Zgjedhjet për kreun e ri të PS, më 26 shtator Ramës i mbaron mandati

Redaksia Online September 3, 2013 20:55

Zgjedhjet për kreun e ri të PS, më 26 shtator Ramës i mbaron mandati

Me 26 shtator, me Statut, Edi Rama nuk është me kryetar i PS pasi i mbaron mandati. Ai fitoi në zgjedhjet e 2009 përballë Maqo Lakrorit me diferencë të theksuar. Por sipas informacioneve që dalin nga selia rozë mësohet se asnjë nuk do i dalë rival në këto zgjedhje të ardhshme dhe Rama do të jetë perseri kryetar i partisë më të madhe, që tashmë do drejtojë edhe vendin në qeverisje. Mungesa e kandidateve sjell rizgjedhjen e Ramës edhe per 4 vite te ardhshme. Ky mund të konsiderohet viti i fushatave për PS. Pas fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, tashmë partia më e madhe e mazhorancës pritet të çelë fushatën për përzgjedhjen e kryetarit të PS, raporton “Ora News”.

26 shtatori i 2009-ës ishte dita kur Edi Rama u përball me Maqo Lakrorin për drejtimin e partisë më të madhe opozitare ne vend, zgjedhje të cilat i fitoi me afro 90% të votave.

Afrimi i datës 26 shtator duhet t’i hapë rrugë përgatitjes për zgjedhjet e reja në PS, pasi statuti i PS saksionon se mandati i kryearit të PS është 4 vjet. Organi i parë që ngarkohet për zgjedhje është Asambleja Kombëtare.

Neni 27 i Statutit te socialisteve përcakton se kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant. Asambleja Kombëtare mblidhet brenda 15 ditësh dhe thërret brenda 30 ditësh Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, e cila nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit.

Siç pritet, Edi Rama do të rikandidojë për kryetar të PS dhe kjo do të jetë gara e tij e e pestë dhe mandati i tij katërt.

Në vitin 2003, në pozicionin edhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës,Edi Rama, kandidonte për herë të parë në Kongres përballë kryetarit të atëhershëm, Fatos Nano dhe ish-presidentit Rexhep Mejdani, garë të cilën ai do ta humbiste, pasi përballë kishte kryetarin dhe kryeministrin e vendit.

Dy vjet më vonë, në vitin 2005, ai do të provonte sërish përballë ish- presidentit Rexhep Mejdani, të cilin do ta mundte me një diferencë të konsiderueshme.

Mandati që mori në vitin 2005 për Ramën nuk do ishte i plotë, por plotësues i mandatit të lënë për gjysmë nga Nano. Ndaj në vitin 2007, pasi ishin kryer edhe ndryshimet e nevojshme statutore, PS-ja zhvillon sërish zgjedhjet për kryetar të saj, por kësaj here direkt nga anëtarësia sipas parimit një anëtar një votë.

Në zgjedhjet e 12 majit të atij viti, Rama mori mandatin e plotë të tij si kryetar i PS-së, përballe Shkëlqim Metës.

Këtë mandat Rama do ta mbante vetëm 2 vjet, pasi në vitin 2009 ai do të humbiste zgjedhjet e përgjithshme dhe një klauzolë në statutin e PS e detyron kryetarin të dorëheqjen në rast se humbiste zgjedhjet.

Rama u dorëhoq dhe do të rikandidojë sërish në zgjedhjet e 26 shtatorit, të cilat i fitoi bindshëm përballë Maqo Lakrorit.

Redaksia Online September 3, 2013 20:55
Komento

2 Komente

  1. Santana September 3, 17:07

    Vetem ne Bythistan bejne vaki keto gjera, Kryeministri ne hikje bente fushate per partine PD me te gjitha mjetet e shtetit , do te thoja absurditet , vjedhje ,influence, qe denohet ne c’do vend demokratik, Kryeministri i zgjedhur mer pjese ne gare “formale”per te mbajtur edhe vendin e sekretarit te pare te PS, absurde, antidemokratike, Demokracija e nje vendi nuk vjen nga akumulimi i pushteteve , akoma nuk e kan mesuar shqiptaret kete qe eshte germa “a” e sistemit demokratik.TURP!

    Reply to this comment
  2. Aliu September 4, 08:42

    Cjane keto formalitete.edhe pse shqiptaret jane pa dije demokratike bota e zhvilluar vezhgon.Partia eshte e socialisteve kurse qeveria eshte e shoqerise se Edi Rames .per te miren e Shqiperise deputetet qe kane shtrirje vertikale ne parti dhe ato qe kane mbet ne shtrirjen horizontale te mos votojne qeverine .Nuk ka fyerje mete madhe per nje popull sesa kur te drejtojne hajdutet dhe harbutet. Dijeni se nga pema e keqe nuk del ashke e mire.Une nuk mund te pranoj Meten te kakariset tere diten si hjdut dhe bashkpuntore I Berishes qe I bene gjemen Shqiperise ne kete 4 vjecar qe shkoi.Synimi zgjedhje te para koheshme dhe distancim i menjehershem i PS nga I. Meta. Fitorja eshte me ne socialistet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*