Përfundojnë operacionet e kërkimit, 50 viktima, 41 të mbijetuar
Nga Arkiva
Qeveria bëri një mbledhje ashtu siç ka bërë këto tre ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë me datë 26 nëntor.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe numri i viktimave ka shkuar në 50.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqësisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50”- tha Rama.
Ai konfirmoi se janë 41 persona që marrin ndihmë në spitale, 34 prej tyre në Qendrën Spitalore të Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 janë dërguar për kurim jashtë vendit.
o.j/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento