Përfundon kryesia e PS, Rama: S’ka ndryshim plani, nisim fushatën

May 11, 2019 12:05

Përfundon kryesia e PS, Rama: S’ka ndryshim plani, nisim fushatën

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, kreu i kësaj force politike, Edi Rama u shpreh se forca politike që drejton ka përfunduar zyrtarizimin e kandidatëve të 61 bashkive në vend.

Edhe pse opozita sot ka paralajmëruar mbajtjen e protestës, përmes së cilës kërkon largimin e tij, Rama u shpreh i vendosur se nuk do të ketë asnjë ndryshim të planeve të tij e se së shpejti do të nisë fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Siç e dini sot kemi pasur mbledhjen e Kryesisë së PS për të miratuar kandidaturat për 61 bashkitë si edhe për të diskutuar për formësimin e listave për këshillat e bashkive.

Nesër të deleguarit sipas qarqeve do jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese dhe më pas do nisim fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kemi vendosur për të gjitha bashkitë, janë disa detaje të fundit, s’ka asnjë problem të deleguarit kanë mandatin”, u shpreh Rama

May 11, 2019 12:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim