Mbyllen hetimet për lobimin rus, Basha i pandehur para Gjykatës

November 8, 2019 15:52

Mbyllen hetimet për lobimin rus, Basha i pandehur para Gjykatës

Për të dytën herë, kreu i PD, Lulzim Basha do të përballet në gjykatë me drejtësinë shqiptare.

Pas gjyqit për akuza korrupsioni në ndërtimin e Rrugës së Kombit, zoti Basha do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Nga shkresa e mëposhtme bëhet e ditur nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore  ndaj Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit dhe mbi ta rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave, përfshi atë të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Tashmë kjo çështje shkon për gjykim në Gjykatën e Tiranës.

Mësohet se për të zbuluar mekanizmin e operacionit të lobimit në SHBA dhe të gjitha veprimet e kryera, për prokurorët ka patur një rëndësi të posaçme dëshmia e Gazment Bardhit.

Për momentin mbetet e paqartë nëse prokurorët e kësaj çështje kanë mundur të sigurojnë edhe dëshminë e lobistit, Nikola Muzin.

Tre prokurorët që hetuan këtë çështje, 3 muaj më parë thanë se kanë marrë një përgjigje të pjesshme nga autoritet amerikane dhe vijon komunikimi.

Në këtë çështje, dëshmia e Nikola Muzin është thelbësore, për të patur një panoramë të plotë të ngjarjeve që e lidhin atë me PD dhe Lulzim Bashën dhe për të kuptuar se për çfarë arsyesh, ai shprehet se ka marrë drejt për drejtë 525.000 dollarë.

Vetë Nikolas Muzin, tre muaj më parë ka kërkuar të ushtrojë të drejtën e tij sipas nenit 5 të kushtetutës së SHBA, për mos t’u vetë inkriminuar.

Gjithashtu autoritetet amerikane të drejtësisë, i kërkuan prokurorëvë shqiptarë që të bëhet e qartë nga drejtësia shqiptare, nëse statusi Nikolas Muzin është si dëshmitar apo objekt i mundshëm i hetimit dhe nëse Nikolas Muzin ka apo jo të drejtë të refuzojë të dëshmojë sipas ligjit shqiptar.

Prandaj prokurorët shqiptarë, shtynë afatet e hetimit.

j.l./ dita

November 8, 2019 15:52
Komento

8 Komente

  1. Kujdes Adresen! November 8, 16:07

    Te birin e Xhelalit dhe te Remzijes, te ditëlindjes 12.06.1974,nuk keni per ta gjetur dot ne banues në Tiranë, pallati afër ish-Hotel Sheraton…
    Kontrolloni andej nga vilat se ka kaluar ne ilegalitet.
    Ose pyetni Mero Bazen sepse ai po e ndjek kemba kembes…

    Reply to this comment
  2. A November 8, 16:39

    Si per LULZIM BASHEN qe kerkohet per te dyten here ti kaloje drejtesise per disa shpenzime qe ka bere ndermjet kompanive offshore, duhet qe edhe EDI KRISTAQ ANETA RAMA te arrestohet dhe ti jepet drejtesise, gjykates, qe ndermjet Kompanive Offshore te Ishujve CAYMAN te KARAIBEVE ke derguar ne bankat e ketyre ishujve ne pronesi te tij mbi NJEMIJELIARD DOLLAR.
    Keshtu behet Vettingu i vertete, jo me broçkulla dhe pallavra ose edhe i njeanshem, njeri i nenes dhe tjetri i njerkes.
    C,paskan qene rrace hajdutesh dhe grabitqaresh te pa skrupullt.

    Reply to this comment
    • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli November 8, 18:53

      Mire more kelyshi ” A ” i SHQUP-it , te ndiqet jo vetem Lulushja e Beogradit , apo psikopati qe kemi k/minister , por pse vervitesh keshtu me terbim , vetem per Edi Ramen , pa permendur fasre emrin e dobicit te Enverit , Lulushin e Xhelalit ? A e lexove ketu se cfar dhe per ke flitet ? Apo je vete b.shortja e Lulushit hollandez ?!

      Reply to this comment
  3. Agim November 8, 17:14

    Basha do çuar në gjykatë. Si Çeçua,me një këmbë. Por jo për falsifikim vulash e tërci vërci. Po për tradhëti ndaj demokratëve,për topitjen e tyre dhe për krijimin kushteve lehtësuese ndaj qeverisjes kriminale.

    Reply to this comment
    • lisi November 8, 17:47

      Agim e di se deshe te thoje qe basha akuzohet per trdheti ndaj atedheut se po te jete per pd ata te gjithe jane tradhetare dhe duan litarin apo dhe ti ne komentin tende sado pak po i leron akuzen

      Reply to this comment
  4. Erjon November 8, 19:18

    vendimi i sotem i dy prokuroreve eshte qesharak,
    i turpshem dhe i neveritshem!

    PROKURORET NUK KANE HETUAR,
    NUK KANE BERE AS AQ SA KANE BERE GAZETARET NE SHQIPERI, SHBA E SKOCI!

    DY PROKURORET,
    JANE PERDORUR MU ASHTU SIC THOTE PD NE TRAKTIN E SAJ;
    PER TE PASTRUAR IMAZHIN E
    LYLZIM BASHES DHE PARTISE SE TIJ
    NGA NJE KRIM QE JA BEN MUUUUUU!

    E kane bere tani, me nxitim,
    para ngritjes se
    Prokurorise Speciale Kunder Korrupsionit,
    lende e se ciles kjo ceshtje eshte,
    PER TA MBYLLUR, VARROSUR!

    Sic i varrosen Kalimashin,
    Levan-Tepelenen e Levan-Vloren,
    vrasjet e 21 janarit dhe shitjen e detit!

    Te gjitha krime te parashikuara ne ligj,
    por te pandeshkuara kurre prej prokuroreve e gjykatesve te tij;

    PERMBARUESI I PUNEVE TE NDYRA TE
    LYLZIM BASHES,
    NJE ISH ZYRTAR I KORRUPTUAR I QEVERIVE
    KU AI ISHTE PJESE,
    JA DOLI SERISH.

    Vini re;
    Prokuroret pranojne se,
    Lylzim Basha ka fallsifikuar formularin e shpenzimeve ne KQZ,
    por nuk kane hetuar asnje minute shpenzimet e PD, deklaruar nga kompania nen kontrate me PD ne SHBA.

    Nuk kane marre as letrat qe i kane marre
    te gjithe gazetaret, te gjithe!
    Eeej, jo deshmine e Nik Muzin,
    por as letrat qe ai ka depozituar ne
    Departamentin e Drejtesise!

    A e kuptoni se cfare hetimi leshi kane bere?

    Pyetja ishte dhe eshte:
    NGA DOLEN 625 MIJE DOLLARE QE
    NIK MUZIN KA DEKLARUAR TE PAGUARA
    NGA PD NE SHBA?

    Prokuroret as kane marre deklaratat,
    as kane numeruar parate,
    as kane hetuar per burimin e tyre!

    Thone qe ka falsifikuar formularin,
    por nuk thone per sa para behet fjale,
    nuk thone as cili eshte burimi i parave.

    Ato para jane paguar,
    jane deklaruar te paguara ne SHBA!
    Prokuroret, me vendimin e tyre,
    thjesht i kane “pastruar” sot,
    sic Lylzim Basha ka kerkuar!

    Turp e faqja e zeze!
    Nuk i hidhni dot hi syve kujt,
    ceshtja eshte shume e thjeshte,
    e bere fije fije si krim,
    publikisht, kudo!

    Reply to this comment
  5. TEMO November 8, 20:03

    TURPI E MBULOFT L.BASHEN PER LOBIMIN RUS KUNDER SHQIPERISE DHE KM RAMA.
    -DENONCIMI LOBIMIT NUK U BE NGA RAMA-SIÇ SHPIF LULI NE MEDJE,POR NGA SHBA.
    -SHKURTIMI AKUZAVE NGA PREKURORET SALIST DO TE THOTE QE LULI TE SHPETOI EDHE KETE HERE NGA BURGU.KJO ESHTE E SIGURTE DERI SA TE JET SALIU NE PD-ROJE PER TE SHPETUARE LULIN DHE LULI VETE ATE,PASI TE DY DUHET TE DENOHEN PER 21 JENARIN, ETJ.
    -NESE SPAK.U DO TE BEJE DETYREN..DUHET TE RIHAPI ÇESHTJEN.

    Reply to this comment
  6. Nora November 9, 00:50

    Po chata eshte keshtu ne kete vend. Sapo ndizet drita e shpreses qe do gjykohen, menjehere palacot e drejtesise,prokuroret e ndyre qeduhen fshire nga faqja e dheut i heqin akuzen e pastrimit te parave. Kjo drejtesi eshte e kalbur dhe gjithe shpresat se ky vend do behet, jane te varrosura akoma.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*