Përfundon loti i parë në aksin Korçë-Ersekë, Gjiknuri: Do të financojmë edhe dy segmentet e tjera

September 16, 2018 16:41

Përfundon loti i parë në aksin Korçë-Ersekë, Gjiknuri: Do të financojmë edhe dy segmentet e tjera

 

Ministri Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, drejtorin e ARRSH, Afrim Qëndro dhe deputeten socialiste Elisa Spiropali, inspektuan punimet në aksin Korçë-Ersekë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri bëri me dije se sapo ka përfunduar loti i parë prej 17.6 km.

Ndër të tjera ai shkruan se vitin e ardhshëm beson se do të fillojë punimet edhe loti tjetër.

Në zonën urbane rreth 2 kilometër, projekti është plotësuar edhe me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor dhe trotuaret.

“Ky është loti i parë. Qeveria shqiptare në planin e saj ka edhe vazhdimin e dy loteve të tjera për përfundimin e rrugës deri në Ersekë. Me optimizimin e buxhetit dhe me përfundimin e të gjitha prokurimeve për këtë vit, besoj vitin tjetër do të jetë e mundur edhe fillimi i lotit tjetër drejt Ersekës që do ta kompletojë edhe këtë pjesë kaq të rëndësishme të Shqipërisë. Programet e qeverisë shqiptare për infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë dhe ne atë që kemi thënë do ta bëjmë realitet, që në krye të katër viteve do të përfundojmë të gjitha kantieret e hapura dhe do të mbyllim çdo vepër që po hapim tani, që Shqipëria të ketë një rrjet rrugor kombëtar me gjithë parametrat që duhen”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

l.h/ dita

September 16, 2018 16:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*