Balotazh në raundin e parë, Duka drejt mandatit të pestë në FSHF

February 7, 2018 12:32

Balotazh në raundin e parë, Duka drejt mandatit të pestë në FSHF

Asnjë prej kandidatëve për kreun e FSHF nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur Presidenti i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Shqipëri.

Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, ka marrë 39 vota ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota. Ndërsa kandidati i tretë Shpëtim Hala s’ka marrë asnjë votë, ndërsa 4 kanë rezultuar të pavlefshme.

Tashmë do të mjaftojë shumica e thjeshtë (50%+1) për të shpallur presidentin.

Nisur nga rezultati i votimit të parë, Armand Duka, i cili ka 4 mandate në krye të FSHF është në avantazh.

o.j/dita

February 7, 2018 12:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*