Mbyllen punimet, autostrada Tiranë-Durrës e kalueshme me 2 korsi

January 27, 2019 18:00

Mbyllen punimet, autostrada Tiranë-Durrës e kalueshme me 2 korsi

Përfundon ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pasditen e sotme se rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet.

Nga kilometri 7.3 deri në 8.6, janë zëvendësuar të gjitha ndarëset prej betoni me ndarëse metalike, për faktin se trafikndarëset prej betoni nuk lejonin kullimin e ujërave në rastet e reshjeve të dendura.

Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve afër kthesës së Rinasit, të cilat u kryen për të njëjtën arsye, shmangien e përmbytjeve.

v.l/ Dita

January 27, 2019 18:00
Komento

1 Koment

  1. Dori January 27, 20:28

    O qeveritare milionere mos u ngopshi kurre me leke; pse nuk beni autostraden Tirane-Kavaje?!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*