Përfundon “magjia” suedeze, Anglia në gjysmëfinale pas 28 vitesh

July 7, 2018 18:05

Përfundon “magjia” suedeze, Anglia në gjysmëfinale pas 28 vitesh

Pas 28 vitesh, Anglia u shpall këtë të shtunë si gjysmëfinalistja e tretë e Kupës së Botës 2018.

Kjo skuadër e siguroi biletën për më tutje, pasi mundi me dy gola Suedinë, e cila do t’i thotë tashmë lamtumirë këtij kompeticioni.

Anglezët u shfaqën më superiorë në 45 minutat e parë të lojës dhe përpjekjet e tyre u konkretizuan në minutën e 30, kur mbrojtësi Maguire e dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarëve.

Suedezët u shfaqën në tentativa për të reaguar në nisjen e pjesës së dytë, duke përmendur kështu edhe atë të lojtarit Berg.

Megjithatë, ata që shënuan ishin sërish anglezët, këtë herë me Dele Alin.

Goli i dytë duket se i la pa shpresa lojtarët suedezë, të cilët nuk u shfaqën më pranë portës së Anglisë.

Anglia tanimë do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesen e ndeshjes Rusi-Kroaci, ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 20:00 të mbrëmjes.

s.a/dita

July 7, 2018 18:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*