Përfundon koha e Bollanos në krye të Omonias

December 31, 2014 17:33

Përfundon koha e Bollanos në krye të Omonias

Leonidha Papa dhe Vasil Kajo janë dy nga 5 emrat e mbetur në garë për të marrë kreun e “Omonias”, organizatës së minoritetit etnik grek që aktualisht drejtohet nga Vasil Bollano.

Zgjedhjet për kreun e ri të kësaj organizate do të mbahet në 11 janar. Në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën në fillim të dhjetorit, Vasil Kajo arriti të marrë 152 vota, ndërsa Leonidha Papa 148 vota, raporton Respublica.al.

Në garë ishte edhe Alqi Puli, ish­zv/ministër i Jashtëm, i cili dha dorëheqjen pas krisjes së marrëdhënieve mes PS dhe PBDNJ lidhur me reformën territoriale. Diavoulesi.gr raporton se para votimit të raundit të parë u lexua përshëndetja e kryeministrit grek, Antonis Samaras,

ndërsa Vasil Bollano konfirmoi se nuk do të rikandidojë.

Sa u takon dy kandidatëve që janë ende në garë, aktiviteti i tyre është i lidhur ngushtë me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Leonidha Papa është me profesion inxhinier, ka studiuar në Greqi dhe është i biri i priftit të kishës në Sarandë, ndërsa Vasil Kajo ka patur postin e kryetarës së degës lokale të “Omonias” në Sarandë.

Zëra në media thonë se më i favorizuar për t’u zgjedhur është Leonidha Papa, nisur nga mbështetja që krahu i djathtë i Vangjel Dules, ish­zv/ministri Alqi Puli I ka dhënë atij, ndonëse ky i fundit ka mohuar mbështetjen për Papën.

December 31, 2014 17:33
Komento

4 Komente

  1. I.Troplini December 31, 23:23

    Cfare i bashkon Vangjel Dulen, Vasil Bollanon dhe Sali berishen?

    Dy te paret bejne sikur jane greke dhe tradhtojne evgjiterine ndersa Saliu ben sikur eshte demokrat dhe tradhton,,,,, ke ti dale perpara. A nuk jane keto ngjasime,,,, arsye te mjaftueshme, per koalicionin e ardhshem qeverises. Edin e kemi te lodhur, me ndertimin e Perandorise,,,,,,, tani na duhen dajret dhe defet e evgjiteve, qe te na defrejne, pas kesaj pune kolosale me faturat e energjise. Perpara perpara perpara.

    Reply to this comment
  2. Alfade January 1, 00:14

    Me ne fund iku ky haleja, percares per nje “dollar me shume” !! Ku paskan qene fshehur
    keta vemje …..!???

    Reply to this comment
  3. DHIMITER. N January 1, 14:05

    DAVA GREKESH!
    DO BLEJNE NDONJE BARKTHARE TJETER NE TREGUN E QELBESIRAVE, DO TI FUSIN NJE TE LARE ME UJIN E “BEKUAR” TE JANULLES DHE JA KU E SAJUAN NJE TJETER “GREK” PER TA VENE NE KRYE TE OMONIAS.

    Reply to this comment
  4. January 1, 14:25

    Derrat nje turi kane . Do iki nje kkkkku,,v dhe do vije nje tjeter me e re.Mos i jepni shume rendesi se dava kku,,,vash jevgjite jane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*