LIGA E KOMBEVE / Përfundon përballja në Tiranë, Shqipëria rrëmben vendin e parë në Ligën C. Kuqezinjtë mposhtin Bjellorusinë me rezultatin 3-2

November 18, 2020 18:02

LIGA E KOMBEVE / Përfundon përballja në Tiranë, Shqipëria rrëmben vendin e parë në Ligën C. Kuqezinjtë mposhtin Bjellorusinë me rezultatin 3-2

Ka përfunduar në “Air Albania” sfida midis Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Kuqezinjtë kanë arritur të korrin një fitore mjaft të rëndësishme me rezultatin 3-2, e cila i shpall fitues të Ligës C, të Ligës së Kombeve.

Shqipëria e mbyll në këtë mënyrë e para Grupin e 4-t të Ligës C dhe në edicionin e radhës do të luajë në Ligën B.

Mjaftuan tre golat në pjesën e parë për t’i dhënë fitoren kombëtares kuqezi.

Serinë e golave e hapi Sokol Cikalleshi në minutën e ’19 me një gol të shënuar me kokë.

Disa minuta më vonë, sulmuesi tjetër Rei Menaj fitoi një 11-metërsh, dhe ishte përsëri Cikalleshi që shkundi rrjetën e portës bjelloruse.

Pas pak erdhi dhe ngushtimi i rezultatit pas golit të Bjellorusisë. Djemtë e Edi Rejas, nuk u mjaftuan me kaq pasi Rei Manaj mendoi për golin e tretë pas një aksioni të mrekullueshëm.

Ndërsa në pjesën e dytë rastet nuk munguan por të vetmit që shënuan një gol ishin bjellorusët.

j.l./ dita

November 18, 2020 18:02
Komento

1 Koment

  1. Tifozi kuq e zi November 19, 16:14

    Fitoj mer fitoj po si fitoj thuj , ububu e hongren tani ububu masnej ky vetem ekip nuk quhet mo , po nuk shpetoj nga thonjt e dukes ky ekip kurr sdo boj prokopi, ekip i mefsht , ai mbrojtisi qendres dy asise i dha bjellorusve , me mbrojtes nyl idjot nuk kam par kurr ai ismaili si quhet , hiqeni ate lojtar mos e fusni kurr me ne fush se do ju pjelli kokrra belas , mbrojtesi me idjot dhe i pa aft qe kam par ndonjeher , nese ai do ishte mangut ne fush do kishim fituar 3 me 0 ro .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim