda Bregut në qeveri. Për sa i përket negociatorit pastaj ne do ta trajtojmë se kush e bën këtë punë më mirë, por dhe në këtë rast duhet konsensusin e opozitës”-tha Rama.

Rama tha gjithashtu se nuk ka një trajtim të diferencuar të Bregut nga ana e tij, në raport me demokratët e tjerë.

“Unë nuk shoh asnjë trajtim të diferencuar. Është një histori mediatike kjo. Komisioni i integrimit ka qenë i opozitës, do të jetë i opozitës. Opozita do të ketë të drejtën të zgjedhë kryetarin e Komisionit të Integrimit. Bregu nuk ishte e zgjedhura jonë, por ishte e opozitës. E caktuan ata përfaqësuese në Komision. Nuk kemi ne “të përkëdhelur”. Unë flas edhe për Patozin dhe situatën e tij në PD, edhe pse nuk kam asnjë pikëputhje me të. Ne shpresojmë që edhe kreun e ri të komisionit të integrimit ta zgjedhim me konsensus, pasi ky është komision i të gjithëve, jo i një partie”, u shpreh kryeministri Rama.

September 7, 2017 09:54
Komento

11 Komente

  1. alphade September 7, 09:59

    Shenim: Z. K/minister ,ku ka ze s’eshte pa gje !

    Reply to this comment
    • Besniku September 7, 10:35

      Se u pelqente te tjereve posti, s’eshte faji i Kryeministrit.
      Per Majlinda Bregun, qe do te beje fotomodelen politikane, Rama , nuk do te prishte te qenurin e vetem te PS ne pushtet.

      Reply to this comment
  2. lutem mos publikoni emailin September 7, 10:00

    I nderuar zoti Adrian Thano

    Autoriteti Portual Durrës është sot një nga institucionet më të
    korruptuara në vënd. Ja çfarë ndodhi dhe po ndodh në Portin më të madh
    në vënd i cili jo rastësisht u përmend edhe nga kryeministri Edi Rama
    në mitingun e dt 21 Qershori në Durrës duke e cilësuar një vatër e
    korrupsionit, një vatër e nepotizmit dhe punësimit të militantëve të
    Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
    Shumë pak ose aspak është folur në shtyp për korrupsionin ne këtë
    institucion por Korrupsioni në Autoritetin Portual Durrës ka kapur
    majat dhe është kthyer në një art të vërtetë për të zhvatur gjithçka
    mjafton që të blihet me lekët e arkës së Portit .
    Cdo gjë fillon me emërimin e Drejtorit Aleksandër Lipivani (mbas
    largimit te Gazmend Shalsit, ish Drejtorit të dështuar, sot i
    pandehur), emërim i LSI , konkretisht e minisrit Lefter Koka i cili me
    këtë emërim u likujdua me lekët borxh që ministri Koka i paska këtij
    Drejtori (referuar gazetës Bulevard e dt 8 korrik 2017) , e konfirmuar
    disa herë edhe nga familjarët me shumicë të ministrit Koka ne këtë
    institucion.
    Ne fund vitin 2016 e cila përkon me emërimin e Drejtor Lipivanit ,
    Porti Durresit si çdo institucion përgatiti Plan – Biznesin per vitin
    2017 me objektiva te qarta jo për zhvillimin e Portit të Durrësit por
    për vjedhjet galopante të Drejtorit dhe stafit shumë të ngushtë të
    tij. Ky drejtor një pelivan i vërtetë orkestroi dhe organizoi të
    gjithe masakrën financiare dhe administrative nën drejtimin e plotë të
    tij . Por Plani biznesi i përgatitur u kundërshtua me forcë fillimisht
    nga titullarët e lartë të Portit , por edhe nga këshilli drejtues i
    Autoritetit Portual Durrës i cili mbas një debati me tone të larta e
    miratoi vetëm me 4 votat e antarëve të këtij këshilli propozuar nga
    Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim pasi 3 antarët e tjerë u
    larguan fare nga mbledhja. Ky plan biznes u kundershtua kaq shumë
    sepse Planifikimet për blerje nuk kishin asnjë lidhje me aktivitetin
    e Portit dhe do të ishin një katastrofë financiare për nga madhësia e
    vlerave të cilat po jua permendim shkutimisht më poshtë:

    1. Blerja e një Zjarrfikse të re kur në Portin e Durrësit janë 3
    zjarrfikse (2 të reja dhe 1 e revizionuar) pra 4 zjarrfikse duke
    nënvizuar që Porti Durrësit nuk shkarkon asnjë litër karburant ,vaj
    apo hidrokarbur pasi e ka të ndaluar me ligj që në vitin 2007, duke
    konkuruar denjësisht edhe me repartin zjarrfikës të Qarkut Durrës por
    edhe Tiranën.

    2. Blerja e një Autoambulance të re kur në Portin e Durrësit është
    një autoamblancë e re e vitit 2010 duke konkuruar edhe në këtë fushë
    denjësisht me spitalin rajonal Durrës.

    3. Blerje e një furgoni për forcën e sigurisë portuale pasi nuk
    mjaftojnë 2 automjete në përdorim , personeli prej 130 vetësh i kësaj
    force sigurie ,100 kamera të vendosura në të gjithë territorin e
    Portit dhe sallë monitorimi në ambientet e saj.

    4. Blerje e një mjeti Volvo xc 60 per Drejtor Lipivanin.

    5. Blerje e një pick-up që nuk i duhet askujt ne Port.

    6. Blerje e një veture.
    Specifikimet teknike të këtyre mjeteve u bënë ashtu siç ishin
    paraporositur nga klienti Mektrin Motors i cili sigurisht u shpall
    fitues dhe Porti i Durrësit pagoi 790 milionë lek pa tvsh.

    Përveç më sipër ka edhe blerje të tjera për sistemet e teknologjisë së
    informacionit si ;
    1. Blerje – Upgrade i datacenter-it me vlere 354 milion lek pa tvsh
    2. Blerje Suporte 178 milion lek pa tvsh.
    3. Blerje -Vazhdimi i kalimit të Sherbimit Mirembajtjes TIK
    operatoreve privat 392 milion lek pa tvsh.
    4. Blerje -Përmirësimi i sistemit të administrimit të mjeteve dhe
    inventareve,zgjerimi i sistemit të inventarizimit të aseteve si dhe të
    etiketimit dhe dokumentimit në terren 140 milion lek pa tvsh.
    5. Blerje Kompjutera, Printera, Fotokopje, Paisje dhe licenca per
    sistemin Gis,licensa Ms Office, 45 milion lek pa tvsh.
    Specifikimet teknike të këtyre u bënë ashtu siç ishin porositur nga
    klienti tjetër i cili sigurisht ishte Tetra Solution ose partnerët e
    tij dhe Porti i Durrësit pagoi 1 miliard e 528 milion lek pa tvsh
    duke konkuruar me kompani apo agjenci në fushën e teknologjisë së
    informacionit.
    Por zotit Drejtor kishte planifikuar te blinte edhe Veshmbathje për
    Personelin e Portit të Durrësit dhe këtu sigurisht padiskutim këtu do
    të ishte vetë kompania e tij fituese KOAN shpk , e cila u pagua 391
    milion lek pa tvsh. Por kemi përsëri , Blerje Paisje speciale për
    forcën e sigurisë portuale 79 milion lek pa tvsh.e shumë të tjera.
    Për realizimin e skemës në funksion të misionit “ fisnik ” të
    grabitjes ishte e nevojshme ndryshimi i organogranës duke kaluar
    sektorin e prokurimit nga Drejtoria Juridike në varësi të Drejtorisë
    së Burimeve Njerezore dhe Promocionit e konkretisht Auert Kokës nipi
    Ministrit Lefter Koka djali i vëllait të tij dhe emërimin në krye të
    sektorit të prokurimeve Erion Keçi , me detyrën shërbëtor i
    devotshëm dhe pjesë e tepsisë.
    Në të gjitha tenderat për blerjet e mësipërme , të cilat u realizuan ,
    kryetar komisioni i vlerësimit të ofertave u vendos Auert Koka,
    Drejtor i Burimeve Njerezore dhe Promocionit me arsim politika
    ndërkombëtare .
    Për këto blerje zoti Drejtor kishte ndihmën dhe kontributin e
    paçmueshëm të “negociatorit” z.Ermal Turkeshi pjestar në tepsi , burri
    motrës së Auert Kokës dhe mbesës së ministrit Koka i cili u shpërblye
    së fundmi 4 ditë para se të mblidhet Qeveria e re me postin e
    Drejtorit teknik te Portit të Durrësit duke mos pasur asnjë lidhje
    profesioni dhe arsimimi i tij i papërfunduar lënë për verifikim nga
    Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit Shtator 2016 dhe e pabërë nga
    Burimet Njërëzore të Portit pasi Kunati tij Auert Koka është Drejtor.
    Bëmat e Drejtor Lipivanit dhe familjes Koka nuk mbarojnë këtu pasi ai
    ka shumë të tilla jo vetëm për tenderimet dhe emërimet sepse edhe tani
    ne keto momente ato vazhdojne , por edhe largimet nga puna megjithese
    informacioni është i mbyllur hermetik pasi Auert Koka drejton me dorë
    të hekurt.
    Veprimtaria e Drejtor Lipivanit duhet të jenë objekt i veçantë hetimi
    jo vetëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit por edhe krimi ekonomik pasi
    nuk janë bërë gabime por janë bërë veprime të qëllimshme nga
    grabitqarët pronarë të tepsisë. Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje edhe
    Z.Kryeministër Edi Rama që pastrimi i administratës së Portit nga këto
    grabitqarë është i domosdoshëm dhe sa më shpejt.

    Meqenese me mire duhet te ishte qe autori letres te kete emer te
    sakte, une vendosa te ngelem anonim per disa arsye qe jane te
    thjeshta per tu kuptuar nga ju dhe vendosa tjua dergoj juve kete leter
    sepse kam besim ne integritetin tuaj si kryredaktor dhe gazetar .

    Per verifikimin e saktesise se ketij informacioni mund ta shikoni fare
    lehte ne faqen e Agjensise se Prokurimit Publik , mund ti verifikoni
    fizikisht ne Portin e Durresit, mund te kontaktoni me zv/Drejtorin e
    Pergjithshem te Portit Artian Qirici, mund te kontaktoni me nje nga 3
    anetaret qe e kundershtuan ose cilindo te madh e te vogel ne Portin e
    Durresit.
    Ju faleminderit dhe pune te mbare

    Reply to this comment
  3. demo September 7, 10:16

    Edhe pas zgjedhjeve vazhdon LSI te emeroje drejtoret?????????Edi Rama,populli te dha voten,akoma LSI e ka pushtetin,punesimet,ekonomine?Timonin e more,mos do dhe rrotat?
    O shofer,shofer kamioni
    Nga shkon rrota,s`shkon timoni!

    Reply to this comment
  4. Brigadhjeri September 7, 10:44

    Imagjinoni sikur pergjgija te fillonte pak a shume me keto fjale…

    Flm. zoteri/zonje per kurajon civile dhe angazhimin tuaj per te informuar gazetarine dhe publikun per korrupsionin qe po ndodh sipas jush ne portin e Durresit

    Nese ju jeni i sigurte dhe keni deshmitare okulare per gjithe sa shkruani, une do t’ju rekomandoja qe keto akuza, kallzime, etj., t’ja parashtroni gjykates se rrethit, pasi ai eshte i vetmi institucion qe eshte ngarkuar ligjerisht per ndjekjen e te tilla ceshtjeve.

    Nga ana tjeter, postimi ne forumet e gazetave duke sfytezuar anonimitetin nuk eshte medoemos i besueshem per lexuesit tane te rafinuar, pasi dikujt prej tyre mund t’u kujtohen ngjtjet e fleterrufeve neper ndermarrje per qellime te hakmarrjes personale.

    Reply to this comment
    • Lumja nga Brraka September 7, 14:22

      Ty O Brigadhjer te dogji????? Opopppooo sa keq po me vjen. Kjo nuk eshte fleterrufe, por jane fakte te pakontestueshme. Po do shkohet ne Gjykaten e Rrethit te Durresit, ne Prokurori e me lart. Kjo eshte thjesht sa per nxemje…Te marrin vesh te gjithe cfare hajdutesh ka vene LSI ja ne pozicione te “rendesishme”. 60 perqind te parave qe ve ai Drejtor I zgjedhur nga Partia, I merr Mona Kokemadhja….pra “Partia”… I dime te gjitha… se shpejti edhe Mona ne burg e ka vendin, si sali bisha, basha, gita, xeni, likja…etj…etj…etj…. o sa do kenaqemi…

      Reply to this comment
    • PO,PO September 7, 18:18

      Brigadhjeri , duket açik që je vërtet i DHJERË !

      Reply to this comment
  5. arben September 7, 12:10

    LSI ka qene eshte e do te mbetet avangarda e mafies ne politiken shqiptare.As Berisha,as Nano dhe jo e jo Rama nuk kane fuqi ti kundervihen mafies te lidhur me instancat me te larta te politikes.Ideologjia e vetme e kesaj force politike ka qene vjedhja zhvatja e pervetesimi me cdo mjet e metode e te gjitha pasurive qe kane ekzistuar ne kete vend.Ideatori dhe ekzekutori kryesor ka qene e mbetet Like floriri me cakejte qe i vine nga pas.Po te shikoni Ramen sot para krijimit te qeverise se re duket qe e ka kapur nje plogeshti dhe dembelizem.Kjo vjen per faktin se iku koha kur kishte hajdutet me vete dhe dinte si ta vertiste situaten.Sot eshte i vetem e kur e di qe cakejte perseri do bejne namin me vjedhje e korupsion e ay nuk ka cfare tu beje cdo pergjegjesi do bjere mbi te e te gjithe do ti kete kunder.Zoti e meshirofte per gjendjen ku eshte katandisur Shqiperia

    Reply to this comment
  6. perkthyesi September 7, 13:42

    Asnje perfaqesues i LSI, kesaj bande ekstremisht te korruptuar nuk duhet te zere vend ne administrate! U a pame hajrin, jo pak, por 12 vjet me rradhe ketyre dembeleve klasike dhe horrave te rruges! Mendoj dhe besoj qe koha e tyre te kete perfunduar nje here e mire!

    Reply to this comment
  7. u shofte fara e atyre, me emer te "madh", qe hane kot . September 7, 14:00

    po kush po pjerdh, se u be, o do behet, bregu apo kodra minister, deputet, apo filani, a filanka, do t’i hyje politikes, artit, muzikes, sportit, o rripa, vipa, o pjella ushqim ngrensa; ju vetem hani e hani sa plasni dhe s’beni asnje pune . ps, per veç se hani e pini si derra, shisni dhe ndoca, “pak” pordhe, (qe ju mbytshin) .

    Reply to this comment
  8. specialisti September 7, 17:47

    Komentues per Autoritetin Portual Durres.
    Per shume gjera qe shkruan mund te kesh te drejte. Dukesh qe je punonjes i autoritetit, sepse flet me shifra.
    Po dicka nuk eshte e drejte. Je shume tendecioz e i pa sakte. Ti qe punon ne administrate, nuk e di qe paraja ka ndryshuar ne vitin 1964 ?
    Atehere pse flet me para te vjetra , pa vene shenimin qe jane te vjetra ?.
    Mos u bej i besdisshem sepse populli qe lexon eshte i zgjuar, e te vlereson menjehere. Harron thelbin e asaj qe ti me te drejte shtron e kur e sheh qe i dhjete fishon shifrat, mendon qe ti e shkrimi yt jane pa vlere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*