Përfundon Rr. “Faik Konica”, Veliaj: Do të shërbejë si pedonale dhe për panaire

August 16, 2018 18:56

Përfundon Rr. “Faik Konica”, Veliaj: Do të shërbejë si pedonale dhe për panaire

Një tjetër rrugë Pedonale i është shtuar kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e rr.Faik Konica, që lidh që lidh stadiumin “Qemal Stafa” me Fakultetin e Gjeologjisë, duke u bërë një ndër rrugët më të bukura, e shtruar me kalldrëm dhe mermer.  Kryebashkiaku Erion Veliaj, theksoi se  ndërtimi i kësaj rruge tregon ndryshimet që po ofrohen për kryeqytetin përmes investimeve

“Kjo është një rrugë e cila, jo shumë e gjatë në distancë, por sigurisht shumë e gjatë në luftën dhe betejën për të ndryshuar mentalitetin. Në këtë rrugë i kemi parë të gjitha, nga grupet “mos ma prek parkun, teatrin, rrugën, mos ma prek këtë apo atë”, sepse me sa duket për disa njerëz, të jetuarit në mizerie është stil jete, ndërkohë aspirata e qytetit është të dalim nga mizeria, të jetojmë më mirë dhe gjërat bëhen më mirë jo kur nuk i prek, por kur i prek; ndaj vumë dorë në këtë rrugë që besoj është një ndër rrugët më bukura të Tiranës.Për të gjithë ata që duan të shohin vizionin se si e planifikojmë Tiranën, një rrugë e tillë e cila mund të kthehet dhe të konvertohet edhe në hapësirë pedonale me piston për të pasur një panair ushqimor, një treg fshatar, gjatë fundjavave, pra për t’i pasur rrugët shumëpërdorimshe, jo vetëm si pista për të xhiruar gomat, por edhe si hapësira ku komuniteti mund të mblidhet dhe nga rrugë mund të rikthehet në piacë, në një piacë lineare, ku njerëzit kalojnë kohën e tyre të lirë”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se Rr. “Faik Konica” është e para e një pakete rrugësh që do të ndërtohen me kalldrëm, që do t’i kushtohen më shumë qytetarëve dhe më pak makinave.

“Jam shumë i lumtur që ky projekt pilot i shtrimit të rrugëve me kalldrëm, ku për herë të parë kemi bordura mermeri, ku kemi investuar nga e para të gjitha rrjetet bashkëkohore, duke nisur nga fibrat optike dhe deri tek kanalizimet, besoj që e ka ngritur standardin e punëve publike në qytetin e Tiranës dhe nga përshtypjet që morëm nga banorët duket tamam si jashtë shteti”, tha kryebashkiaku.

Rruga “Faik Konica” ndodhet në Njësinë 2, në pjesën jugore të qytetit të Tiranës. Rruga është konceptuar si një zonë pedonale, me trafik të kufizuar, duke vendosur edhe pistona të levizshëm dhe me një sens kalimi. Është e pajisur me korsi të dedikuar për biçikleta, ndriçim, trotuare, si dhe me të gjithë rrjetin elektrik, telefonik dhe kanalizimet e nevojshme.

o.j/dita

August 16, 2018 18:56
Komento

2 Komente

  1. Kukuleci August 17, 01:44

    Zoti kryetar ju jeni siboli i punes dhe i ndryshimit te Tiranes

    Reply to this comment
    • Doni apo nuku doni ju i mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET. August 18, 12:41

      O kukulec,veliajvici nuke mund te jete kurresesi simbol i punes dhe i ndryshimeve,ne nje kohe qe Tiranes i ka humbur indentitetin.Dhe kjo jo nga dija, se dobic i palles se ligesise ishte dhe mbetet i pa ngopur ne leke te piset e pushtet brenda djallit.Protesta e artisteve e mbeshtetur nga shumica e popullit qe bojkotoje ne zgjedhjet e fundit parlamentare,duke e nxjerr te gjithe politiken shqiptare te dhere por “krenare”kjo nuke i jep privilegjin te ironizoje duke lakuar mbrojtesit e indentitetit kombetare,packa se krekoset si gjeli siper plehut nga fuqia e pushteteve.Mjaft eshte MJAFT.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure ti hapen petet lakrorit te politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite,pjese e kesaje shpure eshte dhe veliajvici juaj.Dinduni per seren e pjellave te jashteqitjes shqiptare nuku do te kete leke te piset e pushtet brenda djallit qe mund ti shpetoje nga banga e Drejtesise.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza dhe mijra femije te mbetur jetim,pa harruar grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare e asaje private nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot qe kerkojne Drejtesi dhe jo bojaxhijte e mates.Besoni,binduni dhe rrefehuni nje here te vetme ne jete,sa nuku eshte vone,qe Populli,USA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*