Përfundon dokumenti i reformës në drejtësi. Komisioni i Ligjeve e miraton të hënën

September 26, 2015 19:00

Përfundon dokumenti i reformës në drejtësi. Komisioni i Ligjeve e miraton të hënën

Komisioni i Ligjeve pritet të miratojë ditën e hënë rekomandimet e Komisionit të Lartë të Ekspertëve për ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i dërgohen Komisionit të Venecias për shqyrtim dhe përshtatshmëri me frymën e Kushtetutës.

Komisioni i Venecias do të jetë filtri i fundit i këtyre rekomandimeve të cilat do të kthehen pastaj në Kuvendin e Shqipërisë për t’u miratuar me 94 vota, ose me referendum popullor.  Probleme shfaqen me Gjykatën e Lartë, me efiçencën e vendimeve të saj, tejkalimin e kompetencës rishikuese të vendimeve, mungesa e juridiksionit fillestar kur ka procese ndaj funksionarëve të lartë, që gjykohen direkt e në Gjykatën e Lartë, ndryshimet e shpeshta të vendimeve unifikuese, dhe probleme të tjera, siç është mungesa e një mekanizmi llogaridhënës për gjyqtarët e kësaj gjykate.

Duke i shtuar kësaj problematike dhe atë të Gjykatës Administrative, krijohen një sërë premisash për ndryshime thelbësore në këtë gjykatë. E njëjta situatë paraqitet dhe tek kryeprokurori, sidomos në procesin e përzgjedhjes së tij, e cila është tërësisht politike dhe anashkalon Këshillin e Prokurorisë. Një fokus thelbësor reforma ka mbi Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që do të kthehet në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Drejtimi i KLD nga presidenti, që tashmë është politik sjell anomali dhe bie ndesh me mënyrën si është zgjedh KLD kur presidenti ishte konsesual.

Praktika ka treguar se një president politik ka bllokuar emërimin e zv.kryetarit të KLD duke e mbajtur atë post të bllokuar për mbi një vit me papërgjegjshmëri. Ka po ashtu mbivendosje kompetencash për inspektimin mes KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë, që duhen rregulluar. Por, kryesorja është formula e re e KLD dhe ndarja e anëtarëve që zgjidhen nga Kuvendi dhe Konferenca Gjyqësore. Komisioni i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pretendon se ndryshimet kushtetuese do të ridimensionojnë kompetencat e presidentit në raport me sistemin e drejtësisë.

Ai do të emërojë formalisht anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, mbi propozime që do vijnë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Do ketë kompetencë ekskluzive për emërimin e tre prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të rishikohet mundësia e formulës së re për rizgjedhjen e kreut të shtetit. Ekspertët po ashtu mendojnë se kjo reformë siguron pavarësi të Gjykatës së Lartë, duke e kthyer atë në një gjykatë karriere, paanësi dhe transparencë në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Si dhe ridimensionim të rolit të prokurorisë. Reforma po ashtu ka një sens të fortë të betejës anti­korrupsion në sistem që sigurohet përmes inspektimeve më të pavarura dhe profesionale, testit të integritetit, atij edukativ, si dhe testit psikologjik, si dhe një dimension të dekriminalizimit të sistemit.

 

20150926_194411-576x1024

September 26, 2015 19:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*