Përfundon me barazim ndeshja Lituani-Shqipëri, rruga e rrjetës është kthyer në një “makth” për Kombëtaren

October 14, 2020 20:24

Përfundon me barazim ndeshja Lituani-Shqipëri, rruga e rrjetës është kthyer në një “makth” për Kombëtaren

Rruga e rrjetës është kthyer në një “makth” për Kombëtaren shqiptare. Të besuarit e Edi Rejës nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Lituanisë.

Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, futbollistët nuk kanë arritur ta dërgojnë topin drejt rrjetës. Me këtë barazim kuqezinjtë janë ngjitur në kuotën e 5 pikëve në 4 ndeshje, po aq sa Lituania.

Sakaq, kuqezinjtë patën disa raste të artë për gol. Rasti i parë për Shqipërinë ishtë në minutëën e 24’, ku topi i goditur nga Seferi u ndal nga një mbrojtës lituanez me dorë në zonë, por që për arbitrin francez Abed nuk ishte i tillë.

Në minutën e 35-të, sërish brenda zonë sulmuesi i Young Boys goditi brenda zonës, por që topi u prit nga portieri lituanez Svedkauskas.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi, ndërsa në tre ndeshjet e fundit kuqezinjtë kanë shënuar edhe një humbje.

h.b/dita

October 14, 2020 20:24
Komento

2 Komente

  1. Amigo October 14, 21:45

    Mjafton loja mirë

    Reply to this comment
  2. betixho October 16, 23:52

    SKUADRA JONË DEMOSTROI NJË FUTBOLL MODERN,EUROPIA SI ASNJEHERË MË PARË.ATA DJEM DUHET TË JENË KAPITALI I ÇMUAR I TË ARTHMES.NJË GODITES PORTE MUND TE GJENDET,POR MUND TË JETË EDHE NJE NGA KETA SULMUES QË LUAJTI,PAMVERESISHT SE NUK U ÇFAQ,MENDOJ SE GODITESI I PORTES NUK DUHET TE TERHIQET DERI NE MESFUSHË POR TE JETË PYKË DHE GJITHE LOJTARET TE LUAJNË PER TË.KESHTU AI RRIT PERGJEGJESITË E VETA NDA DETYRES SE DHËNË DHE DO KONSOLIDOHET.KINI BERE GABIM QE E KENI LEJUA MANAJ TI BREDHË FUSHES CEP ME CEP DHE TE HUMBAS FORCËN,PERGJEGJËSINË DHE QETESINE SI PYKË.AI DJALË ESHTE NJE LOJTAR I FINTEVE DHE DUHET TE NGARKOHET ME TOPA PARA PORTES,POR EDHE BROJA ISHTE FENOMENAL,PO ASHTU EDHE SEFERI,TRASHI,VRIONI,ÇEKIÇI,LAÇI,LENJANI.BRAVO REJA KEJO DO TE JETE SKUADRA E SE ARTHMES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim